{"id":290517,"date":"2022-10-04T19:44:50","date_gmt":"2022-10-04T17:44:50","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=290517"},"modified":"2022-10-04T19:44:50","modified_gmt":"2022-10-04T17:44:50","slug":"spak-te-marre-ne-pergjegjesi-penale-ramen-vasili-mashtroi-per-aplikimin-e-fashes-800kwh-per-energjine-elektrike-asnje-vendim-nga-qeveria-dhe-ere","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/spak-te-marre-ne-pergjegjesi-penale-ramen-vasili-mashtroi-per-aplikimin-e-fashes-800kwh-per-energjine-elektrike-asnje-vendim-nga-qeveria-dhe-ere\/","title":{"rendered":"\u201cSPAK t\u00eb marr\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi penale Ram\u00ebn\u201d\/ Vasili: Mashtroi p\u00ebr aplikimin e fash\u00ebs 800kWh p\u00ebr energjin\u00eb elektrike! Asnj\u00eb vendim nga qeveria dhe ERE"},"content":{"rendered":"<p>Deputeti i Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, Petrit Vasili ka akuzuar kryeministrin Edi Rama pasi sipas tij ka mashtruar p\u00ebr heqjen e fash\u00ebs 800kWh p\u00ebr \u00e7mimin e energjis\u00eb elektrike.<\/p>\n<p>Vasili sjell n\u00eb v\u00ebmendje deklarat\u00ebn e Ram\u00ebs m\u00eb 30 shtator, por n\u00ebnvizon se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, nuk ka nj\u00eb vendim t\u00eb Qeveris\u00eb. Sipas tij, kryeministri mashtroi p\u00ebr q\u00ebllime provokimi dhe p\u00ebrfitimi politik.<\/p>\n<p>Fakti i dyt\u00eb, q\u00eb sipas Vasilit v\u00ebrteton mashtrimin e Ram\u00ebs, \u00ebsht\u00eb dhe mbledhja e Entit Rregullator t\u00eb Energjis\u00eb. Deputeti i PL-s\u00eb ka publikuar vendimet e marra nga ERE n\u00eb mbledhjen e zhvilluar m\u00eb dat\u00eb 29 shtator, ku nuk p\u00ebrmendet mos aplikimi i fash\u00ebs 800kWh p\u00ebr muajin tetor.<\/p>\n<p>Vasili i b\u00ebn thirrje SPAK-ut q\u00eb t\u00eb marr\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi penale kryeministrin Rama.<\/p>\n<p>Postimi i Petrit Vasilit:<\/p>\n<p>SPAK te marre ne pergjegjesi penale Edi Ramen, mashtroi boterisht per heqjen e fashes 800KWh!<\/p>\n<p>Edi Rama ka mashtruar boterisht lidhur me heqjen e fashes prej 800KWh per qellime te qarta te provokimit dhe perfitimit politik duke dhunuar \u00e7do ligj te ketij vendi dhe pa asnje vendim zyrtar.<\/p>\n<p>Pergjegjesia penale ndaj Edi Rames eshte direkte dhe lidhet vetem me t\u00eb personalisht.<\/p>\n<p>MASHTRIMI PARE :<\/p>\n<p>Ne daten 30 shtator 2022 Rama deklaroi:<\/p>\n<p>\u201cqeveria e ka barr\u00ebn ta menaxhoj\u00eb sa m\u00eb mir\u00eb t\u00eb jet\u00eb e mundur, ne vendos\u00ebm q\u00eb aplikimi i fash\u00ebs 800 KWh t\u00eb mos hyj\u00eb n\u00eb fuqi n\u00eb muajin tetor\u201d.<\/p>\n<p>Genjeshtra eshte shume e rende pasi Qeveria nuk ka marre asnje Vendim per kete ceshtje dhe Rendi i dites se Mbledhjes se Qeverise ne date 28 shtator provon qarte mashtrimin.<\/p>\n<p>Kush e paska marre pra kete Vendim kur Qeveria nuk ka marre asnje te tille??<\/p>\n<p>MASHTRIMI I DYTE:<\/p>\n<p>Rama mori pergjegjesine personald dhe deklaroi pezullimin e aplikimit te fashes 800 K\u00cbh, pas Vendimit te ERE te dates 23 shtator.<\/p>\n<p>Ky eshte nje mashtrim tjeter shume i rende sepse ERE nuk ka marre asnje Vendim per pezullimin e aplikimit te fashes.<\/p>\n<p>Kjo provohet sepse ne Mbledhjen e ERE te dates 29 shtator, pra nje dite perpara deklarates se Rames, as nuk eshte diskutuar dhe as eshte marre asnje Vendim pezullimi nga ERE.<\/p>\n<p>Ne daten 30 shtator menjehere pas deklarates se Edi Rames, ERE ne nje komunikate shtypi deklaron dhe konfirmuar se:<\/p>\n<p>\u201cERE ka publikuar tashm\u00eb \u00e7mimet e p\u00ebrdit\u00ebsuara p\u00ebr konsumin e energjis\u00eb elektrike nga konsumator\u00ebt familjar\u00eb, q\u00eb konsumojn\u00eb mbi 800 kWh\u2019.<\/p>\n<p>Aktualisht k\u00ebto \u00e7mime, sipas ERE jan\u00eb t\u00eb aplikueshme p\u00ebr periudh\u00ebn 1 tetor deri m\u00eb 31 dhjetor 2022\u2033.<\/p>\n<p>Kush e paska vendosur pra pezullimin, kur ERE nuk ka marre asnje vendim te tille ??<\/p>\n<p>MASHTRIMI I TRETE:<\/p>\n<p>Edi Rama deklaroi ne 30 shtator se pezullimi i vendimit vinte sepse:<\/p>\n<p>\u201ckemi pasur p\u00ebrmir\u00ebsim t\u00eb nivelit n\u00eb Fierz\u00eb, aty ku \u00ebsht\u00eb dhe burimi kryesor i energjis\u00eb, dhe presim q\u00eb t\u00eb materializohen dhe parashikimet p\u00ebr reshje t\u00eb tjera n\u00eb fund t\u00eb dhjet\u00eb dit\u00ebshit t\u00eb par\u00eb t\u00eb tetorit\u201d.<\/p>\n<p>Nderkohe qe Edi Rama bente kete deklarate, KESH blinte energji per periudhen 1-31 tetor me vlere 34 milion\u00eb euro per 74,500 megavator\u00ebsh me nj\u00eb \u00e7mim mesatar prej 455.24 euro per M\u00ebh, bile mjaft me te larte edhe si \u00e7mimi ne burse.<\/p>\n<p>Pra eshte e qarte, qe e gjithe deklarata si dhe argumentimet e vendosjes se fashes 800KWh per shkak te problemeve financiare te KESH rrezohen ne \u00e7ast.<\/p>\n<p>Edi Rama me vetedije te plote ka mashtruar boterisht opinionin publik vetem per qellime politike dhe provokative pasi:<\/p>\n<p>As qeveria dhe as ERE nuk kane marre asnje vendim pezullimi si\u00e7 provohet me dokumentet zyrtare te mbledhjeve perkatese te qeverise ne 28 shtator dhe ERE ne 29 shtator.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti i Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, Petrit Vasili ka akuzuar kryeministrin Edi Rama pasi sipas tij ka mashtruar p\u00ebr heqjen e fash\u00ebs 800kWh p\u00ebr \u00e7mimin e energjis\u00eb elektrike. Vasili sjell n\u00eb v\u00ebmendje deklarat\u00ebn e Ram\u00ebs m\u00eb 30 shtator, por n\u00ebnvizon se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, nuk ka nj\u00eb vendim t\u00eb Qeveris\u00eb. Sipas tij, kryeministri mashtroi p\u00ebr q\u00ebllime [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":132503,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-290517","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/290517","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=290517"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/290517\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/132503"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=290517"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=290517"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=290517"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}