{"id":290769,"date":"2022-10-05T20:33:27","date_gmt":"2022-10-05T18:33:27","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=290769"},"modified":"2022-10-05T20:33:27","modified_gmt":"2022-10-05T18:33:27","slug":"dosja-hetimore-po-mora-vesh-se-ua-jep-te-tjereve-para-meje-do-e-kesh-punen-keq-si-u-kercenua-ish-prefekti-nga-fajdexhiu-te-perfshire-jane-edhe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/dosja-hetimore-po-mora-vesh-se-ua-jep-te-tjereve-para-meje-do-e-kesh-punen-keq-si-u-kercenua-ish-prefekti-nga-fajdexhiu-te-perfshire-jane-edhe\/","title":{"rendered":"Dosja hetimore\/ \u201cPo mora vesh se ua jep t\u00eb tjer\u00ebve para meje do e kesh pun\u00ebn keq\u201d- Si u k\u00ebrc\u00ebnua ish-prefekti nga fajdexhiu! T\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb jan\u00eb edhe\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Fenomeni i fajdes nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb krim i izoluar shqiptar. Ekspert\u00eb t\u00eb ekonomis\u00eb thon\u00eb se fajdeja \u00ebsht\u00eb formalizuar si nj\u00eb krim atipik, brenda t\u00eb cilit marr\u00ebdh\u00ebnia fajde-fajde nuk \u00ebsht\u00eb menj\u00ebher\u00eb e dhunshme dhe zhvat\u00ebse, por e strukturuar n\u00eb terma formalisht kontraktuale.<\/p>\n<p>Sipas studimeve t\u00eb kryera, prania e fajdexhinjve \u00ebsht\u00eb e ndryshme, duke filluar nga ata m\u00eb t\u00eb vegjlit e deri te organizatat kriminale, ku shpesh dh\u00ebnia e parave hua sh\u00ebrben si nj\u00eb terren takimi midis krimit t\u00eb zakonsh\u00ebm dhe krimit t\u00eb organizuar, duke sh\u00ebnuar k\u00ebshtu kalimin dhe nd\u00ebrthurjen e ligjshm\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb paligjshm\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm n\u00eb Itali, sipas nj\u00eb investigimi t\u00eb siguruar nga autoritetet vendore, mbi 200 mij\u00eb tregtar\u00eb, kan\u00eb r\u00ebn\u00eb pre e fajdeve, nj\u00eb shif\u00ebr me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb shqet\u00ebsuese q\u00eb mendohet, se n\u00eb gadishullin Apenin, kap shifr\u00ebn monstruoze t\u00eb 100 miliard\u00eb eurove ose 7 p\u00ebrqind t\u00eb Prodhimit t\u00eb Brendsh\u00ebm Bruto komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kriza globale pritet t\u2019i jap\u00eb k\u00ebtij fenomeni, nj\u00eb hov t\u00eb ri, gati t\u00eb paparashikuesh\u00ebm, n\u00eb Shqip\u00ebri, duket se statistika t\u00eb tilla mungojn\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa t\u00eb dh\u00ebnat e Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb se gjat\u00eb vitit pandemik 2020, sasia e paras\u00eb jasht\u00eb sistemit bankar n\u00eb Shqip\u00ebri arriti vler\u00ebn rekord t\u00eb 324.6 miliard\u00eb lek\u00ebve ose 2.6 miliard\u00eb euro.<\/p>\n<p>Por fenomeni i fajdeve edhe pse i paduksh\u00ebm ngre krye shpesh dhe na tregon se \u00ebsht\u00eb aty, edhe n\u00ebp\u00ebrmjet formave m\u00eb t\u00eb dhunshme.<\/p>\n<p>Artan Gjergji, Financier i lart\u00eb<\/p>\n<p>\u201cQ\u00ebllimi i tyre \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht ky, t\u2019i falimentojn\u00eb, ose t\u2019i vendosin me shpatulla pas muri edhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb indirekte t\u2019u marrin biznesin. Dhe kjo ka forma nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet, dikush me dhun\u00eb, dikush me forma t\u00eb paligjshme t\u00eb cilat nuk deklarohen kurr\u00eb sepse biznesi normalisht \u00ebsht\u00eb njeriu q\u00eb punon me djers\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebrball\u00eb ka struktura kriminale t\u00eb cilat i k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb me jet\u00eb, i k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb me pengmarrje, dhe kemi ngjarje t\u00eb tilla plot p\u00ebr shkak t\u00eb detyrimeve t\u00eb papaguara\u201d.<\/p>\n<p>Por p\u00ebr t\u00eb mbetur te Shqip\u00ebria, sipas ekspertit t\u00eb ekonomis\u00eb, Zef Pre\u00e7i, ky fenomen me vendin ton\u00eb duket t\u00eb jet\u00eb tashm\u00eb jasht\u00eb kontrollit dhe sidomos, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ka sh\u00ebrbyer dekada e fundit, ku krimi ka njohur rritje, bashk\u00eb me fenomenin e fajdeve.<\/p>\n<p>Zef Pre\u00e7i, ekspert i ekonomis\u00eb<\/p>\n<p>\u201cKy fenomen ka qen\u00eb masiv p\u00ebrpara kriz\u00ebs s\u00eb vitit 1997. Pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj p\u00ebr shkak t\u00eb volumit t\u00eb madh t\u00eb parave q\u00eb qarkullojn\u00eb jasht\u00eb kanaleve bankare por edhe t\u00eb pompimit t\u00eb parave me origjin\u00eb kriminale sidomos gjat\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb fundit ka ushqyer nd\u00ebr t\u00eb tjera p\u00ebrve\u00e7 investimeve dhe k\u00ebt\u00eb form\u00eb t\u00eb qarkullimit t\u00eb parave jasht\u00eb kanaleve bankare, pra dh\u00ebnies s\u00eb parave me fajde si\u00e7 thot\u00eb populli\u201d.<\/p>\n<p>Por, Nikla, e l\u00ebn\u00eb si nj\u00eb territor ku sundon paraja e pist\u00eb dhe terrori i arm\u00ebve, duket t\u00eb mos jet\u00eb lokaliteti i vet\u00ebm ku g\u00eblon krimi i fajdeve.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr qytet dhe nj\u00eb tjet\u00ebr skem\u00eb fajdesh, e cila disa vite m\u00eb par\u00eb, doli jasht\u00eb kontrollit, dhe i la vend k\u00ebrc\u00ebnimit dhe plumbave, ishte edhe Shkodra.<\/p>\n<p>Qyteti m\u00eb i madh, dhe m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, n\u00eb veri t\u00eb vendit, ku vitet e fundit terrori i ka z\u00ebn\u00eb vendin rendit dhe siguris\u00eb. Skema fajdesh, ku dol\u00ebn se ishin t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb direkt dhe indirekt, me dhjet\u00ebra personazhe publik\u00eb dhe jo publik\u00eb t\u00eb qytetit, midis tyre avokat\u00eb, drejtor\u00eb institucionesh, krer\u00eb bandash.<\/p>\n<p>Dosja Hetimore<\/p>\n<p>\u201cNga veprimet e kryera me mjete t\u00eb hetimit proaktiv, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb evidente veprimtaria e disa personave t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb skema t\u00eb dh\u00ebnies s\u00eb shumave t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb vlerave monetare hua, t\u00eb dh\u00ebna me interesa shum\u00eb t\u00eb larta, q\u00eb sipas informacioneve t\u00eb para kan\u00eb variuar nga 3 deri n\u00eb 20 p\u00ebrqind n\u00eb jav\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas informacioneve t\u00eb para, dh\u00ebnia e k\u00ebtyre shumave b\u00ebhej kundrejt vendosjes peng t\u00eb pasurive t\u00eb luajtshme dhe t\u00eb paluajtshme shtetasve huamarr\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebve u merrej pasuria, n\u00ebse nuk p\u00ebrmbushej detyrimi monetar n\u00eb afatin dhe mas\u00ebn e caktuar\u201d.<\/p>\n<p>Sipas hetimeve t\u00eb prokuroris\u00eb, mbi t\u00eb gjith\u00eb, ata q\u00eb dallonin n\u00eb k\u00ebt\u00eb skem\u00eb grabit\u00ebse fajdesh, ishin dy v\u00ebllez\u00ebr, Elton dhe Robert Radovani, djemt\u00eb, e ish-prefektit t\u00eb Shkodr\u00ebs Paulin Radovani.<\/p>\n<p>Elton Radovani u arrestua n\u00eb vitin 2019 n\u00eb nj\u00eb autostrad\u00eb n\u00eb Paraguaji pas nj\u00eb urdhri nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb l\u00ebshuar nga Interpol Tirana n\u00eb akuz\u00ebn, p\u00ebr mashtrime bankare dhe financiare, por q\u00eb nuk u ekstradua n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb bashk\u00eb me t\u00eb i akuzuar u mor edhe v\u00ebllai i tij, Roberti, i cili u hetua po ashtu p\u00ebr mashtrim dhe borxhe t\u00eb pashlyera q\u00eb shkonin n\u00eb shifra marramend\u00ebse.<\/p>\n<p>Dosja Hetimore<\/p>\n<p>\u201cPaulin Radovani dhe dy djemt\u00eb e tij Robert Radovani dhe Elton Radovani banues n\u00eb qytetin e Shkodr\u00ebs kan\u00eb marr\u00eb vlera monetare hua dhe me p\u00ebrqindje, personave t\u00eb ndrysh\u00ebm. Ata nuk kan\u00eb arritur t\u2019i shlyejn\u00eb k\u00ebto hua dhe disa prej personave t\u00eb dyshuar kan\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar Paulin Radovanin duke i k\u00ebrkuar t\u2019i marrin peng pasuri t\u00eb luajtshme dhe t\u00eb paluajtshme\u201d.<\/p>\n<p>Sipas ekspertit t\u00eb ekonomis\u00eb, Zef Pre\u00e7i, \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht kjo skem\u00eb, e kreditimit t\u00eb parave n\u00eb tregun e zi, q\u00eb \u00e7on edhe n\u00eb akte kriminale. Gj\u00eb q\u00eb po b\u00ebhet gjithmon\u00eb e m\u00eb e dukshme n\u00eb Shqip\u00ebri, ku nj\u00eb sistem paralel me at\u00eb bankar, duket se po lul\u00ebzon prej koh\u00ebsh.<\/p>\n<p>Zef Pre\u00e7i<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb t\u00ebr\u00ebsi ky aktivitet \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e ekonomis\u00eb kriminale dhe lul\u00ebzimi i tij \u00ebsht\u00eb tregues i p\u00ebrkeq\u00ebsimit t\u00eb qeverisjes n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, i largimit t\u00eb mbik\u00ebqyrjes t\u00eb bank\u00ebs qendrore n\u00eb ve\u00e7anti.<\/p>\n<p>Investimi i parave n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, pra p\u00ebrdorimi i tregut t\u00eb zi t\u00eb kreditit \u00e7on n\u00eb konflikte sociale, \u00e7on n\u00eb akte t\u00eb dhunshme, \u00e7on n\u00eb rr\u00ebmbime, k\u00ebrc\u00ebnime, shantazhe, p\u00ebr fat t\u00eb keq n\u00eb disa raste dhe n\u00eb vrasje\u201d.<\/p>\n<p>E till\u00eb ishte sipas prokuroris\u00eb, edhe skema e dh\u00ebnies s\u00eb parave me fajde n\u00eb Shkod\u00ebr, q\u00eb futi n\u00eb d\u00ebshp\u00ebrim me dhjet\u00ebra familje n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet, t\u00eb cilat ishin t\u00eb detyruara q\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbyllur v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb financiare ku ndodheshin bizneset e tyre, t\u00eb paguanin n\u00eb nj\u00eb jav\u00eb t\u00eb vetme, deri n\u00eb 20 p\u00ebrqind t\u00eb shum\u00ebs s\u00eb marr\u00eb me fajde.<\/p>\n<p>Situata u b\u00eb kaq e r\u00ebnd\u00eb, sa shum\u00eb prej k\u00ebtyre familjeve m\u00ebsohet se n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb shlyer parat\u00eb e marra me fajde, kishin dor\u00ebzuar te fajdexhinjt\u00eb, pronat e tyre. Skem\u00eb, ku ishin t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe noter\u00eb t\u00eb qytetit.<\/p>\n<p>Pas p\u00ebrgjimeve t\u00eb policis\u00eb, rezultoi se n\u00eb momentin q\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebsit nuk shlyenin dot shum\u00ebn e marr\u00eb, vihej n\u00eb funksionim skema p\u00ebr p\u00ebrvet\u00ebsimin e pronave t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Fajdexhinjt\u00eb u merrnin personave t\u00eb zhytur n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi, banesat, pronat, apo gjith\u00e7ka q\u00eb k\u00ebta t\u00eb fundit kishin l\u00ebn\u00eb si garanci p\u00ebrball\u00eb noter\u00ebve.<\/p>\n<p>Zef Pre\u00e7i<\/p>\n<p>\u201cV\u00ebshtir\u00ebsimi i kushteve p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb kredi n\u00eb rrug\u00eb normale i shtyn sip\u00ebrmarr\u00ebsit dhe familjar\u00ebt tek kredit\u00eb konsumatore, drejt atyre agjencive q\u00eb jan\u00eb jasht\u00eb rregullimit ligjor, jasht\u00eb rregullimit nga banka e Shqip\u00ebris\u00eb, jasht\u00eb mbik\u00ebqyrjes s\u00eb enteve p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebrkat\u00ebse shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>N\u00eb qoft\u00eb se shohim format q\u00eb shfaqet dh\u00ebnia e parave me fajde konstatohet q\u00eb nj\u00eb kategori p\u00ebrdorin nj\u00eb klauzol\u00eb t\u00eb kodit civil p\u00ebr dh\u00ebnien p\u00ebr p\u00ebrdorim, pra p\u00ebrdoret sistemi i noteris\u00eb, k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb zakonisht e mbulojn\u00eb njer\u00ebz politik\u00eb, apo me t\u00eb shkuar politike\u201d.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave q\u00eb disponon \u201cN\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr\u201d, n\u00eb rastin e Shkodr\u00ebs, denoncimi i par\u00eb erdhi nga vet\u00eb babai, i v\u00ebllez\u00ebrve Radovani q\u00eb dikur, kishte mbajtur postin e Prefektit t\u00eb Qarkut.<\/p>\n<p>Paulin Radovani, i cili po k\u00ebrc\u00ebnohej vazhdimisht nga fajdexhinjt\u00eb e djemve t\u00eb tij, t\u00eb cil\u00ebt kishin marr\u00eb shuma t\u00eb m\u00ebdha parash, kundrejt interesit, por q\u00eb nuk kishin mundur t\u2019i shlyenin.<\/p>\n<p>M\u00eb her\u00ebt, p\u00ebrpara se t\u00eb trokiste n\u00eb komisariatin e policis\u00eb Shkod\u00ebr, ku kishte denoncuar k\u00ebrc\u00ebnimet q\u00eb i vinin nga fajdexhinjt\u00eb e djemve, ish-prefekti i Shkodr\u00ebs, Paulin Radovani thuhet se kishte takuar n\u00eb vitin 2018 edhe zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb shtetit, ku i kishte njoftuar mbi p\u00ebrhapjen masive t\u00eb fenomenit t\u00eb fajdeve n\u00eb Shkod\u00ebr, nd\u00ebrsa u k\u00ebrkonte mbrojtje, me q\u00ebllim denoncimin e plot\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj skeme q\u00eb po rr\u00ebnonte jo vet\u00ebm familjen e tij, por edhe shum\u00eb t\u00eb tjera n\u00eb qytet.<\/p>\n<p>Dosja Hetimore<\/p>\n<p>\u201cPaulin Radovani, gjat\u00eb shpjegimeve t\u00eb dh\u00ebna m\u00eb 7 Mars 2019, dha informacione t\u00eb detajuara n\u00eb lidhje me huamarrjet, rrethana t\u00eb m\u00ebsuara pas largimit t\u00eb djemve t\u00eb tij nga Shqip\u00ebria. K\u00ebto rrethana kishin t\u00eb b\u00ebnin me faktin s\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e tij i kishin marr\u00eb hua personave t\u00eb ndrysh\u00ebm, shuma t\u00eb m\u00ebdha monetare; shuma t\u00eb marra m\u00eb interesa t\u00eb larta (fajde).<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebtyre interesave t\u00eb larta, t\u00eb cilat sipas k\u00ebtij shtetasi varionin nga 3 deri n\u00eb 20 p\u00ebrqind, detyrimet ndaj k\u00ebtyre shtetasve ishin rritur n\u00eb vlera shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. Ndodhur n\u00eb kushtet e k\u00ebtyre detyrimeve t\u00eb m\u00ebdha monetare, djemt\u00eb e Paulin Radovanit t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar nga huadh\u00ebn\u00ebsit p\u00ebr mosshlyerjen e detyrimeve monetare, ishin larguar nga Shqip\u00ebria. Pas largimit t\u00eb tyre, n\u00eb ambientet e pun\u00ebs s\u00eb shtetasit Paulin Radovani, kan\u00eb shkuar persona t\u00eb ndrysh\u00ebm, t\u00eb cil\u00ebt k\u00ebrkonin pagimin e vlerave t\u00eb larta t\u00eb huas s\u00eb dh\u00ebn\u00eb dhe interesave nga kjo hua\u201d\u2019<\/p>\n<p>Do t\u00eb ishte pik\u00ebrisht ky kall\u00ebzim, dhe ky moment, kur personat q\u00eb k\u00ebrc\u00ebnonin familjen Radovani, u mbajt\u00ebn n\u00eb p\u00ebrgjim. P\u00ebrgjimet zbuluan edhe p\u00ebrmasat e p\u00ebrhapjes s\u00eb fajdeve n\u00eb Shkod\u00ebr.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga k\u00ebto persona q\u00eb kishin llogari t\u00eb hapura me familjen Radovani, do t\u00eb ishte edhe Burhan Aliaj, i cili, sikund\u00ebr del n\u00eb dosjen hetimore, k\u00ebrc\u00ebnonte shpesh me jet\u00eb babain e v\u00ebllez\u00ebrve Radovani, q\u00eb tashm\u00eb ishin zhytur n\u00eb grop\u00ebn e fajdeve.<\/p>\n<p>Dosja Hetimore<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb nga shtetasit q\u00eb rezulton se jepte para me fajde \u00ebsht\u00eb edhe Burhan Aliaj. Nga komunikimi i dat\u00ebs 25 Janar 2019, rezulton se Paulin Radovani \u00ebsht\u00eb telefonuar nga Burhan Aliaj. Gjat\u00eb k\u00ebsaj telefonate, Burhani i k\u00ebrkon m\u00eb k\u00ebmb\u00ebngulje lek\u00ebt q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb me p\u00ebrqindje, duke e k\u00ebrc\u00ebnuar, ku i thot\u00eb q\u00eb \u2018po mora vesh se ua jep t\u00eb tjer\u00ebve para meje do e kesh pun\u00ebn keq\u2019.<\/p>\n<p>Paulin Radovani, pohoi para hetuesve, se e njeh shtetasin Burhan Aliaj, i cili thirrej ndryshe si \u2018Byl Katunari\u2019, dhe djalin e tij Jonuz Aliaj.<\/p>\n<p>Ai tregoi m\u00eb pas, se k\u00ebtyre dy shtetasve, u kishte l\u00ebn\u00eb bashk\u00eb me djalin e tij, pran\u00eb nj\u00eb karburanti t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb lagjen \u2018Iliria\u2019, nj\u00eb k\u00ebst t\u00eb fajdeve.<\/p>\n<p>Por m\u00eb pas Burhani, ishte interesuar p\u00ebr borxhin, dhe pretendonte nj\u00eb shum\u00eb prej 44 mij\u00eb eurosh\u201d.<\/p>\n<p>Sipas dosjes hetimore, dhe pas bisedave t\u00eb p\u00ebrgjuara, del qart\u00eb se Burhan Aliaj u jepte para me fajde me p\u00ebrqindje n\u00eb shuma t\u00eb konsiderueshme, shtetasve t\u00eb ndrysh\u00ebm.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb v\u00ebzhgimeve t\u00eb kryera nga policia, atij iu gjet\u00ebn n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb karburanti, 11 makina, t\u00eb modeleve t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Automjete q\u00eb figuronin t\u00eb regjistruara n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Burhan Aliaj dhe Jonuz Aliaj, por q\u00eb rezultoi se ishin l\u00ebn\u00eb peng nga shtetas t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb cil\u00ebt nuk kishin mundur t\u00eb paguanin parat\u00eb e marra hua me interes, ndaj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye u ishin mbajtur peng automjetet e tyre.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu, nga aktet e administruara nga Bankat e nivelit t\u00eb dyt\u00eb dhe nga kontrolli i banes\u00ebs s\u00eb shtetasve Burhan dhe Jonuz Aliaj, rezultoi se Burhan Aliaj kisha disa depozita bankare.<\/p>\n<p>Dosja Hetimore<\/p>\n<p>\u201cNga kontrolli i banes\u00ebs s\u00eb shtetasit Burhan Aliaj \u00ebsht\u00eb gjetur nj\u00eb akt n\u00eb dor\u00ebshkrim i dat\u00ebs 2 Tetor 2010, ku shtetasit F. D., i \u00ebsht\u00eb marr\u00eb banesa nga shtetasi Burhan Aliaj p\u00ebr shkak t\u00eb borxhit t\u00eb pashlyer. Gjat\u00eb kontrollit, u gjet\u00ebn dhe u sekuestruan, deklarata me dor\u00ebshkrim e l\u00ebshuar nga shtetasi N. K., p\u00ebr shtetasin Burhan Aliaj, p\u00ebr borxhin q\u00eb djali i N.K. i kishte Burhan Aliajt. Deklarat\u00eb me dor\u00ebshkrim e dat\u00ebs 17 Gusht 2017 e shtetasit A. RR., q\u00eb v\u00ebrteton marrjen e shum\u00ebs prej 5 000 eurosh ndaj shtetasit Burhan Aliaj. <\/p>\n<p>Deklarat\u00eb e l\u00ebshuar nga G. M., p\u00ebr shtetasin Burhan Aliaj p\u00ebr marrjen hua t\u00eb nj\u00eb shume parash. Si dhe kontrat\u00eb shitblerje pasurie t\u00eb paluajtshme me shtetasen R. P., p\u00ebr shitjen e pasuris\u00eb s\u00eb paluajtshme sht\u00ebpi dhe truall\u201d.<\/p>\n<p>Pas dat\u00ebs 25 Janar 2019 t\u00eb gjitha takimet e zhvilluara n\u00eb k\u00ebto ambiente jan\u00eb v\u00ebzhguar, regjistruar me video dhe audio. Gjat\u00eb k\u00ebtyre veprimeve dhe p\u00ebrgjimit t\u00eb bisedave telefonike t\u00eb disa prej t\u00eb dyshuarve, rezultuan fakte t\u00eb qarta t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb zhvillimit t\u00eb veprimtaris\u00eb kriminale nga k\u00ebta shtetas. Kjo veprimtari u evidentua fillimisht me shtetasin Paulin Radovani dhe n\u00eb vijim\u00ebsi t\u00eb hetimeve rezultoi se kishte nj\u00eb shkall\u00eb shum\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebrhapje tek shum\u00eb shtetas\u201d.\/ Marr\u00eb nga BW, emisioni \u201cN\u00eb Sh\u00ebnjest\u00ebr\u201d<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fenomeni i fajdes nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb krim i izoluar shqiptar. Ekspert\u00eb t\u00eb ekonomis\u00eb thon\u00eb se fajdeja \u00ebsht\u00eb formalizuar si nj\u00eb krim atipik, brenda t\u00eb cilit marr\u00ebdh\u00ebnia fajde-fajde nuk \u00ebsht\u00eb menj\u00ebher\u00eb e dhunshme dhe zhvat\u00ebse, por e strukturuar n\u00eb terma formalisht kontraktuale. Sipas studimeve t\u00eb kryera, prania e fajdexhinjve \u00ebsht\u00eb e ndryshme, duke filluar nga ata [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":290770,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-290769","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/290769","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=290769"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/290769\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/290770"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=290769"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=290769"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=290769"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}