{"id":285619,"date":"2022-09-17T07:46:03","date_gmt":"2022-09-17T05:46:03","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=285619"},"modified":"2022-09-17T07:46:03","modified_gmt":"2022-09-17T05:46:03","slug":"gazetarja-ze-ngushte-spiropalin-pas-10-vitesh-ne-pushtet-u-kujtuat-per-pallatet-pa-leje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/gazetarja-ze-ngushte-spiropalin-pas-10-vitesh-ne-pushtet-u-kujtuat-per-pallatet-pa-leje\/","title":{"rendered":"Gazetarja &#8216;z\u00eb ngusht\u00eb&#8217; Spiropalin: Pas 10 vitesh n\u00eb pushtet u kujtuat p\u00ebr pallatet pa leje?"},"content":{"rendered":"<p>Prej disa dit\u00ebsh , qeveria ka nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb nism\u00eb p\u00ebr t\u00eb konfiskuar nd\u00ebrtimet pa leje. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje ka folur mbr\u00ebmjen e sotme ministrja e Shtetit p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila \u00ebsht\u00eb gjendur para nj\u00eb pozite t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb.<\/p>\n<p>Gazetarja e VOA, Keida Kostreci, ka \u201cz\u00ebn\u00eb ngusht\u00eb\u201d Spiropalin, kur kjo e fundit i cil\u00ebsoi nd\u00ebrtimet pa leje si \u201cnj\u00eb problem serioz t\u00eb trash\u00ebguar\u201d.<\/p>\n<p>Kostreci i kujtoi ministres se mazhoranca \u00ebsht\u00eb n\u00eb mandatin e tret\u00eb n\u00eb pushtet dhe i vuri n\u00eb dukje se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk mund t\u00eb faj\u00ebsoj\u00eb opozit\u00ebn.<\/p>\n<p>Ministrja u justifikua se \u201ckjo ishte nj\u00eb pun\u00eb e b\u00ebr\u00eb n\u00eb vjim\u00ebsi\u201d, nd\u00ebrsa s\u00ebrish gazetarja ka nd\u00ebrhyr\u00eb duke th\u00ebn\u00eb se \u201ckjo nuk shpjegon faktin se pse aksioni nisi tani pasi k\u00ebto nd\u00ebrtime kan\u00eb marr\u00eb disa vjet\u201d.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Keida Kostreci u ndal edhe tek d\u00ebnimet sipas ligjit p\u00ebr nd\u00ebrtimet pa leje dhe i p\u00ebrmendi rastin e 82-vje\u00e7ares q\u00eb u arrestua p\u00ebr nj\u00eb kotec si nd\u00ebrtim i paligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Pjes\u00eb nga intervista<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: N\u00eb Shqip\u00ebri ka patur nj\u00eb debat t\u00eb gjat\u00eb lidhur me nj\u00eb vendim t\u00eb qeveris\u00eb sa u takon nd\u00ebrtimeve pa leje. P\u00ebr konfiskimin e tyre, ofrimin e mund\u00ebsive nd\u00ebrtuesve p\u00ebr t\u00eb ribler\u00eb sip\u00ebrfaqet pa leje me \u00e7mimin e tregut. S\u00eb pari, si ka mund\u00ebsi q\u00eb k\u00ebto nd\u00ebrtime jan\u00eb lejuar t\u00eb kryhen n\u00eb vende shum\u00eb t\u00eb dukshme t\u00eb Tiran\u00ebs? N\u00eb zona t\u00eb populluara dhe si ka mund\u00ebsi q\u00eb policia, policia bashkiake, inspektoriatet p\u00ebr mbrojtjen e territorit dhe t\u00eb mjedisit, pra e gjith\u00eb makineria shtet\u00ebrore nuk ka vepruar p\u00ebr t\u2019i parandaluar ato?<\/p>\n<p>Elisa Spiropali: Ne kemi nj\u00eb problem serioz t\u00eb trash\u00ebguar sa u takon nd\u00ebrtimeve pa leje n\u00eb territorin e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. \u00c7\u2019ka ka sjell\u00eb nd\u00ebrtimin e nj\u00eb agjencie t\u00eb t\u00ebr\u00eb. N\u00eb kushte normale nuk do t\u00eb ishte e nevojshme. Agjencia e Legalizimeve tani e bashkuar me Kadastr\u00ebn, e cila edhe ajo ka nisur nj\u00eb proces digjitalizimi p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb. Kemi nj\u00eb ulje drastike t\u00eb numrit t\u00eb nd\u00ebrtimeve pa leje. P\u00ebr shkak t\u00eb kontrollit dhe v\u00ebmendjes, q\u00eb ne i kemi dh\u00ebn\u00eb. Mund t\u00eb kemi edhe raste abuzimi, t\u00eb cilat duhen shqyrtuar dhe hetuar deri n\u00eb fund.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Isha m\u00eb shum\u00eb e interesuar p\u00ebr p\u00ebrgjigjen e qeveris\u00eb. Duhet t\u00eb kemi parasysh se shumica q\u00eb \u00ebsht\u00eb tani n\u00eb pushtet ka pothuaj 10 vite n\u00eb qeverisje. Nuk besoj q\u00eb t\u00eb gjitha nd\u00ebrtimet (pa leje) jan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n<p>Elisa Spiropali: Nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm \u00e7\u00ebshtje vitesh. Nuk po them q\u00eb \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm \u00e7\u00ebshtje e qeveris\u00eb s\u00eb m\u00ebparshme. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem n\u00eb vijim\u00ebsi. P\u00ebr nd\u00ebrtimet pa leje dhe me zhvillimin e territorit. Ne e kemi patur p\u00ebrpar\u00ebsi mbrojtjen e territorit. Po t\u00eb krahasosh shifrat e nd\u00ebrtimeve pa leje si n\u00eb Tiran\u00eb ashtu edhe n\u00eb qytetet e tjera t\u00eb m\u00ebdha. Sepse aty ndodhin p\u00ebr shkak t\u00eb pagesave t\u00eb larta dhe vler\u00ebs s\u00eb shtuar t\u00eb pron\u00ebs. Shikon q\u00eb kemi nj\u00eb r\u00ebnie drastike.<\/p>\n<p>Ama ka edhe raste t\u00eb tilla, t\u00eb cilat ne duhet t\u2019i adresojm\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb legjislacioni. Kjo q\u00eb t\u00eb frenoj\u00eb, minimizoj\u00eb, e pse jo, t\u00eb zeroj\u00eb mund\u00ebsit\u00eb apo fitimet q\u00eb vijn\u00eb nga nd\u00ebrtime pa leje. Ky legjislacion, kjo VKM dhe t\u00eb tjera q\u00eb mund t\u00eb nxjerrim n\u00eb vijim b\u00ebjn\u00eb pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb. I detyrojn\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb nd\u00ebrtuar pa leje, q\u00eb mos t\u00eb vazhdojn\u00eb m\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb e t\u00eb fitojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb. Si\u00e7 kan\u00eb b\u00ebr\u00eb para shum\u00eb vitesh dhe si jan\u00eb m\u00ebsuar t\u00eb b\u00ebjn\u00eb, por n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb ri ligjor t\u00eb mos ken\u00eb asnj\u00eb interes p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar pa leje. Ne nuk jemi as prokurori as polici. Ata kan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb hap\u00ebsirat q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb gjith\u00eb hetimet e tyre p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si jan\u00eb nd\u00ebrtuar objektet pa leje.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Kjo q\u00eb that\u00eb nuk shpjegon faktin pse tani dhe k\u00ebto nd\u00ebrtime kan\u00eb marr\u00eb disa vjet. N\u00eb \u00e7far\u00eb kuadri ligjor bazohet ajo q\u00eb ata t\u2019ia kalojn\u00eb qeveris\u00eb me nj\u00eb euro dhe pastaj t\u2019ua blej\u00eb. N\u00eb ligjin p\u00ebr planifikimin dhe zhvillimin e territorit ka nj\u00eb nen ku flitet p\u00ebr konfiskim, por ju po shkoni p\u00ebrtej konfiskimit dhe po hyni n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie financiare me nd\u00ebrtuesit\u2026<\/p>\n<p>Elisa Spiropali: Nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm ai opsion, jan\u00eb disa opsione, q\u00eb rrjedhin nga ky VKM, apo vendime t\u00eb tjera, q\u00eb mund t\u00eb pasojn\u00eb, dhe q\u00eb zvog\u00eblojn\u00eb n\u00eb minimum hap\u00ebsir\u00ebn p\u00ebr nd\u00ebrtime t\u00eb tilla n\u00eb t\u00eb ardhmen. Ka ardhur koha q\u00eb k\u00ebto nd\u00ebrtime t\u00eb zerohen dhe q\u00eb t\u00eb kuptohet nga kushdo, i pasur a i varf\u00ebr, biznesman apo qytetar i thjesht\u00eb: nuk mund t\u00eb nd\u00ebrtohet m\u00eb pa leje n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb. Drejt k\u00ebsaj synojm\u00eb t\u00eb shkojm\u00eb me mjete ligjore. Patjet\u00ebr k\u00ebshilli i ministrave i ka n\u00eb dor\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb aty p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb pun\u00eb. Autoritetet e tjera q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb d\u00ebshtuar n\u00eb kryerjen e detyr\u00ebs s\u00eb tyre duhet t\u00eb mbajn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: E kisha fjal\u00ebn pik\u00ebrisht tek kuadri. Duket se vendimi nuk p\u00ebrputhet me kuadrin ligjor. Dhe p\u00ebrtej k\u00ebsaj, duket se ngrihet nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie mes qeveris\u00eb dhe nd\u00ebrtuesve, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Kodi Penal parashikon q\u00eb k\u00ebta nd\u00ebrtues duhet t\u00eb nd\u00ebshkohen.<\/p>\n<p>Elisa Spiropali: Nuk mund t\u00eb gjykojm\u00eb kushtetutshm\u00ebrin\u00eb e k\u00ebtyre vendimeve. N\u00ebse ka dyshime t\u00eb tilla, ka autoritete dhe ka opozit\u00eb q\u00eb mund ta \u00e7oj\u00eb n\u00eb Gjykat\u00eb Kushtetuese.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Por cila ishte nxitja e qeveris\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast?<\/p>\n<p>Elisa Spiropali: Kemi vet\u00ebm nj\u00eb synim. Vullenti yn\u00eb i plot\u00eb p\u00ebr t\u2019i th\u00ebn\u00eb Boll m\u00eb dhe Ndal \u00e7do nd\u00ebrtimi pa leje. Jo vet\u00ebm pallat, por edhe kat, edhe shtes\u00eb, edhe aneks etj. k\u00ebto jan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb mas\u00eb. Ka nj\u00eb r\u00ebnie drastike, p\u00ebr shkak t\u00eb forcimit t\u00eb ligjit, q\u00eb ne kemi b\u00ebr\u00eb. Por nuk jan\u00eb zeruar dhe ne duhet t\u00eb shkojm\u00eb drejt k\u00ebtij zerimi.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Pse t\u00eb mos ecet thjesht me at\u00eb q\u00eb parashikon Kodi Penal. Q\u00eb k\u00ebta njer\u00ebz t\u00eb nd\u00ebshkohen, se k\u00ebshtu p\u00ebr\u00e7ohet edhe m\u00eb tej mesazhi? Ka edhe raste n\u00eb Shqip\u00ebri, si ai nj\u00eb gruaje mbi 80 vje\u00e7 n\u00eb Shqip\u00ebri. Ajo kishte nd\u00ebrtuar nj\u00eb kotec ne oborrin e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb saj, policia nd\u00ebrhyri. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb me pallatet duket sikur u jepet nj\u00eb shans k\u00ebtyre nd\u00ebrtuesve q\u00eb t\u00eb dalin nga ajo pozit\u00eb ku jan\u00eb dhe p\u00ebrs\u00ebri t\u00eb marrin disa t\u00eb ardhura.<\/p>\n<p>Elisa Spiropali: Masat jan\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbyllur \u00e7do shans n\u00eb t\u00eb ardhmen, q\u00eb njer\u00ebzit sado t\u00eb fuqish\u00ebm t\u00eb jen\u00eb, t\u00eb mos u shkoj\u00eb mendja q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb pa leje. Ky \u00ebsht\u00eb synimi, nd\u00ebrsa p\u00ebr mjetet, ka edhe nj\u00eb autoritete t\u00eb tjera, ku mund t\u00eb gjykohet kushtetueshm\u00ebria e nj\u00eb vendimi apo nj\u00eb ligji.<\/p>\n<p>Duhen par\u00eb mekanizmat q\u00eb t\u00eb \u00e7ojn\u00eb drejt asaj rruge. Un\u00eb mund t\u00eb flas p\u00ebr vullnetin politik, t\u00eb k\u00ebshillit t\u00eb ministrave, t\u00eb \u00e7do ministri dhe t\u00eb kryeministrit. T\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb prioritet mbrojtjen e territorit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe zgjidhjen p\u00ebrfundmtare t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb pron\u00ebs p\u00ebrmes digjitalizimit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb Kadastr\u00ebs shqiptare. S\u00eb bashku me reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi do t\u2019i japin mund\u00ebsi zhvillimit t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm ekonomik dhe nxitjes s\u00eb biznesit n\u00eb vend.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prej disa dit\u00ebsh , qeveria ka nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb nism\u00eb p\u00ebr t\u00eb konfiskuar nd\u00ebrtimet pa leje. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje ka folur mbr\u00ebmjen e sotme ministrja e Shtetit p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila \u00ebsht\u00eb gjendur para nj\u00eb pozite t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. Gazetarja e VOA, Keida Kostreci, ka \u201cz\u00ebn\u00eb ngusht\u00eb\u201d Spiropalin, kur kjo e fundit i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":285620,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-285619","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/285619","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=285619"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/285619\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/285620"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=285619"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=285619"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=285619"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}