{"id":286975,"date":"2022-09-22T11:44:37","date_gmt":"2022-09-22T09:44:37","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=286975"},"modified":"2022-09-22T11:44:37","modified_gmt":"2022-09-22T09:44:37","slug":"duhet-te-ishe-para-drejtesise-pse-kercenon-spak-un-tabaku-perplaset-me-ulsi-manjen-ministri-sot-koleget-tane-jane-ne-burg","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/duhet-te-ishe-para-drejtesise-pse-kercenon-spak-un-tabaku-perplaset-me-ulsi-manjen-ministri-sot-koleget-tane-jane-ne-burg\/","title":{"rendered":"\u201cDuhet t\u00eb ishe para drejt\u00ebsis\u00eb, pse k\u00ebrc\u00ebnon SPAK-un\u201d? Tabaku p\u00ebrplaset me Ulsi Manj\u00ebn, ministri: Sot koleg\u00ebt tan\u00eb jan\u00eb n\u00eb burg"},"content":{"rendered":"<p>Ministri i Drejt\u00ebsis\u00eb, Ulsi Manja, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb replika me deputeten e PD-s\u00eb, Jorida Tabaku n\u00eb lidhje me rezultatet e Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi. Manja tha se drejt\u00ebsia sot \u00ebsht\u00eb duke kryer detyr\u00ebn.<\/p>\n<p>Sipas tij mes mazhoranc\u00ebs dhe opozit\u00ebs ka nj\u00eb ndryshim t\u00eb madh kur vjen puna tek raporti me drejt\u00ebsin\u00eb. Ai i k\u00ebrkoi deputetes q\u00eb t\u00eb ler\u00eb retorik\u00ebn politike dhe drejt\u00ebsia t\u00eb b\u00ebj\u00eb pun\u00ebn e vet.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb deputetja e PD-s\u00eb u p\u00ebrgjigj duke th\u00ebn\u00eb se nuk e ka sulmuar drejt\u00ebsin\u00eb e re. Sipas saj, SPAK \u00ebsht\u00eb sulmuar n\u00eb Asamblen\u00eb e PS. Ajo shtoi se Manja duhet t\u00eb ishte p\u00ebrpara drejt\u00ebsis\u00eb dhe p\u00ebrmendi dosjet 184 dhe 339.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Manja theksoi se PD \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb pengon dhe sulmon SPAK. Ai p\u00ebrs\u00ebriti se sa her\u00eb SPAK ka pasur \u00e7\u00ebshtje me mazhoranc\u00ebn, k\u00ebta t\u00eb fundit i jan\u00eb p\u00ebrgjigjur drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb \u00e7do koh\u00eb.<\/p>\n<p>Ulsi Manja: N\u00eb fakt replikat zakonisht i b\u00ebjm\u00eb nga vendi, por dola k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb shum\u00eb shkurt nj\u00eb p\u00ebrgjigje q\u00eb do duhet t\u2019i sh\u00ebrbej\u00eb k\u00ebsaj salle dhe koleg\u00ebve. Kolegia Tabaku pyeti se pse e b\u00ebm\u00eb Reform\u00ebn n\u00eb Drejt\u00ebsi dhe ku \u00ebsht\u00eb drejt\u00ebsia sot. E para Reform\u00ebn n\u00eb Drejt\u00ebsi e nderuar kolege e b\u00ebm\u00eb q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb t\u00eb mos flitet m\u00eb p\u00ebr nj\u00eb pushtet t\u00eb pavarur, p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb. Reform\u00ebn n\u00eb Drejt\u00ebsi e b\u00ebm\u00eb q\u00eb politika t\u00eb rrij\u00eb larg drejt\u00ebsis\u00eb. Ky ishte thelbi. Sepse drejt\u00ebsia deri dje ishte n\u00eb k\u00ebmb\u00ebt e politik\u00ebs dhe u desh vullneti i k\u00ebsaj shumice dhe i 140 koleg\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb votuan ndryshimet kushtetuese q\u00eb drejt\u00ebsia t\u00eb jet\u00eb e pavarur dhe larg politik\u00ebs. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb e thjesht\u00eb dhe nuk ke pse e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb pyetje n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb dhe do t\u2019ju sugjeroja t\u00eb gjith\u00ebve q\u00eb t\u00eb mos e b\u00ebni k\u00ebt\u00eb pyetje n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb. E dyta ku \u00ebsht\u00eb drejt\u00ebsia sot? Drejt\u00ebsia sot as m\u00eb shum\u00eb e as m\u00eb pak, po b\u00ebn detyr\u00ebn. N\u00ebse keni raste konkrete ku \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb hapur tek drejt\u00ebsia p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje konkrete \u00ebsht\u00eb mir\u00eb t\u2019ua thoni shqiptar\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb. Sa p\u00ebr raportin e k\u00ebsaj mazhorance me drejt\u00ebsin\u00eb nuk po hyj t\u2019i referohem historis\u00eb pas viteve \u201990 sepse \u00ebsht\u00eb si drita e diellit ndryshimi jon\u00eb me ju n\u00eb raport me drejt\u00ebsin\u00eb. Drejt\u00ebsia e djeshme dhe kur ju ishit n\u00eb pushtet e kishit n\u00eb paradhom\u00ebn e kryeministrit, presidentit e k\u00ebshtu me radh\u00eb. Raporti yn\u00eb me drejt\u00ebsin\u00eb ka qen\u00eb konseguent nga dita 1 q\u00eb pas viteve \u201990. Dhe ku \u00ebsht\u00eb drejt\u00ebsia sot raporti yn\u00eb \u00ebsht\u00eb i till\u00eb, sot ke ministra, ish-ministra, ish-koleg\u00eb tan\u00eb q\u00eb po p\u00ebrgjigjen para drejt\u00ebsis\u00eb. Ka qen\u00eb kjo mazhoranc\u00eb q\u00eb e ka inkurajuar k\u00ebt\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb e re q\u00eb t\u00eb hetoj\u00eb mbi k\u00ebdo dhe p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb. Tani nuk mundet t\u2019i thuhet drejt\u00ebsis\u00eb pse s\u2019b\u00ebn k\u00ebt\u00eb. Dil k\u00ebtu dhe thuaj kush \u00ebsht\u00eb personi dhe \u00e7\u00ebshtja konkrete q\u00eb kjo mazhoranc\u00eb kan\u00eb intimiduar drejt\u00ebsin\u00eb. Retorik\u00eb politike n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb nuk mundet t\u00eb ket\u00eb. L\u00ebreni drejt\u00ebsin\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb pun\u00ebn e vet. Kjo \u00ebsht\u00eb thirrja q\u00eb kam. SPAK-u \u00ebsht\u00eb duke b\u00ebr\u00eb detyr\u00ebn. Hetimi nuk mbaron brenda dit\u00ebs, ka rregullat e veta. Duroni, prisni hetimin. K\u00ebshtu p\u00ebrgjigja \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb dyja pyetjet, pse e b\u00ebm\u00eb dhe ku \u00ebsht\u00eb? Kjo \u00ebsht\u00eb!<\/p>\n<p>Jorida Tabaku: Edhe un\u00eb bazuar mbi sugjerimin q\u00eb zoti Manja dha nuk e kam sulmuar drejt\u00ebsin\u00eb si\u00e7 \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb Asamblen\u00eb e PS. Besoj q\u00eb jam n\u00eb detyr\u00ebn time si deputete e parlamentit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj informacion se ku jan\u00eb hetimet. Ku jan\u00eb hetimet e dosjes 184 dhe 339 zoti Manja? Pse e k\u00ebrc\u00ebnoni SPAK-un zoti Manja? Pse nuk e lini t\u00eb b\u00ebj\u00eb detyr\u00ebn e vet p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn e kemi votuar ne si deputet\u00eb? Pse sot SPAK \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb organi m\u00eb i sulmuar nga t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb dosje sot n\u00eb prokurori? Kur \u00ebsht\u00eb par\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb q\u00eb nga organizata politike t\u00eb sulmohen organet e drejt\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb jepet urdh\u00ebr se \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebhet, se \u00e7far\u00eb t\u00eb hetohet? P\u00ebr mua do t\u00eb ket\u00eb drejt\u00ebsi zoti Manja n\u00eb qoft\u00eb se t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb sot kan\u00eb nj\u00eb dosje me akuza t\u00eb v\u00ebrtetuara ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb 184 dhe 339 do t\u00eb jen\u00eb p\u00ebrpara drejt\u00ebsia. P\u00ebr sa koh\u00eb kjo nuk jepet dhe jemi n\u00eb kuadrin e retorik\u00ebs politike nuk besoj se do t\u00eb kemi drejt\u00ebsi. Me k\u00ebt\u00eb thirrje i drejtohem jo juve si minist\u00ebr i Drejt\u00ebsis\u00eb, se sot jeni nes\u00ebr nuk do t\u00eb jeni, un\u00eb sot jam deputete nes\u00ebr nuk do jem, i drejtohem politik\u00ebs, pushtetit ashtu si\u00e7 e thash t\u00eb djesh\u00ebm, t\u00eb sot\u00ebm, t\u00eb nes\u00ebrm\u2026 kushdo q\u00eb ka pushtet duhet t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrpara drejt\u00ebsis\u00eb ashtu si\u00e7 duhet t\u00eb ishit dhe ju sot zoti minist\u00ebr. 184 dhe 339 nuk jan\u00eb vet\u00ebm detyrime n\u00eb procesin e integrimit, por jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb vjedhjen e zgjedhjeve q\u00eb n\u00eb qoft\u00eb se hetohet personat n\u00eb ato dosje sot duhet t\u00eb ishin para drejt\u00ebsis\u00eb dhe kjo nuk po ndodh.<\/p>\n<p>Ulsi Manja: P\u00ebr zonj\u00ebn Tabaku e d\u00ebgjova n\u00eb replik\u00eb, por kam p\u00ebrshtypjen q\u00eb e ke n\u00eb krahun t\u00ebnd gjith\u00eb sa the apologjin\u00eb p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb zonja Tabaku sepse ata q\u00eb e pengojn\u00eb SPAK-un dhe ata q\u00eb e sulmojn\u00eb SPAK-un nga m\u00ebngjesi n\u00eb dark\u00eb dhe i kan\u00eb v\u00ebn\u00eb dhe epitete nga m\u00eb t\u00eb ndryshme jan\u00eb te krahu juaj. N\u00ebse i do sakt\u00ebsisht, i ke pas vetes. E kam th\u00ebn\u00eb me koh\u00eb q\u00eb duhet nj\u00eb vij\u00eb ndar\u00ebse aty, por m\u00eb mir\u00eb k\u00ebshtu si\u00e7 jeni. E ke p\u00ebr krahun k\u00ebtej dhe jo p\u00ebr ne. Me emra me mbiemra po t\u00eb duash, nj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb nga krahu ku je ti dhe kush \u00ebsht\u00eb n\u00eb sall\u00eb se kush e pengon dhe intimidon SPAK-un. Sa p\u00ebr t\u00eb tjerat e kam th\u00ebn\u00eb nj\u00eb her\u00eb do e them sa her\u00eb ta k\u00ebrkoni. Raporti im me drejt\u00ebsin\u00eb \u00ebsht\u00eb i till\u00eb, sa her\u00eb drejt\u00ebsia t\u00eb ket\u00eb pun\u00eb me k\u00ebt\u00eb mazhoranc\u00ebn k\u00ebtej ne i jemi p\u00ebrgjigjur drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb \u00e7do koh\u00eb. Nd\u00ebrsa ky krahu k\u00ebtej i ka shp\u00ebtuar drejt\u00ebsis\u00eb me procedura dhe raporte mjek\u00ebsore. Kur nuk ju vjen mir\u00eb kjo gj\u00eb e thoni fjal\u00ebn k\u00ebtu dhe dilni nga salla se ju vjen orari i gjumit. Se ju e mendoni politik\u00ebn dhe sh\u00ebrbimin ndaj qytetar\u00ebve me orar gjumi. Dhe ai orari gjumit ju ka marr\u00eb n\u00eb qaf\u00eb dhe ju ka sjell\u00eb k\u00ebtu ku jeni sot. Dakord? K\u00ebshtu q\u00eb t\u00eb jemi t\u00eb qart\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb. Drejt\u00ebsia prej k\u00ebsaj mazhorance ka vet\u00ebm nj\u00eb gj\u00eb, mb\u00ebshtetje dhe suport buxhetor sa her\u00eb t\u2019i k\u00ebrkohet k\u00ebsaj mazhorance dhe k\u00ebsaj salle p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb e re.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ministri i Drejt\u00ebsis\u00eb, Ulsi Manja, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb replika me deputeten e PD-s\u00eb, Jorida Tabaku n\u00eb lidhje me rezultatet e Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi. Manja tha se drejt\u00ebsia sot \u00ebsht\u00eb duke kryer detyr\u00ebn. Sipas tij mes mazhoranc\u00ebs dhe opozit\u00ebs ka nj\u00eb ndryshim t\u00eb madh kur vjen puna tek raporti me drejt\u00ebsin\u00eb. Ai i k\u00ebrkoi deputetes q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":286976,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3366,5380,231,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-286975","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/286975","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=286975"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/286975\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/286976"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=286975"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=286975"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=286975"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}