{
    "id": 288063,
    "date": "2022-09-26T14:46:18",
    "date_gmt": "2022-09-26T12:46:18",
    "guid": {
        "rendered": "https:\/\/zjarr.tv\/?p=288063"
    },
    "modified": "2022-09-26T14:46:18",
    "modified_gmt": "2022-09-26T12:46:18",
    "slug": "moska-po-avancon-me-politikat-e-saj-ne-ballkan-eshte-koha-ta-ndalojme-ate",
    "status": "publish",
    "type": "post",
    "link": "http:\/\/zjarr.tv\/en\/moska-po-avancon-me-politikat-e-saj-ne-ballkan-eshte-koha-ta-ndalojme-ate\/",
    "title": {
        "rendered": "Moska po avancon me politikat e saj n\u00eb Ballkan: \u00cbsht\u00eb koha ta ndalojm\u00eb at\u00eb"
    },
    "content": {
        "rendered": "<p><strong>Nga Agim Nesho<\/strong><\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja e n\u00ebnshkruar midis Serbis\u00eb dhe Rusis\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e politik\u00ebs s\u00eb jashtme, gjat\u00eb punimeve t\u00eb Debatit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb Asamblen\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb OKB-s\u00eb, ishte nj\u00eb goditje e r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr politik\u00ebn per\u00ebndimore, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb krize q\u00eb po thellohet nga dita n\u00eb dit\u00eb me k\u00ebrc\u00ebnimet e Putin p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur arm\u00ebt b\u00ebrthamore n\u00eb qoft\u00eb se interesat e Rusis\u00eb e k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo marr\u00ebveshje ishte nj\u00eb goditje ndaj politik\u00ebs s\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe Presidentit Biden, q\u00eb n\u00eb fjalimin e tij ju b\u00ebri thirrje vendeve t\u00eb bot\u00ebs p\u00ebr tu bashkuar kund\u00ebr nj\u00eb rreziku eminent q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb shkat\u00ebrroj\u00eb funksionimin e rendit nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb bazuar n\u00eb ligj dhe institucione dhe krijimin e nj\u00eb rendi t\u00eb bazuar n\u00eb p\u00ebrdorimin e forc\u00ebs dhe ndarjen e zonave t\u00eb influenc\u00ebs midis fuqive t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>Ky veprim i Aleksand\u00ebr Vucic t\u00eb Serbis\u00eb, nj\u00eb vendi kandidat dhe negociator p\u00ebr tu pranuar n\u00eb BE, ka tronditur naiv\u00ebt e politik\u00ebs amerikane, ata q\u00eb entuziazmohen nga lobist\u00ebt dhe aktor\u00ebt q\u00eb duan t\u00eb luajn\u00eb nj\u00eb rol n\u00eb Ballkan, pa e ditur se me k\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb; ka acaruar ligjv\u00ebn\u00ebsit europian\u00eb dhe raporter\u00ebt e BE-s\u00eb q\u00eb ndjehen t\u00eb keqp\u00ebrdorur n\u00eb vler\u00ebsimet e tyre; ka tronditur vasal\u00ebt dhe argat\u00ebt politik\u00eb t\u00eb Vu\u00e7i\u00e7 q\u00eb sillen si prostituta politike n\u00eb projektet e tij ballkanike, si ndryshimi i kufijve dhe Ballkani i Hapur, p\u00ebr t\u00eb ruajtur pushtetet e tyre autokratik\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb vetmit q\u00eb nuk u surprizuan nga kjo marr\u00ebveshje ishin opinioni publik n\u00eb Ballkan, opozitat demokratike ballkanike q\u00eb gjithmon\u00eb kan\u00eb parashtruar rrezikun q\u00eb po i vjen Ballkanit nga nacionalizmi i ri serb dhe regjimet kleptokratike dhe autoritare t\u00eb Ballkanit q\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb me Vu\u00e7i\u00eb p\u00ebr t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn paqe dhe stabilitet ballkanik. Por fatkeq\u00ebsisht z\u00ebrit qytetar dhe k\u00ebrkesave t\u00eb opozit\u00ebs p\u00ebr rivendosjen e rendit demokratik n\u00eb Ballkan, si baz\u00eb e funksionimit t\u00eb shtetit ligjor, burokrat\u00ebt e per\u00ebndimit i jan\u00eb p\u00ebrgjigjur n\u00eb heshtje, duke justifikuar status-quo dhe protagonizmin e tyre se duhet p\u00ebrkrahur Serbia, duke harruar se me veprimet e saj Serbia ishte vet\u00ebm nj\u00eb satelit i Rusis\u00eb dhe i kishte hapur k\u00ebsaj t\u00eb fundit dyert e Ballkanit p\u00ebr t\u00eb shtrir\u00eb ambiciet e saj revizioniste.<\/p>\n<p>N\u00eb takimin e tij t\u00eb fundit me ambasador\u00ebt e vendeve t\u00eb akredituara n\u00eb Mosk\u00eb, Putini \u00e7moi politik\u00ebn e jashtme t\u00eb Serbis\u00eb, madje p\u00ebrkrahu dhe politik\u00ebn e saj t\u00eb paangazhuar, duke e ditur mir\u00eb q\u00eb politikat e saj t\u00eb \u2018paangazhuara\u2019 ishin kund\u00ebr BE-s\u00eb, Per\u00ebndimit dhe p\u00ebr krijimin e zonave t\u00eb reja t\u00eb influenc\u00ebs n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb kontinentit europian.<\/p>\n<p>Projekti Rama-Vu\u00e7i\u00e7 i Ballkanit t\u00eb Hapur \u00ebsht\u00eb nj\u00eb projekt anti-europian, q\u00eb e afron Ballkanin Per\u00ebndimor m\u00eb shum\u00eb me influenc\u00ebn ruse. Vet\u00ebm mediokrit, naiv\u00ebt dhe ata q\u00eb p\u00eblqejn\u00eb shpjegimet e lobist\u00ebve t\u00eb paguar mund t\u00eb besojn\u00eb se Ballkani i Hapur \u00ebsht\u00eb nj\u00eb iniciativ\u00eb komplementare e Procesit t\u00eb Berlinit dhe Tregut t\u00eb P\u00ebrbashk\u00ebt Rajonal.<\/p>\n<p>Ballkani i Hapur \u00ebsht\u00eb nj\u00eb iniciativ\u00eb q\u00eb i sh\u00ebrben dominimit serb n\u00eb rajon, i kontrolluar nga Rusia, q\u00eb k\u00ebrkon prishjen e kordonit t\u00eb siguris\u00eb europiane n\u00eb Ballkan dhe prishjen e perspektiv\u00ebs europianiste t\u00eb vendeve t\u00eb rajonit.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja e fundit politike midis Mosk\u00ebs dhe Beogradit zbeh t\u00eb gjitha pritshm\u00ebrit\u00eb q\u00eb Vu\u00e7i\u00e7 dhe klika e tij mund t\u00eb b\u00ebhen pjes\u00eb e vendeve per\u00ebndimore. Per\u00ebndimi duhet t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb sa m\u00eb<\/p>\n<p>shpejt nga ideja se Vu\u00e7i\u00e7-Rama jan\u00eb agjent\u00ebt e ndryshimit dhe stabilitetit n\u00eb rajon. Ata u rrit\u00ebn dhe u p\u00ebrk\u00ebdhel\u00ebn si t\u00eb zgjedhurit e Per\u00ebndimit dhe p\u00ebrfunduan si argat\u00ebt dhe vasal\u00ebt e autokrat\u00ebve t\u00eb Europ\u00ebs, Putin e Erdogan. Q\u00ebllimet e tyre mbeten pushtetet e korruptuara dhe jo ambiciet e popujve p\u00ebr t\u2019ju bashkuar Europ\u00ebs.<\/p>\n<p>Ka ardhur koha q\u00eb Per\u00ebndimi t\u00eb mos humb\u00eb koh\u00eb me sugjerime dhe propozime se \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb. Moska ka avancuar n\u00eb pozicionet e saj n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, jo vet\u00ebm me projekte por edhe me struktur\u00eb qeverisje t\u00eb modelit putinesk.<\/p>\n<p>Ne duhet t\u2019i bashkohemi Per\u00ebndimit n\u00eb k\u00ebt\u00eb veprim se e ardhmja jon\u00eb per\u00ebndimore vihet n\u00eb rrezik. \u00cbsht\u00eb populli q\u00eb duhet t\u00eb vendos\u00eb p\u00ebr fatet e tij.<\/p>",
        "protected": false
    },
    "excerpt": {
        "rendered": "<p>Nga Agim Nesho Marr\u00ebveshja e n\u00ebnshkruar midis Serbis\u00eb dhe Rusis\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e politik\u00ebs s\u00eb jashtme, gjat\u00eb punimeve t\u00eb Debatit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb Asamblen\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb OKB-s\u00eb, ishte nj\u00eb goditje e r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr politik\u00ebn per\u00ebndimore, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb krize q\u00eb po thellohet nga dita n\u00eb dit\u00eb me k\u00ebrc\u00ebnimet e Putin p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur arm\u00ebt [&hellip;]<\/p>",
        "protected": false
    },
    "author": 2037,
    "featured_media": 288065,
    "comment_status": "closed",
    "ping_status": "closed",
    "sticky": false,
    "template": "",
    "format": "standard",
    "meta": {
        "footnotes": ""
    },
    "categories": [
        241,
        364,
        231,
        1454,
        235
    ],
    "tags": [],
    "class_list": {
        "0": "post-288063",
        "1": "post",
        "2": "type-post",
        "3": "status-publish",
        "4": "format-standard",
        "5": "has-post-thumbnail",
        "7": "category-aktualitet",
        "8": "category-koment-opinion",
        "9": "category-lajme",
        "10": "category-politike",
        "11": "category-vendi"
    },
    "_links": {
        "self": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/288063",
                "targetHints": {
                    "allow": [
                        "GET"
                    ]
                }
            }
        ],
        "collection": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"
            }
        ],
        "about": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"
            }
        ],
        "author": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"
            }
        ],
        "replies": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=288063"
            }
        ],
        "version-history": [
            {
                "count": 0,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/288063\/revisions"
            }
        ],
        "wp:featuredmedia": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/288065"
            }
        ],
        "wp:attachment": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=288063"
            }
        ],
        "wp:term": [
            {
                "taxonomy": "category",
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=288063"
            },
            {
                "taxonomy": "post_tag",
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=288063"
            }
        ],
        "curies": [
            {
                "name": "wp",
                "href": "https:\/\/api.w.org\/{rel}",
                "templated": true
            }
        ]
    }
}