{"id":287242,"date":"2022-09-23T08:51:29","date_gmt":"2022-09-23T06:51:29","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=287242"},"modified":"2022-09-23T08:51:29","modified_gmt":"2022-09-23T06:51:29","slug":"integrimi-yuri-kim-mbeshtesim-cdo-perpjekje-edhe-open-balkan-do-perpiqemi-te-fshijme-cdo-barriere-per-te-gjitha-vendet-e-rajonit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/integrimi-yuri-kim-mbeshtesim-cdo-perpjekje-edhe-open-balkan-do-perpiqemi-te-fshijme-cdo-barriere-per-te-gjitha-vendet-e-rajonit\/","title":{"rendered":"Integrimi, Yuri Kim: Mb\u00ebshtesim \u00e7do p\u00ebrpjekje, edhe \u2018Open Balkan\u2019! Do p\u00ebrpiqemi t\u00eb fshijm\u00eb \u00e7do barrier\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjitha vendet e rajonit"},"content":{"rendered":"<p>Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs mb\u00ebshtesin \u00e7do p\u00ebrpjekje t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb e \u00e7on at\u00eb drejt integrimit t\u00eb plot\u00eb europian. Por SHBA-t\u00eb jan\u00eb bindura p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar p\u00ebrpara edhe nism\u00ebn \u201cBallkani i Hapur\u201d me p\u00ebrfshirjen e t\u00eb gjitha vendeve t\u00eb rajonit.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, SHBA do t\u00eb p\u00ebrpiqet q\u00eb t\u00eb fshij\u00eb \u00e7do barrier\u00eb t\u00eb nism\u00ebs \u201cOpen Balkan\u201d p\u00ebr t\u00eb gjitha vendet e rajonit. Sigurin\u00eb e dha dje ambasadorja amerikane, Yuri Kim, e cila u shpreh se SHBA mb\u00ebshtet t\u00eb drejt\u00ebn e vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor q\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb integruar n\u00eb Europ\u00eb dhe mes vetes. Ajo theksoi se paralelisht me k\u00ebt\u00eb p\u00ebrpjekje do t\u00eb mb\u00ebshtetet e edhe Ballkani i Hapur p\u00ebr kontributin n\u00eb procesin e integrimit q\u00eb ndiqet nga BE. \u201cPozicioni i Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs p\u00ebr Ballkanin e Hapur \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i qart\u00eb. Dhe nuk duhet t\u00eb jet\u00eb as surpriz\u00eb dhe as kontrovers p\u00ebr njer\u00ebzit.<\/p>\n<p>Ne mb\u00ebshtesim t\u00eb drejt\u00ebn e vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor q\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb integruar n\u00eb Europ\u00eb dhe t\u00eb integruar mes vete. Ne do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtesim t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrpjekjet, p\u00ebrfshir\u00eb dhe Ballkanin e Hapur, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb jen\u00eb konsekuente dhe t\u00eb kontribuojn\u00eb p\u00ebr procesin e integrimit q\u00eb ndiqet nga Bashkimi Europian dhe q\u00eb jan\u00eb t\u00eb hapur p\u00ebr 6 vendet.<\/p>\n<p>Do p\u00ebrpiqemi t\u00eb fshijm\u00eb \u00e7do barrier\u00eb q\u00eb ka mbetur nga Ballkani i Hapur p\u00ebr t\u00eb gjitha vendet e rajonit\u201d, deklaroi Yuri Kim. Interesit t\u00eb gazetar\u00ebve n\u00ebse \u201cBallkani i Hapur\u201d \u00ebsht\u00eb n\u00ebn ndikimin e Rusis\u00eb, diplomatja amerikane iu p\u00ebrgjigj: \u201cBesoj se i keni par\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn p\u00ebrpjekjet e Rusis\u00eb p\u00ebr t\u00eb minuar demokracin\u00eb dhe t\u00eb drejt\u00ebn e shteteve p\u00ebr t\u00eb jetuar brenda kufijve si\u00e7 i kan\u00eb aktualisht. K\u00ebshtu q\u00eb \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb t\u00eb p\u00ebrqendruar t\u00eb \u00e7\u00ebshtjet, t\u00eb cilat kan\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb vler\u00eb\u201d. Deklarata u b\u00eb gjat\u00eb pjes\u00eb marrjes n\u00eb konferenc\u00ebn \u201cMarr\u00ebdh\u00ebniet SHBA-Shqip\u00ebri gjat\u00eb shekullit t\u00eb 20- t\u00eb\u201d me rastin e 100-vjetorit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike mes dy vendeve. Diplomatja Kim u shpreh se askush nuk mund ta kishte parashikuar se Shqip\u00ebria do t\u00eb b\u00ebnte kaq shum\u00eb p\u00ebrparime q\u00eb prej r\u00ebnies s\u00eb sistemit komunist.<\/p>\n<p>Ambasadorja iu kujtoi pjes\u00ebmarr\u00ebsve t\u00eb konferenc\u00ebs se gjat\u00eb gjith\u00eb shekullit t\u00eb kaluar, Shtetet e Bashkuara kan\u00eb q\u00ebndruar pran\u00eb popullit shqiptar dhe, duke p\u00ebrmendur fjalimin historik t\u00eb Sekretarit Amerikan t\u00eb Shtetit, James Baker, n\u00eb vitin 1991, \u201cne jemi me ju dhe ju jeni me ne\u201d. \u201cAmbasadorja Yuri Kim foli n\u00eb Konferenc\u00ebn \u2018Marr\u00ebdh\u00ebniet SHBA \u2013 Shqip\u00ebri gjat\u00eb shekullit t\u00eb 20t\u00eb\u201d, n\u00eb nder t\u00eb 100-vjetorit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike midis vendeve tona. <\/p>\n<p>Konferenca, e organizuar nga Instituti i Historis\u00eb dhe e mb\u00ebshtetur nga Ambasada e Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb, mblodhi s\u00eb bashku historian\u00eb dhe studiues nga Shtetet e Bashkuara dhe Shqip\u00ebria p\u00ebr t\u00eb diskutuar ngjarje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet gjat\u00eb shekullit t\u00eb kaluar. <\/p>\n<p>Ambasadorja Kim vuri n\u00eb dukje se do t\u00eb ishte e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr k\u00ebdo q\u00eb t\u00eb kishte parashikuar se Shqip\u00ebria do t\u00eb ishte k\u00ebtu ku \u00ebsht\u00eb sot \u2013 edhe 31 vjet m\u00eb par\u00eb \u2013 si nj\u00eb an\u00ebtare me status t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm n\u00eb NATO, ishkryetare e OSBE-s\u00eb, pran\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb K\u00ebshillin e Sigurimit t\u00eb OKB-s\u00eb dhe me negociatat p\u00ebr t\u2019u an\u00ebtar\u00ebsuar n\u00eb BE t\u00eb nisura zyrtarisht.<\/p>\n<p>Ambasadorja Kim u kujtoi pjes\u00ebmarr\u00ebsve t\u00eb konferenc\u00ebs se gjat\u00eb gjith\u00eb shekullit t\u00eb kaluar, Shtetet e Bashkuara kan\u00eb q\u00ebndruar pran\u00eb popullit shqiptar dhe, duke p\u00ebrmendur fjalimin historik t\u00eb Sekretarit Amerikan t\u00eb Shtetit James Baker n\u00eb vitin 1991, \u201cne jemi me ju dhe ju jeni me ne!\u201d, thuhet n\u00eb njoftimin e ambasad\u00ebs amerikane. Sipas Yuri Kim, marr\u00ebdh\u00ebnia mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe SHBA-s\u00eb ka p\u00ebrparuar shum\u00eb n\u00eb k\u00ebto 31 vite. Kryediplomatja e SHBA-ve Kim shprehu emocionet p\u00ebr pamjet e vitit 1991 ku me qindra shqiptar\u00eb prit\u00ebn n\u00eb shesh Sekretarin e Shtetit, James Baker. Kim p\u00ebrmendi arritjet Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb K\u00ebshillin e OKB apo an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb NATO. \u201cRegjimi i Hoxh\u00ebs mbylli vendin dhe u p\u00ebrpoq t\u00eb helmoj\u00eb miq\u00ebsin\u00eb mes shqiptar\u00ebve dhe amerikaneve.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1991 pati nj\u00eb fillim t\u00eb ri. Edhe pse kam par\u00eb me mij\u00ebra her\u00eb fotografi, ende m\u00eb prekin shum\u00eb fotot e 300 mij\u00eb shqiptar\u00ebve. U mblodh\u00ebn n\u00eb sheshin \u2018Sk\u00ebnderbej\u2019 p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb se ne jemi me ju, p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar sekretarin Baker se liria funksionon\u201d, tha ajo. Ambasadorja tha gjithashtu se ka ende shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb. \u201c31 vite pas r\u00ebnies s\u00eb komunizmit ende mbetet shum\u00eb p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb. Kemi p\u00ebrparuar shum\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn ton\u00eb. N\u00eb 1991 askush nuk e kishte parashikuar q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb ishte e ulur ngjitur me fuqit\u00eb bot\u00ebrore n\u00eb K\u00ebshillin e OKB s\u00eb, t\u00eb ishte pjes\u00eb e NATO-s, kjo sigurisht q\u00eb k\u00ebrkoi sakrific\u00eb shum\u00eb t\u00eb madhe nga populli e qeveria. Ne jemi k\u00ebtu t\u00eb themi se ne jemi me ju e ju jeni me ne gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs Mendoni sa shum\u00eb kemi p\u00ebrparuar\u201d, u shpreh ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim.<\/p>\n<p>Marr\u00ebdh\u00ebniet diplomatike midis Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb u rivendos\u00ebn m\u00eb 15 mars 1991, pas nj\u00eb nd\u00ebrprerjeje prej 52 vjet\u00ebsh. <\/p>\n<p>Fillimisht, marr\u00ebdh\u00ebniet diplomatike midis dy vendeve ishin vendosur m\u00eb 28 korrik 1922. Marr\u00ebdh\u00ebniet Shqip\u00ebri-SHBA fillojn\u00eb n\u00eb vitet e hershme t\u00eb shekullit t\u00eb XX, kur Presidenti amerikan, Woodrow Uillson, i ofroi mb\u00ebshtetjen e nevojshme dhe t\u00eb domosdoshme shtetit t\u00eb ri shqiptar, p\u00ebr njohjen e tij.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs mb\u00ebshtesin \u00e7do p\u00ebrpjekje t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb e \u00e7on at\u00eb drejt integrimit t\u00eb plot\u00eb europian. Por SHBA-t\u00eb jan\u00eb bindura p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar p\u00ebrpara edhe nism\u00ebn \u201cBallkani i Hapur\u201d me p\u00ebrfshirjen e t\u00eb gjitha vendeve t\u00eb rajonit. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, SHBA do t\u00eb p\u00ebrpiqet q\u00eb t\u00eb fshij\u00eb \u00e7do barrier\u00eb t\u00eb nism\u00ebs \u201cOpen Balkan\u201d [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":163472,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-287242","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/287242","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=287242"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/287242\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/163472"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=287242"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=287242"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=287242"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}