{"id":288505,"date":"2022-09-27T21:04:19","date_gmt":"2022-09-27T19:04:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=288505"},"modified":"2022-09-27T21:04:19","modified_gmt":"2022-09-27T19:04:19","slug":"liroi-me-kusht-nje-te-denuar-perjete-vettingu-rifillon-procesin-per-gjyqtarin-e-korces","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/liroi-me-kusht-nje-te-denuar-perjete-vettingu-rifillon-procesin-per-gjyqtarin-e-korces\/","title":{"rendered":"Liroi me kusht nj\u00eb t\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebrjet\u00eb, vettingu rifillon procesin p\u00ebr gjyqtarin e Kor\u00e7\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit revokoi t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 27 shtator 2022 vendimin e nd\u00ebrmjet\u00ebm p\u00ebr pezullimin e gjykimit t\u00eb ankimit t\u00eb gjyqtarit t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, Markelian Kuqo kund\u00ebr vendimit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, KLGj p\u00ebr shkarkimin e tij nga detyra, pasi liroi me kusht nj\u00eb t\u00eb d\u00ebnuar me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm.<\/p>\n<p>M\u00eb 11 mars, Kolegji vendosi me shumic\u00eb votash pezullimin e gjykimit t\u00eb k\u00ebtij procesi, me argumentimin se mungonte nj\u00eb praktik\u00eb e unifikuar nga Gjykata e Lart\u00eb lidhur me rastet e lirimit me kusht t\u00eb t\u00eb d\u00ebnuarve me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Kryesuesja e trup\u00ebs gjykuese t\u00eb KPA, Albana Shtylla njoftoi n\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs se Gjykata e Lart\u00eb kishte marr\u00eb vendim lidhur me rekursin e t\u00eb liruarit prej Kuqos dhe se nga nj\u00eb kopje u ishte vendosur n\u00eb dispozicion pal\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebve u k\u00ebrkoi t\u00eb paraqesin q\u00ebndrimin e tyre.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs publike t\u00eb zhvilluar t\u00eb mart\u00ebn n\u00eb KPA pati shk\u00ebputje t\u00eb energjis\u00eb elektrike q\u00eb solli nd\u00ebrprerjen e procesit p\u00ebr disa minuta. Shtylla njoftoi se n\u00eb rast t\u00eb ndonj\u00eb shk\u00ebputje tjet\u00ebr t\u00eb furnizimit me energji, regjistrimi audio i seanc\u00ebs do t\u00eb kryhej duke p\u00ebrdorur diktofon.<\/p>\n<p>Gjyqtari Markelian Kuqo u shkarkua m\u00eb 10 dhjetor 2020 nga KLGJ me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, Artur Metani, p\u00ebr shkelje t\u00eb r\u00ebnda dhe c\u00ebnim t\u00eb besimit te drejt\u00ebsia n\u00eb vendimin p\u00ebr lirimin me kusht \u201ct\u00eb d\u00ebnuarit me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm Gerd Gjenerari, i gjetur fajtor p\u00ebr nj\u00eb vrasje t\u00eb kryer n\u00eb vitin 1997\u201d.<\/p>\n<p>Vendimi i gjyqtarit Kuqo u rr\u00ebzua n\u00eb Apel, pas ankimit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, por Gjenerari nuk \u00ebsht\u00eb kthyer m\u00eb n\u00eb qeli dhe nuk \u00ebsht\u00eb gjetur dot nga policia.<\/p>\n<p>Kuqo ishte i pari q\u00eb paraqiti q\u00ebndrimin e tij lidhur me vendimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb p\u00ebr Gerd Gjenerarin, q\u00eb nga sa u kuptua prej diskutimeve t\u00eb pal\u00ebve n\u00eb seanc\u00eb, ishte l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi vendimi i Apelit q\u00eb rr\u00ebzonte vendimarrjen e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Ai pretendoi se vendimi i Kolegjit p\u00ebr pezullimin e procesit deri n\u00eb shqyrtimin e rekursit p\u00ebr Gjenerarin n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb nuk ishte i bazuar n\u00eb procedur\u00eb, pasi ishte marr\u00eb kryesisht, pa i\u2019u n\u00ebnshtruar debatit n\u00eb seanc\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb q\u00ebndrimet e pal\u00ebve t\u00eb interesuara.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Kuqo v\u00ebrejti se vendimi pezullimit ishte mb\u00ebshtetur n\u00eb dispozit\u00eb t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Civile, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb gjykimi \u00ebsht\u00eb i natyr\u00ebs administrative. Sipas tij, ishte e paqart\u00eb p\u00ebrse ishte vepruar k\u00ebshtu nga KPA, pasi nuk gjente asnj\u00eb nevoj\u00eb ligjore q\u00eb e k\u00ebrkonte pezullimin p\u00ebr zgjidhjen e gjykimit.<\/p>\n<p>Kuqo k\u00ebmb\u00ebnguli se procesi \u00ebsht\u00eb i natyr\u00ebs administrative dhe se po e trajtonte k\u00ebt\u00eb aspekt procedural pasi e vler\u00ebsonte me ndikim t\u00eb drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb realizimin e t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb siguruar nj\u00eb mbrojtje korrekte dhe objektive. Sipas tij, kjo situat\u00eb i pamund\u00ebson nj\u00eb mbrojtje efektive p\u00ebr shkak se detyrimet procedurale q\u00eb ndiqen n\u00eb nj\u00eb proces administrativ, ndryshojn\u00eb nga ai civil. \u201cNuk mund t\u00eb ket\u00eb drejt\u00ebsi materiale pa respektim t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb procedurale\u201d, deklaroi Kuqo.<\/p>\n<p>Duke ju referuar faktit se Kolegji \u00ebsht\u00eb n\u00eb nivel Gjykate Kushtetuese, Kuqo argumentoi se pezullimi i gjykimeve ndodh kur lind nevoja p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb q\u00ebndrim nga Gjykata Evropiane e t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut, GJEDNJ ose nga Komisioni i Venecias.<\/p>\n<p>Kuqo v\u00ebrejti se nuk ishte pal\u00eb n\u00eb gjykimin e rekursit t\u00eb Gjenerarit n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk mund t\u00eb pezullohej gjykimi n\u00eb Kolegj. Sipas tij, pezullimi i procesit administrativ p\u00ebr ankimin e tij mund t\u00eb pezullohej vet\u00ebm n\u00ebse do t\u00eb ishte pal\u00eb n\u00eb nj\u00eb proces tjet\u00ebr gjyq\u00ebsor, vendimarrja e t\u00eb cilit do t\u00eb ndikonte n\u00eb zgjidhjen e procesit n\u00eb KPA.<\/p>\n<p>\u201cKy Kolegj duhet t\u2019u p\u00ebrgjigjet shkaqeve t\u00eb ankimit, duke mos patur asnj\u00eb shkak ligjor dhe kompetenc\u00eb vler\u00ebsuese t\u00eb pezulloj\u00eb shqyrtimin e ankes\u00ebs p\u00ebr rrethana q\u00eb nuk kan\u00eb lidhje var\u00ebsie me karakterin e gjykimit dhe zgjidhjen e itj, si ky q\u00eb paraqitet\u201d, deklaroi Kuqo.<\/p>\n<p>Ai konstatoi se KPA e pezulloi procesin deri sa Gjykata e Lart\u00eb t\u00eb shprehej p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ILD kishte kryer hetimin disiplinor dhe KLGJ kishte vendosur mas\u00ebn ndaj tij, megjith\u00ebse n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nuk kishte vendimarrje p\u00ebrfundimtare t\u00eb t\u00eb tre shkall\u00ebve.<\/p>\n<p>Kuqo k\u00ebrkoi q\u00eb Kolegji t\u2019u p\u00ebrgjigjej p\u00ebr vler\u00ebsim dhe zgjidhje vet\u00ebm shkaqeve t\u00eb ankimit, me argumentin se nuk kishte asnj\u00eb mund\u00ebsi procedurale p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb prej k\u00ebtyre shkaqeve.  Ai i k\u00ebrkoi trup\u00ebs se KPA q\u00eb t\u2019i vendoseshin n\u00eb dispoizicion argumentet ku \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur p\u00ebr pezullimin e procesit.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim solli n\u00eb v\u00ebmendje se n\u00eb ankim ka pretenduar se nuk mund t\u00eb vazhdonte procedura administrative nga ana e ILD-s\u00eb dhe KLGJ-s\u00eb, pa pasur nj\u00eb vendim nga Gjykata e Lart\u00eb.<\/p>\n<p>Vendimin e Kolegjit p\u00ebr pezullimin e gjykimit deri n\u00eb momentin e shprehjes s\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb p\u00ebr rekursin e ushtruar nga i d\u00ebnuari i liruar prej Kuqos, ky i fundit e cil\u00ebsoi si pranim t\u00eb k\u00ebtij objekti t\u00eb ankimit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Kuqo theksoi se n\u00ebse p\u00ebrfundimi i gjykimit t\u00eb themelit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes p\u00ebr lirimin e Gjenerarit do t\u00eb konsiderohet si aspekt vler\u00ebsues dhe \u00e7mues i shkaqeve t\u00eb ankimit, at\u00ebher\u00eb sipas tij, kjo do t\u00eb ishte m\u00eb shum\u00eb se diskriminuese dhe m\u00eb tep\u00ebr se c\u00ebnimi i procesit t\u00eb rregullt ligjor. Ai u shpreh se k\u00ebrkonte n\u00eb ankim p\u00ebrfundimin e nj\u00eb paligjshm\u00ebrie dhe jo t\u00eb thellohej me procedura t\u00eb iniciuara kryesisht nga Kolegji.<\/p>\n<p>Kuqo trajtoi n\u00eb parashtrimet e tij edhe p\u00ebrmbajtjen e vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, duke pretenduar se nuk gjendet asgj\u00eb lidhur me arsyetimin dhe zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes nga ana e tij, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e gjyqtarit t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbledhur, Kuqo paraqiti m\u00ebnyr\u00ebn e zgjidhjes s\u00eb \u00e7\u00ebshtjes p\u00ebr lirimin e Gjenerarit. Ai argumentoi se ndryshimet ligjore q\u00eb p\u00ebrcaktonin se, p\u00ebr lirimin me kusht duheshin plot\u00ebsuar 35 vjet d\u00ebnim dhe jo 25 vjet ashtu si ishte m\u00eb par\u00eb, sillnin nj\u00eb d\u00ebnim t\u00eb ri. Ai v\u00ebrejti se nj\u00eb d\u00ebnim i till\u00eb i ri ishte ndaluar nga ana e GJEDNJ-s\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Kuqos, n\u00eb rekursin e Gjenerarit nuk ka asnj\u00eb pretendim q\u00eb t\u00eb lidhet me argumentet e vendimarrjes s\u00eb tij p\u00ebr lirimin me kusht. Po ashto, sipas tij, Gjykata e Lart\u00eb nuk ka paraqitur asnj\u00eb v\u00ebrejtje specifike p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e zgjidhjes s\u00eb \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb shkall\u00ebn e par\u00eb.<\/p>\n<p>Kuqo pretendoi se zgjidhja e \u00e7\u00ebshtjes nga Gjykata e Lart\u00eb, nuk e b\u00ebnte t\u00eb ligjshme dhe t\u00eb vlefshme procedur\u00ebn e hetimit administrativ dhe caktimin e mas\u00ebs disiplinore ndaj tij. <\/p>\n<p>Ai i k\u00ebrkoi Kolegjit q\u00eb, p\u00ebrpara se t\u00eb caktohej m\u00ebnyra se si do t\u00eb vijonte procesi gjyq\u00ebsor, t\u00eb shprehej lidhur me pretendimet q\u00eb ngriti. Po ashtu, k\u00ebmb\u00ebnguli q\u00eb procesi t\u00eb fokusohet vet\u00ebm n\u00eb shkaqet e ankimit.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e ILD-s\u00eb dhe KLGJ-s\u00eb k\u00ebrkuan administrimin si prov\u00eb t\u00eb vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb dhe vijimin e procesit.<\/p>\n<p>Kryesuesja e seanc\u00ebs, Albana Shtylla shpjegoi se vendimi p\u00ebr pezullimin e procesit ishte marr\u00eb kryesisht nga gjykata n\u00eb dhom\u00eb k\u00ebshillimi, pasi ishte vler\u00ebsuar se nuk kishte pasur nevoj\u00eb p\u00ebr debat gjyq\u00ebsor. Ajo v\u00ebrejti se arsyet ishin b\u00ebr\u00eb t\u00eb njohura dhe theksoi se vendimi i pezullimit \u00ebsht\u00eb i paankimuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Pasi Kolegji vendosi t\u00eb administroj\u00eb si prov\u00eb vendimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Kuqo k\u00ebrkoi q\u00eb p\u00ebrmbajtja e tij t\u00eb shqyrtohet n\u00eb kuad\u00ebt t\u00eb procedimit disiplinor. Po ashtu, ai k\u00ebrkoi q\u00eb ILD dhe KLGJ t\u00eb relatojn\u00eb shkeljet e tij n\u00ebn drit\u00ebn e vendimarrjes s\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb. \u201cKjo vendimarrje nuk i sh\u00ebrben procesit dhe nuk zgjidh shkaqet e ankimit. Rr\u00ebzon t\u00eb gjith\u00eb shkeljet disiplinore t\u00eb pretenduara\u201d, pohoi Kuqo dhe shtoi se ato \u00e7far\u00eb jan\u00eb konsideruar nga gjykata si dispozita materiale, ILD dhe KLGJ i kan\u00eb \u00e7muar si procedurale.<\/p>\n<p>Nj\u00eb prej p\u00ebrfaq\u00ebsueseve t\u00eb ILD-s\u00eb u shpreh se n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces ajo vet\u00ebm mund t\u2019i referohej vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb. Sipas saj n\u00eb vendim thuhej se n\u00eb shkall\u00ebn e par\u00eb ka shkelje ligjore.<\/p>\n<p>Pal\u00ebt k\u00ebrkuan koh\u00eb p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e konkluzioneve p\u00ebrfundimtare dhe KLGJ e shtyu seanc\u00ebn p\u00ebr m\u00eb dat\u00eb 5 tetor, n\u00eb or\u00ebn 10:00. \/Birn<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit revokoi t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 27 shtator 2022 vendimin e nd\u00ebrmjet\u00ebm p\u00ebr pezullimin e gjykimit t\u00eb ankimit t\u00eb gjyqtarit t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, Markelian Kuqo kund\u00ebr vendimit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, KLGj p\u00ebr shkarkimin e tij nga detyra, pasi liroi me kusht nj\u00eb t\u00eb d\u00ebnuar me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm. M\u00eb 11 mars, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":288506,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-288505","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/288505","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=288505"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/288505\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/288506"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=288505"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=288505"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=288505"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}