{"id":285551,"date":"2022-09-16T20:27:40","date_gmt":"2022-09-16T18:27:40","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=285551"},"modified":"2022-09-16T20:27:40","modified_gmt":"2022-09-16T18:27:40","slug":"plani-i-menaxhimit-si-u-projektua-dhenia-me-koncesion-e-pallatit-te-brigadave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/plani-i-menaxhimit-si-u-projektua-dhenia-me-koncesion-e-pallatit-te-brigadave\/","title":{"rendered":"Plani i menaxhimit\/ Si u projektua dh\u00ebnia me koncesion e Pallatit t\u00eb Brigadave"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb ankes\u00eb p\u00ebr lag\u00ebshtir\u00ebn n\u00eb ambientet e Pallatit Presidencial i hapi rrug\u00ebn projektimit t\u00eb dh\u00ebnies me koncesion p\u00ebr 20 vjet t\u00eb ansamblit historik, p\u00ebrmes nj\u00eb plani menaxhimi q\u00eb parashikon investime prej 30 milion\u00eb eurosh p\u00ebr rehabilitimin e kompleksit dhe nd\u00ebrtimin e strukturave rekreative.<\/p>\n<p>Nga Blerina Gjoka-BIRN<\/p>\n<p>N\u00eb korrik 2021, Drejtoria e Sh\u00ebrbimeve Qeveritare i d\u00ebrgoi nj\u00eb let\u00ebr Ministris\u00eb s\u00eb Kultur\u00ebs, p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs ankohej p\u00ebr lag\u00ebshtir\u00ebn n\u00eb kompleksin e Pallatit Presidencial; nj\u00eb objekt me vlera historike dhe kulturore brenda nj\u00eb oazi t\u00eb gjelb\u00ebr prej 37 hektar\u00ebsh n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb parkut t\u00eb Liqenit n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>\u2018N\u00eb t\u00eb gjitha ambientet jan\u00eb evidentuar problematika serioze q\u00eb lidhen me lag\u00ebshtin\u00eb. Amortizimi i rrjetit elektrik dhe i sistemeve mekanike \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr problem kompleks i objektit,\u2019 thuhet n\u00eb letr\u00ebn e firmosur nga drejtoresha e Sh\u00ebrbimeve Qeveritare, Dhurata Frash\u00ebri.<\/p>\n<p>Frash\u00ebri i k\u00ebrkoi gjithashtu Ministris\u00eb q\u00eb ta v\u00ebr\u00eb n\u00eb dijeni mbi \u2018projekte t\u00eb mundshme t\u00eb restaurimit\u2019 apo procedur\u00ebn q\u00eb duhej t\u00eb ndiqte Drejtoria e Sh\u00ebrbimeve Qeveritare p\u00ebr t\u00eb filluar \u2018procesin e nd\u00ebrhyrjeve\u2019.<\/p>\n<p>Por ndon\u00ebse nd\u00ebrhyrjet nuk u kryen p\u00ebrgjat\u00eb nj\u00eb viti, letra e Drejtoris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebrbimeve Qeveritare sh\u00ebrbeu si katalizator p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e nj\u00eb plani t\u00eb ri menaxhimi, q\u00eb i hap rrug\u00ebn qeveris\u00eb shqiptare p\u00ebr dh\u00ebnien e Pallatit Presidencial me koncesion.<\/p>\n<p>Pallati Presidencial, i njohur edhe si Pallati i Brigadave, u projektua nga arkitekti italian Gulio Berte dhe m\u00eb pas u p\u00ebrfundua nga Gherardo Bosio n\u00eb vitet 1939- 1941. Godina ishte e destinuar p\u00ebr familjen e mbretit Zog, por p\u00ebrfundoi n\u00eb vitin 1941; thuajse dy vjet pas largimit t\u00eb tij nga Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>Kompleksi mori emrin \u2018Pallati i Brigadave\u2019 gjat\u00eb regjimit komunist, nd\u00ebrsa prej vitit 1992 njihet si Pallati Presidencial dhe sh\u00ebrben p\u00ebr pritjet zyrtare. Ai g\u00ebzon statusin e mbrojtjes si \u2018Ansamb\u00ebl Historik\u2019.<\/p>\n<p>BIRN e siguroi planin e integruar t\u00eb menaxhimit t\u00eb Pallatit Presidencial dhe korrespondenc\u00ebn mes institucioneve p\u00ebrmes nj\u00eb k\u00ebrkese p\u00ebr t\u00eb drejt\u00eb informimi. Dokumentet tregojn\u00eb se pas letr\u00ebs s\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebrbimeve Qeveritare, Ministria e Kultur\u00ebs i k\u00ebrkoi Universitetit Politeknik t\u00eb Tiran\u00ebs hartimin e nj\u00eb plani t\u00eb integruar menaxhimi.<\/p>\n<p>Nj\u00eb grup teknik i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga arkitekt\u00eb, skulptor\u00eb dhe biolog\u00eb pran\u00eb Universitetit Politeknik e p\u00ebrfundoi planin e integruar t\u00eb menaxhimit t\u00eb Pallatit Presidencial brenda tre muajsh me kosto t\u00eb llogaritur n\u00eb 3.6 miliard\u00eb lek\u00eb ose 30 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 rehabilitimit t\u00eb godinave ekzistuese dhe parqeve, plani i ri parashikon nd\u00ebrtimin e nj\u00eb parkingu p\u00ebr vizitor\u00ebt, nj\u00eb restoranti, kthimin e nj\u00ebr\u00ebs prej godinave ekzistuese n\u00eb hotel akomodues p\u00ebr delegacionet e huaja si dhe nd\u00ebrtimin e ambienteve \u00e7lodh\u00ebse p\u00ebr vizitor\u00ebt. Plani parashikon gjithashtu laborator\u00eb restaurimi dhe kurimin e bim\u00ebve t\u00eb rralla.<\/p>\n<p>Sipas grupit teknik hartues, modeli i partneritetit privat n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast do t\u00eb ishte m\u00eb efikas krahasuar me format e menaxhimit me fondacione t\u00eb posa\u00e7me, q\u00eb u p\u00ebrdor n\u00eb rastin e Parkut Komb\u00ebtar t\u00eb Butrintit, apo struktura menaxhimi shtet-privat.<\/p>\n<p>\u2018Me nj\u00eb periudh\u00eb maksimale t\u00eb partneritetit t\u00eb parashikuar n\u00eb ligj (Neni 186, Pika 5) prej 20 vitesh, pala e interesuar p\u00ebr partneritet, duhet t\u00eb ket\u00eb financimin e duhur p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar rijet\u00ebzimin. Gjithashtu duhet t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn e duhur p\u00ebr menaxhimin e trash\u00ebgimis\u00eb kulturore, t\u00eb parashikoj\u00eb kufizimet e mundshme n\u00eb nxjerrjen e t\u00eb ardhurave, t\u00eb cilat mund t\u00eb mos sjellin fitime p\u00ebr t\u00eb,\u2019 thuhet n\u00eb dokument.<\/p>\n<p>Sipas planit t\u00eb menaxhimit, p\u00ebrfitimet e koncensionarit do t\u00eb jen\u00eb sh\u00ebrbimi i hoteleris\u00eb, shitja e biletave p\u00ebr turiz\u00ebm apo ngritja e qendrave studimore brenda ansamblit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa shteti pritet gjithashtu t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb rol mbik\u00ebqyr\u00ebs t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb ansamblit me ngritjen e nj\u00eb bordi, \u2018i cili kontrollon dhe garanton ruajtjen e vlerave t\u00eb monumentit si dhe cil\u00ebsin\u00eb e sh\u00ebrbimeve t\u00eb ofruara si p\u00ebr ato shtet\u00ebrore edhe p\u00ebr vizitor\u00ebt\u2019.<\/p>\n<p>Kthimi i k\u00ebsaj zone n\u00eb pik\u00eb turistike nuk do t\u2019i heq\u00eb karakterin protokollar dhe do t\u00eb vijoj\u00eb t\u00eb jet\u00eb vend ekskluziv p\u00ebr ceremonit\u00eb shtet\u00ebrore dhe i ruajtur nga Garda e Republik\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb qershor t\u00eb k\u00ebtij viti, K\u00ebshilli i Ministrave miratoi planin e integruar t\u00eb menaxhimit p\u00ebr Pallatin e Brigadave, por projekti kund\u00ebrshtohet nga deputet\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs dhe ekspert\u00eb t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb kulturore.<\/p>\n<p>Deputetja demokrate, Ina Zhupa i tha BIRN se pas k\u00ebtij plani fshihet interesa klienteliste.<\/p>\n<p>\u2018Mendoj se ka interesa klienteliste q\u00eb lidhen jo shum\u00eb me Pallatin e Brigadave si pallat por me gjith\u00eb parkun, q\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e zon\u00ebs historike dhe t\u00eb mbrojtur. Plani niste pik\u00ebrisht me rrethimin dhe delimitimin e zon\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb zona \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrcaktuar n\u00eb ligj,\u2019 tha Zhupa, duke shtuar se interesat p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb \u2018jan\u00eb t\u00eb larta\u2019.<\/p>\n<p>\u2018Shteti duhet t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs i trash\u00ebgimis\u00eb kulturore sipas konvent\u00ebs s\u00eb Parisit dhe ky tjet\u00ebrsimin i detyrave \u00ebsht\u00eb antikushtetues dhe jo n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb s\u00eb mir\u00ebs publike,\u2019 shtoi Zhupa.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebr arkeologun Apollon Ba\u00e7e, ish-drejtor i Institutit t\u00eb Monumenteve t\u00eb Kultur\u00ebs, ky plan p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb rrezik p\u00ebr ansamblin. Ba\u00e7e kujtoi gjithashtu se nj\u00eb projekt i qeveris\u00eb italiane, q\u00eb ishte ofruar ta restauronte falas Pallatin, ishte l\u00ebn\u00eb n\u00eb harres\u00eb.<\/p>\n<p>\u2018Ky \u00ebsht\u00eb skandali i radh\u00ebs, k\u00ebta \u00e7do gj\u00eb po e japin me PPP,\u2019 tha Ba\u00e7e.<\/p>\n<p>\u2018Nuk mund t\u00eb jepen me koncension pasurit\u00eb e tilla me vlera t\u00eb m\u00ebdha historike e kulturore,\u2019 shtoi Ba\u00e7e, nd\u00ebrsa theksoi se ansambli mund t\u00eb hapej p\u00ebr publikun pa qen\u00eb nevoja q\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorej p\u00ebr biznes nga privati.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb ankes\u00eb p\u00ebr lag\u00ebshtir\u00ebn n\u00eb ambientet e Pallatit Presidencial i hapi rrug\u00ebn projektimit t\u00eb dh\u00ebnies me koncesion p\u00ebr 20 vjet t\u00eb ansamblit historik, p\u00ebrmes nj\u00eb plani menaxhimi q\u00eb parashikon investime prej 30 milion\u00eb eurosh p\u00ebr rehabilitimin e kompleksit dhe nd\u00ebrtimin e strukturave rekreative. Nga Blerina Gjoka-BIRN N\u00eb korrik 2021, Drejtoria e Sh\u00ebrbimeve Qeveritare i d\u00ebrgoi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":285552,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-285551","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/285551","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=285551"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/285551\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/285552"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=285551"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=285551"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=285551"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}