{"id":285236,"date":"2022-09-16T07:44:26","date_gmt":"2022-09-16T05:44:26","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=285236"},"modified":"2022-09-16T07:44:26","modified_gmt":"2022-09-16T05:44:26","slug":"avdullah-hoti-be-duhet-te-shprehet-qarte-se-qellimi-i-bisedimeve-kosove-serbi-eshte-njohja-reciproke","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/avdullah-hoti-be-duhet-te-shprehet-qarte-se-qellimi-i-bisedimeve-kosove-serbi-eshte-njohja-reciproke\/","title":{"rendered":"Avdullah Hoti: BE duhet t\u00eb shprehet qart\u00eb se q\u00ebllimi i bisedimeve Kosov\u00eb &#8211; Serbi, \u00ebsht\u00eb Njohja Reciproke"},"content":{"rendered":"<p>Ish-kryeministri dhe deputeti i Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, Avdullah Hoti thot\u00eb se Evropa duhet t\u00eb shprehet qart\u00eb se synimi i bisedimeve p\u00ebr normalizim me Serbin\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr njohje reciproke.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs, zoti Hoti i cili ndodhet p\u00ebr nj\u00eb vizit\u00eb n\u00eb Uashington, tha se edhe \u00e7\u00ebshtje si ajo p\u00ebr asociacionin duhet t\u00eb diskutohen pik\u00ebrisht n\u00eb kontekstin e k\u00ebsaj njohjeje. N\u00eb intervist\u00ebn me gazetaren Keida Kostreci, zoti Hoti kritikoi qasjen e qeveris\u00eb Kurti n\u00eb p\u00ebrballjen me problemet e brendshme t\u00eb vendit, duke paralajm\u00ebruar se kjo mund t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsim t\u00eb situat\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb fush\u00ebn ekonomike dhe fush\u00ebn sociale.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Flasim fillimisht p\u00ebr dialogun. Si\u00e7 e pam\u00eb zoti Laj\u00e7ak ishte sot n\u00eb Prishtin\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vizit\u00eb t\u00eb pa paralajm\u00ebruar dhe Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian po shpresojn\u00eb p\u00ebr nxitjen e k\u00ebtij dialogu. Si e shihni ju procesin dhe \u00e7far\u00eb parashikoni k\u00ebtej e tutje?<\/p>\n<p>Avdullah Hoti: Besoj se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb moment i mir\u00eb duke par\u00eb interesimin e shtuar t\u00eb partner\u00ebve tan\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb ve\u00e7anti dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit q\u00eb ata e kan\u00eb caktuar, emisarin special p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor q\u00eb e mbulon edhe \u00e7\u00ebshtjen e dialogut, zotin Escobar. M\u00eb pas e kemi p\u00ebrfaq\u00ebsuesin e qeveris\u00eb gjermane dhe k\u00ebshilltarin e lart\u00eb t\u00eb presidentit Macron dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesin special p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor nga Britania dhe zotin Laj\u00e7ak, pra ka nj\u00eb koordinim m\u00eb t\u00eb mir\u00eb po duket nga sa ka pasur n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn. Ajo q\u00eb po mungon \u00ebsht\u00eb qart\u00ebsia n\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta partner\u00eb n\u00eb q\u00ebllimin final t\u00eb dialogut q\u00eb \u00ebsht\u00eb arritja e marr\u00ebveshjes p\u00ebrfundimtare p\u00ebr njohje reciproke dhe normalizim t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve. Shtetet e Bashkuara gjithmon\u00eb kan\u00eb qen\u00eb shum\u00eb t\u00eb qarta edhe me letrat e fundit q\u00eb kemi par\u00eb nga presidenti Biden dhe Sekretari Blinken. Por e nj\u00ebjta gj\u00eb k\u00ebrkohet edhe nga partner\u00ebt evropian\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb presionin e nevojsh\u00ebm ndaj Serbis\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhur tek marr\u00ebveshja p\u00ebrfundimtare dhe nevojat q\u00eb kemi ne brenda Kosov\u00ebs p\u00ebr koordinim m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe transparenc\u00eb t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb proces t\u00eb dialogut dhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb duke munguar.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Pra, ju thoni q\u00eb kjo lloj paqart\u00ebsie dhe si duket nj\u00eb ndryshim mes q\u00ebndrimit t\u00eb SHBA-s\u00eb dhe BE-s\u00eb gjithashtu krijon pengesa edhe p\u00ebr procesin e m\u00ebtejsh\u00ebm?<\/p>\n<p>Avdullah Hoti: Un\u00eb nuk besoj q\u00eb ka q\u00ebndrime t\u00eb ndryshme, por \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb qart\u00ebsia pse po hym\u00eb tani n\u00eb faz\u00ebn finale t\u00eb dialogut? Un\u00eb e kam parasysh q\u00eb brenda BE-s\u00eb ka ende vende q\u00eb nuk e njohin Kosov\u00ebn, por gj\u00ebrat duhet th\u00ebn\u00eb qart\u00eb q\u00eb ky \u00ebsht\u00eb proces p\u00ebr marr\u00ebveshje p\u00ebr njohje reciproke dhe normalizim marr\u00ebdh\u00ebniesh. Nuk \u00ebsht\u00eb proces teknik p\u00ebr t\u00eb arritur marr\u00ebveshje t\u00eb caktuara teknike n\u00eb terren pavar\u00ebsisht sa t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme ato marr\u00ebveshje jan\u00eb, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces q\u00eb duhet ta p\u00ebrmbyll\u00eb nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb \u00e7\u00ebshtjen mes t\u00eb dy vendeve n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Nj\u00eb nga pikat q\u00eb kan\u00eb ngritur diplomat\u00ebt per\u00ebndimor \u00ebsht\u00eb ajo p\u00ebr t\u00eb siguruar mbrojtje p\u00ebr pakic\u00ebn serbe. Sipas disa v\u00ebzhguesve kjo n\u00ebnkupton nj\u00eb Asociacion t\u00eb Komunave me shumic\u00ebs serbe me m\u00eb shum\u00eb fuqi se sa k\u00ebrkon Prishtina zyrtare dhe me m\u00eb pak se sa k\u00ebrkon Beogradi. Sipas jush si mund t\u00eb duket ky lloj Asociacioni?<\/p>\n<p>Avdullah Hoti: P\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i qart\u00eb besoj se t\u00eb gjith\u00eb e pranojn\u00eb q\u00eb pakica serbe, komuniteti serb n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i mbrojtur. Standardet q\u00eb ne i zbatojm\u00eb ndaj pakicave jan\u00eb ndoshta m\u00eb t\u00eb lartat n\u00eb Evrop\u00eb. Problemi \u00ebsht\u00eb ndikimi i Serbis\u00eb tek komuniteti serb n\u00eb Kosov\u00eb. Jan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn p\u00ebr t\u00eb integruar komunitetin serb brenda institucioneve me an\u00ebn e marr\u00ebveshjeve t\u00eb arritura n\u00eb qeverit\u00eb paraprake disa prej t\u00eb cilave marr\u00ebveshje edhe qeveria tani \u00ebsht\u00eb duke i zbatuar. Problemi mbetet q\u00eb Serbia vazhdon t\u00eb ket\u00eb ndikim tek komuniteti serb n\u00eb Kosov\u00eb duke e penguar integrimin e tyre t\u00eb pot\u00eb n\u00eb jet\u00ebn ekonomike dhe shoq\u00ebrore n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Zoti Escobar ka th\u00ebn\u00eb q\u00eb n\u00ebse Prishtin\u00ebs nuk i p\u00eblqen ajo marr\u00ebveshje q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr Asociacionin at\u00ebher\u00eb le t\u00eb vijn\u00eb me propozim t\u00eb vetin. Cili \u00ebsht\u00eb mendimi juaj?<\/p>\n<p>Avdullah Hoti: Marr\u00ebveshja p\u00ebr Bashk\u00ebsin\u00eb e Komunave me shumic\u00ebs serbe n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb arritur n\u00eb Bruksel dhe \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e qart\u00eb q\u00eb kjo Bashk\u00ebsi e Komunave nuk ka kompetenca ekzekutive dhe ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme at\u00ebher\u00eb me qeverin\u00eb (e udh\u00ebhequr nga ish kreu i LDK-s\u00eb, Isa) Mustafa \u00ebsht\u00eb insistuar dhe \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e marr\u00ebveshjes nj\u00eb pik\u00eb e cila thot\u00eb q\u00eb statuti i Bashk\u00ebsis\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb miratohet nga qeveria e merr miratimin ose opinionin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe k\u00ebt\u00eb fakt e ka pranuar edhe Serbia. K\u00ebshtu q\u00eb besoj se gj\u00ebrat jan\u00eb t\u00eb qarta. Krejt k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje duhet t\u00eb diskutohen n\u00eb kontekst t\u00eb marr\u00ebveshjes p\u00ebrfundimtare p\u00ebr njohjen reciproke. Nuk guxohet dhe un\u00eb k\u00ebtu besoj q\u00eb qeveria e Kosov\u00ebs po b\u00ebn gabim, nuk guxojm\u00eb q\u00eb t\u00eb l\u00ebshohemi n\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb caktuara, nuk po them teknike se t\u00eb gjitha jan\u00eb politike, por n\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb caktuara q\u00eb nuk jan\u00eb pjes\u00eb e marr\u00ebveshjes finale. Ne tash duhet t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb koordinim t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr arritje t\u00eb marr\u00ebveshjes finale n\u00eb mes t\u00eb dy vendeve.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Por ju keni qen\u00eb n\u00eb nj\u00eb pozicion t\u00eb till\u00eb si kryeminist\u00ebr. Po t\u00eb ishit ju n\u00eb pushtet, ose kur ishit n\u00eb pushtet, a nuk i pranonit k\u00ebto lloj marr\u00ebveshjesh?<\/p>\n<p>Avdullah Hoti: Kur kam qen\u00eb un\u00eb kryeminist\u00ebr e kemi kornizuar procesin e dialogut dhe e kemi filluar procesin e dialogut p\u00ebr marr\u00ebveshje p\u00ebrfundimtare p\u00ebr njohje reciproke n\u00ebn parimet kryesore q\u00eb nuk diskutohet integriteti territorial i vendit, nuk diskutohet karakteri unitar i shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb e p\u00ebrjashton Asociacionin me kompetenca ekzekutive dhe \u00e7do gj\u00eb q\u00eb bisedohet, bisedohet n\u00eb kontekst t\u00eb marr\u00ebveshjes p\u00ebrfundimtare. Nuk pajtohemi p\u00ebr asgj\u00eb derisa nuk pajtohemi p\u00ebr marr\u00ebveshjen p\u00ebr njohje reciproke. Braktisja e k\u00ebsaj kornize t\u00eb dialogut nga qeveria ekzistuese besoj q\u00eb e ka futur n\u00eb telashe, n\u00eb rrug\u00eb pa krye qeverin\u00eb.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: T\u00eb flasim pak p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet n\u00eb mes t\u00eb shumic\u00ebs dhe opozit\u00ebs. Debati qe i ashp\u00ebr sot n\u00eb parlament. Si e shikoni ardhm\u00ebrin\u00eb e k\u00ebtyre marr\u00ebdh\u00ebnieve dhe si e shikoni zgjidhjen e k\u00ebtyre problemeve t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb brendshme?<\/p>\n<p>Avdullah Hoti: Un\u00eb besoj q\u00eb ballafaqimet pozit\u00eb \u2013 opozit\u00eb duhet t\u2019i shohim n\u00eb kontekst t\u00eb demokracis\u00eb s\u00eb brendshme q\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb secili vend. Por, n\u00eb rastin ton\u00eb, un\u00eb besoj q\u00eb qeveria ka shkuar bukur larg n\u00eb konfrontim, jo vet\u00ebm me opozit\u00ebn, sepse p\u00ebr nga natyra ne presim q\u00eb t\u00eb kemi ballafaqim p\u00ebr jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve mes pushtetit dhe opozit\u00ebs, por ka hapur front me t\u00eb gjitha grupet e shoq\u00ebris\u00eb: me sindikatat, me komunitetin e bizneseve, me mediat edhe me grupet e tjera. Un\u00eb besoj q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb totalisht e pap\u00ebrgjegjshme. Ne jemi duke e kryer pun\u00ebn ton\u00eb si opozit\u00eb n\u00eb Kuvend edhe jasht\u00eb Kuvendit duke u ofruar zgjidhje, por qasja e qeveris\u00eb n\u00eb p\u00ebrballje me k\u00ebto probleme me t\u00eb cilat po kalojm\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb adekuate dhe besoj se mund t\u00eb presim p\u00ebrkeq\u00ebsim t\u00eb situat\u00ebs n\u00eb terren, n\u00eb fush\u00ebn ekonomike, n\u00eb fush\u00ebn sociale e fillim t\u00eb kriz\u00ebs ekonomike, me inflacion, me kriz\u00ebn energjetike dhe tash ballafaqimi krejt\u00eb i panevojsh\u00ebm me sindikatat. K\u00ebrkesat e Sindikatave jan\u00eb plot\u00ebsisht t\u00eb arsyeshme. Pozita fiskale dhe financiare e qeveris\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb hyrave q\u00eb ka pasur nga rritja e \u00e7mimeve dhe nuk ka asnj\u00eb arsye pse t\u00eb mos plot\u00ebsohen k\u00ebto k\u00ebrkesa t\u00eb sindikatave deri n\u00eb miratimin e ligjit t\u00eb pagave.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-kryeministri dhe deputeti i Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, Avdullah Hoti thot\u00eb se Evropa duhet t\u00eb shprehet qart\u00eb se synimi i bisedimeve p\u00ebr normalizim me Serbin\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr njohje reciproke. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs, zoti Hoti i cili ndodhet p\u00ebr nj\u00eb vizit\u00eb n\u00eb Uashington, tha se edhe \u00e7\u00ebshtje si ajo p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":285237,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-285236","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/285236","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=285236"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/285236\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/285237"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=285236"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=285236"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=285236"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}