{"id":288091,"date":"2022-09-26T16:01:56","date_gmt":"2022-09-26T14:01:56","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=288091"},"modified":"2022-09-26T16:01:56","modified_gmt":"2022-09-26T14:01:56","slug":"ne-arrati-prej-29-vitesh-pse-nuk-po-arrihet-te-kapet-bosi-i-cosa-nostra-mateo-mesina-denaro","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/ne-arrati-prej-29-vitesh-pse-nuk-po-arrihet-te-kapet-bosi-i-cosa-nostra-mateo-mesina-denaro\/","title":{"rendered":"N\u00eb arrati prej 29 vitesh, pse nuk po arrihet t\u00eb kapet bosi i \u201cCosa Nostra\u201d, Mateo Mesina Denaro?"},"content":{"rendered":"<p>Dit\u00ebt e fundit drejtoria e Qarkut Anti-Mafia n\u00eb Palermo, l\u00ebshoi 70 urdhra kund\u00ebr disa njer\u00ebzve q\u00eb banojn\u00eb n\u00eb provincat e Palermos, Mesin\u00ebs dhe Trapanit. Ato p\u00ebrfshinin kryesisht kontrolle n\u00eb sht\u00ebpi, zyra, sht\u00ebpi rurale, dyqane, magazina n\u00eb zon\u00ebn e Beli\u00e7es.<\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">P\u00ebr 23 persona \u00ebsht\u00eb vendosur masa e arrestit n\u00eb burg, dhe 12 t\u00eb tjer\u00eb jan\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb arrest sht\u00ebpie. Mbi ta r\u00ebndojn\u00eb akuzat e lidhjeve me mafian, zhvatje, trafik droge, arm\u00ebmbajtje pa leje etj. Prokuror\u00ebt Fran\u00e7eska Desi, Pieraxhelo Padova dhe Alesia Sinatra, t\u00eb koordinuar nga z\u00ebvend\u00ebsprokurori Paolo Guido, besojn\u00eb se rrjeti i t\u00eb dyshuarve vazhdon t\u00eb punoj\u00eb p\u00ebr kontrollin e territorit dhe garantimin e interesave ekonomike t\u00eb Mateo Mesina Denaro, kreu i \u201cCosa Nostra\u201d n\u00eb k\u00ebrkim q\u00eb nga viti 1993, dhe m\u00eb i k\u00ebrkuari n\u00eb Itali. N\u00eb p\u00ebrgjime Mesina Denaro njihet ne nofk\u00ebn Ignazieddu.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Por ai p\u00ebrmendet edhe si \u201cv\u00ebllai i atij q\u00eb ishte n\u00eb bank\u00eb\u201d. N\u00eb fakt nj\u00eb nga v\u00ebllez\u00ebrit e tij punonte dikur n\u00eb nj\u00eb deg\u00eb t\u00eb Banca Sicula. Hetuesit kan\u00eb p\u00ebrgjuar edhe dy t\u00eb dyshuar t\u00eb cil\u00ebt flisnin p\u00ebr vdekjen e Mesina Denaro. Por nj\u00eb tjet\u00ebr i dyshuar, deklaroi pak dit\u00eb m\u00eb von\u00eb: \u201cLe ti b\u00ebjm\u00eb t\u00eb besojn\u00eb se ka vdekur, ndoshta reduktojn\u00eb k\u00ebrkimet p\u00ebr t\u00eb\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Operacioni i kryer nga ROS, grupi operacional special i karabinier\u00ebve, \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm i fundit n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb kapur Mesina Denaro, njeriun q\u00eb i zuri vendin Toto Rin\u00ebs n\u00eb krye t\u00eb Korleonez\u00ebve, mafia dominuese pas arrestimit t\u00eb tij n\u00eb vitin 1993.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Mesina Denaro, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nga Kastelvetrano, e ka udh\u00ebhequr mafian gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb brenda ekonomis\u00eb \u201clegale\u201d, duke e braktisur strategjin\u00eb e masakrave, edhe pse ka qen\u00eb frym\u00ebzues dhe zbatues i disa t\u00eb tillave gjat\u00eb vitit 1993 (shp\u00ebrthimet me bomba n\u00eb Firence, atentati ndaj gazetarit Mauricio Kostanzo n\u00eb Rom\u00eb, shp\u00ebrthimet me bomba m\u00eb Milano dhe n\u00eb Rom\u00eb).<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Francesco Gera\u00e7i, nj\u00eb mafioz q\u00eb u b\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor i drejt\u00ebsis\u00eb ka deklaruar:\u201cNj\u00eb dit\u00eb n\u00eb vitin 1992 Mateo m\u00eb takoi dhe n\u00eb nj\u00eb moment m\u00eb pyeti se \u00e7far\u00eb mendoja p\u00ebr nj\u00eb seri atentatesh q\u00eb do t\u00eb kryheshin kund\u00ebr njer\u00ebzve t\u00eb famsh\u00ebm si Pipo Baudo, Kostanzo, Marteli, Santoro etj.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Ai tha se ato do ta destabilizonte shtetin. Un\u00eb u p\u00ebrgjigja: N\u00eb rregull. Ai m\u00eb tha se s\u00eb shpejti do t\u00eb shkojm\u00eb n\u00eb Rom\u00eb p\u00ebr t\u00eb kaluar koh\u00eb me VIP-at\u201d. Nj\u00eb mafioz tjet\u00ebr, Xhuzepe Graviano, u tha gjyqtar\u00ebve se n\u00eb vitin 1992, se s\u00eb bashku me Mesina Denaron, ai ishte n\u00eb mesin e audienc\u00ebs gjat\u00eb puntat\u00ebs s\u00eb radh\u00ebs s\u00eb emisionit Mauricio Kostanzo, n\u00eb Teatrin Parioli n\u00eb Rom\u00eb. Nj\u00eb vit m\u00eb pas, m\u00eb 14 maj, ndodhi sulmi ndaj gazetarit dhe prezantuesit t\u00eb njohur.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Policia nuk ka asnj\u00eb imazh t\u00eb viteve t\u00eb fundit t\u00eb Messina Denaros. Vet\u00ebm nj\u00eb fotografi e vjet\u00ebr dhe nj\u00eb identikit i vizatuar n\u00eb baz\u00eb t\u00eb p\u00ebrshkrimit t\u00eb fundit t\u00eb dikujt q\u00eb e ka takuar disa vite m\u00eb par\u00eb. N\u00eb gushtin e vitit 2021, nj\u00eb kaset\u00eb me z\u00ebrin e tij t\u00eb regjistruar n\u00eb vitin 1992 u gjet n\u00eb arkivin e gjykat\u00ebs s\u00eb Marsalas gjat\u00eb d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb tij n\u00eb nj\u00eb gjyq.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Po ashtu ekziston edhe nj\u00eb video e shfaqur nga RAI 2 nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn sipas disa d\u00ebshmive Mesina Denaro ishte duke kaluar me nj\u00eb makin\u00eb n\u00eb vitin 2009 n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb n\u00eb zon\u00ebn e Agrixhentos. Mir\u00ebpo, nuk ka pasur asnj\u00ebher\u00eb konfirmim se njeriu q\u00eb shfaqet p\u00ebr disa momente n\u00eb at\u00eb video \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet ai.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Vitet e fundit \u00ebsht\u00eb pretenduar se Mateo Mesina Denaro \u00ebsht\u00eb par\u00eb n\u00eb Amerik\u00ebn e Jugut, Dubai, Britanin\u00eb e Madhe, Suedi, Holand\u00eb. M\u00eb 13 shtator 2021, nj\u00eb turist britanik, q\u00eb po darkonte n\u00eb restorantin \u201cHet Pleeidoi\u201d n\u00eb Hag\u00eb me dy persona t\u00eb tjer\u00eb, u ndalua nga forcat speciale holandeze n\u00eb nj\u00eb operacion spektakolar ku p\u00ebrfshiheshin shum\u00eb agjent\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Sipas nj\u00eb raporti t\u00eb marr\u00eb nga policia holandeze nga prokurori italian n\u00eb Trento, ai njeri duhet t\u00eb ishte Mateo Mesina Denaro. Por vet\u00ebm pas disa or\u00ebsh, turisti anglez mundi t\u2019u provonte atyre q\u00eb po e merrnin n\u00eb pyetje se nuk ishte ai bosi i mafies. Por shum\u00eb hetues jan\u00eb t\u00eb bindur se ai nuk largohet asnj\u00ebher\u00eb nga territori i tij: zona e Beli\u00e7es, midis Kastelvetranos, Trapanit, Marsalas dhe Agrxhentos. Ata e din\u00eb se Bernardo Provencano q\u00eb q\u00ebndroi n\u00eb arrati p\u00ebr 43 vjet p\u00ebrpara se t\u00eb arrestohej m\u00eb 11 prill 2006, n\u00eb nj\u00eb ferm\u00eb pran\u00eb Korleones, nuk kishte l\u00ebvizur asnj\u00ebher\u00eb nga territori i tij.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Por ky krahasim nuk vlen. Pasi Provencano ishte pjes\u00eb e nj\u00eb mafie t\u00eb vjet\u00ebr rurale. Sht\u00ebpia ku u gjet dhe arrestua, dhe ku kishte kaluar vitet e fundit ishte gati nj\u00eb g\u00ebrmadh\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb me aq a dihet, Mesina Denaro i ka qejf veshjet e bukura, jet\u00ebn e mir\u00eb, i p\u00eblqen t\u00eb rrethohet me objekte arti (porositi vjedhjen e nj\u00eb zbulimi t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm arkeologjik q\u00eb ruhet n\u00eb muzeun e Mazara del Vallo), i p\u00eblqen t\u00eb lexoj\u00eb, dhe sipas atyre q\u00eb e kan\u00eb njohur kur ishte i ri, besohet se \u00ebsht\u00eb shum\u00eb inteligjent dhe nj\u00eb lloj revolucionari.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Miku i tij i f\u00ebmij\u00ebris\u00eb, Xhuzepe Fontana, i njohur si \u201cPeppe Rocky\u201d, menaxher i nj\u00eb restoranti n\u00eb Selinunte, thot\u00eb p\u00ebr t\u00eb: \u201cMatteo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb njeri me nj\u00eb zgjuarsi mbi mesataren. Ai mund t\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb shum\u00eb p\u00ebr Si\u00e7ilin\u00eb\u201d. Kur nisi t\u2019i fshihet policis\u00eb, ai i shkroi t\u00eb dashur\u00ebs s\u00eb tij: \u201cM\u00eb duhet t\u00eb largohem. Nuk mund t\u00eb t\u2019i shpjegoj dot arsyet e zgjedhjes sime. Tani p\u00ebr tani gj\u00ebrat po kthehen kund\u00ebr meje. Jame duke luftuar p\u00ebr nj\u00eb kauz\u00eb q\u00eb nuk mund t\u00eb kuptohet. Por nj\u00eb dit\u00eb, do ta m\u00ebsojm\u00eb se kush ishte n\u00eb an\u00ebn e arsyes\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">N\u00eb dallim nga shum\u00eb bos\u00eb t\u00eb mafias t\u00eb kapur midis viteve 1990 dhe fillimit t\u00eb viteve 2000, Mesina Denaro \u00ebsht\u00eb nj\u00eb i arratisur n\u00eb nj\u00eb epok\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ata q\u00eb e ndjekin at\u00eb kan\u00eb sisteme teknologjike m\u00eb t\u00eb fundit dhe bashk\u00ebpunim me forcat policore nga e gjith\u00eb bota. K\u00ebrkimi i tij nuk b\u00ebhet vet\u00ebm n\u00eb territor, por edhe n\u00eb rrjetet sociale, n\u00eb t\u00eb gjitha aplikacionet e mesazheve, madje edhe n\u00eb seancat e loj\u00ebrave online si Fortnite, n\u00eb t\u00eb cilat p\u00ebrdoruesit komunikojn\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">N\u00eb vitin 2020, gjykat\u00ebsi Nino Di Mateo, q\u00eb ka qen\u00eb gjithmon\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr mafias, dhe q\u00eb jeton i shoq\u00ebruar nga truproja q\u00eb nga viti 1993 deklaroi: \u201c\u00cbsht\u00eb shum\u00eb shqet\u00ebsues fakti q\u00eb arratia e Mateo Mesina Denaros, i d\u00ebnuar me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm, po vazhdon prej 27 vjet\u00ebsh. Ashtu si\u00e7 ndodhi me arratin\u00eb e Provencanos p\u00ebr 43 vjet. Situata t\u00eb k\u00ebtij lloji nuk mund t\u00eb mos jen\u00eb pjes\u00ebrisht rezultat i bashk\u00ebpunimit t\u00eb institucionale dhe politik\u00ebs italiane. Nuk \u00ebsht\u00eb normale q\u00eb p\u00ebr 27 vjet, apo 43 vjet, t\u00eb mos mundet t\u00eb kapet nj\u00eb i k\u00ebrkuar\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Vin\u00e7enzo Kalkara, ish-drejtues i mafias n\u00eb Kastelvetranos, tashm\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor i drejt\u00ebsis\u00eb, konfirmoi ekzistenc\u00ebn n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn t\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb ngusht\u00eb midis lozh\u00ebs masonike t\u00eb Kastelvetranos, Kampobelos dhe Trapanit dhe grupimit mafioz t\u00eb zon\u00ebs. An\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb k\u00ebto lozha u ofron pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb mafias nj\u00eb mjet p\u00ebr t\u00eb fituar favore n\u00eb shum\u00eb fusha, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfunduar nj\u00eb pun\u00eb, dhe kur \u00ebsht\u00eb e nevojshme edhe ndihm\u00eb p\u00ebr t`u fshehur.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">N\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb Fran\u00e7esko Forxhones dhe Paolo Mondanit \u201cP\u00ebrtej Kupol\u00ebs\u201d, p\u00ebrmendet nj\u00eb episod i rr\u00ebfyer nga ish-mjeshtri i madh i Orientit t\u00eb Madh t\u00eb Italis\u00eb (institucioni m\u00eb i vjet\u00ebr masonik italian) Xhulio Di Bernardo p\u00ebr prokurorin e Palmit. Pas masakrave n\u00eb t\u00eb cilat u vran\u00eb Falkone dhe Borselino, n\u00eb nj\u00eb takim t\u00eb mjeshtrave t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb lozhave si\u00e7iliane, presidenti Oracio Katarsini, propozoi miratimin e nj\u00eb dokumenti q\u00eb v\u00ebrtetonte pozicionin e Masoneris\u00eb n\u00eb lidhje me mafian.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">\u201cMenj\u00ebher\u00eb pas atij takimit, Katarsini m\u00eb telefonoi n\u00eb Ishujt Kanarie ku isha me pushime, duke m\u00eb th\u00ebn\u00eb se ishte i shqet\u00ebsuar p\u00ebr munges\u00ebn e miratimit t\u00eb dokumentit, q\u00eb e kishte hutuar dhe nuk dinte sesi ta interpretonte\u201d. Denaro \u00ebsht\u00eb mafiozi i fundit ende i lir\u00eb q\u00eb dinte gjith\u00e7ka p\u00ebr masakrat e vitit 1993, p\u00ebrfshir\u00eb vrasjet e Falkones dhe Borselinos.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Po ashtu \u00ebsht\u00eb hedhur hipoteza se ai zot\u00ebron dokumente q\u00eb i p\u00ebrkisnin Toto Rin\u00ebs, me t\u00eb cilat do t\u00eb shantazhonte figura t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb politik\u00ebs dhe biznesit. Asnj\u00eb nga bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e drejt\u00ebsis\u00eb, nuk ka dh\u00ebn\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb indikacion se ku mund t\u00eb jet\u00eb Mesina Denaro. Shum\u00eb njer\u00ebz e mbrojn\u00eb edhe sot e k\u00ebsaj dite, ndoshta edhe nga frika. N\u00eb nj\u00eb nga sh\u00ebnimet e tij n\u00eb letra t\u00eb vogla, me t\u00eb cilat komunikon zakonisht, dhe q\u00eb p\u00ebrfundoi n\u00eb duart e hetuesve ai shkruante: \u201cMe njer\u00ebzit q\u00eb kam vrar\u00eb mund t\u00eb mbushja nj\u00eb varrez\u00eb!\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Bota.al<\/span><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dit\u00ebt e fundit drejtoria e Qarkut Anti-Mafia n\u00eb Palermo, l\u00ebshoi 70 urdhra kund\u00ebr disa njer\u00ebzve q\u00eb banojn\u00eb n\u00eb provincat e Palermos, Mesin\u00ebs dhe Trapanit. Ato p\u00ebrfshinin kryesisht kontrolle n\u00eb sht\u00ebpi, zyra, sht\u00ebpi rurale, dyqane, magazina n\u00eb zon\u00ebn e Beli\u00e7es. P\u00ebr 23 persona \u00ebsht\u00eb vendosur masa e arrestit n\u00eb burg, dhe 12 t\u00eb tjer\u00eb jan\u00eb l\u00ebn\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":288092,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-288091","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/288091","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=288091"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/288091\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/288092"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=288091"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=288091"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=288091"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}