{"id":289615,"date":"2022-10-01T12:26:34","date_gmt":"2022-10-01T10:26:34","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=289615"},"modified":"2022-10-01T12:26:34","modified_gmt":"2022-10-01T10:26:34","slug":"guvernatori-sejko-inflacioni-do-te-vazhdoje-rritjen-rreziqet-nese-kursi-i-kembimit-del-nga-kontrolli","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/guvernatori-sejko-inflacioni-do-te-vazhdoje-rritjen-rreziqet-nese-kursi-i-kembimit-del-nga-kontrolli\/","title":{"rendered":"Guvernatori Sejko: Inflacioni do t\u00eb vazhdoj\u00eb rritjen, rreziqet n\u00ebse kursi i k\u00ebmbimit del nga kontrolli"},"content":{"rendered":"<p>Sipas parashikimeve t\u00eb Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb inflacioni do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb rritet edhe vitin q\u00eb vjen dhe do t\u00eb filloj\u00eb t\u00eb bjer\u00eb m\u00eb pas, p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb objektivin e bank\u00ebs qendrore prej 3% n\u00eb mes t\u00eb vitit 2024.<\/p>\n<p>Guvernatori i Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Gent Sejko, i pranish\u00ebm n\u00eb konferenc\u00ebn rajonale t\u00eb ministrave t\u00eb financave dhe guvernator\u00ebve t\u00eb rajonit, q\u00eb po zhvillohet n\u00eb Budva n\u00eb Mal t\u00eb Zi, tha se vendi, ashtu si gjith\u00eb rajoni po vuan nga inflacioni i lart\u00eb. Banka ka rritur tre her\u00eb normat e interesit deri tani, duke i \u00e7uar n\u00eb 1.75% dhe kjo tendenc\u00eb pritet t\u00eb vazhdoj\u00eb e kujdesshm\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb rritja e interesave t\u00eb mos e ndikoj\u00eb negativisht ekonomin\u00eb.<\/p>\n<p>Inflacioni tek ne \u00ebsht\u00eb pak m\u00eb i ul\u00ebt se n\u00eb rajon, p\u00ebr shkak se qeveria nuk ka rritur ende \u00e7mimet e energjis\u00eb, tha guvernatori, pavar\u00ebsisht se po p\u00ebrgatitet t\u00eb reagoj\u00eb. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb e varur p\u00ebr sigurimin e energjis\u00eb nga moti p\u00ebr shkak t\u00eb burimeve hidro.<\/p>\n<p><em>\u201cNe kemi hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb inflacionit t\u00eb lart\u00eb dhe po p\u00ebrpiqemi ta parandalojm\u00eb at\u00eb pa ndikuar negativisht ekonomin\u00eb\u201d,<\/em> tha Sejko. <em>\u201cPo ndryshojm\u00eb politik\u00ebn monetare duke rritur normat e interesit gradualisht q\u00eb t\u00eb mos d\u00ebmtojn\u00eb ekonomin\u00eb, por nuk mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb kompromis me stabilitetin e \u00e7mimeve\u201d.<\/em><\/p>\n<p>Guvernatori tha se ekonomia pritet tw zgjerohet me ritme tw kwnaqshme kwtw vit, nw rreth 4%, ndwrsa vitet nw vijim rritja pritet tw ngadalwsohet nw 2-3%.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb shifrat e inflacionit, Banka e Shqip\u00ebris\u00eb pritet t\u00eb vazhdoj\u00eb me politik\u00ebn shtr\u00ebnguese monetare, duke harmonizuar politik\u00ebn monetare me at\u00eb fiskale.<\/p>\n<p>Guernatori theksoi se duhet t\u00eb jemi t\u00eb kujdessh\u00ebm p\u00ebr efektet q\u00eb do t\u00eb ken\u00eb normat e interesit n\u00eb sektorin financiar si dhe t\u00eb stabilitetit t\u00eb kursit t\u00eb k\u00ebmbimit. N\u00ebse kursi del nga kontrolli do t\u00eb jet\u00eb me rrezik t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr ekonomin\u00eb, pasi vendi ka ekspozim t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr huat\u00eb n\u00eb euro, po ashtu dhe qeveria ka borxh n\u00eb valut\u00eb.<\/p>\n<p><em>\u201cPavar\u00ebsisht rreziqeve kemi besim se sesktori financiar \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i q\u00ebndruesh\u00ebm, bankat kan\u00eb likuiditet, treguesit e mjaftueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb kapitalit jan\u00eb n\u00eb nivele t\u00eb larta\u201d.<\/em><\/p>\n<p>Guvernatori e theksoi disa her\u00eb q\u00eb Banka e Shqip\u00ebris\u00eb po e monitoron me kujdes situat\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb zvog\u00eblojn\u00eb rrezikun, q\u00eb mund t\u2019i vij\u00eb ekonomis\u00eb nga normat e larta t\u00eb interesit. Nj\u00eb tjet\u00ebr shqet\u00ebsim \u00ebsht\u00eb n\u00ebse kjo situat\u00eb do t\u00eb ndikonte n\u00eb zhvler\u00ebsimin e monedh\u00ebs vendase.<\/p>\n<p><em> \u201cP\u00ebr momentin kemi forcim t\u00eb monedh\u00ebs s\u00eb vendit p\u00ebr shkak t\u00eb rritjes s\u00eb investimeve t\u00eb huaja dhe valut\u00ebs q\u00eb vjen nga turizmi. Por n\u00ebse ndodh e kund\u00ebrta do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb problem p\u00ebr shkak t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb euroizimit t\u00eb ekonomis\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ne filluam t\u00eb zbatonim disa vite m\u00eb par\u00eb nj\u00eb program t\u00eb deuoriozimit, q\u00eb nuk synon q\u00eb t\u00eb shmang\u00eb euron, por t\u00eb ul\u00eb p\u00ebrdorimin e saj aty ku \u00ebsht\u00eb e panevojshme\u201d.<\/em><\/p>\n<p>Sejko tha se shpejt\u00ebsia e shtr\u00ebngimit t\u00eb politik\u00ebs monetare do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb ecuris\u00eb s\u00eb normave t\u00eb inflacionit. Inflacioni pritet t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb rritet gjat\u00eb dimrit p\u00ebr shkak t\u00eb kriz\u00ebs s\u00eb energjis\u00eb, por ende nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb nivele dyshifrore.<\/p>\n<p><strong>Guvernatori i Bosnj\u00ebs: Kriza e tanishme m\u00eb e v\u00ebshtira q\u00eb nga 1970 p\u00ebr bankat<\/strong><\/p>\n<p>Qe nga viti 1970 bankat qendrore nuk jan\u00eb p\u00ebrballur me nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb till\u00eb inflacioni, tha Senad Softi\u00e7, Guvernatori i Bank\u00ebs Qendrore t\u00eb Bosnj\u00eb\u00a0 Hercegovin\u00ebs.<\/p>\n<p>Bankat qendrore nuk mund ta zgjidhin k\u00ebt\u00eb problem t\u00eb vetme, pasi nuk mund t\u00eb zgjidhim problemet e furnizimit me mallra t\u00eb tilla si nafta dhe energjia, por ne mund t\u00eb ndihmojm\u00eb me nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr. Vendet e vogla t\u00eb tilla si n\u00eb Rajon duhet t\u00eb p\u00ebrshtaten, pas ende kemi mandat ta b\u00ebjm\u00eb politika monetare, tha ai. Banka Qendrore ka mjet kryesor norm\u00ebn e interesit. N\u00eb Bosnje ka likuiditet n\u00eb treg dhe tani \u00ebsht\u00eb momenti t\u00eb t\u00ebrheqim nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb k\u00ebtij likuiditeti. Ekonomia e Bosnj\u00ebs nuk do t\u00eb ket\u00eb recesion k\u00ebt\u00eb vit, por rritja nuk do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 2.8%.<\/p>\n<p>Ne Bosnje 8 vitet e fundit kemi operuar me interesa negative, por situata k\u00ebt\u00eb vit ndryshoi shum\u00eb shpejt. Ne po rrisim gatishm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr t\u00eb menaxhuar situat\u00ebn e re q\u00eb po krijojn\u00eb normat m\u00eb t\u00eb rritura t\u00eb interesit. Por ne e kemi t\u00eb v\u00ebshtire t\u00eb menaxhojm\u00eb efektin q\u00eb mallrat e importit kan\u00eb n\u00eb inflacionin ton\u00eb t\u00eb brendsh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>\u00a0Guvernatori i Kroacis\u00eb: An\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb Unionin Monetar, varka jon\u00eb e shp\u00ebtimit<\/strong><\/p>\n<p>Me 1 janar 2021 Kroacia b\u00ebhet an\u00ebtare n\u00eb Unionin Monetar, \u00e7ka do t\u00eb thot\u00eb se vendi yn\u00eb nuk do t\u00eb k\u00ebt\u00eb sovranitet monetar, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb\u00a0 inflacioni tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb i pranish\u00ebm n\u00eb Kroaci, tha Michael Faulend, K\u00ebshilltar i Guvernatorit t\u00eb Bank\u00ebs Qendrore t\u00eb Kroacis\u00eb<\/p>\n<p>Ai tha se, kriza na ka gjetur n\u00eb prag t\u00eb hyrjes n\u00eb Eurozon\u00eb. Por para k\u00ebsaj krize ne kishim p\u00ebrjetuar problemet q\u00eb krijoi nj\u00eb t\u00ebrmet q\u00eb goditi Kroacin\u00eb dhe pandemia gjithashtu. Ne mars 2020 Kroacia kishte turbulenca t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb tregun valutor. \u201cPor gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe n\u00eb ishim t\u00eb asistuar nga Banka Qendrore Europiane dhe kjo ka sh\u00ebrbyer si nj\u00eb efekt psikologjik i mire q\u00eb e ndikoi pozitivisht kursin e k\u00ebmbimit. Prandaj me kriz\u00ebn e tanishme nuk kemi p\u00ebrjetuar probleme me kursin e k\u00ebmbimit\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Hyrja n\u00eb euro do t\u00eb rris\u00eb me tej inflacionin n\u00eb Kroaci. Faulend\u00a0 k\u00ebshilloi se, bankat qendrore t\u00eb vendeve t\u00eb vogla shpesh duhet t\u00eb veprojm\u00eb me rrethanat e brendshme. \u201cTani me futjen n\u00eb euro n\u00eb mund t\u00eb lundrojm\u00eb m\u00eb anijen e madhe t\u00eb Europ\u00ebs dhe jo m\u00eb vark\u00ebn e vog\u00ebl kroate af\u00ebr bregut. Hyrja n\u00eb eurozon\u00eb na siguron m\u00eb shum\u00eb stabilitet\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p><strong>Guvernatorja e Serbis\u00eb: Kemi m\u00ebsuar nga krizat e kaluara, do t\u00eb tregojm\u00eb kujdes<\/strong><\/p>\n<p>Kemi m\u00ebsuar nga krizat e kaluara dhe besoj se do t\u00eb tregohemi te kujdessh\u00ebm, tha Jorgovanka Tabakovi\u00e7, Guvernatore e Bank\u00ebs Qendrore s\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Bankat tani jan\u00eb m\u00eb t\u00eb rregulluara dhe kan\u00eb forcuar baz\u00ebn rregullatore p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar m\u00eb mir\u00eb krizat e paparashikuara. Rajoni yn\u00eb po p\u00ebrballet me flluska t\u00eb kapitalit, pasi ne secilin vend ka rritje me nga 20% t\u00eb kapitalit.<\/p>\n<p>\u201c<em>Ne do t\u00eb aplikojm\u00eb politika t\u00eb balancuara p\u00ebr t\u00eb mbajtur \u00e7mimet n\u00eb kontroll, por edhe p\u00ebr t\u00eb mos penguar rrjedhjen e likuiditetit. Digjitalizimi duhet t\u00eb avancohet me tej, Covid-19 n\u00eb ndihmoi shum\u00eb dhe investimet n\u00eb digjitalizimin e bankave duhet t\u00eb vijojn\u00eb. Ky proces ndikoi n\u00eb uljen e kostove operacionale\u201d,<\/em> tha ajo.<\/p>\n<p><strong>Guvernatorja e Maqedonis\u00eb\u00a0 s\u00eb Veriut: Maqedonia \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb e ekspozuar nga rreziqeve t\u00eb jashtme<\/strong><\/p>\n<p>Ekonomia e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut ka probleme strukturore t\u00eb ngjashme me ato t\u00eb rajonit, por ne jemi nj\u00eb ekonomi shum\u00eb e hapur ndaj vendeve t\u00eb tjera si ekonomi, ndryshe nga vendet Ballkanit Per\u00ebndimor, prandaj ne kemi aplikuar nj\u00eb regjim ndryshe t\u00eb kursit t\u00eb k\u00ebmbimit, me kurs te fiksuar dhe nuk kemi targetuar inflacionin p\u00ebr shkak t\u00eb struktur\u00ebs s\u00eb brendshme t\u00eb ekonomis\u00eb ton\u00eb, Anita Angelovska, Guvernatore e Bank\u00ebs Qendrore t\u00eb Maqedonis\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb pandemis\u00eb vum\u00eb nj\u00eb ur\u00eb bashk\u00ebpunimi me Bank\u00ebn Qendrore Europiane p\u00ebr t\u00eb siguruar likuiditet n\u00eb euro n\u00ebp\u00ebrmjet euros, \u00e7ka ishte shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr ne p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar efektet q\u00eb krijoi pandemia.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb BE t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb ekonomit\u00eb e vogla p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar me leht\u00eb krizat.\/Monitor<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sipas parashikimeve t\u00eb Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb inflacioni do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb rritet edhe vitin q\u00eb vjen dhe do t\u00eb filloj\u00eb t\u00eb bjer\u00eb m\u00eb pas, p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb objektivin e bank\u00ebs qendrore prej 3% n\u00eb mes t\u00eb vitit 2024. Guvernatori i Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Gent Sejko, i pranish\u00ebm n\u00eb konferenc\u00ebn rajonale t\u00eb ministrave t\u00eb financave [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":289616,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,1584,364,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-289615","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-ekonomi","9":"category-koment-opinion","10":"category-lajme","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/289615","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=289615"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/289615\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/289616"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=289615"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=289615"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=289615"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}