{"id":286132,"date":"2022-09-19T14:56:32","date_gmt":"2022-09-19T12:56:32","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=286132"},"modified":"2022-09-19T14:56:32","modified_gmt":"2022-09-19T12:56:32","slug":"te-shpetojme-lumin-buna-nga-peshkimi-pa-kriter-apeli-i-peshkatarit-nga-fshati-obot-shteti-te-rregulloje-kete-marredhenie-mes-natyres-dhe-banoreve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/te-shpetojme-lumin-buna-nga-peshkimi-pa-kriter-apeli-i-peshkatarit-nga-fshati-obot-shteti-te-rregulloje-kete-marredhenie-mes-natyres-dhe-banoreve\/","title":{"rendered":"T\u00eb shp\u00ebtojm\u00eb Lumin Buna nga peshkimi pa kriter, apeli i peshkatarit nga fshati Obot: Shteti t\u00eb rregulloj\u00eb k\u00ebt\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie mes natyr\u00ebs dhe banor\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p>Nga perspektiva njer\u00ebzore, Peizazhi i Mbrojtur Lumi Buna \u2013 Velipoj\u00eb p\u00ebrfshin pjes\u00ebt e tet\u00eb nj\u00ebsive bashkiake, p\u00ebr t\u00eb cilat sip\u00ebrfaqja totale \u00ebsht\u00eb 49,294 ha dhe popullsia totale (2011) ishte 68,128 banor\u00eb.<\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Jetesa n\u00eb zon\u00eb, n\u00eb form\u00ebn e prodhimit t\u00eb drith\u00ebrave dhe gjedh\u00ebve, peshkimit dhe turizmit, \u00ebsht\u00eb mjaft e varur ndaj p\u00ebrdorimit t\u00eb burimeve natyrore, t\u00eb cilat gjenden brenda Peizazhit t\u00eb Mbrojtur Lumi Buna \u2013 Velipoj\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Peshkimi dhe bujq\u00ebsia mbeten burimet kryesore t\u00eb t\u00eb ardhurave p\u00ebr banor\u00ebt e fshatrave q\u00eb jetojn\u00eb p\u00ebrreth ekosistemit t\u00eb Lumit Buna. Por shfryt\u00ebzimi i tyre pa kriter dhe n\u00eb abuzim t\u00eb plot\u00eb ndaj natyr\u00ebs, rrezikon jo vet\u00ebm natyr\u00ebn, ligatin\u00ebn, flor\u00ebn dhe faun\u00ebn e zon\u00ebs, rrezikon gjithashtu dhe zhdukjen e burimit t\u00eb vet\u00ebm t\u00eb jetes\u00ebs p\u00ebr k\u00ebta banor\u00eb. Sfida e autoriteteve duhet t\u00eb jet\u00eb jo vet\u00ebm mbrojtja e k\u00ebtij ekosistemi, por dhe sigurimi i burimeve t\u00eb nevojshme t\u00eb jetes\u00ebs p\u00ebr banor\u00ebt e k\u00ebsaj zone.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Bazuar n\u00eb rregulloren Nr. 1 t\u00eb dat\u00ebs 29.03.2005, Neni \u201cMbi zbatimin e legjislacionit mbi peshkimin dhe akuakultur\u00ebn\u201d (edhe me ligjet e reja t\u00eb aprovuara, kjo rregullore duhet rihartuar): Neni 43\/2: Ndalohet peshkimi n\u00eb zon\u00ebn deri n\u00eb rrezen 2 km nga gryka e lumit Buna dhe 1 km nga gryka e lumenjve t\u00eb tjer\u00eb shqiptar\u00eb. Por sa zbatohen k\u00ebto p\u00ebrcaktime ligjore?<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Jak Pemaj, banor i fshatit Obot, shprehet se \u201cnuk ka asnj\u00eb burim tjet\u00ebr jetese p\u00ebrve\u00e7 peshkimit\u201d, me t\u00eb cilin ushqen familjen dhe tepric\u00ebn mundohet ta shes\u00eb n\u00eb treg\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">\u201cN\u00ebse k\u00ebrkohet q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb shfryt\u00ebzim racional p\u00ebr t\u00eb ruajtur speciet e rralla t\u00eb Lumit Buna, do t\u00eb ishte mir\u00eb q\u00eb shteti t\u00eb na krijonte mund\u00ebsin\u00eb e pun\u00ebsimit p\u00ebr t\u00eb siguruar t\u00eb ardhura. Zona \u00ebsht\u00eb mjaft e pasur n\u00eb burime jetese, shteti duhet t\u00eb rregulloj\u00eb k\u00ebt\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie mes natyr\u00ebs dhe banor\u00ebve\u201d, u shpreh Pemaj.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">N\u00eb Lumin Buna gjenden mbi 30 lloje peshqish, ku ve\u00e7ohet krapi, karasi, gjuca, njila, skorta e zez\u00eb, lloska, m\u00eblyshi, sharmaku, barburiqi etj.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Buna \u00ebsht\u00eb rrug\u00eb kalimi p\u00ebr 13 lloje e n\u00ebnlloje peshqish t\u00eb konstatuar q\u00eb migrojn\u00eb nga liqeni p\u00ebr n\u00eb Detin Adriatik dhe anasjelltas. Nd\u00ebr to p\u00ebrmendim blinin q\u00eb \u00ebsht\u00eb lloj globalisht i rrezikuar, kubl\u00ebn, ngjal\u00ebn levrekun qefullin e ver\u00ebs qefullin e vjesht\u00ebs (shojz\u00ebn) etj. Bim\u00ebt mjek\u00ebsore jan\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr kategori e biodiversitetit shum\u00eb me vler\u00eb p\u00ebr p\u00ebrfitime ekonomike. Nuk ka shum\u00eb t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr aktivitete biznesi t\u00eb grumbullimit apo t\u00eb p\u00ebrpunimit t\u00eb k\u00ebtyre bim\u00ebve.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Aurora Dibra, biologe, doktore shkencash n\u00eb Universitetin e Shkodr\u00ebs, citon disa faktor\u00eb k\u00ebrc\u00ebnues p\u00ebr ekosistemin n\u00eb zon\u00ebn e Bun\u00ebs. \u201cPrania e njeriut, humbja, cop\u00ebzimi dhe degradimi i habitateve natyrore nga urbanizimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga faktor\u00ebt me shum\u00eb ndikim n\u00eb degradimin e biodiversitetit dhe vlerave t\u00eb tij; Gjuetia pa kriter e kafsh\u00ebve t\u00eb rralla; Prerjet e drur\u00ebve si dhe d\u00ebmtimet e bim\u00ebve t\u00eb n\u00ebnpyllit, zjarret si faktor\u00eb degradues t\u00eb ekosistemeve; l\u00ebnd\u00ebt ndot\u00ebse t\u00eb depozituara n\u00eb k\u00ebto ekosisteme nga p\u00ebrdorimi i pesticideve; depozitime t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb zeza me ngarkesa kimike e mikrobike, t\u00eb cilat ndjesh\u00ebm kusht\u00ebzojn\u00eb ekuilibrat ekologjike n\u00eb k\u00ebto ekosisteme ujore\u201d, shprehet zonja Dibra.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Lumi Buna p\u00ebrb\u00ebn v\u00ebrtet nj\u00eb \u00e7udi natyrore, sepse fundi i shtratit t\u00eb tij \u00ebsht\u00eb para se t\u00eb derdhet n\u00eb det dy metra n\u00ebn nivelin e detit, e diku-diku edhe pes\u00eb metra n\u00ebn nivelin e detit. Por, gjithsesi, e ve\u00e7anta e k\u00ebtij lumi \u00ebsht\u00eb ajo se fundi i shtratit t\u00eb tij, duke filluar nga gryka e derdhjes dhe t\u00ebr\u00eb gjat\u00ebsia e tij prej 36 km, \u00ebsht\u00eb n\u00ebn nivelin e detit.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Kjo b\u00ebn q\u00eb ky lum\u00eb t\u00eb jet\u00eb fenomen natyror, sidomos kur kemi parasysh rrjedhjen e madhe, ku edhe pran\u00eb tij uji i detit dep\u00ebrton thell\u00eb e p\u00ebrgjat\u00eb shtratit t\u00eb tij. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ve\u00e7anti dhe karakteristik\u00eb e Lumit Buna. Pra, n\u00eb shtratin e tij kemi edhe ujin e detit t\u00eb njelm\u00ebt, si dhe ujin e \u00ebmb\u00ebl t\u00eb lumit. Uji i detit, si m\u00eb i r\u00ebnd\u00eb, dep\u00ebrton n\u00ebn fundin e shtratit t\u00eb lumit Buna deri af\u00ebr Sh\u00ebn Gjergjit.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Karakteristik\u00eb tjet\u00ebr e Lumit Buna \u00ebsht\u00eb ajo e ujit n\u00ebntok\u00ebsor, ku shtrati i dikursh\u00ebm i Bun\u00ebs ishte diku rreth 40 metra m\u00eb posht\u00eb n\u00eb krahasim me kuot\u00ebn e sotme t\u00eb shk\u00ebmbit baz\u00eb te Fraskanjeli. Lumi Buna n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb permanente ka mbushur shtratin e vjet\u00ebr t\u00eb tij me r\u00ebr\u00eb. P\u00ebrmbi r\u00ebr\u00eb jan\u00eb shtresuar sendimente argjilore, t\u00eb cilat nuk lejojn\u00eb dep\u00ebrtimin e ujit ku b\u00ebhet edhe prerja e shtratit aktual t\u00eb lumit Buna. K\u00ebshtu q\u00eb tani n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin drejtim, nj\u00ebri mbi tjetrin kah deti, rrjedhin n\u00eb sip\u00ebrfaqe rrjedhja e lumit Buna dhe n\u00eb thell\u00ebsi prej 10 deri n\u00eb 15 metra, rrjedhja n\u00ebntok\u00ebsore e lumit Buna.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Rrjedhja n\u00ebntok\u00ebsore vjen po ashtu nga veriu kah jugu dhe mund t\u00eb karakterizohet si rrjedhje e ujit n\u00ebp\u00ebr nj\u00eb tubacion t\u00eb mbushur me r\u00ebr\u00eb. Rrjedhja n\u00ebntok\u00ebsore \u00ebsht\u00eb e njohur edhe me burimet e Lisn\u00ebs dhe t\u00eb Boreve. Ve\u00e7anti e tret\u00eb e lumit Buna \u00ebsht\u00eb delta e Bun\u00ebs \u2013k\u00ebtu lumi ndahet n\u00eb dy krah, t\u00eb cilat ndaras derdhen n\u00eb det. Dhe e ve\u00e7anta e kat\u00ebrta \u00ebsht\u00eb ajo e oscilimit t\u00eb dyfisht\u00eb t\u00eb rritjes s\u00eb nivelit t\u00eb ujit.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Ajo q\u00eb mbetet emergjente si p\u00ebr banor\u00ebt e zon\u00ebs, ashtu dhe p\u00ebr autoritetet shtet\u00ebrore, \u00ebsht\u00eb ruajtja e ve\u00e7orive t\u00eb k\u00ebsaj zone t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Mbrojtja e Lumit Buna k\u00ebrkon q\u00eb \u00e7do nd\u00ebrhyrje duhet q\u00eb t\u00eb kanalizoj\u00eb p\u00ebrdorimin e biodiversitetit dhe t\u00eb ekosistemeve natyrore dhe t\u00eb shtoj\u00eb eksperiencat n\u00eb p\u00ebrdorimin e q\u00ebndruesh\u00ebm t\u00eb k\u00ebtyre vlerave n\u00eb drejtim t\u00eb zhvillimit t\u00eb agroturizmit dhe agrobiznesit<\/span><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga perspektiva njer\u00ebzore, Peizazhi i Mbrojtur Lumi Buna \u2013 Velipoj\u00eb p\u00ebrfshin pjes\u00ebt e tet\u00eb nj\u00ebsive bashkiake, p\u00ebr t\u00eb cilat sip\u00ebrfaqja totale \u00ebsht\u00eb 49,294 ha dhe popullsia totale (2011) ishte 68,128 banor\u00eb. Jetesa n\u00eb zon\u00eb, n\u00eb form\u00ebn e prodhimit t\u00eb drith\u00ebrave dhe gjedh\u00ebve, peshkimit dhe turizmit, \u00ebsht\u00eb mjaft e varur ndaj p\u00ebrdorimit t\u00eb burimeve natyrore, t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":286133,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-286132","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/286132","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=286132"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/286132\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/286133"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=286132"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=286132"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=286132"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}