{"id":28675,"date":"2016-12-24T15:57:02","date_gmt":"2016-12-24T13:57:02","guid":{"rendered":"http:\/\/zjarr.tv\/?p=28675"},"modified":"2016-12-24T15:57:39","modified_gmt":"2016-12-24T13:57:39","slug":"zbardhen-krimet-e-bandes-se-nikles-nga-atentatet-te-vjedhja-e-furgonit-me-droge","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/zbardhen-krimet-e-bandes-se-nikles-nga-atentatet-te-vjedhja-e-furgonit-me-droge\/","title":{"rendered":"Zbardhen krimet e band\u00ebs s\u00eb Nikl\u00ebs, nga atentatet te vjedhja e furgonit me drog\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Prokuroria e Kruj\u00ebs k\u00ebrkon caktimin e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb \u201carrest me burg\u201d p\u00ebr disa persona, pjesa m\u00eb e madhe e t\u00eb cil\u00ebve u ndaluan dy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb Urdh\u00ebrit t\u00eb Ndalimit t\u00eb Prokurorit, pasi dyshohen se jan\u00eb autor\u00eb t\u00eb disa veprave penale, si \u201cvrasje me paramendim\u201d, e mbetur n\u00eb tentativ\u00eb, \u201cShkat\u00ebrrim prone me eksploziv, \u201cVjedhje me dhun\u00eb\u201d, \u201cArm\u00ebmbajtje pa leje\u201d dhe \u201cProdhim e shitje l\u00ebnd\u00ebsh narkotike\u201d.<\/p>\n<p>Gjykata e Kruj\u00ebs pranoi k\u00ebrkes\u00ebn e Prokuroris\u00eb paraditen e s\u00eb shtun\u00ebs m\u00eb 24 dhjetor 2015. Prokuroria e Kruj\u00ebs ka nisur fillimisht hetimin p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb \u201cVrasjes me paramendim\u201d, n\u00eb tentativ\u00eb, pas atentatit me l\u00ebnd\u00eb eksplozive ndaj shtetasit Gentian Bejtja, m\u00eb 19 Shtator 2016. Nga atentati, mbeti i plagosur \u201cobjektivi\u201d Bejtja, si edhe u shkat\u00ebrrua mjeti me t\u00eb cilin ai po l\u00ebvizte n\u00eb at\u00eb moment. Prokuroria e Kruj\u00ebs, n\u00eb bashk\u00ebpunim me Policin\u00eb e Shtetit, nis\u00ebn hetimin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast, nga ku u sigurua informacioni se autor\u00ebt e mundsh\u00ebm t\u00eb k\u00ebtij atentati ishin shtetasit Oltion Caca dhe Edison Pula.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb po kryheshin veprimet hetimore, u krijuan dyshime t\u00eb arsyeshme se k\u00ebta dy shtetas, n\u00eb bashk\u00ebpunim edhe me persona t\u00eb tjer\u00eb, po p\u00ebrfshiheshin edhe n\u00eb veprimtarin\u00eb e kund\u00ebrligjshme n\u00eb fush\u00ebn e narkotik\u00ebve. Nga hetimet, rezulton se k\u00ebta shtetas jan\u00eb autor\u00ebt e dyshuar t\u00eb nj\u00eb ngjarjeje kriminale n\u00eb fush\u00ebn e narkotik\u00ebve, ndodhur ne fillim te muajit Dhjetor 2016.<\/p>\n<p>M\u00eb konkretisht, Caca dhe Pula, n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e Marklen Haka dhe Muharrem Sheta, kishin planifikuar t\u00eb vidhnin nj\u00eb furgon, i cili transportonte kanabis sativa n\u00eb territorin e Kruj\u00ebs. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, ata kan\u00eb menduar q\u00eb k\u00ebtij furgoni t\u2019i zinin prit\u00eb me nj\u00eb automjet, t\u00eb cilin do e vidhnin ku t\u00eb gjenin mund\u00ebsi. K\u00ebta shtetas, t\u00eb cil\u00ebt rezultojn\u00eb q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb edhe t\u00eb armatosur, jan\u00eb ndihmuar nga i dyshuari Klaudio Ismailaj, kan\u00eb vjedhur mjetin e nj\u00eb taksisti n\u00eb zon\u00ebn e Kamz\u00ebs, m\u00eb 6 Dhjetor 2016.<\/p>\n<p>Mbr\u00ebmjen e po asaj dite, t\u00eb dyshuarit i kan\u00eb dal\u00eb para furgonit q\u00eb transportonte l\u00ebnd\u00eb narkotike dhe kan\u00eb tentuar ta nxjerrin nga rruga. Drejtuesi i furgonit ka tentuar t\u2019u shmanget, por pas nj\u00eb rrug\u00ebtimi, \u00ebsht\u00eb detyruar t\u00eb largohet nga mjeti, duke l\u00ebn\u00eb \u00e7el\u00ebsat brenda n\u00eb makin\u00eb. M\u00eb pas, t\u00eb dyshuarit kan\u00eb marr\u00eb furgonin dhe e kan\u00eb fshehur n\u00eb Nik\u00ebl. Brenda furgonit gjendej nj\u00eb sasi e konsiderueshme l\u00ebnde narkotike.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Prokuroria e Kruj\u00ebs kishte siguruar materialin e nevojsh\u00ebm p\u00ebr autor\u00ebt e dyshuar p\u00ebr atentatin e shtatorit n\u00eb mjetin e Gentian Bejtja dhe, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, m\u00eb 19 Dhjetor 2016, nxjerr urdh\u00ebr-ndalimi p\u00ebr Oltion Caca dhe Edison Pula. Gjithashtu, jan\u00eb krijuar dyshime t\u00eb arsyeshme se, p\u00ebr atentatin, k\u00ebta dy shtetas kan\u00eb bashk\u00ebpunuar edhe me shtetasit Edison Bami.<\/p>\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebtyre urdhrave, nga ana e strukturave policore m\u00eb dat\u00eb 19.12.2016 n\u00eb lagjen num\u00ebr 13 Plazh \u00ebsht\u00eb ndaluar p\u00ebr kontroll mjeti me targ\u00eb AA xxx GG q\u00eb drejtohej nga shtetasi Klaudio Ismalaja, n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment \u00ebsht\u00eb konstatuar dhe nj\u00eb mjet tjet\u00ebr tip fuoristrad\u00eb me targe AA xxx Pf me drejtues mjeti shtetasi Oltion Caca\u00a0 i cili \u00ebsht\u00eb larguar n\u00eb drejtim t\u00eb vendit P\u00ebrroi i Agait.<\/p>\n<p>Nga ndjekja e b\u00ebr\u00eb dhe kontrolli i territorit \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb gjendet mjeti i braktisur dhe i mbyllur dhe n\u00eb n\u00eb distanc\u00eb prej tet\u00ebqind metra \u00ebsht\u00eb gjendur e fshehur gjithsej 54 (pes\u00ebdhjet\u00eb e kat\u00ebr ) pako q\u00eb pas peshimit ka rezultuar t\u00eb jet\u00eb e pesh\u00ebs\u00a0 110 (nj\u00ebqind e dhjet\u00eb) kg e 845 (tet\u00ebqind e dyzet e pes\u00eb) gram\u00eb l\u00ebnd\u00eb narkotike kanabis sativa. Kjo l\u00ebnd\u00eb narkotike rezulton se \u00ebsht\u00eb siguruar n\u00eb Tepelen\u00eb dhe po transportohej drejt Fush\u00eb-Kruj\u00ebs.<\/p>\n<p>Nga t\u00ebr\u00ebsia e veprimeve t\u00eb kryera ka rezultuar q\u00eb t\u00eb implikuar n\u00eb veprimtarin\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e narkotik\u00ebve jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb dhe shtetasit Klaudio Ismalaja dhe Arb\u00ebr (Atsrit) Rry\u00e7i.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, ka rezultuar se edhe Muharrem Sheta ka bashk\u00ebpunuar dhe n\u00eb episode t\u00eb tjera t\u00eb transportit t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike n\u00eb drejtim t\u00eb qytetit t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe.<\/p>\n<p>Gjithashtu, rezulton se edhe xhaxhai i Oltion Caca, shtetasi Ilir Caca, ka bashk\u00ebpunuar n\u00eb veprimtarin\u00eb e narkotik\u00ebve, duke i siguruar informacion p\u00ebr transportin e l\u00ebnd\u00ebs narkotike me furgonin, t\u00eb cilit m\u00eb pas iu zu prit\u00eb nga t\u00eb dyshuarit.<\/p>\n<p>Gjithashtu, ka dyshime se jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb si bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb n\u00eb sigurimin e l\u00ebnd\u00ebs narkotike edhe Fadjol Anamali, Arjan Ademi. P\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb personat e p\u00ebrfshir\u00eb, Prokuroria e Kruj\u00ebs ka k\u00ebrkuar caktimin e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb \u201carrest me burg\u201d. Nga t\u00eb dyshuarit, \u00ebsht\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim shtetasi Oltion Caca, i cili nuk \u00ebsht\u00eb mundur t\u00eb ndalohet. Gjithashtu, n\u00eb k\u00ebrkim rezulton edhe i dyshuari Edison Pula, i cili arriti t\u2019i largohej mbik\u00ebqyrjes policore n\u00eb Komisariatin e Kruj\u00ebs, pas ndalimit t\u00eb tij.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokuroria e Kruj\u00ebs k\u00ebrkon caktimin e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb \u201carrest me burg\u201d p\u00ebr disa persona, pjesa m\u00eb e madhe e t\u00eb cil\u00ebve u ndaluan dy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb Urdh\u00ebrit t\u00eb Ndalimit t\u00eb Prokurorit, pasi dyshohen se jan\u00eb autor\u00eb t\u00eb disa veprave penale, si \u201cvrasje me paramendim\u201d, e mbetur n\u00eb tentativ\u00eb, \u201cShkat\u00ebrrim prone [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2044,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,1,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-28675","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-aktualitet","7":"category-lajme","8":"category-uncategorized-sq","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28675","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2044"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=28675"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28675\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=28675"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=28675"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=28675"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}