{"id":289775,"date":"2022-10-01T20:04:41","date_gmt":"2022-10-01T18:04:41","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=289775"},"modified":"2022-10-01T20:04:41","modified_gmt":"2022-10-01T18:04:41","slug":"tirane-senatorja-amerikane-e-shqetesuar-per-financimet-ruse-ne-ballkan","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/tirane-senatorja-amerikane-e-shqetesuar-per-financimet-ruse-ne-ballkan\/","title":{"rendered":"Tiran\u00eb, senatorja amerikane: E shqet\u00ebsuar p\u00ebr financimet ruse n\u00eb Ballkan"},"content":{"rendered":"<p>Senatorja amerikane Jeanne Shaheen shprehet e shqet\u00ebsuar p\u00ebr financimet ruse n\u00eb Ballkan. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs, gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb saj n\u00eb Tiran\u00eb, senatorja Shaheen vler\u00ebson partneritetin me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe thot\u00eb se Shtetet e Bashkuara duhet ta ndihmojn\u00eb at\u00eb p\u00ebr t\u00eb patur nj\u00eb struktur\u00eb t\u00eb sigurt\u00eb kibernetike q\u00eb t\u00eb mos jet\u00eb m\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr e sumeve nga Irani apo ndonj\u00eb vend tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Zonja Shaheen, njoh\u00ebse e Ballkanit per\u00ebndimor, shprehet se marr\u00ebveshja e fundit mes Beogradit e Mosk\u00ebs, shkon kund\u00ebr interesave afatgjat\u00eb t\u00eb vet popullit serb.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Senatore Shaheen, kjo \u00ebsht\u00eb vizita juaj e dyt\u00eb n\u00eb Ballkan brenda gjasht\u00eb muajve. Cili \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi?<\/p>\n<p>Senatorja Shaheen: \u00cbsht\u00eb vizita ime e par\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe do m\u00eb duhet t\u00eb vij p\u00ebrs\u00ebri p\u00ebr ta par\u00eb k\u00ebt\u00eb vend kaq t\u00eb bukur. N\u00eb fakt jam k\u00ebtu p\u00ebr t\u2019u siguruar q\u00eb populli n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor t\u00eb din\u00eb q\u00eb n\u00eb Senatin e Shteteve t\u00eb Bashkuara po i kushtojm\u00eb v\u00ebmendje asaj q\u00eb ndodh k\u00ebtu.<\/p>\n<p>Jemi mir\u00ebnjoh\u00ebs p\u00ebr partneritetin e Shqip\u00ebris\u00eb dhe pun\u00ebn q\u00eb Shtetet e Bashkuara dhe Shqip\u00ebria kan\u00eb b\u00ebr\u00eb nd\u00ebr vite. Ky \u00ebsht\u00eb 100-vjetori i marr\u00ebdh\u00ebnieve tona. Dhe ne e vler\u00ebsojm\u00eb shum\u00eb mb\u00ebshtetjen e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb lidhje me luft\u00ebn n\u00eb Ukrain\u00eb. Dhe ndihm\u00ebn q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr t\u00eb rivendosur refugjat\u00ebt afgan\u00eb. Pra, v\u00ebrtet jam k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb ndihmuar q\u00eb t\u2019i kujtoj cilitdo se sa i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm \u00ebsht\u00eb ky partneritet he p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se si mund t\u00eb ndihmojm\u00eb nga Shtetet e Bashkuara.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: N\u00eb muajin gusht, ju s\u00eb bashku me senatorin republikan Roger Wicker, paraqit\u00ebt nj\u00eb projektligj p\u00ebr promovimin e demokracis\u00eb n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, p\u00ebr t\u2019ju kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb aktiviteteve destabilizuese t\u00eb Rusis\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rajon.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb raport t\u00eb fundit, komuniteti i intelligjenc\u00ebs amerikane, p\u00ebrmend disa parti politike n\u00eb Ballkanin per\u00ebndimor, n\u00eb Shqip\u00ebri, Bosnje dhe Mal t\u00eb zi, se kan\u00eb marr\u00eb financime nga Rusia. A keni ju m\u00eb shum\u00eb t\u00eb dh\u00ebna, q\u00eb do t\u00eb mund t\u2019i ndanit me ne, mbi financimet ruse, dhe sa shqet\u00ebsuese mund t\u00eb jet\u00eb situata?<\/p>\n<p>Senatorja Shaheen: Nuk kam informacion specifik se sa para kan\u00eb marr\u00eb. Jam shum\u00eb e shqet\u00ebsuar p\u00ebr t\u00eb. Nd\u00ebrsa shohim agresionin e paprovokuar t\u00eb Putinit n\u00eb Ukrain\u00eb, e dim\u00eb q\u00eb nj\u00eb nga zonat ku ka ai ka pasur interes ka qen\u00eb Ballkani Per\u00ebndimor, fushatat e disinformimit; sapo pam\u00eb nj\u00eb raport se sa shum\u00eb para, si\u00e7 thoni ju, jan\u00eb shpenzuar n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb destabilizuar zgjedhjet n\u00eb Europ\u00eb dhe n\u00eb Shtetet e Bashkuara.<\/p>\n<p>Po shohim p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj edhe se si njer\u00ebzve iu thuhen g\u00ebnjeshtra, p\u00ebr at\u00eb q\u00eb v\u00ebrtet po ndodh dhe n\u00ebse njer\u00ebzit nuk kan\u00eb informacionin e sakt\u00eb, nuk mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb zgjedhje t\u00eb mira. Prandaj, duam q\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka mundemi dhe synimi i atij ligji \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrpiqemi dhe t\u00eb promovojm\u00eb demokracin\u00eb n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor dhe t\u00eb shohim se si mund t\u00eb merremi me dizinformimin rus, t\u00eb shohim se si mund t\u00eb mb\u00ebshtesim p\u00ebrpjekjet p\u00ebr reforma q\u00eb po b\u00ebhen k\u00ebtu n\u00eb Shqip\u00ebri dhe kudo n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:Nj\u00eb nga synimet e projektligjit \u00ebsht\u00eb lufta kund\u00ebr korrupsionit, dhe ju keni propozuar kthimin n\u00eb ligj, t\u00eb dy urdhrave ekzekutiv\u00eb t\u00eb SHBA-s\u00eb p\u00ebr sanksione kund\u00ebr individ\u00ebve q\u00eb k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb paqen dhe stabilitetin dhe jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb sjellje korruptive. <\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, kemi rastin e ish kryeministrit Sali Berisha, i cili pas sanksioneve u b\u00eb dhe m\u00eb aktiv n\u00eb politik\u00eb dhe tashm\u00eb drejton forc\u00ebn kryesore t\u00eb opozit\u00ebs. Nisur nga kjo, sa efektive jan\u00eb k\u00ebto sanksione?<\/p>\n<p>Senatorja Shaheen: Sanksionet jan\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb nga mjetet q\u00eb kemi n\u00eb politik\u00ebn e jashtme p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrpjekur t\u00eb ndikojm\u00eb at\u00eb q\u00eb ndodh dhe p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrpjekur p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar m\u00eb tej, p\u00ebrparimin drejt demokracis\u00eb. Dhe duhet t\u00eb shohim edhe mb\u00ebshtetjen ekonomike q\u00eb mund t\u00eb jepet. <\/p>\n<p>Duhet t\u00eb shohim mjetet diplomatike q\u00eb kemi. Kemi nj\u00eb ambasadore shum\u00eb aktive k\u00ebtu dhe nj\u00eb ambasad\u00eb shum\u00eb t\u00eb angazhuar me qeverin\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>Dhe duhet t\u2019i ndihmojm\u00eb votuesit t\u00eb kuptojn\u00eb se cilat jan\u00eb zgjedhjet q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhen. E dini, n\u00eb Shtetet e Bashkuara kemi pasur disa politikan\u00eb q\u00eb jan\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr krime, q\u00eb ishin zgjedhur nga njer\u00ebzit. Por zakonisht, votuesit e kuptojn\u00eb n\u00eb zgjedhjet pasuese se nj\u00eb politikan \u00ebsht\u00eb i korruptuar dhe se nuk vepron n\u00eb interes t\u00eb votuesve. Por n\u00ebse njer\u00ebzit nuk kan\u00eb informacionin, n\u00ebse nuk e din\u00eb se cilat jan\u00eb zgjedhjet q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhen dhe prandaj opozita \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb shpjeguar se cilat jan\u00eb ato zgjedhje, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb votuesit ta din\u00eb kur t\u00eb shkojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb votuar.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Cili \u00ebsht\u00eb aktualisht statusi i projektligjit tuaj?<\/p>\n<p>Senatorja Shaheen: Ai ka mb\u00ebshtetje dypartiake, k\u00ebshtu q\u00eb jemi shum\u00eb optimist\u00eb. Presim nj\u00eb d\u00ebgjes\u00eb diku gjat\u00eb n\u00ebntorit pas zgjedhjeve t\u00eb mesmandatit dhe shpresojm\u00eb q\u00eb do t\u00eb kaloj\u00eb p\u00ebrpara fundit t\u00eb vitit.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Serbia \u00ebsht\u00eb i vetmi vend n\u00eb Ballkan q\u00eb nuk i \u00ebsht\u00eb bashkuar sanksioneve kund\u00ebr Rusis\u00eb. Jav\u00ebn e kaluar, n\u00eb New York, shefi i diplomacis\u00eb serbe n\u00ebnshkroi nj\u00eb marr\u00ebveshje me homologun rus Lavrov, p\u00ebr politik\u00ebn e jashtme. N\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn SHBA-t\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se Serbia duhet ta ndaj\u00eb mendjen, pasi nuk mund t\u00eb luaj\u00eb me dy porta. Cili \u00ebsht\u00eb mendimi juaj p\u00ebr sjelljen e Serbis\u00eb?<\/p>\n<p>Senator Shaheen: Mendoj \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e pafat dhe mendoj se \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr interesave afatgjata t\u00eb popullit t\u00eb Serbis\u00eb. Fakti \u00ebsht\u00eb q\u00eb aspiratat e popullit t\u00eb Serbis\u00eb jan\u00eb q\u00eb t\u00eb shoh\u00eb nga per\u00ebndimi, drejt hyrjes n\u00eb Europ\u00eb. Ata kan\u00eb aplikuar p\u00ebr n\u00eb BE dhe po punojn\u00eb drejt k\u00ebsaj. Dhe duhet t\u00eb ndihen shum\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar n\u00eb lidhje me aktet e Vladimir Putinit n\u00eb Ukrain\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb luft\u00eb e paprovokuar agresioni. <\/p>\n<p>\u00c7do mbr\u00ebmje n\u00eb lajmet n\u00eb Shtetet e Bashkuara dhe kudo n\u00eb bot\u00eb, shohim pasojat e tmerrshme t\u00eb asaj lufte ndaj popullit t\u00eb Ukrain\u00ebs, varret massive q\u00eb jan\u00eb zbuluar, dhomat e torturave. Shohim shkat\u00ebrrimin e qyteteve n\u00eb at\u00eb vend dhe p\u00ebrpjekjen p\u00ebr ta fshir\u00eb kultur\u00ebn e Ukrain\u00ebs. Tani, n\u00ebse Serbia nuk b\u00ebn kujdes, mund ta ken\u00eb ata radh\u00ebn. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga shqet\u00ebsimet n\u00eb lidhje me synimet e Rusis\u00eb n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor. E dim\u00eb q\u00eb Vladimir Putin nuk flet p\u00ebr t\u00eb ndaluar n\u00ebse ia del n\u00eb Ukrain\u00eb. Por flet p\u00ebr t\u00eb rikrijuar Perandorin\u00eb Ruse. Q\u00eb mund t\u00eb ishte ajo q\u00eb kishte qen\u00eb Perandoria Sovjetike.<\/p>\n<p>Ndaj, mendoj se \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr Serbin\u00eb, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb Europ\u00ebn, q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmarrin \u00e7do veprim q\u00eb t\u00eb v\u00ebm\u00eb n\u00eb pah se Vladimir Putin \u00ebsht\u00eb i ve\u00e7uar, se nuk vepron n\u00eb interes t\u00eb rendit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, dhe duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb \u00e7do gj\u00eb q\u00eb mundemi p\u00ebr ta ndaluar.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:Senatore, t\u00eb flasim p\u00ebr vizit\u00ebn tuaj n\u00eb Tiran\u00eb. Cilat ishin mesazhet tuaja p\u00ebr politikan\u00ebt shqiptar\u00eb?<\/p>\n<p>Senatorja Shaheen: Si\u00e7 e thash\u00eb, ishte p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje partneritetin dhe aleancat q\u00eb Shqip\u00ebria dhe Shtetet e Bashkuara kan\u00eb pasur n\u00eb fushat ku punojm\u00eb s\u00eb bashku; 100 vjetorin e marr\u00ebdh\u00ebnieve tona; r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e faktit q\u00eb Shqip\u00ebria u bashkua me ne n\u00eb lidhje me luft\u00ebn n\u00eb Ukrain\u00eb p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur popullin ukrainas; r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb ka fakti q\u00eb Shqip\u00ebria mori refugjat\u00ebt afgan\u00eb n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur Shtetet e Bashkuara u t\u00ebrhoq\u00ebn dhe po p\u00ebrpiqeshim t\u00eb ndihmonim njer\u00ebzit q\u00eb kishin nevoj\u00eb dhe Shqip\u00ebria b\u00ebri p\u00ebrpara dhe tha do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb gj\u00ebn\u00eb e duhur dhe do p\u00ebrpiqemi t\u00eb ndihmojm\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb. Kjo ka qen\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme. <\/p>\n<p>Dhe \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb q\u00eb do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb punojm\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet ekonomike s\u00eb bashku, fakti q\u00eb Shqip\u00ebria sapo ka miratuar dy marr\u00ebveshje n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb diversifikuar ekonomin\u00eb e energjis\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme \u2013 marr\u00ebveshjen hidro dhe gazin e l\u00ebngsh\u00ebm me dy kompani amerikane. E vler\u00ebsojm\u00eb shum\u00eb k\u00ebt\u00eb dhe me shpres\u00eb do t\u00eb jet\u00eb e dobishme si p\u00ebr Shtetet e Bashkuara ashtu edhe p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Shqip\u00ebria po strehon af\u00ebr 2 ose 3 mij\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs iraniane, MEK, dhe ndoshta, kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse Irani u hakmor duke sulmuar infrastruktur\u00ebn e saj t\u00eb informacionit. Shqip\u00ebria u p\u00ebrgjigj duke nd\u00ebrprer\u00eb lidhjet me Iranin, por, e vetme, Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb p\u00ebrballoj\u00eb sulme t\u00eb ngjashme n\u00eb t\u00eb ardhmen, ve\u00e7an\u00ebrisht kur ke t\u00eb b\u00ebsh me nj\u00eb shtet si Irani. A jeni e shqet\u00ebsuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dhe a po merr Shqip\u00ebria ndihm\u00ebn e nevojshme nga SHBA?<\/p>\n<p>Senatorja Shaheen: Jam e shqet\u00ebsuar. P\u00ebrs\u00ebris, mendoj se Shqip\u00ebria b\u00ebri p\u00ebrpara p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb iranian\u00ebt e MEK n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur po vriteshin, kur ishin n\u00eb Irak. Dhe Shqip\u00ebria tha ne do t\u00eb ndihmojm\u00eb dhe ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb model i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u2019ia treguar pjes\u00ebs tjet\u00ebr t\u00eb bot\u00ebs. Dhe kur ata sulmohen si rezultat i k\u00ebsaj, \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb ne t\u00eb veprojm\u00eb p\u00ebr t\u2019i ndihmuar. Dhe soll\u00ebm ekipe, FBI dhe zyrtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndihmuar p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur sulmit kibernetik. Por duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb ndihmojm\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebr t\u2019u siguruar q\u00eb ka nj\u00eb struktur\u00eb t\u00eb sigurt kibernetike p\u00ebr t\u00eb ardhmen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos jet\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr e sulmeve as nga Irani, as nga Rusia, as nga ndonj\u00eb vend tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Edhe nj\u00eb pyetje t\u00eb fundit. Pas zhvillimeve t\u00eb fundit, autoritetet shqiptare duket se nuk jan\u00eb dakort q\u00eb vendi i tyre t\u00eb p\u00ebrdoret si nj\u00eb baz\u00eb ku an\u00ebtar\u00ebt e MEK-ut, t\u00eb zhvillojn\u00eb luft\u00ebn e tyre opozitare. Kryeministri Edi Rama, \u00ebsht\u00eb shprehur se kan\u00eb nisur komunikimet me ta \u201cp\u00ebr t\u00eb rivendosur shum\u00eb qart\u00eb korniz\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn duhet t\u00eb zhvillohet jeta e k\u00ebtij grupi n\u00eb nj\u00eb territor ku Shqip\u00ebria ka ofruar mb\u00ebshtetje p\u00ebr t\u2019u siguruar jet\u00ebn dhe sh\u00ebndetin dhe jo l\u00ebvizjen e tyre politike\u201d. Cili \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsimi juaj?<\/p>\n<p>Senatorja Shaheen: Shqip\u00ebria do t\u00eb duhet ta vendos\u00eb k\u00ebt\u00eb vet\u00eb. Por, un\u00eb mendoj se \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb v\u00ebm\u00eb n\u00eb dukje q\u00eb kur Shqip\u00ebria d\u00ebboi diplomat\u00ebt iranian\u00eb, edhe Shtetet e Bashkuara vuri sanksione dhe ne kemi punuar p\u00ebr t\u2019i trajtuar aktivitetet terroriste t\u00eb Iranit kudo n\u00eb Lindjen e Mesme dhe kudo n\u00eb Europ\u00eb. Dhe do t\u00eb vazhdojm\u00eb ta b\u00ebjm\u00eb k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Senatore, shum\u00eb faleminderit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb.<\/p>\n<p>Senatorja Shaheen: Faleminderit juve\/VOA\/ <\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Senatorja amerikane Jeanne Shaheen shprehet e shqet\u00ebsuar p\u00ebr financimet ruse n\u00eb Ballkan. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs, gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb saj n\u00eb Tiran\u00eb, senatorja Shaheen vler\u00ebson partneritetin me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe thot\u00eb se Shtetet e Bashkuara duhet ta ndihmojn\u00eb at\u00eb p\u00ebr t\u00eb patur nj\u00eb struktur\u00eb t\u00eb sigurt\u00eb kibernetike q\u00eb t\u00eb mos jet\u00eb m\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":289776,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-289775","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/289775","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=289775"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/289775\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/289776"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=289775"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=289775"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=289775"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}