{"id":290272,"date":"2022-10-03T21:22:34","date_gmt":"2022-10-03T19:22:34","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=290272"},"modified":"2022-10-03T21:22:34","modified_gmt":"2022-10-03T19:22:34","slug":"te-jap-cte-duash-nga-shqiperia-me-ler-te-bej-cte-dua-ne-shqiperi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/te-jap-cte-duash-nga-shqiperia-me-ler-te-bej-cte-dua-ne-shqiperi\/","title":{"rendered":"T\u00eb jap \u00e7\u2019t\u00eb duash nga Shqip\u00ebria, m\u00eb l\u00ebr t\u00eb b\u00ebj \u00e7\u2019t\u00eb dua n\u00eb Shqip\u00ebri&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>Nga Apollon Ba\u00e7e <\/p>\n<p>1.  \u2018Sulmi kibernetik iranian nuk e arriti q\u00ebllimin, praktikisht sistemet jan\u00eb kthyer n\u00eb pun\u00eb\u2019, deklaroi Rama t\u00eb nes\u00ebrmen e hakerimit t\u00eb shtetit q\u00eb drejton. Pavar\u00ebsisht se n\u00eb flea market  (pazarin e pleshtave),  togu  i rrangullinave shqiptare, nga targa e makin\u00ebs sime tek videot e delinkuent\u00ebve, nga dosjet penale tek datat e vaksinimit t\u00eb Covid-it, shitej dhe shitet p\u00ebr 557 $. Padyshim q\u00eb nd\u00ebr 20 bler\u00ebsit e par\u00eb ishin SDB-ja serbe,  KYP-i grek, FSB-ja ruse dhe simotrat e FSB  dhe SDB-ve. P\u00ebrse Irani shiit kreu kund\u00ebr Shqip\u00ebris\u00eb pjes\u00ebrisht shiite\/bektashije, sipas Ram\u00ebs nj\u00eb \u2018agresion t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb luftarak\u2019?  P\u00ebrse nuk ju v\u00ebrsul Bosnies a Malit t\u00eb Zi? Belgjik\u00ebs a Zimbabves?<\/p>\n<p>P\u00ebr Spiegel-in gjerman \u2018shkak i sulmit ishte prania n\u00eb Shqip\u00ebri e mij\u00ebra Muxhahedin\u00ebve q\u00eb tentojn\u00eb  t\u00eb p\u00ebrmbysin regjimin e Iranit.\u2019 Pas k\u00ebtij konstatimi Spiegel i drejton Ram\u00ebs pyetjen ballore \u2018a do d\u00ebshironit q\u00eb t\u00eb largohet ky grupim ?. Vet\u00eb Rama, pas p\u00ebrqafimit simbolik t\u00eb globit, ju p\u00ebrgjigj Spiegel-it me nj\u00eb jo t\u00eb prer\u00eb: \u2018Jo. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb krenare p\u00ebr strehimin e njer\u00ebzve n\u00eb rrezik\u2019.<\/p>\n<p>Me 23 shtator 2022, Rama ja zb\u00ebrtheu holl\u00ebsish\u00ebm tez\u00ebn humane Alastair Campbell-it, gazetarit t\u00eb mikut Tony Blair: \u2018N\u00eb Irak, Muxhahidin\u00ebt po masakroheshin nga sh\u00ebrbimi iranian&#8230; I  mor\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri sepse ne gjithnj\u00eb i mir\u00ebpresim njer\u00ebzit n\u00eb rrezik&#8230; K\u00ebt\u00eb e kemi n\u00eb ADN ton\u00eb dhe nuk pendohemi kurr\u00eb p\u00ebr at\u00eb q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb dhe q\u00eb do b\u00ebjm\u00eb.\u2019<\/p>\n<p>Po me 23 shtator 2022, Rama p\u00ebrcolli drejt burgut gazetarin Ahmet Olur, i cili kishte k\u00ebrkuar strehim politik n\u00eb Shqip\u00ebri. Ashtu si dhe dy vjet m\u00eb par\u00eb kishte p\u00ebrcjell\u00eb n\u00eb burg m\u00ebsuesin Harun \u00c7elik dhe, po t\u00eb mos e kishte ndalur Gjykata e Strasburgut, po p\u00ebrcillte edhe profesorin e shquar Selami  \u015eim\u015fek. Humanizmi dhe Rama eksplodojn\u00eb po ran\u00eb bashk\u00eb. Si e till\u00eb arsyeja e futjes n\u00eb Shqip\u00ebri e Mujahidin Khalq-\u00ebve, Luft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Besimit Islam, \u00ebsht\u00eb krejt tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>S\u00eb pari cil\u00ebt jan\u00eb Mujahidin Khalq-\u00ebt ? Sa i p\u00ebrgjigjet t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs supozimi se n\u00eb vitet \u201870 ata vran\u00eb 6 amerikan\u00eb dhe hodh\u00ebn n\u00eb er\u00eb kompanit\u00eb amerikane n\u00eb Iran (Nilo Tabrizy,  MEK.: The Group John Bolton Wants to Rule Iran, New York Times, May 7, 2018) ? P\u00ebrse MEK-u u d\u00ebbua nga Franca n\u00eb vitin 1986?<\/p>\n<p>2.  Shkrimi  i Patrick  Kingsley n\u00eb New York Times (Highly Secretive Iranian Rebels in Albania, Feb 17, 2020 ), analizon bindsh\u00ebm pikpyetjet e m\u00ebsip\u00ebrme. Sipas tij \u2018njer\u00ebzit q\u00eb e kan\u00eb jetuar revolucionin, kur d\u00ebgjojn\u00eb emrin Muxhahediin dridhen&#8230; Pas rr\u00ebzimit t\u00eb Shahut, Mujahidin Khalq-\u00ebt (MEK) kaluan n\u00eb Irak ku u mor\u00ebn n\u00eb mbrojtje nga Saddam Hussein-it,&#8230; por pas pushtimit t\u00eb Irakut ata i dor\u00ebzuan arm\u00ebt dhe u mor\u00ebn n\u00eb mbrojtje nga amerikan\u00ebt&#8230; Qeveria amerikane, e cila e kishte damkosur MEK-un q\u00eb n\u00eb list\u00ebn e par\u00eb si organizat\u00eb terroriste (8 tetor 1997), e rehabilitoi n\u00eb vitin 2021 dhe pas nj\u00eb viti ata u mir\u00ebprit\u00ebn nga qeveria Shqiptare&#8230; Ditmir Bushati, ministri i jasht\u00ebm socialist i viteve 2013- 2019, na deklaroi se \u2018qeveria shqiptare shpresonte se nj\u00eb mikpritje e till\u00eb do ti sillte simpatin\u00eb e Washington-it&#8230;\u2019 [1]<\/p>\n<p>Shum\u00eb persona e kan\u00eb braktisur kampin e MEK-ut n\u00eb Manz\u00eb&#8230; Takova dhjet\u00eb syresh dhe secili m\u00eb tregoi se flirti dhe seksi ishin rrept\u00ebsisht t\u00eb ndaluar, kontaktet me familjen krejt\u00ebsisht t\u00eb reduktuar dhe miq\u00ebsit\u00eb t\u00eb pad\u00ebshiruara&#8230;  N\u00eb seancat periodike t\u00eb rr\u00ebfimit, duhet t\u00eb  rr\u00ebfeheshim dhe b\u00ebnin  autokritik\u00eb n\u00ebse na kishte lindur ndonj\u00eb d\u00ebshir\u00eb seksuale ose mendim i gabuar. \u2018Pak nga pak dhe ti je i d\u00ebrrmuar\u2019 thot\u00eb Abdulrahman Mohammadian i vet\u00eblarguar nga kampi. \u2018Ti nis t\u2019i bindesh vet\u00ebm rregullave. Ti nuk je m\u00eb vetvetja. Ti je nj\u00eb makin\u00eb\u2019.<\/p>\n<p>Shoq\u00ebruesit nuk na i treguan Troll factory-t, sallat e  internetit ku postohen fyerjet dhe provokimet&#8230; N\u00eb k\u00ebto fabrika shahet qeveria iraniane, l\u00ebvdohet udh\u00ebheqja muxhahedine dhe promovohen lobist\u00ebt. Nd\u00ebr ta z\u00ebri m\u00eb i mbreht\u00eb i p\u00ebrket  John Bolton-it, K\u00ebshilltarit p\u00ebr Sigurin\u00eb Komb\u00ebtare q\u00eb ka marr\u00eb me dhjet\u00ebra mij\u00eb dollar\u00eb p\u00ebr cil\u00ebsimin e MEK-ut opozit\u00eb legjitime e Iranit&#8230; Kapiteni Matthew Woodside, ish mbik\u00ebqyr\u00ebs i kampit xhihadist n\u00eb Irak, m\u00eb tha MEK \u2018\u00ebsht\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb e neveritshme. Jam shum\u00eb i habitur si u ndodh\u00ebn  n\u00eb Shqip\u00ebri\u2019.<\/p>\n<p>3. Shkrimi i New York Times t\u00eb fut n\u00eb realitetin e friksh\u00ebm t\u00eb bot\u00ebs imagjinare t\u00eb Nineteen Eighty-Four  t\u00eb Orwell-it. Ku personi q\u00eb po ekzekutohej ishte i lumtur, pasi i biri q\u00eb e spiunoi ishte nderuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb me titullin \u2018Spiuni i Vog\u00ebl\u2019.<\/p>\n<p>\u2018Big Brother  is watching you\u2019. \u2018Mos harroni asnj\u00ebher\u00eb! Patronazhist\u00ebt ju njohin mir\u00eb&#8230; Edi Rama \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm patronazhisti m\u00eb i gjat\u00eb\u2019, nj\u00eb titull ky q\u00eb n\u00eb  mjedisin orwellian do konvertohej n\u00eb \u2018Spiuni m\u00eb i Gjat\u00eb.\u2019<\/p>\n<p>Rituali i autokritik\u00ebs m\u00eb solli nd\u00ebrmend edhe mbledhjen urgjente t\u00eb tetorit \u201996 p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e E.S., i cili kishte munguar n\u00eb leximin n\u00eb kolektiv t\u00eb artikullit t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs. Ve\u00e7an\u00ebrisht fjalin\u00eb e fundit t\u00eb E.S: \u2018E kuptoj gabimin e madh q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb, pavar\u00ebsisht  se  isha n\u00eb Butrint dhe nuk m\u00eb lajm\u00ebroi kush\u2019.<\/p>\n<p>Kuintesenc\u00eb e shkrimit t\u00eb New York Times \u00ebsht\u00eb mesazhi se bashk\u00ebkomb\u00ebsit e tij po p\u00ebrpiqen t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb jahjatollenjt e vrazhd\u00ebt, t\u00eb \u00e7mendur dhe fanatik\u00eb, me jahjatollenj po t\u00eb vrazhd\u00ebt, t\u00eb \u00e7mendur dhe fanatik\u00eb. Si n\u00eb paradoksin e Anubhav Sinhas: \u2018Amerik\u00ebs ju desh\u00ebn 4 president\u00eb, mij\u00ebra jet\u00eb, triliona dollar\u00eb dhe 20 vjet koh\u00eb p\u00ebr t\u2019i z\u00ebvend\u00ebsuar taleban\u00ebt me taleban\u00eb.\u2019<\/p>\n<p>Personalisht zhapinjt\u00eb e gjelb\u00ebr dhe zhapinjt\u00eb ngjyr\u00eb kafe, i grupoj n\u00eb specien zhapinj dhe p\u00ebr mua antipod i regjimit mbyt\u00ebs iranian nuk \u00ebsht\u00eb  an\u00ebtarja e partis\u00eb q\u00eb pozon me kostum t\u00eb sh\u00ebmtuar burrash dhe shami mavi n\u00eb kok\u00eb, por Hadis Najafi e veshur sport dhe pa shami. T\u00eb cil\u00ebn e vrau me 6 plumba \u2018policia e  moralit\u2019, simotra iraniane e \u2018policis\u00eb s\u00eb mendimit\u2019 t\u00eb Orwell-it.<\/p>\n<p>T\u00eb jap \u00e7\u2019t\u00eb duash nga Shqip\u00ebria, m\u00eb l\u00ebr t\u00eb b\u00ebj \u00e7\u2019t\u00eb dua n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Image<\/p>\n<p>4. Sigurisht pun\u00ebt dhe synimet e Amerik\u00ebs jan\u00eb pun\u00ebt dhe synimet e Amerik\u00ebs, por pyetja \u00ebsht\u00eb \u00e7\u2019pun\u00eb kemi ne me pun\u00ebt e Amerik\u00ebs ? P\u00ebrse duhet q\u00eb t\u00eb ngat\u00ebrroheshim me superpotenc\u00ebn hakeriste q\u00eb na ngjiti zgjeben e kuqe a t\u00eb qenve, fal\u00eb s\u00eb cil\u00ebs do kruhemi gjat\u00eb? P\u00ebrse Amerika nuk i strehoi Mujahidin Khalq-\u00ebt n\u00eb  Amerik\u00eb por i plasi n\u00eb Shqip\u00ebri? P\u00ebrse p\u00ebrve\u00e7 Saddam Hussein-it dhe Edi Ram\u00ebs asnj\u00eb shtetar nuk i pranoj Mujahidin Khalq-\u00ebt? Ram\u00ebn e urdh\u00ebruan q\u00eb t\u2019i strehonte n\u00eb Shqip\u00ebri Khalq-\u00ebt, apo si Dankos t\u00eb Maksim Gorki-t \u2018ju ndez zemra zjarr nga d\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar njer\u00ebzimin\u2019?<\/p>\n<p>Fraza \u2018qeveria shqiptare shpresonte se kjo mikpritje do i sillte simpatin\u00eb e Washington-it\u2019, e plot\u00ebsuar me shprehjen  e Luigjit 14t\u00eb \u2018Shteti jam un\u00eb\u2019, tregon se autor i zbarkimit Khalq  \u00ebsht\u00eb Edi Rama. I cili n\u00eb vitin 2013 nuk ju nda sekretarit Kerry dhe ministrit Lavrov, deri sa ja doli q\u00eb ti merrte helmet kimike siriane n\u00eb Shqip\u00ebri. Duke e kthyer Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb koshin vullnetar t\u00eb plehrave nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Kaq sa p\u00ebr Iranin, p\u00ebr Afganistanin historia \u00ebsht\u00eb disi m\u00eb ndryshe.<\/p>\n<p>Pas rakapjekthjes amerikane nga Afganistani, udh\u00ebzimet e menj\u00ebhershme nuk i dha Biden, por Rama : \u2018Shtetet an\u00ebtare t\u00eb NATO-s t\u00eb kujdesen p\u00ebr njer\u00ebzit q\u00eb punuan p\u00ebr ne (!), q\u00eb besuan n\u00eb at\u00eb q\u00eb po sillnim ne (!), q\u00eb u rreshtuan me at\u00eb q\u00eb donim ne (!) p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Afganistanit\u2019.[2] K\u00ebto udh\u00ebzime dhe strehimi imediat i 2500 afgan\u00ebve, e shuguruan Ram\u00ebn me medaljen dhe titullin \u2018Global Innovator\u2019, q\u00eb sipas Vocabulary.com ka kuptimin  \u2018Ndreq\u00ebsi Novator i Planetit\u2019. N\u00eb ceremonin\u00eb \u00eb shugurimit Rama vet\u00ebm sa shqiptoi me modesti \u2018thjesht b\u00ebra gj\u00ebn\u00eb e duhur\u2019.<\/p>\n<p>Abigail Hauslohner shkroi n\u00eb Washington Post (The wrong plane out of Afghanistan, Aug. 15, 2021), \u2018Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb Sh\u00ebn Gjin kan\u00eb lindur dy duzina bebesh, s\u00eb paku nj\u00eb njeri ka vdekur dhe fatura e q\u00ebndrimit n\u00eb hotelet \u00ebsht\u00eb milion\u00ebshe&#8230; \u2018Qeveria amerikane nuk mban asnj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr k\u00ebta njer\u00ebz\u2019, tha nj\u00eb zyrtar i lart\u00eb i Departamentit t\u00eb Shtetit. \u2018Taksapaguesi amerikan nuk do marr\u00eb asgj\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr\u2019.<\/p>\n<p>Pak a shum\u00eb mbajini me sh\u00ebndet. Rama tashm\u00eb e ka medaljen e tij si ndreq\u00ebs i planetit, taksapaguesi amerikan nuk do paguaj\u00eb asnj\u00eb cent dhe taksapaguesi shqiptar do paguaj\u00eb 8 euro\/familje p\u00ebr medaljen e Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>5. P\u00ebr mos t\u2019i tjerrur pafund b\u00ebmat nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Ram\u00ebs po ndalem te Durr\u00ebsi, p\u00ebr t\u00eb cilin Rama po kujdeset papushim q\u00eb edhe ai t\u00eb ket\u00eb baz\u00ebn e tij detare. Jo p\u00ebr flot\u00ebn shqiptare, pasi mbi 100 anijet dhe n\u00ebndet\u00ebset e periudh\u00ebs komuniste ka koh\u00eb q\u00eb jan\u00eb kthyer n\u00eb skrap, por p\u00ebr ADN e mikpritjes detare shqiptare. Pas sekretarit Stoltenberg, Rama ju saldua komandantit Wolters: \u2018Do t\u2019i tregojm\u00eb nes\u00ebr gjeneralit se n\u00eb k\u00ebto koh\u00eb t\u00eb rrezikshme, besoj se ai s\u00ebrish do rikonsideroj\u00eb p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb baz\u00eb detare t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb fundit t\u00eb NATO-s n\u00eb Shqip\u00ebri\u2019, u shpreh Rama me marshin zik-zak. \u00c7ka do t\u00eb thot\u00eb se Wolters, ashtu si Stoltenberg \u2018nuk e konsideroi\u2019 ofert\u00ebn e par\u00eb t\u00eb Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Duke kap\u00ebrcyer (n\u00eb shikimi t\u00eb par\u00eb pa lidhje) n\u00eb Ottawa t\u00eb Kanadas\u00eb, nd\u00ebrtesat e saja kan\u00eb planimetri  drejtk\u00ebnd\u00ebshe, por ambasada amerikane u lut q\u00eb selin\u00eb e saj ta nd\u00ebrtonte paksa t\u00eb harkuar. Referendumi \u2018ottawasit zot\u00ebr t\u00eb Ottav\u00ebs\u2019 nuk e pranoi k\u00ebt\u00eb dhe ambasada u nd\u00ebrtua po kat\u00ebrqoshelie.<\/p>\n<p>Duke u rikthyer Durr\u00ebsit, n\u00eb k\u00ebto koh\u00eb sipas Ram\u00ebs \u2018tep\u00ebr t\u00eb rrezikshme\u2019, lufta atomike nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb nocion abstrakt por realitet konkret dhe bazave ushtarake, ve\u00e7an atyre  \u2018t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb fundit\u2019 u rezervohet nga nj\u00eb \u2018nuk\u2019, si\u00e7 dhe quhen me p\u00ebrk\u00ebdheli arm\u00ebt nukleare.<\/p>\n<p> N\u00ebse ottawasit referenduan harkimin e leht\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebs, a duheshin pyetur edhe durrsak\u00ebt duan apo jo nj\u00eb \u2018nuk\u2019 mbi kok\u00eb. Kjo pasi \u2018nuku\u2019 do avullonte t\u00ebr\u00eb sht\u00ebpit\u00eb durrsake bashk\u00eb me ato q\u00eb kan\u00eb brenda sht\u00ebpit\u00eb durrsake. Nga lavatri\u00e7ja tek frigoriferi, nga macja tek e zonja e sht\u00ebpis\u00eb.<\/p>\n<p>6. K\u00ebto b\u00ebma, nga 1 tek 5, shpjegojn\u00eb arsyen p\u00ebrse katranjos kompleti nuk ngeli n\u00eb asnj\u00eb klas\u00eb t\u00eb 9 vje\u00e7ares. Fal\u00eb qylymizmit Zjush! Me leje zjush! A ta pastroj koshin e plehrave zjush? Kjo, e lidhur edhe me th\u00ebnien e Roosevelt-it p\u00ebr Anastasio Somozan \u2018He may be a son of a bitch, but he&#8217;s our son of a bitch\u2019 (ai mund t\u00eb jet\u00eb biri i nj\u00eb \u2026.., por ai \u00ebsht\u00eb biri yn\u00eb i \u2026\u2026) kuadron bukurmir\u00eb. Donan -donan thon\u00eb spanjoll\u00ebt, m\u00eb jep- q\u00eb t\u00eb t\u00eb jap. T\u00eb jap \u00e7\u2019t\u00eb duash nga Shqip\u00ebria, m\u00eb l\u00ebr t\u00eb b\u00ebj \u00e7\u2019t\u00eb dua n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Sh\u00ebnime<\/p>\n<p> [1] \u2018The Albanian government hoped its hospitality would curry favor with Washington.\u2019 Sipas Collins Dictionary, Would curry: p\u00ebrpjekja p\u00ebr t\u00eb fituar mb\u00ebshtetje n\u00ebp\u00ebrmjet servilizmit.<\/p>\n<p>[2] Si d\u00ebshmi se grotesku nuk \u00ebsht\u00eb shpikje e imja por emfaz\u00eb e Ram\u00ebs, po e sjell tekstin n\u00eb origjinal \u2018The NATO member states need to take care of the people that were there for us and worked for us, believed in what we were bringing there and aligned with what we wanted for the future of Afghanistan\u2019<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Apollon Ba\u00e7e 1. \u2018Sulmi kibernetik iranian nuk e arriti q\u00ebllimin, praktikisht sistemet jan\u00eb kthyer n\u00eb pun\u00eb\u2019, deklaroi Rama t\u00eb nes\u00ebrmen e hakerimit t\u00eb shtetit q\u00eb drejton. Pavar\u00ebsisht se n\u00eb flea market (pazarin e pleshtave), togu i rrangullinave shqiptare, nga targa e makin\u00ebs sime tek videot e delinkuent\u00ebve, nga dosjet penale tek datat e vaksinimit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":290273,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-290272","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/290272","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=290272"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/290272\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/290273"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=290272"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=290272"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=290272"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}