{"id":288237,"date":"2022-09-27T07:26:40","date_gmt":"2022-09-27T05:26:40","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=288237"},"modified":"2022-09-27T07:26:40","modified_gmt":"2022-09-27T05:26:40","slug":"pse-shba-i-futi-ne-nje-thes-bashen-dhe-berishen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/pse-shba-i-futi-ne-nje-thes-bashen-dhe-berishen\/","title":{"rendered":"Pse SHBA i futi n\u00eb nj\u00eb \u201cthes\u201d Bash\u00ebn dhe Berish\u00ebn?"},"content":{"rendered":"<p>E ve\u00e7anta p\u00ebr politikan\u00ebt shqiptar\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb q\u00eb financohen nga Rusia, sepse financime ruse kan\u00eb marr\u00eb me dhjetra parti europiane si ato gjermane, franceze, italiane\u2026.etj.<\/p>\n<p>Por ndryshimi mes pokitikanve shqiptar dhe atyre europian\u00eb q\u00eb financohen nga Moska \u00ebsht\u00eb:<\/p>\n<p>\u2013 Ata europian\u00eb deklarohen kund\u00ebr BE dhe jan\u00eb anti amerikan\u00eb.<\/p>\n<p>\u2013 K\u00ebta shqiptar\u00eb shtiren si pro amerikan\u00eb dhe pro BE.<\/p>\n<p>Aq t\u00eb paftyr\u00eb jan\u00eb politikan\u00ebt shqiptar\u00eb sa me parat\u00eb e Rusis\u00eb, duan t\u00eb \u201cblejn\u00eb\u201d Amerik\u00ebn.<\/p>\n<p>Pardje si asnj\u00ebher\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb gjitha mediat bot\u00ebrore CNN, BBC, Reuters, VOA etj. I referoheshin Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Rusia ka dh\u00ebn\u00eb fshehurazi mbi 300 milion\u00eb dollar\u00eb p\u00ebr parti politike dhe kandidat\u00eb, ku mes tyre m\u00ebsohet t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb dhe Partia Demokratike e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas deklaratave t\u00eb Departamentit t\u00eb Shtetit m\u00ebsohet se Partia Demokratike n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb financuar nga presidenti Vladimir Putin me 500.000 dollar\u00eb n\u00eb zgjedhjet e vitit 2017.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb Shqip\u00ebri, Rusia i dha rreth gjysm\u00eb milioni dollar\u00eb Partis\u00eb Demokratike n\u00eb 2017 p\u00ebrmes kompanive fantaz\u00ebm\u201d, tha burimi i qeveris\u00eb amerikane.<\/p>\n<p>Rusia ka dh\u00ebn\u00eb fshehurazi mbi 300 milion\u00eb dollar\u00eb p\u00ebr parti politike dhe kandidat\u00eb n\u00eb dhjet\u00ebra vende, q\u00eb nga viti 2014 dhe Presidenti Putin \u00ebsht\u00eb angazhuar n\u00eb financim t\u00eb fsheht\u00eb politik n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn.<\/p>\n<p>Strategjia ruse synonte destabilizimin e Ballkanit dhe mos integrimin e gadishullit n\u00eb BE, si dhe financimin e gjith\u00eb partive sovraniste ndaj SHBA.<\/p>\n<p>Por pse pik\u00ebrisht tani Washingtoni vendosi ti hap dosjen edhe Lulzim Bash\u00ebs:<\/p>\n<p>\u2013 sepse SHBA u bind se lufta Basha-Berisha ishte loj\u00eb politike p\u00ebr t\u00eb legjitimuar gjoja me vota rikthimin e Berish\u00ebs.<\/p>\n<p>\u2013 sepse SHBA u zhg\u00ebnjyen nga premtimet e Lulzim Bash\u00ebs i cili, nga aktrimi me dyert e blinduara n\u00eb PD, p\u00ebrfundoi tek skelat e nd\u00ebrtimit n\u00eb Amsterdam.<\/p>\n<p>\u2013 sepse SHBA ka prova t\u00eb plota q\u00eb Basha dhe Berisha kan\u00eb ura komunikimi dhe Lulzimi po negocion p\u00ebr futjen n\u00eb listat e deputeteve t\u00eb \u201cBerisha 2025\u201d<br \/>\n\u2013 sepse SHBA krijuan bindje se financimet ruse jan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb dy liderve Basha-Berisha dhe kordinim t\u00eb plot\u00eb.<\/p>\n<p>\u2013 sepse financimet ruse n\u00eb Shqip\u00ebri nuk jan\u00eb vet\u00ebm 500.000 euro, por kjo \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm shuma q\u00eb Basha dhe Berisha transferuan n\u00eb SHBA. K\u00ebto jan\u00eb disa th\u00ebrime nga thesi q\u00eb ka hyr\u00eb nga Moska p\u00ebr protestat e 2017-2019.<\/p>\n<p>\u2013 sepse situata n\u00eb Shqip\u00ebri po agravohet dhe n\u00eb vigjilje t\u00eb zgjedhjeve lokale dhe s\u00ebrish nuk ka alternativa t\u00eb reja por s\u00ebrish vet\u00ebm Berisha-Meta-Rama.<\/p>\n<p>\u2013 sepse pjes\u00ebrisht situata ju ka dal nga kontrrolli pasi Basha ju ka l\u00ebn\u00eb shume terren Berish\u00ebs dhe Met\u00ebs, dhe ket\u00eb t\u00eb dy kan\u00eb manipuluar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb elektoratit me \u201cp\u00ebrrall\u00ebn\u201d SOROS.<\/p>\n<p>\u2013 sepse amerikan\u00ebt u bind\u00ebn q\u00eb nuk ka dy PD, nuk ka dy lider\u00eb, nuk ka dy rryma, nuk ka dy fraksione, nuk ka dy q\u00ebndrime, por nj\u00eb parti e nj\u00eb njeriu: Sali Berisha.<\/p>\n<p>\u2013 sepse shuma e ginaciar nuk \u00ebsht\u00eb 500 mij\u00eb euro por shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr. Kjo shum\u00eb \u00ebsht\u00eb thjesht ajo \u00e7ka u trasferua n\u00eb SHBA.<\/p>\n<p>\u2013 sepse kryetar de fakto n\u00eb 2017 ka qen\u00eb Sali Berisha dhe Basha ka zbatuar me p\u00ebrpikm\u00ebri urdhrat e tij.<\/p>\n<p>Lulzim Basha ishte nj\u00eb iluzion i nj\u00eb lideri fiktiv por n\u00eb thelb p\u00ebrfaq\u00ebsonte liderin e klonuar sipas portretit t\u00eb pikturuar nga Berisha. Ashtu i duhej Sali Berish\u00ebs kur e vuri dhe kur e hoqi.<\/p>\n<p>Ashtu i duhej t\u00eb aktronte 10 vjet dhe ai interpretoi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb brilante, aq sa vuri n\u00eb loj\u00eb edhe amerikan\u00ebt.<\/p>\n<p>Denoncimi i list\u00ebs ruse nga SHBA kishte tre ve\u00e7ori:<\/p>\n<p>1- P\u00ebrmenedeshin 300 milion euro finacime n\u00eb 24 shtete por referenc\u00eb merrej vet\u00ebm Partia Demokratike e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>2- P\u00ebrmendej vet\u00ebm koha e Lulzim Bash\u00ebs dhe \u201c\u00e7adr\u00ebs\u201d<\/p>\n<p>3- Denoncohej p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb nj\u00eb aktivitet korruptiv por anti-kushtetues q\u00eb shkakton mbylljen e nj\u00eb partie politike kur funancohet nga sh\u00ebrpimet sekrete anti-shqiptare.<\/p>\n<p>SHBA i futi n\u00eb nj\u00eb thes Lulzimin dhe Saliun, jo thjesht si t\u00eb korruptuar por si t\u00eb paguar nga sh\u00ebrbiemet ruse.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb e kuptum se \u00e7far\u00eb ka ndodhur nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, kur diplomat\u00ebt amerikan i ka n\u00eb shkuar n\u00eb zyr\u00eb Lulzim Bash\u00ebs me dy dosje, t\u00eb Berish\u00ebs dhe t\u00eb tij\u00ebn, duke i th\u00ebn\u00eb:<\/p>\n<p>\u201cLargo Sali Berish\u00ebn sepse p\u00ebrndryshe jeni t\u00eb dy persona t\u00eb shpallur Non-Grata, jo thjesht dhe vet\u00ebm p\u00ebr korrupsion, por edhe si spiun\u00eb me pages\u00eb n\u00eb borderon\u00eb e Vladimir Putin\u201d\/ Euronews.al<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E ve\u00e7anta p\u00ebr politikan\u00ebt shqiptar\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb q\u00eb financohen nga Rusia, sepse financime ruse kan\u00eb marr\u00eb me dhjetra parti europiane si ato gjermane, franceze, italiane\u2026.etj. Por ndryshimi mes pokitikanve shqiptar dhe atyre europian\u00eb q\u00eb financohen nga Moska \u00ebsht\u00eb: \u2013 Ata europian\u00eb deklarohen kund\u00ebr BE dhe jan\u00eb anti amerikan\u00eb. \u2013 K\u00ebta shqiptar\u00eb shtiren si pro amerikan\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":188396,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[364],"tags":[],"class_list":{"0":"post-288237","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-koment-opinion"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/288237","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=288237"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/288237\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/188396"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=288237"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=288237"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=288237"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}