{"id":290335,"date":"2022-10-04T08:24:10","date_gmt":"2022-10-04T06:24:10","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=290335"},"modified":"2022-10-04T08:24:10","modified_gmt":"2022-10-04T06:24:10","slug":"niko-peleshi-elisa-spiropali-mimi-kodheli-dhe-luan-duzha-ne-listen-e-memex-ja-cfare-thote-policia-per-te-dhenat-e-publikuara-nga-hakerat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/niko-peleshi-elisa-spiropali-mimi-kodheli-dhe-luan-duzha-ne-listen-e-memex-ja-cfare-thote-policia-per-te-dhenat-e-publikuara-nga-hakerat\/","title":{"rendered":"Niko Peleshi, Elisa Spiropali, Mimi Kodheli dhe Luan Duzha n\u00eb list\u00ebn e \u201cMemex\u201d! Ja \u00e7far\u00eb thot\u00eb policia p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebnat e publikuara nga hakerat"},"content":{"rendered":"<p>Jan\u00eb qindra mij\u00ebra t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr njer\u00ebz me rekorde kriminale, t\u00eb dyshuar apo t\u00eb hetuara m\u00eb her\u00ebt q\u00eb jan\u00eb hak\u00ebruar dhe jan\u00eb hedhur p\u00ebr publikun.<\/p>\n<p>Publikimi ka ndodhur dit\u00ebn e djeshme nga \u201cHomeland Justice\u201d, t\u00eb cil\u00ebt pretendohet se kan\u00eb shtir\u00eb tashm\u00eb n\u00eb duar t\u00eb dh\u00ebna sensitive dhe q\u00eb pritet t\u00eb publikohet dit\u00ebt n\u00eb vijim. N\u00eb databaz\u00ebn e hedhur dje jan\u00eb t\u00eb sh\u00ebnuar mbi 100 mij\u00eb emra, mes t\u00eb cil\u00ebve gjenden emra vras\u00ebsish, personash q\u00eb gjenden n\u00eb burg p\u00ebr akte t\u00eb r\u00ebnda kriminale, t\u00eb k\u00ebrkuar, por edhe persona t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb panjohur. Por, ajo q\u00eb bie n\u00eb sy n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb at\u00eb mori t\u00eb dh\u00ebnash personale p\u00ebr shtetas shqiptar, t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb dyshohet q\u00eb jan\u00eb marr\u00eb nga sistemet e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, jan\u00eb emra deputet\u00ebsh dhe ministrash.<\/p>\n<p>PUBLIKIMI<\/p>\n<p>K\u00ebshtu n\u00eb list\u00ebn e publikuar nga hakerat, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt vet\u00eb qeveria dhe autoritetet p\u00ebrgjegj\u00ebse thon\u00eb se jan\u00eb iranian\u00eb, t\u00eb nxjerr\u00eb nga sistemi i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit bashk\u00eb me email-et e ish-kryepolicit Gledis Nano, ndodhen edhe emrat e 2 ministrave, Elisa Spiropali, Niko Peleshi, ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe deputeti Luan Duzha. Por n\u00eb nj\u00eb reagim, Policia e Shtetit tha se asnj\u00ebri prej 2 ministrave dhe ish-ministres nuk jan\u00eb t\u00eb dyshuar, duke sqaruar se jan\u00eb duke hetuar p\u00ebr origjin\u00ebn e rrjedhjes se k\u00ebtyre informacioneve.<\/p>\n<p>\u201cKategorikisht nuk jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb veprimtari kriminale apo n\u00eb hetime p\u00ebr ngjarje kriminale, as dy ministrat dhe as ish-ministrja, po ashtu edhe shum\u00eb emra t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb publikuar nga hakerat, n\u00eb k\u00ebto lista\u201d, tha Policia pas publikimit t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, ka reaguar edhe Kryeministri Edi Rama, i cili mohoi t\u00eb ishte e v\u00ebrtet\u00eb. Ai tha se tabelat jan\u00eb fotomontazh dhe jo databaza q\u00eb pretendohet nga hakerat. Burimet zyrtare policore insistojn\u00eb q\u00eb lista \u201cMEMEX\u201d q\u00eb hakerat pretendojn\u00eb t\u00eb ken\u00eb publikuar dhe zyrtarisht duhet t\u00eb ket\u00eb emrat e t\u00eb dyshuarve, nuk \u00ebsht\u00eb origjinale, duke sakt\u00ebsuar se t\u00eb dh\u00ebnat e nxjerra nuk kan\u00eb lidhje me databaz\u00ebn e sistemit policor \u201cMEMEX\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, n\u00eb list\u00ebn e publikuar nga hakerat iranian\u00eb, nuk kuptohet se ku e ka origjin\u00ebn kjo databaz\u00eb. Ka dhe nj\u00eb element t\u00eb duksh\u00ebm n\u00eb krye t\u00eb \u00e7do faqeje me fotot e t\u00eb pretenduarve qytetar\u00eb t\u00eb dyshuar, ku shkruhet n\u00eb anglisht: \u201cAlbanian suspects\u201d (Shqiptar\u00ebt e dyshuar). N\u00ebse databaza do t\u00eb ishte e Policis\u00eb Shqiptare dhe n\u00eb t\u00eb jan\u00eb emra t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb dyshuar, p\u00ebrse dokumenti duhej t\u00eb ishte n\u00eb gjuh\u00ebn angleze. Por, emrat jan\u00eb aty dhe disa prej tyre jan\u00eb emra t\u00eb njohur dhe t\u00eb lakuar edhe n\u00ebp\u00ebr media p\u00ebr vite e vite me radh\u00eb.<\/p>\n<p>REAGIMI ZYRTAR I POLICIS\u00cb<\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb pas publikimit t\u00eb databaz\u00ebs me qindra mij\u00ebra emra, foto, numra pasaporte dhe dat\u00eblindje personash, n\u00eb shum\u00eb prej tyre edhe vendlindjet, ka reaguar Policia e Shtetit, duke iu k\u00ebrkuar mediave q\u00eb mos t\u00eb publikohen t\u00eb dh\u00ebna prej atyre faqeve. Policia n\u00eb reagimin e saj nuk harroi t\u00eb iu kujtonte mediave edhe urdhrin e Prokuroris\u00eb l\u00ebshuar pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb q\u00eb lidhej konkretisht me moslejimin e publikimit t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave q\u00eb jan\u00eb hak\u00ebruar dhe hedhur n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb rrjeti social q\u00eb me gjas\u00eb menaxhohet nga rus\u00ebt. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr Telegram-in, aty ku edhe an\u00ebtar\u00ebt e \u201cHomeland Justice\u201d publikojn\u00eb databazat tona. Policia n\u00eb reagimin e saj tha:<\/p>\n<p>\u201cNga deklarimet e b\u00ebra sot n\u00eb media dhe referimet e k\u00ebtyre deklarimeve, sipas t\u00eb cilave jan\u00eb marr\u00eb t\u00eb dh\u00ebna nga sistemi MEMEX, sqarojm\u00eb opinionin publik se ky sistem nuk \u00ebsht\u00eb prekur dhe se k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna nuk kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb fare me databaz\u00ebn e sistemit policor \u201cMEMEX\u201d. Policia e Shtetit njofton se, deri n\u00eb k\u00ebto momente, nuk jan\u00eb prekur apo d\u00ebmtuar t\u00eb dh\u00ebna sensitive q\u00eb administrohen n\u00eb k\u00ebt\u00eb sistem, t\u00eb cilat kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me pun\u00ebn policore\u201d! Por n\u00eb fakt prej shum\u00eb dit\u00ebsh policia e shtetit n\u00eb disa sektor\u00eb nuk ka mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb n\u00eb sistemet e veta. Kjo n\u00eb fakt, sipas tyre, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb moslejuar cenimin e k\u00ebtyre sistemeve, por hak\u00ebrruesit her\u00eb pas here publikojn\u00eb mesazhe q\u00eb tregojn\u00eb se b\u00ebhet fjal\u00eb se ata kan\u00eb mundur t\u00eb marrin thuajse t\u00eb gjitha sistemet e policis\u00eb!<\/p>\n<p>Berisha: \u00cbsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nga qeveria p\u00ebr t\u00eb fshir\u00eb lidhjet me kriminel\u00ebt<\/p>\n<p>Ish-Kryeministri Sali Berisha pretendon se ve\u00e7 sulmeve q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb nga hakerat iranian\u00eb ndaj sistemeve t\u00eb Policis\u00eb, ka pasur edhe sulme t\u00eb tjer\u00eb nga ana e qeveris\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb sipas tij t\u00eb fshihen lidhjet apo udh\u00ebtimet e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb qeveris\u00eb me kriminel\u00ebt. \u201c\u00cbsht\u00eb ky nj\u00eb moment n\u00eb t\u00eb cilin Shqip\u00ebria b\u00ebhet vendi m\u00eb i rreziksh\u00ebm n\u00eb Ballkan dhe Europ\u00eb, pasi paralajm\u00ebron k\u00ebshtu kontingjentet e delikuent\u00ebve t\u00eb saj se jan\u00eb n\u00eb ndjekje policore dhe ata p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar duhet t\u00eb largohen.<\/p>\n<p>Un\u00eb informoj se nga data 15 korrik nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb asnj\u00eb mas\u00eb p\u00ebr mbrojtjen e sistemeve. T\u00eb gjitha t\u00eb tjerat jan\u00eb mashtrime. Sistemet jan\u00eb n\u00eb m\u00ebshir\u00ebn e atyre q\u00eb po i sulmojn\u00eb dhe shkat\u00ebrrojn\u00eb. Sistemi TIMS sipas burimeve serioze \u00ebsht\u00eb sulmuar nga hakerat qeveritar\u00eb p\u00ebr t\u00eb zhdukur t\u00eb gjitha gjurm\u00ebt e lidhjeve t\u00eb qeveritar\u00ebve, deputet\u00ebve me grupet kriminale, udh\u00ebtimet e tyre t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, t\u00eb cilat jan\u00eb nj\u00eb prov\u00eb e pakontestueshme e bashk\u00ebpunimit t\u00eb krimit me politik\u00ebn. Kurse nxjerrja e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb kartotek\u00ebs p\u00ebrb\u00ebn shkall\u00ebn m\u00eb ekstreme t\u00eb dekonspirimit dhe dor\u00ebzimit t\u00eb k\u00ebtij shteti mafioz t\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb duart e krimit.<\/p>\n<p>D\u00ebnoj me ashp\u00ebrsin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe k\u00ebt\u00eb veprimtari kriminale, shtet\u00ebrore. E kam t\u00eb qart\u00eb se hakerat iranian\u00eb sulmuan portalin \u2018e-Albania\u2019. Por absolutisht, t\u00eb dh\u00ebnat faktojn\u00eb se ata nuk jan\u00eb t\u00eb vet\u00ebm. Se sistemet digjitale shqiptare u shkat\u00ebrruan nga kombinime hakerash qeveritar\u00eb\u201d, u shpreh Berisha. Sakaq, Berisha shtoi se vendi ndodhet n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb rreziksh\u00ebm sa i takon siguris\u00eb, pasi hakerat iranian\u00eb kan\u00eb publikuar t\u00eb dh\u00ebna nga sistemi \u201cMEMEX\u201d i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, ku mbahen t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr persona n\u00eb hetim apo n\u00eb v\u00ebzhgim si t\u00eb dyshuar p\u00ebr vepra kriminale.<\/p>\n<p>\u201cSi\u00e7 kisha denoncuar para jush, vendosjen n\u00ebn kontroll t\u00eb plot\u00eb nga krimi shtet\u00ebror i t\u00eb gjitha t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb k\u00ebtij vendi, me gjith\u00eb mohimet e pap\u00ebrgjegjshme t\u00eb kreut t\u00eb k\u00ebtij shteti q\u00eb funksionon si nj\u00eb shtet i mafies, njoftimi i m\u00ebparsh\u00ebm rezulton 100% i v\u00ebrtet\u00eb. Sot, nga sistemi \u2018MEMEX\u2019 q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn kartotek\u00ebn e pun\u00ebs 30 vje\u00e7are t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit jan\u00eb publikuar 105 mij\u00eb emra shqiptar\u00ebsh t\u00eb dyshuar, t\u00eb hetuar nga Policia p\u00ebr krime t\u00eb llojeve nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet\u201d, tha Berisha.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Jan\u00eb qindra mij\u00ebra t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr njer\u00ebz me rekorde kriminale, t\u00eb dyshuar apo t\u00eb hetuara m\u00eb her\u00ebt q\u00eb jan\u00eb hak\u00ebruar dhe jan\u00eb hedhur p\u00ebr publikun. Publikimi ka ndodhur dit\u00ebn e djeshme nga \u201cHomeland Justice\u201d, t\u00eb cil\u00ebt pretendohet se kan\u00eb shtir\u00eb tashm\u00eb n\u00eb duar t\u00eb dh\u00ebna sensitive dhe q\u00eb pritet t\u00eb publikohet dit\u00ebt n\u00eb vijim. N\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":290336,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-290335","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/290335","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=290335"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/290335\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/290336"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=290335"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=290335"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=290335"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}