{"id":286178,"date":"2022-09-19T16:57:52","date_gmt":"2022-09-19T14:57:52","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=286178"},"modified":"2022-09-19T16:57:52","modified_gmt":"2022-09-19T14:57:52","slug":"premtimi-i-rames-per-ngritjen-e-2-sateliteve-zbulohet-plani-i-policise-se-shtetit-per-luften-ndaj-kriminalitetit-me-fotot-dhe-video-nga-hapesira","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/premtimi-i-rames-per-ngritjen-e-2-sateliteve-zbulohet-plani-i-policise-se-shtetit-per-luften-ndaj-kriminalitetit-me-fotot-dhe-video-nga-hapesira\/","title":{"rendered":"Premtimi i Ram\u00ebs p\u00ebr ngritjen e 2 satelit\u00ebve, zbulohet plani i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit p\u00ebr luft\u00ebn ndaj kriminalitetit me fotot dhe video nga hap\u00ebsira!"},"content":{"rendered":"<p>Premtimi i kryeministrit Edi Rama p\u00ebr t\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb orbit\u00eb dy satelit\u00ebt \u201cAlbania 1\u201d dhe \u201cAlbania 2\u201d ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje institucionet shtet\u00ebrore dhe n\u00eb ve\u00e7anti Policin\u00eb e Shtetit p\u00ebr t\u00eb listuar sh\u00ebrbimet q\u00eb do p\u00ebrfitonin nga kjo nism\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe pse satelitet nuk u ngrit\u00ebn kurr\u00eb, n\u00eb e-mailet e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, t\u00eb hakeruar dit\u00ebn e sotme kan\u00eb dal\u00eb n\u00eb pah lista e gjat\u00eb e sh\u00ebrbimeve q\u00eb institucioni i drejtuar nga Gledis Nano synonte t\u00eb p\u00ebrfitonte.<\/p>\n<p>N\u00eb e-mailin e funksionares s\u00eb Policis\u00eb u k\u00ebrkohej drejtuesve t\u00eb institucioneve q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkonin sh\u00ebrbime foto dhe video nga statelitet.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb zbatim t\u00eb Urdh\u00ebrit t\u00eb P\u00ebrbashk\u00ebt \u2013 GPN TIK, dit\u00ebn e premte \u00ebsht\u00eb zhvilluar takimi i pare Teknik, p\u00ebr p\u00ebrcaktimin e termave t\u00eb referenc\u00ebs, me q\u00ebllim zhvillimin e procedur\u00ebs p\u00ebr marrjen e sh\u00ebrbimit prej 2 satelit\u00ebve, me q\u00ebllim monitorimi. Informacioni i p\u00ebrftuar do t\u00eb k\u00ebrkohet n\u00eb format imazhi apo vidio. N\u00eb k\u00ebto momente k\u00ebrkohet nga \u00e7do institucion, p\u00ebrcaktimin e sh\u00ebrbimit q\u00eb mendon t\u00eb marr\u00eb, n\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb detyrave funksionale, psh n\u00eb rastin e PSH: monitorimi i kufirit, zonat me presence t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike, monitorim grumbullimesh masive etj.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa m\u00eb sip\u00ebr, lutem caktimin e nj\u00eb personi p\u00ebrgjegj\u00ebs, nga strukturat q\u00eb ju drejtoni, p\u00ebr dh\u00ebnien e informacionit t\u00eb k\u00ebrkuar. Ky informacion do t\u00eb p\u00ebrcillet zyrtarisht brenda orarit zyrtar t\u00eb dit\u00ebs s\u00eb nes\u00ebrme\u201d, thekson emaili e publikuar n\u00eb rrjet nga funksionarja e Policis\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb list\u00ebn e e-maileve t\u00eb Gledis Nanos jan\u00eb listuar dhe \u201cNevojat e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit p\u00ebr sh\u00ebrbim satelitor\u201d, theksohet se do ket\u00eb luft\u00eb ndaj kriminalitetit, p\u00ebr ndjekjen e ngjarjeve kriminale, luft\u00ebn ndaj kultivimit t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike, po ashtu dhe nd\u00ebrtimeve pa leje etj.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb zbatim t\u00eb detyrimeve t\u00eb Urdhrit t\u00eb P\u00ebrbashk\u00ebt \u2013 GPN TIK p\u00ebr zhvillimin e procedur\u00ebs p\u00ebr marrjen e sh\u00ebrbimit prej 2 satelit\u00ebve me q\u00ebllim monitorimi, m\u00eb posht\u00eb do t\u00eb gjeni sh\u00ebrbimet q\u00eb PSH mund t\u00eb p\u00ebrfitoj, n\u00eb p\u00ebrputhje me fush\u00ebn e veprimit dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb ligjore:<\/p>\n<p>Rendi dhe Siguria<\/p>\n<p>\u2013 Ndjekja dhe monitorimi i aktiviteteve masive dhe tubimeve me pjes\u00ebmarrje t\u00eb madhe t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>\u2013 Analiz\u00eb e ngjarjeve kriminale, sidomos t\u00eb atyre t\u00eb ndodhura n\u00eb ambiente t\u00eb hapura. Kjo jo vet\u00ebm me interes p\u00ebr identifikimin e autor\u00ebve t\u00eb krimit por edhe rrethanave t\u00eb ndodhjes s\u00eb tij, automjetet dhe mjeteve t\u00eb krimit, rrug\u00ebt\/drejtimet e largimit t\u00eb automjeteve t\u00eb autor\u00ebve t\u00eb ngjarjes, etj.<\/p>\n<p>\u2013 Monitorim me q\u00ebllim lokalizim t\u00eb vendndodhjes s\u00eb turist\u00ebve dhe shtetasve n\u00eb rastet e k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr ndihm\u00eb (si\u00e7 mund t\u00eb jen\u00eb rastet e turist\u00ebve\/shtetasve t\u00eb izoluar n\u00eb terrene t\u00eb thyera malore, apo n\u00eb det t\u00eb hapur, etj).<\/p>\n<p>\u2013 Monitorim i nd\u00ebrtimeve pa leje n\u00eb territor.<\/p>\n<p>\u2013 Monitorim t\u00eb rasteve t\u00eb ndotjes s\u00eb mjedisit, shfryt\u00ebzimit te inerteve t\u00eb lumenjve, apo hedhjes s\u00eb mbeturinave\/inerteve pa kriter, etj.<\/p>\n<p>\u2013 Monitorim t\u00eb shfryt\u00ebzimit\/prerjes s\u00eb paligjshme t\u00eb pyjeve, gjueti t\u00eb paligjshme etj.<\/p>\n<p>\u2013 Monitorim t\u00eb stuatave p\u00ebr rastet e emergjencave civile si; p\u00ebrmbytjet, t\u00ebrmetet, zjarret, r\u00ebnie t\u00eb bor\u00ebs q\u00eb shoq\u00ebrohet me bllokim t\u00eb akseve rrugore, etj.<\/p>\n<p>-Monitorim i situatave lidhur me liqenet artificiale, rezevuaret e ujit, digave t\u00eb hidrocentraleve etj.<\/p>\n<p>Policia Kriminale<\/p>\n<p>\u2013 Monitorimi i rasteve t\u00eb kontraband\u00ebs, jasht\u00eb zon\u00ebs doganore, n\u00eb kufirin e gjelb\u00ebrt, n\u00eb zonat me rrisk si psh liqeni i Shkodr\u00ebs, Butrinti Sarand\u00eb, Qaf Morin\u00eb , Morin\u00eb Shishtavec, Bllad\u00eb, Pogradec, Qaf Than\u00eb , Tre Urat, Kapshtic\u00eb etj.<\/p>\n<p>\u2013 Monitorimi i krimeve ambientale, prerja e pyjeve; djegja e pyjeve; shkat\u00ebrrimi i shtratit t\u00eb lumenj\u00ebve; shfryt\u00ebzimet e paligjshme t\u00eb burimeve natyrore n\u00eb zonat e mbrojtura si psh n\u00eb Valbon\u00eb, Theth, Malin e Tomorrit etj;, ndotja e mjedisit n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb komponentet e tij, peshkimi \/ gjuetia e paligjshme.<\/p>\n<p>\u2013 Monitorim dhe evidentim i pasurive t\u00eb paluajtshme: objekte, toka, etj. n\u00eb territorin e RSH, duke mund\u00ebsuar pamje me cil\u00ebsi t\u00eb lart\u00eb, si edhe krahasim i dinamik\u00ebs s\u00eb ndryshimeve t\u00eb pasuris\u00eb n\u00eb periudha t\u00eb ndryshme kohore;<\/p>\n<p>\u2013 Monitorim i l\u00ebvizjes s\u00eb njer\u00ebzve, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb interes n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb hetimeve t\u00eb zhvilluara nga policia.<\/p>\n<p>\u2013 Monitorimin e territorit p\u00ebr Kultivim t\u00eb Bim\u00ebve Narkotike, informacioni q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfitohet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb format imazh apo video, dhe t\u00eb siguroj t\u00eb dh\u00ebna lidhur me koordinat\u00ebn p\u00ebr vendodhjen e sakt\u00eb t\u00eb vendit t\u00eb fotografuar. Ky informacion duhet t\u00eb jet\u00eb i analizuesh\u00ebm, me q\u00ebllim identifikimin e t\u00eb dh\u00ebnave:<\/p>\n<p>O Qarkun p\u00ebrkat\u00ebs ku ndodhet vendi i fotografuar<\/p>\n<p>o Sip\u00ebrfaqja n\u00eb m2 i vendit t\u00eb fotografuar ku jan\u00eb konstatuar t\u00eb kultivuara bim\u00ebt narkotike<\/p>\n<p>Policia Kufitare<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend evropian, mesdhetar dhe ballkanik me lidhje me t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn p\u00ebrmes porteve n\u00eb detin Adriatik e Jon dhe aeroportin e Tiran\u00ebs. Shqip\u00ebria, gjithashtu, ka zona t\u00eb caktuara ujore n\u00eb detet Adriatik e Jon dhe n\u00eb Liqenin e Shkodr\u00ebs, Pogradecit dhe Presp\u00ebs.<\/p>\n<p>Politikisht Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb vend kandidat p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb BE, gjeografikisht ndodhet midis Republik\u00ebs s\u00eb Greqis\u00eb, shtetit an\u00ebtar t\u00eb BE-s\u00eb, vendeve q\u00eb kan\u00eb statusin e vendeve kandidate t\u00eb BE (Mali i Zi, Maqedonia) dhe Kosov\u00ebs, vend q\u00eb ka n\u00ebnshkruar Marr\u00ebveshjen e Stabilizim-Asociimit me BE-n\u00eb, gj\u00eb e cila i vendos, autoritetet e shtetit shqiptar, para detyrimit p\u00ebr t\u00eb miratuar standardet dhe praktikat m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb Bashkimit Evropian n\u00eb fush\u00ebn e siguris\u00eb kufitare, p\u00ebr shkak t\u00eb marrjes s\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb relativisht t\u00eb shpejt\u00eb p\u00ebr kontrollin e kufijve t\u00eb jasht\u00ebm t\u00eb Bashkimit Evropian.<\/p>\n<p>Migracioni, si nj\u00eb proces i vazhduesh\u00ebm i l\u00ebvizjes s\u00eb njer\u00ebzve, \u00ebsht\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb interesit politik jo vet\u00ebm n\u00eb Evrop\u00eb, por n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn, pasi Bashkimi Evropian po p\u00ebrballet me presione t\u00eb vazhdueshme dometh\u00ebn\u00ebse t\u00eb migracionit. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend i Evrop\u00ebs Juglindore dhe Mesdheut dhe ndodhet n\u00eb kryq\u00ebzimin midis Evrop\u00ebs Lindore dhe Per\u00ebndimore dhe pjes\u00ebve jugore dhe veriore t\u00eb kontinentit. P\u00ebr shkak t\u00eb vendndodhjes s\u00eb saj gjeografike, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lidhje natyrore p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs kalojn\u00eb flukse t\u00eb caktuara migracioni dhe trafiku. Zhvillimi ekonomik, nevojat e tregut t\u00eb pun\u00ebs dhe ve\u00e7an\u00ebrisht lidhjet e transportit q\u00eb p\u00ebrshkojn\u00eb territorin e Shqip\u00ebris\u00eb dhe kan\u00eb kontribuar n\u00eb flukset e shumta t\u00eb migracionit.<\/p>\n<p>Duke marr\u00eb parasysh pozicionin gjeopolitik, specifikat e kufijve t\u00eb gjelb\u00ebr dhe blu, si dhe analiz\u00ebn e rreziqeve, aspektet kryesore t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb kufijve kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me:<\/p>\n<p>Kufiri shtet\u00ebror i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb shtrihet mbi tok\u00eb, det, liqene dhe lumenj dhe gjat\u00ebsia e tij \u00ebsht\u00eb rreth 1094 km (n\u00ebse i shtohet dhe vija bregdetare, gjat\u00ebsia \u00ebsht\u00eb 1250 km), si m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<ul>\n<li>Kufi tok\u00ebsor 627 km;<\/li>\n<li>Kufi detar 362 km (perfshir\u00eb vij\u00ebn bregdetare, 472 km);<\/li>\n<li>Kufi liqenor 73 km;<\/li>\n<li>Kufi lumor 78 km.<\/li>\n<\/ul>\n<p>Sipas shteteve gjat\u00ebsia e kufirit \u00ebsht\u00eb si m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<ul>\n<li>Me Malin e Zi: gjat\u00ebsia e kufirit \u00ebsht\u00eb 220 km, nga t\u00ebcilat, 126 km tok\u00ebsor; 22 km detar, 38 km liqenor, 24 km lumor dhe 8 km perrenj;<\/li>\n<li>Me Kosov\u00ebn: gjat\u00ebsia e kufirit eshte 123 km, nga te cilat, 117 km tokesor, 1 km liqenor dhe 5 km p\u00ebrrenj;<\/li>\n<li>Me Maqedonin\u00eb: gjat\u00ebsia e kufirit eshte 186 km, nga te cilat, 137 km tok\u00ebsor, 28 km liqenor, 12 km lumor dhe 9 km p\u00ebrrenj;<\/li>\n<li>Me Greqin\u00eb: gjat\u00ebsia e kufirit \u00ebsht\u00eb 349 km, nga t\u00eb cilat, 247 km tok\u00ebsor, 78 km detar, 7 km liqenor, 9 km lumor dhe 8 km p\u00ebrrenj.<\/li>\n<li>Kufiri shtet\u00ebror i detit territorial me zon\u00ebn fqinje (det nd\u00ebrkomb\u00ebtar) \u00ebsht\u00eb 262 km.<\/li>\n<li>Hap\u00ebsira e detit territorial ku RSH zhvillon autoritet t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr zbatimin e ligjit \u00ebsht\u00eb 5041 km.<\/li>\n<\/ul>\n<p>N\u00eb terrritorin e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb operojn\u00eb gjithsej 31 Pika t\u00eb Kalimit Kufitar t\u00eb cilat sipas kategorive jan\u00eb:<\/p>\n<ul>\n<li>1 PKK ajrore (PKK Aeroporti Rinas);<\/li>\n<li>8 PKK detare (PKK Porti Durr\u00ebs, PKK Porti Vlor\u00eb, PKK Porti Sarand\u00eb, PKK Porti Sh\u00ebngjin, PKK Porti Himar\u00eb, PKK Porto Romano p\u00ebr transport karburantesh, PKK Petrolifera, PKK Limion);<\/li>\n<li>1 PKK Liqenore (PKK Moli i Qytetit Pogradec, me Maqedonin\u00eb e Veriut, Sezonale Verore);<\/li>\n<li>1 PKK Hekurudhore (PKK Bajz\u00eb, sh\u00ebrbim i p\u00ebrbashk\u00ebt me Policin\u00eb Malazeze n\u00eb Tuz);<\/li>\n<li>20 PKK Tok\u00ebsore (PKK Qaf\u00eb Bot\u00eb, PKK Rips, PKK Kakavij\u00eb, PKK Tre Urat, PKK Sopik, PKK Kapshtic\u00eb, PKK Qaf\u00eb Than\u00eb, PKK Tushemisht, PKK Gorric\u00eb, PKK Bllat\u00eb, PKK Trebisht, PPKK Morin\u00eb, PPKK Qaf\u00eb Morin\u00eb, PPKK Qaf\u00eb Prush, PPKK Shishtavec, PPKK Orgjost, PPKK Borje, PPKK \u00c7erem, PKK Hani i Hotit, PPKK Muriqan, PKK Bashkim, PPKK Grabon (Aktualisht jo funksionale, por n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb procesit p\u00ebr hapje).<\/li>\n<\/ul>\n<p>Pikat e Kalit Kufitarar sipas shtetit kufitar jan\u00eb si m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<ul>\n<li>5 PKK me Malin e Zi (nga k\u00ebto 1 hekurudhore, 3 Pika t\u00eb P\u00ebrbashk\u00ebta t\u00eb Kalimit Kufitar);<\/li>\n<li>7 PPKK me Kosov\u00ebn (7 Pika t\u00eb P\u00ebrbashk\u00ebta t\u00eb Kalimit Kufitar);<\/li>\n<li>5 PKK me Maqedonin\u00eb e Veriut (nga k\u00ebto 1 liqenore);<\/li>\n<li>9 PKK me Greqin\u00eb (nga k\u00ebto 3 detare);<\/li>\n<li>5 PKK me Italin\u00eb (5 detare).<\/li>\n<\/ul>\n<p>Kompleksiteti i administrimit t\u00eb kufirit shtet\u00ebror t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebrcaktohet nga specifikat e tij: kufiri i gjat\u00eb shtet\u00ebror n\u00eb lidhje me sip\u00ebrfaqen e p\u00ebrgjithshme t\u00eb territorit t\u00eb shtetit; nj\u00eb num\u00ebr i madh i pikave t\u00eb kalimit kufitar; num\u00ebr i shumt\u00eb i rrug\u00ebve q\u00eb kryq\u00ebzojn\u00eb vij\u00ebn e kufirit; kufiri shtet\u00ebror q\u00eb rrjedh p\u00ebrgjat\u00eb lumenjve p\u00ebr shkak t\u00eb niveleve t\u00eb ul\u00ebta t\u00eb ujit \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr kalime t\u00eb paligjshme; vargjet malore e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb kontrollin e kufirit t\u00eb gjelb\u00ebr dhe si e till\u00eb leht\u00ebson kalimin e flukseve migratore, por edhe krimin nd\u00ebrkufitar t\u00eb t\u00eb gjitha llojeve\u201d, thuhet n\u00eb shkres\u00ebn e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Premtimi i kryeministrit Edi Rama p\u00ebr t\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb orbit\u00eb dy satelit\u00ebt \u201cAlbania 1\u201d dhe \u201cAlbania 2\u201d ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje institucionet shtet\u00ebrore dhe n\u00eb ve\u00e7anti Policin\u00eb e Shtetit p\u00ebr t\u00eb listuar sh\u00ebrbimet q\u00eb do p\u00ebrfitonin nga kjo nism\u00eb. Edhe pse satelitet nuk u ngrit\u00ebn kurr\u00eb, n\u00eb e-mailet e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, t\u00eb hakeruar dit\u00ebn [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":286179,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-286178","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/286178","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=286178"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/286178\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/286179"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=286178"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=286178"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=286178"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}