{"id":286956,"date":"2022-09-22T11:07:04","date_gmt":"2022-09-22T09:07:04","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=286956"},"modified":"2022-09-22T11:07:04","modified_gmt":"2022-09-22T09:07:04","slug":"ne-lagje-nuk-e-gjen-me-berberin-shqiptaret-po-ikin-nga-deti-fjalimi-satirik-i-agron-gjerkmarkajt-ne-kuvend-qeverine-se-tremb-me-bajlozi-gjergji-me-te-motren-kerkojne-azil-ne-lond","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/ne-lagje-nuk-e-gjen-me-berberin-shqiptaret-po-ikin-nga-deti-fjalimi-satirik-i-agron-gjerkmarkajt-ne-kuvend-qeverine-se-tremb-me-bajlozi-gjergji-me-te-motren-kerkojne-azil-ne-lond\/","title":{"rendered":"\u201cN\u00eb lagje nuk e gjen m\u00eb berberin, shqiptar\u00ebt po ikin nga deti\u201d- Fjalimi satirik i Agron Gjerkmarkajt n\u00eb Kuvend: Qeverin\u00eb se tremb m\u00eb bajlozi, Gjergji me t\u00eb motr\u00ebn k\u00ebrkojn\u00eb azil n\u00eb Lond\u00ebr"},"content":{"rendered":"<p>Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj ka mbajtur nj\u00eb fjalim satirik n\u00eb Kuvend n\u00eb lidhje me situat\u00ebn aktuale n\u00eb vend ku shum\u00eb t\u00eb rinj largohen jasht\u00eb shtetit drejt Britanis\u00eb s\u00eb Madhe apo Gjermanis\u00eb.<\/p>\n<p>Ai u shpreh se shqiptar\u00ebt sot po ikin nga deti duke mbushur tragetet nd\u00ebrsa shtoi se n\u00eb lagje sot nuk e e gjen m\u00eb berberin, shit\u00ebsin e nj\u00eb jave m\u00eb par\u00eb nd\u00ebrsa n\u00eb lokale shpesh t\u00eb kap syri njoftimet ku k\u00ebrkohet kamarier dhe banakier.<\/p>\n<p>\u201cKapitalizmi pa fytyr\u0451 njer\u0451zore po e boshatis Shqip\u0451rin\u00eb. Qeveria me nj\u00eb fytyr\u00eb  sot sjell nj\u00eb ligj p\u00ebr t\u00eb rregulluar pun\u0451t n\u00eb det, pasi n\u00eb tok\u00eb i kreu t\u00eb gjitha\u201d, u shpreh Gjekmarkaj.<\/p>\n<p>Deklarata e plot\u00eb<\/p>\n<p>Shqiptar\u0451t gjithmon\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb shtr\u0451nguar t\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb zgjedhje mes malit dhe detit ! Mali \u00ebsht\u00eb gjykuar si mund\u0451si konservimi e izolimi nd\u0451rsa deti rruga e bajlozit apo porta e hapur e rreziqeve. Gjithsesi i kan\u00eb respektuar t\u00eb dyja k\u0451to realitete si kan\u00eb ditur e mundur pa e futur n\u00eb hasm\u0451ri at\u00eb \u00e7ka natyra vet\u00eb p\u0451rpoq.<\/p>\n<p>Politika e pushtimit dhe pushtuesit e politik\u0451s e kan\u00eb armiq\u00ebsuar banorin e k\u0451tyre an\u0451ve me ujin  e kripur, me peshkun, me turizmin, me ndihmat q\u00eb mund t\u0451 vinin e shkonin, n\u0451p\u0451rmjet e prej tij, si liri, si ekonomi, si kultur\u00eb, si komunikim.<\/p>\n<p>T\u00eb kurdisur me ideologji  si instrumente totalitarizmi p\u0451rball\u00eb detit vendos\u0451m bunker\u00eb betoni!<\/p>\n<p>Pastaj  n\u00eb liri me \u00ebndje e rendje i dhunuam brigjet  si\u00e7 din\u00eb vet\u0451m oligark\u0451t tan\u00eb t\u00eb cil\u0451t e urrejn\u00eb kapitalizmin me fytyr\u00eb njer\u0451zore sepse n\u00eb disa raste ata jan\u00eb  vet\u00eb qenie pa fytyr\u00eb.<\/p>\n<p>Bot\u0451n ata e masin me lart\u00ebsin\u00eb e k\u0451rthiz\u0451s dhe k\u0451rthiz\u0451n e p\u0451rdorin si qend\u0451r graviteti p\u00ebr Bot\u00ebn.<\/p>\n<p>Pushteti lokal n\u00eb ball\u00eb \u2013 ai qendror nga pas, duke k\u0451rkuar me ngulm vet\u0451m nj\u00eb perspektiv\u00eb at\u00eb individualen filluan ta rrahin detin me zinxhir\u00eb si Kserksi perandori i lasht\u00eb persian.<\/p>\n<p>Vargonjt\u00eb e k\u0451tij zinxhiri t\u00eb pak\u0451putur jan\u00eb oligark\u0451t rrethuar me hallexhinj por t\u00eb vetmuar kur num\u0451rojn\u00eb para dhe t\u00eb shoq\u0451ruar me nj\u00eb apo dy  dinjitar\u00eb zyrash kur ndajn\u00eb hiset.<\/p>\n<p>E pat th\u00ebn\u00eb Hasan Zykua i gjor\u00eb \u201c\u00e7\u2019e v\u0451rtit kadiu sherian\u00eb kur ai sheh paran\u00eb!\u201d<\/p>\n<p>Fjal\u00ebpak\u00eb , autoritar\u00eb, namuzqar\u00eb e t\u00eb menduar   portrete balzakiane  t\u00eb bab\u00ebzis\u0451   me kacidhet e Shqip\u0451ris\u00eb n\u00eb xhepat e tyre ata po shnd\u0451rrohen n\u00eb mitet e bashkoh\u0451sis\u0451 son\u00eb.<\/p>\n<p>Ne po i harrojm\u00eb shkrimtar\u0451t dhe artist\u0451t tan\u00eb, tek k\u0451ta t\u00eb fundit b\u0451jm\u0451 diferencime, atyre t\u00eb teatrit komb\u0451tar q\u00eb protestuan p\u0451r shembjen fashistoide t\u00eb tij nuk ua ngrem\u0451 rrog\u0451n por i rrasim n\u00eb turbin\u0451n socrealiste, ndonj\u00eb grupimi tjet\u0451r po!<\/p>\n<p>Natyrisht emrat e Palok Kurtit, Prenk\u00eb Jakov\u0451s, \u00c7esk Zades\u0451, Naim Frash\u0451rit, Kadri Roshit, Bujar Lakos, Ndrek Luc\u0451s , Agollit, Camajt, Arapit e t\u00eb tjer\u0451ve edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb do shkaktojn\u00eb hutim, nj\u00eb dit\u00eb jo t\u00eb larg\u0451t, ndonj\u00eb do pyes\u00eb, ku kan\u00eb nd\u0451rtuar k\u0451ta? Cili \u00ebsht\u00eb fshati i tyre turistik? \u00c7\u2019 hotel  a mark\u0451 sallami mban emrin e tyre?<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u0451r  do t\u00eb dim\u0451  sa mace  e pishina kan\u0451 manjat\u0451t e naft\u0451s, sa qen dhe apartamente kan\u00eb ata t\u00eb kullave, sa lepuj e jahte kan\u00eb ata t\u00eb bankave dhe sa ministra lepuj sh\u0451tisnin hanin  e l\u0451pinin buz\u0451t teksa hyzmet b\u00ebnin n\u00eb t\u00eb tilla ak\u00e7ihana.<\/p>\n<p>Lajkatar\u00eb  e josh\u0451s kur nevoja i th\u0451rret si d\u0451shmor\u00eb t\u00eb interesit, me mure llastiku n\u00eb vend t\u00eb l\u0451kur\u0451s s\u0451 barkut e cila zgjerohet befasisht pa cak e kufi ata e piskasin shtetin si kone ndaj plak\u0451s q\u00eb shet domate, ndaj plakut 82 vje\u00e7ar, ndaj atij  q\u00eb proteston kur nga deti me motor i hyn\u00eb n\u00eb \u00e7ad\u0451r dhe i thyejn\u0451 brinj\u0451t apo edhe m\u0451 keq i mbysin f\u0451mij\u0451n.<\/p>\n<p>Ata po e pin\u00eb detin me gryk\u0451n si gjyryk nga Saranda n\u00eb Velipoj\u00eb, nga Sh\u0451ngjini m\u00eb Vlor\u00eb, nga Dh\u0451rmiu e Palasa n\u00eb Orikum. N\u00eb k\u00ebt\u00eb turravrap bab\u00ebzie ata nuk jan\u00eb vet\u0451m.<\/p>\n<p>Qeveria shqiptare i asiston si\u00e7 di ajo, me kujdes e devotshm\u0451ri p\u0451r detajet.<\/p>\n<p>Nga miliona euro q\u0451 vin\u00eb nga tjet\u0451rsimi i publikes n\u00eb private ata urrejn\u00eb t\u00eb bukur\u0451n dhe t\u00eb dobishmen e p\u0451rbashk\u0451t n\u00eb em\u0451r t\u00eb s\u0451 mir\u00ebs vetjake, xhepit, trash\u0451gimis\u00eb, pasuris\u00eb por jo Shqip\u0451ris\u00eb. Ajo q\u00ebnkesh vet\u0451m p\u0451r ta e f\u0451mij\u0451t e tyre si lopa larane p\u0451r t\u2019u mjel\u00eb nga nj\u00eb dor\u00eb rapa\u00e7e. T\u00eb tjer\u0451t jan\u00eb qyqar\u0451, zuzar\u00eb, sh\u0451rb\u0451tor\u00eb , skllev\u0451r e bij skllev\u0451rish q\u00eb pasuri e dinjitet nuk dashkan.<\/p>\n<p>K\u0451saj frote i jepen  u falet toka m\u00eb e p\u0451rshtatshme, hektar\u00eb t\u00eb zgjedhur si investime strategjike p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb fshatrat e tyre turistik\u0451, me vilat q\u00eb njeriut t\u00eb zakonsh\u0451m i duhen dy jet\u00eb p\u00ebr t\u2019i bler\u00eb dhe tri per t\u00eb kuptuar, de \u00e7far\u00eb po ndodh.<\/p>\n<p>\u2013 Dhe termat jan\u00eb vitalizim, rijet\u0451zim, zhvillim, pasurim.<\/p>\n<p>Detit i sh\u0451mtuam tok\u0451n p\u0451reth, i prem\u00eb pishat, nxor\u0451m tapi t\u00eb falsifikuara, nd\u0451rtuam pa kriter dhe t\u00eb gjitha kategorit\u00eb e jasht\u00ebqitjve i derdh\u0451m n\u00eb t\u00eb me p\u0451rbuzje!<\/p>\n<p>Dhe n\u00eb fund ngrit\u0451m \u00e7mimet q\u00eb shoq\u0451ria normale t\u2019i rrij\u0451 larg si djalli temjanit, pran\u00eb detit e pa freskuar!<\/p>\n<p>Ata q\u00eb n\u00eb breg t\u00eb detit jetojn\u00eb  v\u00eb<\/p>\n<p>shtir\u00eb se mund t\u00eb formojn\u00eb nj\u00eb mendim t\u00eb vet\u0451m ku deti nuk \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e tij.<\/p>\n<p>T\u00eb par\u0451t jan\u00eb peshkatar\u0451t t\u00eb cil\u0451t e din\u00eb q\u00eb deti \u00ebsht\u00eb i rreziksh\u0451m, e stuhit\u00eb t\u00eb tmerrshme, por si kan\u00eb konsideruar ato arsye t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb ndenjur n\u00eb tok\u00eb kur gjuetia b\u00ebhej me krah.<\/p>\n<p>Nd\u0451rsa po ata tani rrin\u00eb n\u00eb breg, n\u00eb kafe p\u0451rtypin m\u0451rzi e varf\u0451ri bashk\u00eb. Nafta \u2013 kjo perpetum mobile me \u00e7mimin e saj, monopolet mbi anijet e kan\u00eb shnd\u0451rruar peshkatarin n\u00eb t\u00eb papun\u00eb q\u00eb ndonj\u0451her\u0451 rrall\u00eb, shum\u00eb rrall\u00eb ha peshk rezervati grek.<\/p>\n<p>Deti nuk ka ndjena as meshir\u00eb ai sillet me ty ashtu si\u00e7 ti sillesh me t\u00eb.<\/p>\n<p>Sapo u fitua e drejta per t\u2019u larguar nga qyteti, p\u00ebr t\u00eb ikur nga mali, p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga lugina e p\u0451rdor\u0451m detin si ur\u00eb p\u0451r t\u00eb ikur, u ngri ai si deti i kuq n\u00eb koh\u0451t e Moisiut, shum\u00eb pak e p\u0451rdoren p\u00ebr tu kthyer.<\/p>\n<p>Po Shqiptar\u0451t po ikin edhe nga Deti, po i mbushin tragetet.<\/p>\n<p>N\u00eb lagje s\u2019e gjen me Berberin, as shit\u0451sin e nj\u00eb jave m\u00eb par\u00eb, te bari ku pi kafen\u00eb rutin\u00eb shkruhet k\u0451rkojm\u0451 banakier dhe kamarier !<\/p>\n<p>Kapitalizmi pa fytyr\u0451 njer\u0451zore po e boshatis Shqip\u0451rin\u00eb . Qeveria me nj\u00eb fytyr\u00eb  sot sjell nj\u00eb ligj p\u00ebr t\u00eb rregulluar pun\u0451t n\u00eb det, pasi n\u00eb tok\u00eb i kreu t\u00eb gjitha.<\/p>\n<p>\u2013 Dallg\u0451t fshijn\u0451 shkrimet n\u00eb r\u00ebr\u00eb po jo firmat n\u00eb let\u0451r.<\/p>\n<p>Rritja e \u04abmimit t\u0451 energjis\u0451 barr\u0451 e r\u0451nd\u0451 p\u00ebr familjet, do zgjidhej pjes\u0451risht sikur t\u2019i vendosej vet\u0451m pak kufizim luksit t\u0451 oligark\u0451ve me parat\u0451 publike dhe jo lakun n\u0451 fyt shtreses s\u0451 mesme.<\/p>\n<p>Qeverin\u00eb s\u2019e tremb  bajlozi se ai e ka xhan, i ndan gj\u0451rat me t\u0451 nd\u0451rsa  Gjergji me t\u00eb motr\u0451n  k\u0451rkojn\u0451 azil n\u00eb Lond\u0451r.<\/p>\n<p>Dhe s\u0451 fundi shteti yn\u00eb mbeti pa ushkur,  gati p\u0451r t\u2019u lar\u00eb n\u00eb det  \u04abullak, pasi hakerat i rr\u0451mbyen \u04abdo informacion, \u00e7do shkres\u0451 e sekret e bashk\u0451 me t\u00eb edhe dinjitetin rojtar\u0451ve t\u00eb tij, q\u0451 s\u2019ka dallg\u00eb q\u00eb ua kthen mbrapsht si traqet nga anijet e mbytura plazheve  dikur motit.<\/p>\n<p>At\u00eb q\u00eb e ka marr\u00eb lumi mos e kerkoni n\u00eb det se deti u b\u00eb kos nga keta pas shpines time!!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj ka mbajtur nj\u00eb fjalim satirik n\u00eb Kuvend n\u00eb lidhje me situat\u00ebn aktuale n\u00eb vend ku shum\u00eb t\u00eb rinj largohen jasht\u00eb shtetit drejt Britanis\u00eb s\u00eb Madhe apo Gjermanis\u00eb. Ai u shpreh se shqiptar\u00ebt sot po ikin nga deti duke mbushur tragetet nd\u00ebrsa shtoi se n\u00eb lagje sot nuk e e gjen m\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":184944,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-286956","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/286956","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=286956"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/286956\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/184944"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=286956"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=286956"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=286956"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}