{"id":288940,"date":"2022-09-29T09:19:05","date_gmt":"2022-09-29T07:19:05","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=288940"},"modified":"2022-09-29T09:19:05","modified_gmt":"2022-09-29T07:19:05","slug":"jorn-rohde-ballkani-hapur-i-pranuar-nga-vetem-3-shtete-kurse-procesi-i-berlinit-nga-6-vendet-e-ballkanit-perendimor","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/jorn-rohde-ballkani-hapur-i-pranuar-nga-vetem-3-shtete-kurse-procesi-i-berlinit-nga-6-vendet-e-ballkanit-perendimor\/","title":{"rendered":"J\u00f6rn Rohde: Ballkani Hapur i pranuar nga vet\u00ebm 3 shtete, kurse procesi i Berlinit nga 6 vendet e Ballkanit per\u00ebndimor!"},"content":{"rendered":"<p>Shembulli i pajtimit mes Gjermanis\u00eb dhe Franc\u00ebs pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, duhet t\u2019i sh\u00ebrbej\u00eb Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. K\u00ebshtu, thot\u00eb n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb ekskluzive p\u00ebr Radio Kosov\u00ebn ambasadori gjerman n\u00eb Kosov\u00eb J\u00f6rn Rohde. Po ashtu, i pyetur se si e sheh iniciativ\u00ebn \u201cBallkani i Hapur\u201d, J\u00f6rn Rohde thot\u00eb: <\/p>\n<p>&#8220;P\u00ebrgjigjen n\u00eb k\u00ebt\u00eb pyetje e gjeni tek Procesi i Berlinit, i cili \u00ebsht\u00eb themeluar n\u00eb vitin 2014&#8230;&#8221;<\/p>\n<p>Radio Kosova: K\u00ebto dit\u00eb Gjermania sh\u00ebnon Dit\u00ebn e Bashkimit. \u00c7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb kjo ngjarje p\u00ebr Gjermanin\u00eb, Evrop\u00ebn, Ballkanin?&#8230; \u00c7far\u00eb simbolike p\u00ebr\u00e7on Dita e Bashkimit t\u00eb dy Gjermanis\u00eb? <\/p>\n<p>J\u00f6rn Rohde: Po nisem nga ana personale. P\u00ebr mua bashkimi gjerman, do t\u00eb thoshte se un\u00eb kisha mund\u00ebsi t\u2019i takoja shum\u00eb m\u00eb shpesh njer\u00ebzit e mi t\u00eb af\u00ebrm. Para bashkimit, vizitat ishin t\u00eb lidhura me shum\u00eb procedura burokratike. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, p\u00ebr t\u00eb af\u00ebrmit e mi, kjo dat\u00eb ishte shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, sepse p\u00ebr ta kishte ardhur demokracia dhe liria. Pra, liria e udh\u00ebtimit ishte shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, sepse qytetar\u00ebt e ish Republik\u00ebs Demokratike t\u00eb Gjermanis\u00eb (DDR) nuk mund t\u00eb udh\u00ebtonin t\u00eb lir\u00eb. Bashkimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ngjarje me fat n\u00eb historin\u00eb e Gjermanis\u00eb, sepse ne ishim pjes\u00eb e strukturave evropiane. Kishim fqinj, q\u00eb na mb\u00ebshtet\u00ebn p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dit\u00eb. Gjermania kishe fqinj t\u00eb rinj, q\u00eb i kishte nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe miq. Mendoj se rasti i Gjermanis\u00eb dhe miq\u00ebsis\u00eb me fqinj\u00ebt e saj, duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb leksion i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm edhe p\u00ebr vendet e Ballkanit, q\u00eb fqinj\u00ebt t\u00eb b\u00ebhen miq, q\u00eb t\u00eb arrihet pajtimi, q\u00eb t\u00eb shikohet drejt s\u00eb ardhmes, si\u00e7 b\u00ebn Gjermania me fqinj\u00ebt e saj, Polonin\u00eb, \u00c7ekin\u00eb, si\u00e7 b\u00ebri pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore me Franc\u00ebn. Mendoj s\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr Ballkanin per\u00ebndimor, q\u00eb narrative e historis\u00eb q\u00eb ka sjell\u00eb aq shum\u00eb vuajtje t\u00eb mos riciklohet, por q\u00eb rinia t\u00eb shoh\u00eb t\u00eb ardhmen n\u00eb Evrop\u00ebn e Bashkuar. Evrop\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e plot\u00eb p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb Ballkani per\u00ebndimor nuk b\u00ebhet pjes\u00eb e saj. Shpresojm\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb funksion \u00ebsht\u00eb procesi i Berlinit, ku punohet q\u00eb ju, pra Kosova dhe Ballkani per\u00ebndimor t\u00eb b\u00ebhen pjes\u00eb e familjes evropiane.    <\/p>\n<p>Mediet k\u00ebto dit\u00eb raportuan se zoti Pl\u00f6tner dhe zoti Bonne, gjat\u00eb vizit\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, kan\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb plan p\u00ebr nj\u00eb korniz\u00eb t\u00eb re t\u00eb dialogut. Nga raportimi i medieve, thuhet se plani parashikon q\u00eb Serbia t\u00eb pranoj\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs, pa e njohur at\u00eb formalisht. Zoti ambasador, mund t\u00eb na thoni ju di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb rreth nj\u00eb plani t\u00eb till\u00eb?<\/p>\n<p>J\u00f6rn Rohde: Nuk mund t\u00eb them asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb nga ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb n\u00eb demantet e Qeveris\u00eb Federale, t\u00eb cilat, besoj i keni lexuar, p\u00ebrfshir\u00eb dhe demantet q\u00eb kan\u00eb ardhur nga Bashkimi Evropian, prandaj nuk kam se \u00e7far\u00eb t\u00eb shtoj asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Kryeministri Albin Kurti, thot\u00eb se n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb dialogut me Serbin\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb njohja reciproke. Si e shihni ju zhvillimin e procesit t\u00eb dialogut tutje dhe si e shini fundin e k\u00ebtij dialogu?<\/p>\n<p>J\u00f6rn Rohde: Shpresojm\u00eb se fundi i dialogut do t\u00eb sjell\u00eb me vete edhe fundin e t\u00eb gjitha problemeve ekzistuese aktuale. Gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb Kancelarit gjerman Scholz n\u00eb Kosov\u00eb, ai theksoi ato q\u00eb Qeveria gjermane i ka n\u00ebnvizuar gjithnj\u00eb; se t\u00eb dy vendet synojn\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb Bashkimin Evropian, nd\u00ebrsa \u00ebsht\u00eb e paimagjinueshme q\u00eb Bashkimi Evropian t\u00eb pranoj\u00eb dy vende q\u00eb nuk e njohin nj\u00ebri-tjetrin. Pra, \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsisht e qart\u00eb se njohja reciproke, duhet t\u00eb jet\u00eb rezultati p\u00ebrfundimtar i procesit t\u00eb dialogut dhe kjo \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb p\u00ebr ne. Tani si do t\u00eb vije deri te ky p\u00ebrfundim? Un\u00eb mund t\u00eb them se ka shum\u00eb rrug\u00eb q\u00eb na shpien n\u00eb krye. <\/p>\n<p>Nga nj\u00eb shtatori kemi nj\u00eb marr\u00ebveshje q\u00eb ka filluar t\u00eb zbatohet mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb lidhur me dokumentet e udh\u00ebtimit. Zoti Ambasador, a pritni ju q\u00eb deri m\u00eb 1 n\u00ebntor, zoti Kurti dhe zoti Vu\u00e7iq t\u00eb gjejn\u00eb zgjidhje edhe lidhur me targat e makinave?   <\/p>\n<p>J\u00f6rn Rohde: Shpresoj. Pres, \u00ebsht\u00eb fjal\u00eb e gabuar! Shpresoj, q\u00eb t\u00eb dyja pal\u00ebt t\u00eb p\u00ebrdorin t\u00eb gjitha energjit\u00eb q\u00eb kan\u00eb, p\u00ebr t\u00eb zgjidhur problemet ekzistuese n\u00eb interes t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb t\u00eb dyja vendeve. T\u00eb dy vendet jan\u00eb pajtuar p\u00ebr mobilitetin e nd\u00ebrsjell\u00eb. N\u00eb procesin e Berlinit, q\u00eb Qeveria federale e ka p\u00ebrt\u00ebrir\u00eb, nj\u00ebri nga elementet kryesore t\u00eb k\u00ebtij procesi \u00ebsht\u00eb l\u00ebvizja e lir\u00eb e qytetar\u00ebve dhe shpresoj q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim t\u00eb b\u00ebhet p\u00ebrparim edhe m\u00eb tej. Ne e kemi b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb se \u00e7\u00ebshtja e dokumenteve t\u00eb udh\u00ebtimit dhe l\u00ebvizjes s\u00eb lir\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb harmoni me marr\u00ebveshjen e arritur n\u00eb Bruksel.   <\/p>\n<p>Si\u00e7 e dim\u00eb Serbia, Shqip\u00ebria dhe Maqedonia e veriut kan\u00eb krijuar iniciativ\u00ebn \u201cBallkani i Hapur\u201d, por Kosova refuzon t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e k\u00ebsaj iniciative. Ju si e shihni iniciativ\u00ebn \u201cBallkani i Hapur\u201d?<\/p>\n<p>J\u00f6rn Rohde: P\u00ebrgjigjen n\u00eb k\u00ebt\u00eb pyetje e gjeni tek Procesi i Berlinit, i cili \u00ebsht\u00eb themeluar n\u00eb vitin 2014 dhe n\u00eb mesin e pikave ka themelimin e nj\u00eb tregu t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt rajonal,  mobilitetin, apo l\u00ebvizjen e lir\u00eb t\u00eb njer\u00ebzve, t\u00eb fuqis\u00eb pun\u00ebtore dhe mallrave n\u00eb rajon, njohjen reciproke t\u00eb diplomave dhe profesioneve, me q\u00ebllim krijimin e leht\u00ebsive p\u00ebr k\u00ebmbime tregtare, etj.<\/p>\n<p>Kancelari Scholz ka ftuar p\u00ebr fillimin e muajit n\u00ebntor takimin e ri t\u00eb Procesit t\u00eb Berlinit.<\/p>\n<p>N\u00eb vigjilje t\u00eb samitit, do t\u00eb ket\u00eb edhe nj\u00eb takim t\u00eb ministrave t\u00eb jasht\u00ebm. Vizita e zotit Sarrazin jav\u00ebn e kaluar ishte pik\u00ebrisht n\u00eb funksion t\u00eb p\u00ebrgatitjes s\u00eb k\u00ebtij samiti, dhe n\u00ebse k\u00ebto takime do t\u00eb ken\u00eb sukses, at\u00ebher\u00eb nga pik\u00ebpamja ime, jan\u00eb realizuar vetvetiu shum\u00eb nga propozimet q\u00eb jan\u00eb diskutuar n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb iniciativ\u00ebs Ballkani i hapur. <\/p>\n<p>Ballkani hapur deri m\u00eb tani, sipas pik\u00ebpamjes sime, \u00ebsht\u00eb pranuar vet\u00ebm nga tri shtete, nd\u00ebrsa procesi i Berlinit p\u00ebrfshin t\u00eb gjasht\u00eb vendet e Ballkanit per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>Radio Kosova: Si\u00e7 e p\u00ebrmendet edhe ju, Kancelari gjerman Olaf Scholz e ka ringjallur Procesin e Berlinit. Tani, si mund ta ndihmoj\u00eb Kosov\u00ebn tutje Procesi i Berlinit dhe ta mbaj\u00eb stabile paqen dhe sigurin\u00eb n\u00eb rajon? Kryeministri Kurti koh\u00ebve t\u00eb fundit ka folur p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb lufte t\u00eb re, q\u00eb do t\u00eb ishte di\u00e7ka e pakuptimt\u00eb?  <\/p>\n<p>J\u00f6rn Rohde: Procesi i Berlinit ka p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb sjellje p\u00ebrmir\u00ebsime praktike p\u00ebr qytetarin. Prapa nj\u00eb tregu t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt q\u00ebndron p\u00ebr mendimin tone, nj\u00eb ide politike, sepse kur funksionon nj\u00eb treg i p\u00ebrbashk\u00ebt, at\u00ebher\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sinjal p\u00ebr Bashkimin Evropian, se fqinj\u00ebt po kuptohen me nj\u00ebri-tjetrin, pra \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shenj\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr procesin e integrimit evropian. Prandaj, ne kemi investuar shum\u00eb kapital politik n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces. Ministrja ime e Jashtme ishte k\u00ebtu, Kancelari gjerman ishte k\u00ebtu p\u00ebr vizit\u00eb. Kosov\u00ebn po e viziton i ngarkuari p\u00ebr Ballkanin per\u00ebndimor. K\u00ebshilltar\u00ebt p\u00ebr politik\u00eb t\u00eb jashtme t\u00eb Kancelarit gjerman dhe Presidentit francez ishin k\u00ebtu. T\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta jan\u00eb pjes\u00eb e vizitave t\u00eb personaliteteve t\u00eb larta politike, q\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb p\u00ebr t\u2019ua b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebve, se rajonin e shohim si pjes\u00eb t\u00eb Evrop\u00ebs. Por, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, vet\u00eb vendet e Ballkanit per\u00ebndimor duhet t\u2019i kryejn\u00eb detyrat e sht\u00ebpis\u00eb dhe ne presim prej tyre, q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb energjin\u00eb politike q\u00eb kan\u00eb, ta orientojn\u00eb dhe ta p\u00ebrdorin p\u00ebr t\u00eb arritur p\u00ebrparime, dhe k\u00ebto p\u00ebrparime n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, duhet<br \/>\nt\u2019u sh\u00ebrbejn\u00eb njer\u00ebzve k\u00ebtu, pra duhet t\u00eb b\u00ebhen p\u00ebr ta ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb udh\u00ebtimi i lir\u00eb dhe pa pengesa me dokumente personale. K\u00ebtu mund t\u00eb flitet pastaj edhe p\u00ebr mesazhe t\u00eb qarta drejtuar kryeministrave t\u00eb vendeve gjegj\u00ebse, p\u00ebr t\u00eb treguar nj\u00eb fleksibilitet maksimal n\u00eb q\u00ebndrimet e tyre.         <\/p>\n<p>Radio Kosova: Kosova, ende mbetet vendi i vet\u00ebm n\u00eb rajon, q\u00eb nuk ka liberalizim vizash. Qeveria gjermane thot\u00eb se Gjermania mb\u00ebshtet heqjen e vizave. Cilat jan\u00eb shanset q\u00eb Kosova t\u00eb marr\u00eb k\u00ebt\u00eb vit liberalizmin e vizave?<\/p>\n<p>J\u00f6rn Rohde: Dua t\u00eb theksoj at\u00eb q\u00eb tashm\u00eb e kam th\u00ebn\u00eb edhe jav\u00ebn e kaluar, t\u2019i referohen deklarat\u00ebs se shefave t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb Trek\u00ebnd\u00ebshit t\u00eb Vajmarit:  Franc\u00ebs, Polonis\u00eb dhe Gjermanis\u00eb, ku konfirmohet q\u00ebllimi i liberalizimit s\u00eb shpejti t\u00eb vizave p\u00ebr Kosov\u00ebn. K\u00ebt\u00eb vjesht\u00eb do t\u00eb mbahet nj\u00eb takim n\u00eb Bruksel. <\/p>\n<p>Personalisht, dua t\u00eb jem i p\u00ebrmbajtur, e kam th\u00ebn\u00eb edhe n\u00ebp\u00ebr intervista t\u00eb shumta, q\u00eb kam dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr televizione, por un\u00eb do t\u00eb jem ambasadori i fundit gjerman n\u00eb Kosov\u00ebn me regjim vizash. Besoj se liberalizimi do t\u00eb ndodh shpejt, por edhe n\u00ebse vendimi merret k\u00ebt\u00eb vit, k\u00ebrkohet pak koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb filluar zbatimi i vendimit, pra dy-tre muaj. Un\u00eb besoj se n\u00ebse gjith\u00e7ka shkon ashtu si\u00e7 duhet, n\u00eb pranver\u00ebn e vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm nuk do t\u00eb flasim m\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tem\u00eb. <\/p>\n<p> \/Marre me shkurtime nga RTK<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shembulli i pajtimit mes Gjermanis\u00eb dhe Franc\u00ebs pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, duhet t\u2019i sh\u00ebrbej\u00eb Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. K\u00ebshtu, thot\u00eb n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb ekskluzive p\u00ebr Radio Kosov\u00ebn ambasadori gjerman n\u00eb Kosov\u00eb J\u00f6rn Rohde. Po ashtu, i pyetur se si e sheh iniciativ\u00ebn \u201cBallkani i Hapur\u201d, J\u00f6rn Rohde thot\u00eb: &#8220;P\u00ebrgjigjen n\u00eb k\u00ebt\u00eb pyetje e gjeni tek [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":288941,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-288940","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/288940","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=288940"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/288940\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/288941"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=288940"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=288940"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=288940"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}