{"id":285651,"date":"2022-09-17T11:42:46","date_gmt":"2022-09-17T09:42:46","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=285651"},"modified":"2022-09-17T11:42:46","modified_gmt":"2022-09-17T09:42:46","slug":"mund-te-na-rikthente-ne-vitin-0-edi-rama-flet-per-sulmin-e-iranit-dhe-finacimin-me-para-ruse-te-pd-pensionet-dhe-gradacelat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/mund-te-na-rikthente-ne-vitin-0-edi-rama-flet-per-sulmin-e-iranit-dhe-finacimin-me-para-ruse-te-pd-pensionet-dhe-gradacelat\/","title":{"rendered":"\u201cMund t\u00eb na rikthente n\u00eb vitin 0\u201d, Edi Rama flet p\u00ebr sulmin e Iranit dhe finacimin \u201cme para ruse\u201d t\u00eb PD, pensionet dhe grada\u00e7elat"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama ka nisur sot rubrik\u00ebn e tij t\u00eb re p\u00ebr bashk\u00ebbisedim me qytetar\u00ebt. Prej dit\u00ebs s\u00eb djeshme ai ka marr\u00eb pyetje dhe sot \u00ebsht\u00eb duke u p\u00ebrgjigjur drejtp\u00ebrdrejt. Interesi ka qen\u00eb i lart\u00eb p\u00ebr t\u00eb ditur m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr sulmet kibernetike dhe rritjen e pensioneve.<\/p>\n<p>Rama tha se sulmi ndaj sh\u00ebrbimeve qeveritare ishte i nj\u00eb natyre asgj\u00ebsuese q\u00eb mund t\u00eb shkat\u00ebrronte t\u00eb gjitha t\u00eb dh\u00ebnat dhe t\u2019i kthente sh\u00ebrbimet n\u00eb vitin zero. Por sipas kryeministrit, ekipet p\u00ebrgjegj\u00ebse i rezistuan.<\/p>\n<p>\u201cDhe po t\u00eb shihni raportin e ekspertiz\u00ebs me t\u00eb lart\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb ekziston sot nga Mikrosoft dhe agjencit\u00eb e SHBA e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb q\u00eb agresioni ka d\u00ebshtuar dhe sulmi nuk ka arritur q\u00ebllimin. Sulmi mund t\u00eb na kishte cuar n\u00eb vitin 0. Kjo nuk ka ndodhur. Sistemet tona u ringrit\u00ebn me shpejt\u00ebsi. Ky \u00ebsht\u00eb sukses dhe \u00ebsht\u00eb fakt\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Po ashtu, kryeministri foli dhe p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e hapur dit\u00ebt e fundit p\u00ebr financimin \u201cme para ruse\u201d t\u00eb Partis\u00eb Demokratike. Ai tha se kur socialist\u00ebt e hap\u00ebn at\u00eb vite m\u00eb par\u00eb, u p\u00ebrqesh\u00ebn dhe askush nuk e besoi.<\/p>\n<p>Pyetjet dhe p\u00ebrgjigjet e kryeministrit Edi Rama:<\/p>\n<p>Engjell Hoxha: Sa e p\u00ebrgatitur \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebra p\u00ebr krim kibernetik, dhe sa t\u00eb sigurta jan\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat tona?<\/p>\n<p>Edi Rama: Ne kemi sulme t\u00eb vazhdueshme prej vitesh por t\u00eb nj\u00eb shkalle t\u00eb ul\u00ebt e shpejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb penetrimit dhe gjith\u00eb k\u00ebto flukse sulmesh t\u00eb regjistruara nga institucioni q\u00eb kordinon gjith\u00eb projektin e revolucionit digjital kan\u00eb qen\u00eb sulme t\u00eb pasuksesshme nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb agresion i mir\u00ebfillt\u00eb luftarak. N\u00eb epok\u00ebn e internetit dhe sistemeve. Nj\u00eb agresion i eg\u00ebr me q\u00ebllim t\u00eb qart\u00eb zhdukjen p\u00ebrfundimtare t\u00eb t\u00eb gjitha t\u00eb dh\u00ebnave duke l\u00ebn\u00eb nj\u00eb tok\u00eb t\u00eb djegur nga pas. Ky \u00ebsht\u00eb konkluzioni i ekspert\u00ebve q\u00eb mb\u00ebshtetur n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt dhe t\u00eb cil\u00ebt sigurisht zoterojn\u00eb njohurin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe sot.<\/p>\n<p>Ata t\u00eb mikrosoftit, dhe ekspert\u00ebt e agjencive t\u00eb tjera t\u00eb rend\u00ebsishme t\u00eb SHBA. Sulmi nuk arriti q\u00ebllimin. D\u00ebmet jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb lehta sesa shkalla e densitetit, praktikisht jan\u00eb kthyer n\u00eb pun\u00eb sistemet, t\u00eb dh\u00ebnat jan\u00eb irrelevante sa i p\u00ebrket sensitivitetit. Shkresa q\u00eb qarkullojn\u00eb n\u00eb rrjetin e brendsh\u00ebm dhe q\u00eb mund t\u00eb merren nga cdo i interesuar, dhe jo sekrete. Dicka tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb pretenduar. P\u00ebrhapje e panikut. Kjo \u00ebsht\u00eb situata sot, patjet\u00ebr q\u00eb kjo luft\u00eb vazhdon dhe patjet\u00ebr q\u00eb ne jemi n\u00eb kushtet kur duhet t\u00eb p\u00ebrballemi me sulme t\u00eb tjera t\u00eb mundshme. Dhe me domosdoshm\u00ebrin\u00eb t\u00eb rrisim mbrojtjen kibernetike.<\/p>\n<p>Pyetje: Gradaciela t\u00eb larta q\u00eb t\u00eb marrin frym\u00ebn apo ylli me pes\u00eb cepa\u2026<\/p>\n<p>Edi Rama: Patjet\u00ebr q\u00eb problemet jan\u00eb reale, sfidat jan\u00eb reale. Inflacioni, rritja eksponenciale e cmimit t\u00eb energjis\u00eb dhe shtr\u00ebnges\u00ebn e madhe q\u00eb po i ndodh bot\u00ebs p\u00ebr shkak t\u00eb agresionit ushtarak. Dhe v\u00ebshtir\u00ebsin\u00eb e madhe kur teorite e konspiracionit nuk kan\u00eb penges dhe dominojn\u00eb jo vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri po kudo.<\/p>\n<p>Diana Levendi: \u00c7mimet n\u00eb stratosfer\u00eb\u2026Pensionet u ngrit\u00ebn pak\u2026<\/p>\n<p>Edi Rama: Kjo \u00ebsht\u00eb sensitive dhe shqet\u00ebsimi im i p\u00ebrditsh\u00ebm. Dhe natyrisht sado q\u00eb ngrem\u00eb pensionet asnj\u00ebher\u00eb sdo mundemi ti themi vetes q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb mjaftuesh\u00ebm. Por fakti \u00ebsht\u00eb se ne kemi nd\u00ebrhyr\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb gjith\u00eb historin\u00eb e 10 viteve p\u00ebr t\u00eb riindeksuar pensionet dy her\u00eb brenda nj\u00eb viti. Ne kemi nj\u00eb rritje afro 10% t\u00eb pensioneve krahasuar me m\u00eb par\u00eb. P\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb dy indeksime nj\u00ebrin n\u00eb prill dhe tjetrin pik\u00ebrisht duke nisur nga muaji tetor n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ti gjendemi pensionist\u00ebve p\u00ebr goditjet nga inflacioni n\u00eb ushqimet baz\u00eb. Ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb rritur mesatarisht me 15 mij\u00eb lek\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb shum\u00eb, por \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa ishte n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb si kjo kur cdo rritje \u00ebsht\u00eb e nevojshme p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar k\u00ebt\u00eb situat\u00eb.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb inflacionin po e mbajm\u00eb n\u00ebn kontroll relativ me vendet e tjera. N\u00eb rajon n\u00eb Maqedonia e Veriut me 17 p\u00ebrqind apo serbia 13 p\u00ebrqind. Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb gusht n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb 6 %. Pra po e mbajm\u00eb nj\u00ebshifror. K\u00ebto nuk jan\u00eb shifrat e mia dhe t\u00eb nxjerra nga qeveria por jan\u00eb shifra t\u00eb eurostat. Duhet b\u00ebr\u00eb m\u00eb shum\u00eb por ka dhe nj\u00eb element q\u00eb rritja q\u00eb vjen me val\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtetjes jo vet\u00ebm p\u00ebr pensionist\u00ebt por edhe p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rritje e qendrueshme dhe do t\u00eb konsolidohet vitin e ardhsh\u00ebm ku do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb s\u00ebrish indeksime.<\/p>\n<p>Pyetje: Sulmet kibernetike, keni arritur nj\u00eb p\u00ebrfundim pse u sulmua Shqip\u00ebria? \u00c7far\u00eb ka ndodhur me sigurin\u00eb e TIMS apo e-albania? Dhe nj\u00eb pyetje e dyt\u00eb p\u00ebr financimet ruse\u2026<\/p>\n<p>Edi Rama: Un\u00eb dua tju kujtoj t\u00eb gjith\u00ebve q\u00eb po e trajtoni me t\u00eb drejt\u00eb k\u00ebt\u00eb tem\u00eb sepse ka riardhur pas publikimit t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga SHBA se kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tem\u00eb e re, aspak e panjohur p\u00ebr ne. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tem\u00eb q\u00eb e kemi ngritur shum\u00eb prej jush dhe ata q\u00eb e konsiderojn\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr gur p\u00ebr luft\u00ebn e brendshme na kan\u00eb p\u00ebrqeshur dhe askush prej nj\u00eb mase t\u00eb madhe qoft\u00eb t\u00eb medias e politik\u00ebs p\u00ebrvec PS nesh, nuk ka marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb shprehet n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim.<\/p>\n<p>Kujtoj ka qen\u00eb nj\u00eb front i madh i bashkuar p\u00ebr ta mohuar me t\u00eb qeshur k\u00ebt\u00eb c\u00ebshtje. Dhe ja ku jemi sot. Por k\u00ebt\u00eb pyetje nuk mund t\u00eb ma drejtoni mua. Por prokuroris\u00eb. Duhet tia drejtoni drejt\u00ebsis\u00eb sepse n\u00eb fund t\u00eb fundit politika ka b\u00ebr\u00eb zgjedhjet e veta dhe mediat kan\u00eb b\u00ebr\u00eb zgjedhjet e tyre. Por drejt\u00ebsia e ka trajtuar k\u00ebt\u00eb c\u00ebshtje dhe nuk ka dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb p\u00ebrgjigje. \u00cbsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhur keq sot shoh shum\u00eb t\u00eb skandalizuar t\u00eb tronditur jo se nuk na besonin ne, por se duhet t\u00eb b\u00ebnin detyr\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket pyetjes s\u00eb par\u00eb un\u00eb e kuptoj shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb ka shum\u00eb konfuzion dhe keqkuptim t\u00eb madh q\u00eb pengon t\u00eb shohim t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn q\u00eb ne kemi rezistuar me sukses ndaj sulmeve. Dhe po t\u00eb shihni raportin e ekspertiz\u00ebs me t\u00eb lart\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb ekziston sot nga Mikrosoft dhe agjencit\u00eb e SHBA e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb q\u00eb agresioni ka d\u00ebshtuar dhe sulmi nuk ka arritur q\u00ebllimin. Sulmi mund t\u00eb na kishte cuar n\u00eb vitin 0. Kjo nuk ka ndodhur. Sistemet tona u ringrit\u00ebn me shpejt\u00ebsi. Ky \u00ebsht\u00eb sukses dhe \u00ebsht\u00eb fakt.<\/p>\n<p>Dhe ky konglomerat q\u00eb njeri \u00ebsht\u00eb i mir\u00ebnjohur si nj\u00eb nga 10 grupet e terrorit kibernetik n\u00eb bot\u00eb, q\u00eb nga Izraeli q\u00eb \u00ebsht\u00eb superfuqi e bot\u00ebs digjitale, tek arabia, kuvajti, qipro dhe sulmet kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb r\u00ebnda. K\u00ebshtu q\u00eb d\u00ebmet\u2026nuk pretendohet t\u00eb bombardohesh dhe t\u00eb kap\u00ebsh gjith\u00eb bombat n\u00eb aj\u00ebr, kjo nuk ekziston. Ne tani kemi nj\u00eb plan q\u00eb t\u00eb p\u00ebrshpejtojm\u00eb projektin ton\u00eb t\u00eb mbrojtjes kibernetike q\u00eb k\u00ebrkon nj\u00eb financim intesiv.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama ka nisur sot rubrik\u00ebn e tij t\u00eb re p\u00ebr bashk\u00ebbisedim me qytetar\u00ebt. Prej dit\u00ebs s\u00eb djeshme ai ka marr\u00eb pyetje dhe sot \u00ebsht\u00eb duke u p\u00ebrgjigjur drejtp\u00ebrdrejt. Interesi ka qen\u00eb i lart\u00eb p\u00ebr t\u00eb ditur m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr sulmet kibernetike dhe rritjen e pensioneve. Rama tha se sulmi ndaj sh\u00ebrbimeve qeveritare ishte [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":285653,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-285651","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/285651","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=285651"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/285651\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/285653"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=285651"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=285651"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=285651"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}