{"id":286803,"date":"2022-09-21T18:19:17","date_gmt":"2022-09-21T16:19:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=286803"},"modified":"2022-09-21T18:19:17","modified_gmt":"2022-09-21T16:19:17","slug":"po-pastronte-dyshemene-blendi-fevziu-sjell-historine-e-shqiptarit-ne-britani-pronar-i-disa-lokaleve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/po-pastronte-dyshemene-blendi-fevziu-sjell-historine-e-shqiptarit-ne-britani-pronar-i-disa-lokaleve\/","title":{"rendered":"\u201cPo pastronte dyshemen\u00eb\u201d, Blendi Fevziu sjell historin\u00eb e shqiptarit n\u00eb Britani: Pronar i disa lokaleve\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Gazetari Blendi Fevziu ka takuar nj\u00eb shqiptar me nj\u00eb histori frym\u00ebzuese n\u00eb aeroportin e Belfast.<\/p>\n<p>Me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb postimi n\u00eb rrjetet sociale Bledi tregon se nj\u00eb shqiptar q\u00eb ishte duke lar\u00eb dyshemen\u00eb e ka ftuar p\u00ebr kafe, teksa m\u00eb pas ka zbuluar se ai ishte pronar i disa lokaleve. Edhe pse pronar dhe me t\u00eb ardhura t\u00eb mira financiare pronari nga Vlora pastronte dyshemen\u00eb apo b\u00ebnte edhe pun\u00eb t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Fevziu tregon se si shum\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb \u201990 ishin larguar p\u00ebr nje jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb \u201cik\u00ebn nga mjerimi i viteve \u201890, q\u00eb besuan tek \u00ebnderra e liris\u00eb dhe ajo jua ktheu serish mbrapsht\u201d.<\/p>\n<p>Postimi i plot\u00eb:<\/p>\n<p>La menjane makinen e vogel mbi te cilen po pastronte dyshemene e aeroportit te Balfastit ne ate ore te vone dhe me ftoi per kafe. U mundova ta refuzoja me xhentilese, duke e falenderuar dhe kur insistimi nuk rreshti i tregova qe zona e kafeneve ishte mbyllur tashme. Mos ki merak me tha, beri perpara, hapi shiritin qe ndalonte hyrjen e kafeneve, ndezi ekspresin nen hutimin tim total.<\/p>\n<p>\u2043 I kam une me qira keto ketu me tha, po hajde ulu.<\/p>\n<p>\u2043 Ti po laje dyshemene i thashe, c\u2019pune ke me lokalet.<\/p>\n<p>\u2043 Jam pronari. Dyshemene e bej si pune shtese. Sot s\u2019kisha punetor dhe po e bej vete. Sapo mbylla lokalet.<\/p>\n<p>U zgjat mbi banak, mori nje cope kek dhe ma afroi ndersa ngrohej ekspresi. Kete e ben nje grua nga Vlora me tha. E ben si qemoti. Une ja marr asaj dhe i shes.<\/p>\n<p>Historia e tij ishte thuajse e pabesueshme. Kishte ikur nga Sevasteri i Vlores si shume shqiptare te tjere ne vitet \u201890 \u2013 te. Kishte kaluar malin per ne Greqi ku kishte punuar ca vite. Ishim shume vellezer me tha dhe shume te varfer. Prisja qe vellai te hiqte kepucet qe ti vishja une. Pas ca vitesh ne Greqi kishte marre rrugen per Angli. Nen kamion nga Franca ne Britani. Kishte punuar ne Londer dhe ku djali i vetem po i rritej ishte transferuar ne Irlanden e Veriut. kishte bere cdo lloj pune dhe tani kishte nje stabilitet financiar per tu admiruar. Por punonte serish. Ku te mundete. Me pasionin qe mund te punoje vetem nje njeri qe e do punen. Kur kisha prinderit gjalle me tha, shkoja ne Shqiperi me makine. Ishte larg, por e mbushja me dhurata per plakat dhe pleqte e fshatit. Tani vinte me rralle. Djali po i behej grafik dizajner dhe ishte krenar per te.<\/p>\n<p>\u2043 Ne nuk beme shkolle, tha, nuk mundem. Por djali po!<\/p>\n<p>Me percolli deri tek avioni. Me mahniti historia e tij. Besimi se me pune mund te rimekembesh. Ishte kaq e ngjashme me historite e plot emigranteve te tjere. Qe iken nga mjerimi i viteve \u201890, qe besuan tek enderra e lirise dhe ajo jua ktheu serish mbrapsht.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gazetari Blendi Fevziu ka takuar nj\u00eb shqiptar me nj\u00eb histori frym\u00ebzuese n\u00eb aeroportin e Belfast. Me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb postimi n\u00eb rrjetet sociale Bledi tregon se nj\u00eb shqiptar q\u00eb ishte duke lar\u00eb dyshemen\u00eb e ka ftuar p\u00ebr kafe, teksa m\u00eb pas ka zbuluar se ai ishte pronar i disa lokaleve. Edhe pse pronar dhe me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":286804,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3366,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-286803","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment","9":"category-kryesore","10":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/286803","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=286803"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/286803\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/286804"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=286803"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=286803"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=286803"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}