{"id":285028,"date":"2022-09-15T16:03:51","date_gmt":"2022-09-15T14:03:51","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=285028"},"modified":"2022-09-15T16:03:51","modified_gmt":"2022-09-15T14:03:51","slug":"basti-i-lulzim-bashes-me-mire-i-korruptuar-se-spiun-rus","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/basti-i-lulzim-bashes-me-mire-i-korruptuar-se-spiun-rus\/","title":{"rendered":"Basti i Lulzim Bash\u00ebs: M\u00eb mir\u00eb i korruptuar se \u201cspiun\u201d rus"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Lorenc Vangjeli<\/strong><\/p>\n<p><em>Lulzim Basha shk\u00eblqeu edhe nj\u00ebher\u00eb. K\u00ebsaj here duke mos b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb, por duke l\u00ebn\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr t\u00eb. Kryeskeleti i tij politik q\u00eb ai pandehte t\u00eb ky\u00e7ur n\u00eb dollapin e karrier\u00ebs s\u00eb tij s\u00eb tij plot drit\u00ebhije 17 vje\u00e7are n\u00eb politik\u00eb, ridoli edhe nj\u00ebher\u00eb n\u00eb drit\u00eb. U shfaq publikisht duke i b\u00ebr\u00eb bashk\u00eb t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrball\u00eb vetmis\u00eb s\u00eb tij. Miqt\u00eb e dikursh\u00ebm q\u00eb tashm\u00eb e mallkojn\u00eb, ata q\u00eb e donin n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb urrejtjes ndaj Edi Ram\u00ebs apo edhe ata q\u00eb shpresonin ta shihnin si nj\u00eb yll n\u00eb ngjitje t\u00eb politik\u00ebs lokale, tani t\u00eb rr\u00ebzuar p\u00ebrtok\u00eb, nxitojn\u00eb ta godasin me shkelm. T\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb hetim p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrdorimit t\u00eb parave ruse p\u00ebr lobimin e PD-s\u00eb n\u00eb 2017-\u00ebn.<\/em><\/p>\n<p><em>Vesi i hersh\u00ebm i Bash\u00ebs p\u00ebr alergji nga t\u00eb v\u00ebrtetat e thjeshta n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb spirales s\u00eb g\u00ebnjeshtrave t\u00eb komplikuara, ja ka komplikuar atij t\u00eb sotmen dhe ja kan\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb paqart\u00eb t\u00eb ardhmen. Rijet\u00ebsimi i akuz\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr q\u00eb e sheh at\u00eb si p\u00ebrfituers t\u00eb gjys\u00ebm milioni dollar\u00ebve nga Rusia, e ka v\u00ebn\u00eb at\u00eb p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb dileme t\u00eb frikshme: t\u00eb pranoj\u00eb q\u00eb ka p\u00ebrfituar para korrupsioni, krimi apo nga burime t\u00eb tjera ilegale apo t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb luaj\u00eb me fatin q\u00eb i ka kthyer krah\u00ebt tashm\u00eb dhe t\u00eb jet\u00eb i dyshuar si \u201cspiun\u201d rus? Basha duhet t\u00eb zgjedh\u00eb, n\u00ebse do t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e tipologjis\u00eb s\u00eb zakonshme t\u00eb politikanit ballkanas q\u00eb zhytet n\u00eb lumin e ndotur t\u00eb korrupsionit apo t\u00eb lejoj\u00eb ta marr\u00eb p\u00ebrfundimisht lumi n\u00eb k\u00ebt\u00eb rizgjim t\u00eb gjith\u00eb Per\u00ebndimit q\u00eb e sheh Rusin\u00eb ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb, nj\u00eb Perandori e t\u00eb Keqes q\u00eb minon me \u00e7do mjet demokracit\u00eb per\u00ebndimore.<\/em><\/p>\n<p><em>Historia e lobimit t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm t\u00eb Bash\u00ebs nisi at\u00ebher\u00eb kur ai braktisi \u00e7adr\u00ebn e tij t\u00eb liris\u00eb dhe udh\u00ebtoi drejt Uashingtonit duke besuar naivisht se nj\u00eb foto e mundshme me Presidentin Trump, do t\u2019i sillte fat n\u00eb zgjedhje.<\/em><\/p>\n<p><em>Pagoi dhe pagoi shum\u00eb p\u00ebr at\u00eb foto me gisht p\u00ebrpjet\u00eb, por vet\u00ebm pak dit\u00eb m\u00eb pas, shqiptar\u00ebt i dhan\u00eb partis\u00eb s\u00eb tij nj\u00eb tjet\u00ebr gisht nga kutit\u00eb e votimit. Muaj m\u00eb pas, si t\u00eb mos mjaftonte nd\u00ebshkimi popullor, nga SHBA u hodh p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb dyshimi se lobimi i tij ishte b\u00ebr\u00eb duke p\u00ebrdorur para ruse. Kjo ndodhte n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur n\u00eb SHBA po b\u00ebnte buj\u00eb nj\u00eb hetim gjigant q\u00eb rekej t\u00eb provonte se edhe vet\u00eb fushata e Presidentit Trump ishte helmuar nga nd\u00ebrhyrja ruse. Fakti q\u00eb lobisti i zgjedhur nga Basha \u2013 at\u00eb koh\u00eb i dor\u00ebhequr \u2013 kishte qen\u00eb pjes\u00eb e administrat\u00ebs Trump, mund t\u00eb interpretohej si prov\u00eb p\u00ebr ato dyshime dhe shkaktonte dhembje koke n\u00eb Uashingtonin zyrtar.<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebr nj\u00eb kapri\u00e7io t\u00eb rrethanave dhe si d\u00ebshmi se fat ii nd\u00ebshkon gjithmon\u00eb t\u00eb dobtit, Basha papritur u b\u00eb fija e barit n\u00eb fush\u00ebn ku ndesheshin gjigant\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht momenti ky\u00e7 q\u00eb shpjegon sjelljen reaktive dhe naive t\u00eb opozit\u00ebs s\u00eb drejtuar nga Basha n\u00eb muajt n\u00eb vijim n\u00eb Tiran\u00eb, radikalizimin e saj t\u00eb papritur dhe sjelljen e saj amatoreske n\u00eb politik\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Djegia e mandateve dhe refuzimi i zgjedhjeve vendore n\u00eb harkun e gjasht\u00eb muajve t\u00eb par\u00eb t\u00eb 2019-\u00ebs, protestat e saj masive q\u00eb mbylleshin me premtimin q\u00eb Rama do t\u00eb rr\u00ebzohej n\u00eb protest\u00ebn pasardh\u00ebse, ndri\u00e7ohen nga nj\u00eb k\u00ebnd krejt tjet\u00ebr, n\u00ebse kuptohet se synimi p\u00ebr destabilizimin e vendit nuk drejtohej kund\u00ebr kryeministrit, por ishte nj\u00eb shantazh ndaj amerikan\u00ebve me kart\u00ebn e destabilitetit: amnisti p\u00ebr \u00e7far\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb qet\u00ebsis\u00eb n\u00eb vend. Ky ishte kurthi grotesk ku ra Basha dhe kjo ishte gropa ku ai e futi partin\u00eb e tij dhe gjith\u00eb opozit\u00ebn.<\/em><\/p>\n<p><em>Hetimi q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje ka qen\u00eb i paplot\u00eb dhe u mbyll n\u00ebn shenj\u00ebn e tradit\u00ebs s\u00eb pand\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb. Askujt nuk i duhej n\u00eb Tiran\u00eb \u00e7ertifikimi i asaj q\u00eb lexohej ndryshe nga Uashingtoni. Rama ishte kryeminist\u00ebr dhe Basha nuk i dukej \u00e7un i keq, Berisha q\u00eb ndjehej i pafuqish\u00ebm q\u00eb t\u2019i b\u00ebnte keq \u00e7unit t\u00eb tij dhe drejt\u00ebsia q\u00eb hapin e kishte m\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr se thell\u00ebsia e xhepit vetjak, ishin n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn mendje q\u00eb gjys\u00ebm milioni dollar\u00eb jan\u00eb shum\u00eb n\u00eb SHBA.<\/em><\/p>\n<p><em>Se aq para vlejn\u00eb shum\u00eb edhe n\u00eb Lond\u00ebr, n\u00eb Berlin apo n\u00eb paris, por n\u00eb Tiran\u00eb, 500 mij\u00eb dollar\u00eb vlejn\u00eb m\u00eb pak se nj\u00eb teshtim\u00eb e kryetarit t\u00eb opozit\u00ebs. N\u00eb mos me nj\u00eb klik n\u00eb \u00cbTS, kaq para Basha mund t\u2019i mblidhte me nj\u00eb fishk\u00ebllim\u00eb nga \u00e7una problematik\u00eb apo edhe nga n\u00ebntoka e korruptuar lokale. Edhe pse parat\u00eb jan\u00eb transferuar me kanalet e zeza t\u00eb tubacioneve fiskale ruse, edhe pse amerikan\u00ebt dyshojn\u00eb seriozisht se PD \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituese e nj\u00eb fete nga torta e helmuar e 300 milion\u00eb dollar\u00ebve q\u00eb rus\u00ebt kan\u00eb shpenzuar p\u00ebr axhend\u00ebn e tyre antiper\u00ebndim, me t\u00eb gjitha gjasat, historia \u00ebsht\u00eb m\u00eb e thjesht\u00eb se kaq.<\/em><\/p>\n<p><em>Dhe at\u00eb mund ta shpjegoj\u00eb vet\u00eb Lulzim Basha, viktima perfekte e rrethanave, q\u00eb u ndodh n\u00eb koh\u00ebn, vendin dhe me mjetin e gabuar n\u00eb dor\u00eb. Sot Basha ka shansin t\u2019i zhg\u00ebnjej\u00eb t\u00eb gjith\u00eb duke treguar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e tij, q\u00eb dikur jua mohoi t\u00eb gjith\u00ebve, por e ndau vet\u00ebm me Sali Berish\u00ebn. Vet\u00eb pasardh\u00ebsi i pasardh\u00ebsit t\u00eb tij, q\u00eb at\u00ebher\u00eb refuzonte ta besonte k\u00ebt\u00eb dyshim dhe kur ai vet\u00eb \u00ebsht\u00eb dizenjuar si person Non Grata nga SHBA, sot ju lutet zyrtarisht amerikan\u00ebve t\u00eb hetojn\u00eb djalin e tij plangprish\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p><em>Duke i shkelur syrin nga distanca Edi Ram\u00ebs dhe duke k\u00ebrkuar prej tij q\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb merret me Ukrain\u00ebn dhe kriz\u00ebn e \u00e7mimeve n\u00eb Tiran\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb mat \u00e7do m\u00ebngjes nivelin e liqenit t\u00eb Fierz\u00ebs dhe pret se \u00e7do t\u00eb sjell\u00eb e nes\u00ebrmja e incenerimit politik n\u00eb vend, t\u00eb gjej\u00eb pak frym\u00eb t\u00eb lir\u00eb p\u00ebr t\u2019i th\u00ebn\u00eb Bash\u00ebs n\u00eb Kuvend: Po ti Lul, e kalo dot oqeanin me DASH?<\/em><\/p>\n<p><em>Por Basha ka n\u00eb dor\u00eb instrumentin e tij t\u00eb hakmarrjes. Ndaj atyre q\u00eb shpresonin tek ai dikur dhe atyre q\u00eb ju soll si shpres\u00eb. Ai mund t\u00eb pranoj\u00eb se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb i ngjash\u00ebm me t\u00eb gjith\u00eb, por q\u00eb i ra p\u00ebr hise fati i keq; se \u00ebsht\u00eb thjesht subjekt i korrupsionit dhe jo mekaniz\u00ebm i konspiracionit; se \u00ebsht\u00eb keqkuptim n\u00eb politik\u00eb dhe nuk \u00ebsht\u00eb kurrsesi \u201cspiun\u201d rus. I mjafton vet\u00ebm t\u00eb thot\u00eb nj\u00eb her\u00eb t\u00eb vetme t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, si p\u00ebrjashtim nga rregulli q\u00eb i dikton vesi i tij p\u00ebr t\u00eb g\u00ebnjyer edhe kur nuk \u00ebsht\u00eb e nevojshme.<\/em><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Lorenc Vangjeli Lulzim Basha shk\u00eblqeu edhe nj\u00ebher\u00eb. K\u00ebsaj here duke mos b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb, por duke l\u00ebn\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr t\u00eb. Kryeskeleti i tij politik q\u00eb ai pandehte t\u00eb ky\u00e7ur n\u00eb dollapin e karrier\u00ebs s\u00eb tij s\u00eb tij plot drit\u00ebhije 17 vje\u00e7are n\u00eb politik\u00eb, ridoli edhe nj\u00ebher\u00eb n\u00eb drit\u00eb. U shfaq publikisht duke [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":285029,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-285028","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-lajme","10":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/285028","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=285028"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/285028\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/285029"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=285028"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=285028"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=285028"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}