{"id":285686,"date":"2022-09-17T12:51:21","date_gmt":"2022-09-17T10:51:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=285686"},"modified":"2022-09-17T12:51:21","modified_gmt":"2022-09-17T10:51:21","slug":"ministrja-kumbaro-e-hoqi-nga-puna-dhe-e-la-9-vite-pa-rroge-shkrimtari-lazer-stani-largohet-nga-shqiperia","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/ministrja-kumbaro-e-hoqi-nga-puna-dhe-e-la-9-vite-pa-rroge-shkrimtari-lazer-stani-largohet-nga-shqiperia\/","title":{"rendered":"Ministrja Kumbaro e hoqi nga puna dhe e la 9 vite pa rrog\u00eb, shkrimtari Laz\u00ebr Stani largohet nga Shqip\u00ebria"},"content":{"rendered":"<p>Shkrimtari i njohur Laz\u00ebr Stani \u00ebsht\u00eb larguar nga Shqip\u00ebria duke iu drejtuar Amerik\u00ebs s\u00eb larg\u00ebt.<\/p>\n<p>Laz\u00ebr Stani \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebshorti i poetes s\u00eb mir\u00ebnjohur Luljeta Leshanakut. Stani duket se ka l\u00ebn\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb pas sfidave dhe pas 9 viteve pa nj\u00eb rrog\u00eb. P\u00ebr shkrimtarin, artistin, mjeshtrin e tregimit dhe t\u00eb fjal\u00ebs shqipe duket s\u2019e nuk kishte nj\u00eb \u201cvend\u201d pune n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>Stani punonte se k\u00ebshilltar i Ministris\u00eb s\u00eb Kultur\u00ebs, por q\u00eb u shkarkua nga Ministrja Kumbaro. N\u00eb vitin 2013 Mirela Kumbaro mori postin e ministers s\u00eb Kultur\u00ebs dhe vet\u00ebm pak dit\u00eb pas nisjes s\u00eb pun\u00ebs shkarkoi tre k\u00ebshilltar\u00ebt, Bardhyl Londos, Ylljet Ali\u00e7kajt dhe Laz\u00ebr Stanit.<\/p>\n<p>E pas 9 vitesh pa nj\u00eb pun\u00eb duket se Stani ka vendosur q\u00eb t\u00eb \u201cheq dor\u00eb\u201d nga vendi i vet, miqt\u00eb e t\u00eb af\u00ebrmit.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb largim miku i tij G\u00ebzim Zilja ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb shkrim t\u00eb gjat\u00eb ku nd\u00ebr t\u00eb tjera thot\u00eb \u201cpa ty dhe t\u00eb tjer\u00eb si ty, vendi i shqiponjave shkretohet e varf\u00ebrohet \u00e7do dit\u00eb. Zoti e di n\u00ebse do takohemi s\u00ebrish\u201d.<\/p>\n<p><strong>E plot\u00eb nga Gezim Zilja:<\/strong><\/p>\n<p><em>Udha e mbar\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb, Laz\u00ebr Stani! U realizofshin atje endrrat e tua.<\/em><\/p>\n<p><em>U largua nga Shqip\u00ebria nj\u00eb nga shkrimtar\u00ebt\u00a0 m\u00eb t\u00eb mir\u00eb shqiptar, mjesht\u00ebr i tregimit dhe fjal\u00ebs shqipe, njeriu i ditur dhe i mir\u00eb Laz\u00ebr Stani! Do na mungosh aq shum\u00eb o Laz\u00ebr! Z\u00ebri yt, buz\u00ebqeshja jote e ve\u00e7ant\u00eb, ironia e holl\u00eb si fija e flokut, k\u00ebshillat e mendimet plot vler\u00eb, thjesht\u00ebsia dhe eleganca e lindur, kafja dhe rakia 60 lek\u00ebshe te klubi i lagjes, mezja te bulmetorja dhe pendesa e p\u00ebrher\u00ebshme t\u00eb nes\u00ebrmen se dje e tepruam, (pim\u00eb shum\u00eb,) q\u00eb p\u00ebrs\u00ebritej me Galipin ton\u00eb fisnik dhe Flamurin artist,\u00a0 kush e di n\u00ebse do t\u00eb ndodh\u00eb m\u00eb. Do na mungojn\u00eb\u00a0 diskutimet p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare t\u00eb molepsur nga e keqja dhe veset, p\u00ebr politik\u00ebn, e p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shtet karagjoz q\u00eb ngrit\u00ebm k\u00ebto tridhjet\u00eb vjet.<\/em><\/p>\n<p><em>Shum\u00eb boshll\u00ebk krijon largimi i nj\u00eb miku e t\u00eb mbulon trishtimi. Se jan\u00eb kaq t\u00eb pak\u00ebt e vazhdojn\u00eb t\u00eb mbeten edhe m\u00eb pak duke u larguar \u00e7do dit\u00eb. Nuk t\u00eb lan\u00eb rrug\u00eb tjet\u00ebr i dashur Laz\u00ebr ve\u00e7 largimit. Nuk t\u00eb lan\u00eb t\u00eb punoje megjith\u00ebse shoq\u00ebria ka aq nevoj\u00eb p\u00ebr njer\u00ebz si ty, sidomos kultura, historia dhe let\u00ebrsia shqiptare. Qysh nga viti 1992 pun\u00ebsimi yt qe \u201cproblem.\u201d Ishe i papranuesh\u00ebm se kudo q\u00eb shkoje thoshje at\u00eb q\u00eb mendoje dhe rrezatoje dituri e drejt\u00ebsi. <\/em><\/p>\n<p><em>Nuk e pranon dot shoq\u00ebria e sotme njeriun si ty. Je nga shkrimtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb k\u00ebto tridhjet\u00eb vite ( p\u00ebr mua m\u00eb i miri) por duke qen\u00eb antikonformist i lindur asnj\u00ebher\u00eb njer\u00ebzit n\u00eb pushtet nuk t\u00eb donin af\u00ebr. Pushtetar\u00ebt e sot\u00ebm t\u00eb heqin nga puna n\u00ebse nuk bindesh, shkruan e firmos gjith\u00e7ka q\u00eb t\u00eb japin. Osh e bran\u00eb u hoqe kur n\u00eb qeveri ishin blut\u00eb por nuk e gjunj\u00ebzove. Po t\u00eb kuqt\u00eb as q\u00eb donin t\u2019ia dinin. T\u00eb flak\u00ebn nga puna me nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb pist\u00eb pa kuptim. Po ti si njeri plot vlera nuk hape gjyq duke th\u00ebn\u00eb: nuk i dua parat\u00eb e tyre. Njer\u00ebz potencial si ty, pushtetar\u00ebt e sot\u00ebm nuk i kan\u00eb fare n\u00eb listat e t\u00eb gjall\u00ebve.<\/em><\/p>\n<p><em> Edhe n\u00eb televizionin shqiptar, edhe n\u00eb ministrit\u00eb e arsimit e t\u00eb kultur\u00ebs edhe n\u00eb drejtorit\u00eb e librit, p\u00ebr ty\u00a0 njeriun plot kultur\u00eb, tregimtar i shk\u00eblqyer dhe vizionar (ashtu si p\u00ebr Bardhyl London, mikun ton\u00eb t\u00eb paharruar) nuk u gjend nj\u00eb vend pune qoft\u00eb dhe inspektor i thjesht\u00eb. Sot ministrit\u00eb e drejtorit\u00eb e librit, kultur\u00ebs e historis\u00eb g\u00eblojn\u00eb nga t\u00eb paaft\u00ebt, nga t\u00eb paditurit, intrigant\u00ebt, patronazhist\u00ebt dhe t\u00eb pakulturuarit. Kishe nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb ri n\u00ebp\u00ebr duar q\u00eb un\u00eb t\u00eb p\u00ebrgj\u00ebrohesha ta botoje. Dikur ti m\u00eb dhe at\u00eb p\u00ebrgjigjen klasike, t\u00eb ngjashme me Konic\u00ebn kur e pyeti Noli, q\u00eb pse nuk i mbledh shkrimet e boton nj\u00eb lib\u00ebr. Ti mu p\u00ebrgjigje: Ja e botova more G\u00ebzim, po kush do ta lexoj\u00eb? Sot libri lexohet fare pak ose aspak dhe kjo \u00ebsht\u00eb nga dramat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare.\u2026<\/em><\/p>\n<p><em>Udha e mbar\u00eb miku im, shkrimtari q\u00eb rrezaton n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb shqiptare, Laz\u00ebr Stani! Diell tu b\u00ebft\u00eb andej nga do t\u00eb shkosh n\u00eb Amerik\u00ebn e larg\u00ebt. Po dije, se pa ty dhe t\u00eb tjer\u00eb si ty, vendi i shqiponjave shkretohet e varf\u00ebrohet \u00e7do dit\u00eb. Zoti e di n\u00ebse do takohemi s\u00ebrish! Udha e mbar\u00eb\u2026<\/em><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkrimtari i njohur Laz\u00ebr Stani \u00ebsht\u00eb larguar nga Shqip\u00ebria duke iu drejtuar Amerik\u00ebs s\u00eb larg\u00ebt. Laz\u00ebr Stani \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebshorti i poetes s\u00eb mir\u00ebnjohur Luljeta Leshanakut. Stani duket se ka l\u00ebn\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb pas sfidave dhe pas 9 viteve pa nj\u00eb rrog\u00eb. P\u00ebr shkrimtarin, artistin, mjeshtrin e tregimit dhe t\u00eb fjal\u00ebs shqipe duket s\u2019e nuk kishte nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":285687,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,337,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-285686","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kulture","10":"category-lajme","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/285686","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=285686"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/285686\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/285687"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=285686"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=285686"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=285686"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}