{"id":287246,"date":"2022-09-23T09:04:26","date_gmt":"2022-09-23T07:04:26","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=287246"},"modified":"2022-09-23T09:04:26","modified_gmt":"2022-09-23T07:04:26","slug":"aksioni-opozitar-meta-rama-peng-i-krimeve-basha-akte-tradhtie-ndaj-kombit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/aksioni-opozitar-meta-rama-peng-i-krimeve-basha-akte-tradhtie-ndaj-kombit\/","title":{"rendered":"Aksioni opozitar\/ Meta: Rama peng i krimeve, Basha akte tradhtie ndaj kombit"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, Ilir Meta, shp\u00ebrtheu n\u00eb akuza dje ndaj Autoritetit t\u00eb Dosjeve, i cili u vu n\u00eb l\u00ebvizje p\u00ebr rihapjen e dosjeve t\u00eb ish-Presidentit pas nj\u00eb email-i anonim.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebta p\u00ebr 24 or\u00eb mor\u00ebn 7 vendime t\u00eb paligjshme dhe tromaks\u00ebn edhe kryetaren. Tani e merr ai personi q\u00eb gjoja e kam\u00eb spiunuar un\u00eb (viktima e komunizmit). Ai thot\u00eb q\u00eb ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mashtrim. Ja ku e keni se ju jeni budallenj e torollak\u00eb, sepse ato q\u00eb kam th\u00ebn\u00eb un\u00eb dhe m\u00eb kan\u00eb nxjerr\u00eb e kam shkruar q\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb un\u00eb kam folur vet\u00ebm me shokun e konviktit. Ky \u00ebsht\u00eb manipulim i hapur. Personin e njoh, e kam pasur shok\u00eb klase. Por, si mundet autoriteti q\u00eb brenda nj\u00eb dite t\u00eb marr\u00eb 7 vendime dhe t\u00eb vendoset n\u00eb l\u00ebvizje nga nj\u00eb email anonim. P\u00ebr t\u00eb d\u00ebmtuar Ilir Met\u00ebn k\u00ebta provokojn\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn e t\u00eb tjer\u00ebve q\u00eb nuk kan\u00eb lidhje me jet\u00ebn publike. Me mua ata do t\u00eb ken\u00eb probleme t\u00eb m\u00ebdha\u201d, tha Ilir Meta n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr \u201cTop Story\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, i pyetur se p\u00ebrse nuk k\u00ebrkon nga autoriteti i dosjeve q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet transparente dosja e tij ai u shpreh skeptik p\u00ebr besueshm\u00ebrin\u00eb e autoritetit. Por, garantoi se po t\u00eb kishte di\u00e7ka konkrete at\u00ebher\u00eb autoriteti ose kushdo qoft\u00eb do duhet ta \u00e7oj\u00eb n\u00eb prokurori pasi kur ka marr\u00eb detyr\u00ebn si president ka firmosur nj\u00eb deklarat\u00eb me p\u00ebrgjegj\u00ebsi penale p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cNe jemi shtet ligjor. P\u00ebrve\u00e7 se jam verifikuar disa her\u00eb, kam firmosur nj\u00eb deklarat\u00eb ku them se nuk kam qen\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor. Deklarat\u00eb me p\u00ebrgjegj\u00ebsi penale. K\u00ebta kan\u00eb gjetur k\u00ebto. At\u00ebher\u00eb, p\u00ebrse nuk m\u00eb \u00e7ojn\u00eb p\u00ebr ndjekje penale. Nd\u00ebrsa ti m\u00eb thua pse nuk vjen ti tek un\u00eb. T\u00eb vete un\u00eb tek ato 5 f\u00eblliq\u00ebsira q\u00eb i ka korruptuar Rama q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb Ram\u00ebn dhe Bash\u00ebn. Un\u00eb po vete n\u00eb Prokurorin\u00eb e Edi Ram\u00ebs dhe atje t\u00eb vijn\u00eb ata. Ti thua t\u2019i themi hajdutit shiko se mos ma fut edhe nj\u00eb her\u00eb dor\u00ebn n\u00eb xhep. Ti si mund t\u00eb hap\u00ebsh nj\u00eb histori t\u00eb till\u00eb kur tjetri, apo nj\u00eb institucion k\u00ebrkon di\u00e7ka. Kush t\u00eb vuri ty n\u00eb l\u00ebvizje. Maksimumi mund t\u00eb th\u00ebrrisnin personin. Ose ata mund t\u00eb ndiqnin nj\u00eb rrug\u00eb tjet\u00ebr. Ligjin n\u00eb fuqi e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb si kan\u00eb dashur. Nuk kam b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb presion. Do shqet\u00ebsohem un\u00eb p\u00ebr djalin e Kristaq Ram\u00ebs q\u00eb firmosi varjen e Havzi Nel\u00ebs. Ky nipi i Spiro Kolek\u00ebs q\u00eb shpiku patronazhist\u00ebt, ky qenka i shqet\u00ebsuar p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Ky duhet t\u00eb ishte n\u00eb burg p\u00ebr afer\u00ebn e incenerator\u00ebve. Historia \u00ebsht\u00eb thjesht\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb komunikimit me mediat. Un\u00eb q\u00eb kur kam lindur, e kam emrin Ilir Meta. Nuk ka asnj\u00eb histori tjet\u00ebr\u201d, tha Meta, duke folur me bindje se Kryeministri Rama nuk do mund ta largoj\u00eb nga politika. \u201cEdvin Kristaq Rama duhet ta di se un\u00eb e b\u00ebra nj\u00eb gabim q\u00eb ika n\u00eb Presidenc\u00eb. Se e kam kap n\u00eb flagranc\u00eb dhe ia kam un\u00eb dosjet aty. Meta do e drejtoj\u00eb Partin\u00eb e Liris\u00eb, deri n\u00eb triumfin e liris\u00eb dhe deri n\u00eb rr\u00ebzimin e regjimit t\u00eb tij. Meta kukulla nuk cakton. Do e drejtoj deri n\u00eb fund. Ligjet atje ku t\u2019i shijojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb p\u00ebrdhunosh ato shpif\u00ebsirat atje dhe t\u00eb b\u00ebsh gj\u00ebra t\u00eb tjera, kjo \u00ebsht\u00eb e tepruar. Ligjet q\u00eb b\u00ebn, atje ku t\u2019i shijoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb. Rezultati \u00ebsht\u00eb i garantuar. Mos kini asnj\u00eb shqet\u00ebsim\u201d, vijoi Meta.<\/p>\n<p>SULMI KIBERNETIK<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb vijim t\u00eb intervist\u00ebs ish-Presidenti Meta sqaroi edhe p\u00ebrse k\u00ebrkon dor\u00ebheqjen e Kryeministrit Rama p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb q\u00eb ka n\u00eb lidhje me sulmin kibernetik, ndon\u00ebse konsiderohet se jemi n\u00eb nj\u00eb luft\u00eb me Iranin. Po ashtu, Meta ngriti dyshime p\u00ebr bashk\u00ebpunime t\u00eb Iranit me t\u00eb infiltruar n\u00eb Polici p\u00ebr sulmimin e sistemit TIMS.<\/p>\n<p>\u201cSulmin e par\u00eb e b\u00ebri Edi Rama me patronazhist\u00ebt. Dhe Prokuroria n\u00eb vend t\u00eb merrej me k\u00ebt\u00eb band\u00eb u mor me koleg\u00ebt tuaj t\u00eb \u2018lapsit\u2019 dhe u ngrit\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt e i than\u00eb se merruni me ata t\u00eb qeveris\u00eb se gazetar\u00ebt k\u00ebt\u00eb pun\u00eb kan\u00eb. Kam b\u00ebr\u00eb dy mbledhje t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb siguris\u00eb komb\u00ebtare. Un\u00eb kam qen\u00eb n\u00eb dijeni muajin e fundit q\u00eb kam qen\u00eb n\u00eb president\u00eb t\u00eb sulmit. Qeveria e dinte patjet\u00ebr. Por ky \u00ebsht\u00eb shteti mafioz q\u00eb flasim q\u00eb nuk informonte. Por, s\u2019\u00ebsht\u00eb vet\u00ebm k\u00ebtu problemi. Por, kjo situat\u00eb \u00ebsht\u00eb shfryt\u00ebzuar nga brenda p\u00ebr bandat kriminale. Rama q\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb dijeni dhe i doli n\u00eb mbrojtje patronazhist\u00ebve me t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb shpenzuar 200 milion\u00eb euro dhe nj\u00eb nga familjar\u00ebt e tij ka marr\u00eb 40 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Ky q\u00eb thot\u00eb se ata e kan\u00eb ditur \u00e7far\u00eb ka ndodhur dhe i b\u00ebn presion qytetar\u00ebve dhe gazetar\u00ebve, at\u00ebher\u00eb t\u00eb jap dor\u00ebheqjen. Ai t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e vet\u00eb. Situata ka probleme t\u00eb tjera. Ndaj skam b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb manifestim k\u00ebto dit\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebtyre problematikave. Sot (dje), e kisha planifikuar t\u00eb isha n\u00eb parlament, por e lash k\u00ebto dit\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebsaj situate. Dor\u00ebheqjen ta jap\u00eb Rama n\u00ebse ka pak p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb, por ai s\u2019ka. TIMS pa bashk\u00ebpun\u00ebtor nga brenda nuk hak\u00ebrrohet. Po ato sistemet e policis\u00eb? Ky ftoi bankat n\u00eb sistemin \u2018e-Albania\u2019.<\/p>\n<p>Ai i donte edhe bankat q\u00eb ti b\u00ebnte presion qytetar\u00ebve. Un\u00eb e thirra si president para se t\u00eb fillonte sulmi, i kam paralajm\u00ebruar q\u00eb t\u00eb marrin masa. Kam d\u00ebrguar edhe letra. Edhe mbrapa i kam thirrur. \u00cbsht\u00eb tjer\u00ebt kur p\u00ebrgatitemi para sulmi dhe tjet\u00ebr pasi sulmohemi. Ndaj k\u00ebrkova mbledhjen. K\u00ebshtu q\u00eb un\u00eb kam nj\u00eb pyetje p\u00ebr ju. Un\u00eb mblodha K\u00ebshillin e Siguris\u00eb komb\u00ebtare sepse ndodhi nj\u00eb her\u00eb vjedhja n\u00eb Rinas. Aty vendos\u00ebm detyrat. Ministria e Rendit, Policia. \u00c7far\u00eb duhet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb duhet nj\u00eb koordinim. \u00c7far\u00eb ndodhi m\u00eb pas? Mbas dy muajsh u vodh\u00ebn edhe m\u00eb shum\u00eb n\u00eb Rinas. N\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb kapur k\u00ebto gj\u00ebra ndodhin. Sado t\u00eb p\u00ebrpiqen institucionet\u201d, vijoi Meta.<\/p>\n<p>KOALICIONET<\/p>\n<p>E nd\u00ebrsa brenda pak muajsh, Presidenti Begaj duhet t\u00eb dekretoj\u00eb zgjedhjet lokale t\u00eb 2023 q\u00eb do jen\u00eb n\u00eb muajin prill ose maj t\u00eb vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm, Meta p\u00ebrjashtoi mund\u00ebsin\u00eb e kandidimit p\u00ebr Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs dhe t\u00eb nj\u00eb koalicioni me Lulzim Bash\u00ebn apo me Edi Ram\u00ebn. \u201cP\u00ebr zgjedhjet lokale \u00ebsht\u00eb e vendosur q\u00eb s\u2019do ket\u00eb opozit\u00eb n\u00eb zgjedhjet lokale. Kjo \u00ebsht\u00eb e mbaruar. Edhe sikur t\u00eb bojkotojn\u00eb t\u00eb gjitha, Partia e Liris\u00eb nuk bojkoton. P\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e k\u00ebshillave \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb dhe ka at\u00eb betej\u00ebn e vet\u00eb. Ndaj edhe qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb e din\u00eb se \u00e7far\u00eb tragjedie ishte kur e kishte vet\u00ebm nj\u00eb parti politike pushtetin.<\/p>\n<p>Sa i takon kandidaturave, do b\u00ebjm\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn q\u00eb opozita t\u00eb ket\u00eb kandidat\u00ebt p\u00ebrfaq\u00ebsues. Si t\u00eb doj\u00eb PD-ja. Ne do mb\u00ebshtesim edhe sikur PD-ja t\u00eb ket\u00eb kandidat\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha bashkit\u00eb. Ne duam q\u00eb kjo mazhoranc\u00eb t\u00eb nd\u00ebshkohet.<\/p>\n<p>Lulzim Basha ka b\u00ebr\u00eb akte t\u00eb r\u00ebnda tradhtie ndaj atdheut. Po e them k\u00ebt\u00eb si ish-President. Ishte kryetar i opozit\u00ebs, i kapur peng bojkotoi Reform\u00ebn n\u00eb Drejt\u00ebsi. Dogji mandatet dhe b\u00ebri gjith\u00e7ka ndaj k\u00ebtij regjimi mafioz. Me Lulzim Bash\u00ebn \u00ebsht\u00eb e mbyllur. Edhe me Ram\u00ebn e mbyllur. Nuk ka koalicion me k\u00ebta t\u00eb dy. Plus q\u00eb thon\u00eb se ka p\u00ebrdor edhe para ruse. Por \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se ai mund t\u00eb b\u00ebj gjith\u00e7ka. Ai q\u00eb g\u00ebnjen, \u00e7far\u00eb nuk pret. Edi Rama \u00ebsht\u00eb peng i krimeve q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb ndaj shtetit dhe interesave kriminale dhe p\u00ebrfshirjes n\u00eb disa banda kund\u00ebr disa bandave t\u00eb tjera. I krimeve q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb lidhura me organizatat kriminale p\u00ebr trafik droge\u201d, u shpreh kreu i PL-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cOPEN BALKAN\u201d<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga arsyet e p\u00ebrjashtimit t\u00eb koalicionit me kryeministrin Rama ishte edhe q\u00ebndrimi i tij p\u00ebr \u201cOpen Balkan\u201d, q\u00eb sipas tij \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nism\u00eb q\u00eb kund\u00ebrshtohet nga BE-ja dhe disfavorizon Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cRilindja si sekt \u00ebsht\u00eb armike e Shqip\u00ebris\u00eb. \u00cbsht\u00eb pjes\u00eb e organizat\u00ebs mafioze q\u00eb ka marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr t\u2019i dor\u00ebzoj\u00eb k\u00ebsaj organizate pasurit\u00eb e vendit. T\u00eb p\u00ebrziej\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb dhe t\u2019i z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb ata me njer\u00ebz nga Bangladeshi. LSI-ja e teproi me kohezionin. Pati aq kohezion saq\u00eb duke vajtur pas qerres s\u00eb Bash\u00ebs, e d\u00ebmtoi LSI-n\u00eb dhe vendin. Kjo nuk do t\u00eb ndodh me PL-n\u00eb. Ne e shohim vet\u00ebm nj\u00eb PD si nj\u00eb partnere shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb. Edhe \u00e7do forc\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb opozit\u00eb e shohim si partnere. Edhe n\u00ebse krijohet n\u00eb PS nj\u00eb grupim kritik me rilindjen ne jemi t\u00eb hapur.<\/p>\n<p>Plani atyre ishte q\u00eb t\u00eb m\u00eb hiqnin edhe mua si president. Un\u00eb ato pun\u00ebt e mia n\u00eb raport me Shqip\u00ebrin\u00eb e kam kryer n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb mundshme. \u2018Open Balkan\u2019 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr protagoniz\u00ebm dhe p\u00ebr t\u00eb shtrydhur Kosov\u00ebn. P\u00ebr ta paraqitur Kosov\u00ebn si nj\u00eb vend q\u00eb nuk do bashk\u00ebpunimin. Por, ne s\u2019mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb avokatin sa i takon politik\u00ebs s\u00eb saj me Rusin\u00eb. N\u00eb Evrop\u00eb na \u00e7on vet\u00ebm procesi i Berlinit. \u2018Open Balkan\u2019 na \u00e7on n\u00eb lindje. \u00cbsht\u00eb nis\u00ebm q\u00eb p\u00ebr\u00e7on p\u00ebr\u00e7arje dhe kakofoni. P\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb dallimin e \u2018Ballkanit t\u00eb Hapur\u2019 dhe \u2018Procesin e Berlinit\u2019. N\u00eb \u2018Ballkanin e Hapur\u2019 negociohet pa rregulla dhe akte t\u00eb detyrueshme nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Nd\u00ebrsa, n\u00eb \u2018Procesin e Berlinit\u2019 negociohet mbi nj\u00eb rregull negociator mbi nj\u00eb kuad\u00ebr negociator ku ka referenc\u00eb Gjykat\u00ebn\u201d, tha Meta.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, Ilir Meta, shp\u00ebrtheu n\u00eb akuza dje ndaj Autoritetit t\u00eb Dosjeve, i cili u vu n\u00eb l\u00ebvizje p\u00ebr rihapjen e dosjeve t\u00eb ish-Presidentit pas nj\u00eb email-i anonim. \u201cK\u00ebta p\u00ebr 24 or\u00eb mor\u00ebn 7 vendime t\u00eb paligjshme dhe tromaks\u00ebn edhe kryetaren. Tani e merr ai personi q\u00eb gjoja e kam\u00eb spiunuar un\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":287247,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-287246","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/287246","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=287246"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/287246\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/287247"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=287246"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=287246"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=287246"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}