{"id":291032,"date":"2022-10-06T20:11:29","date_gmt":"2022-10-06T18:11:29","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=291032"},"modified":"2022-10-06T20:11:29","modified_gmt":"2022-10-06T18:11:29","slug":"mbledhja-e-komunitetit-politik-rama-europa-eshte-ne-nje-pike-ku-duhet-te-parashikoje-ndertimin-e-se-ardhmes-shqiperia-ka-nje-tjeter-peshe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/mbledhja-e-komunitetit-politik-rama-europa-eshte-ne-nje-pike-ku-duhet-te-parashikoje-ndertimin-e-se-ardhmes-shqiperia-ka-nje-tjeter-peshe\/","title":{"rendered":"Mbledhja e Komunitetit Politik, Rama: Europa \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb, ku duhet t\u00eb parashikoj\u00eb nd\u00ebrtimin e s\u00eb ardhmes! Shqip\u00ebria ka nj\u00eb tjet\u00ebr pesh\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama nga Praga, ku u mbajt takimi i Komunitetit Politik Evropian, b\u00ebri me dije se me k\u00ebrkes\u00ebn e tij \u00ebsht\u00eb pranuar q\u00eb t\u00eb thirren ministrat e energjis\u00eb s\u00eb rajonit, p\u00ebr t\u00eb trajtuar \u00e7\u00ebshtjen e kriz\u00ebs energjitike.<\/p>\n<p>Rama  theksoi se Evropa si pasoj\u00eb el uft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb dhe kriz\u00ebn energjitike \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb ku p\u00ebr t\u00eb krijuar t\u00eb ardhmen ajo duhet ta parashikoj\u00eb nj\u00ebher\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb nj\u00eb format me m\u00eb shum\u00eb se 20 vende ne jemi ndar\u00eb n\u00eb tryeza ta rrumbullak\u00ebta dhe jemi fokusuar  n\u00eb propozimet tona. Q\u00eb nga kriza energjitike tek inflacioni i Putinit dhe patjet\u00ebr tek forcat e rublave n\u00eb gjirin e shoq\u00ebrive tona. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces, frika ka qen\u00eb nj\u00eb forca shum\u00eb vendimtare n\u00eb gjith\u00eb historin\u00eb e p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb komunitet politik evropian, ashtu si\u00e7 ka qen\u00eb nj\u00eb forc\u00eb penguese dhe p\u00ebr vet\u00eb BE. N\u00eb nj\u00eb situat\u00eb si kjo, Evropa \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb ku p\u00ebr ta krijuar t\u00eb ardhmen duhet ta parashikoj\u00eb.<\/p>\n<p>Me k\u00ebrkes\u00ebn time drejtuar kryetares s\u00eb Komisionit \u00ebsht\u00eb pranuar q\u00eb t\u00eb thirren ministrat e energjis\u00eb s\u00eb rajonit n\u00eb Prag\u00eb p\u00ebr t\u00eb trajtuar \u00e7\u00ebshtjen e kriz\u00ebs energjitike si nj\u00eb problem evropian. fokusi kryesor n\u00eb tryez\u00ebn e rrumbullak\u00ebt ku un\u00eb isha pjes\u00eb, ishte pik\u00ebrisht kriza energjitike.<\/p>\n<p>Komuniteti evropian \u00ebsht\u00eb nj\u00eb komunitete vendesh q\u00eb bashkohen p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje q\u00eb jan\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta. Nuk ndahen dot n\u00eb pjes\u00eb kriza e klim\u00ebs, kriza energjitike, demokratike. jemi n\u00eb nj\u00eb epok\u00eb t\u00eb re rreziku, kemi dal\u00eb nga epoka e sigurt. Kjo epok\u00eb e rrezikut i ka mbledhur t\u00eb gjith\u00eb dhe i ka nxitur t\u00eb afrohen sa m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb inflacionit t\u00eb luft\u00ebs. Shqip\u00ebria ka nj\u00eb pesh\u00eb tjet\u00ebr dhe nj\u00eb z\u00eb tjet\u00ebr\u201d,tha Rama.<\/p>\n<p>\u2013  Zoti Rama, a pati nj\u00eb vendimmarrje dhe si u prit propozimi juaj dhe zotit Rutte?<\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama: Ky \u00ebsht\u00eb n\u00eb proces tani, por e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb lancuar nj\u00eb format i ri bazuar n\u00eb nj\u00eb ide q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e re, por \u00ebsht\u00eb ide e cila ka hasur gjithmon\u00eb n\u00eb situata apo pengesa q\u00eb nuk e kan\u00eb l\u00ebn\u00eb t\u00eb zhvillohet dhe faktikisht besoj q\u00eb edhe p\u00ebr shkak t\u00eb gjith\u00eb frym\u00ebs s\u00eb krijuar nga solidariteti me Ukrain\u00ebn, q\u00eb faktikisht e ka bashkuar gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb familje demokracish n\u00eb Europ\u00eb, pavar\u00ebsisht n\u00ebse jan\u00eb BE apo jan\u00eb vet\u00ebm E. Besoj q\u00eb projekti ka t\u00eb gjitha gjasat q\u00eb t\u00eb zhvillohet dhe t\u00eb konsolidohet m\u00eb tutje.<\/p>\n<p>Edhe formati i takimit ishte shum\u00eb i pazakont\u00eb sepse pas seanc\u00ebs plenare ku kam pasur nderin t\u00eb jem nj\u00eb nd\u00ebr fol\u00ebsit, nj\u00eb vler\u00ebsim i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, n\u00eb nj\u00eb format me m\u00eb shum\u00eb se 40 vende. Ne jemi ndar\u00eb n\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb tryezash t\u00eb rrumbullak\u00ebta ku jemi fokusuar m\u00eb n\u00eb detaje p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb lidhen me propozimin ton\u00eb dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht dhe p\u00ebr ato q\u00eb jan\u00eb \u00e7\u00ebshtjet m\u00eb t\u00eb nxehta, q\u00eb nga kriza e p\u00ebrbashk\u00ebt dhe e p\u00ebrbotshme energjetike tek inflacioni i Putinit dhe patjet\u00ebr dhe tek forcat e \u201crublave\u201d n\u00eb gjirin e shoq\u00ebrive tona.<\/p>\n<p>\u2013 Zoti Rama, ju fol\u00ebt dhe p\u00ebr frik\u00ebrat. A kishit skepticiz\u00ebm n\u00ebse do t\u00eb arrij\u00eb t\u2019ia dal\u00eb t\u00eb d\u00ebgjohet z\u00ebri i t\u00eb gjith\u00eb vendeve t\u00eb Europ\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb format t\u00eb ri?<\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama: Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces, e thash\u00eb dhe e p\u00ebrs\u00ebris. Frika ka qen\u00eb nj\u00eb forc\u00eb shum\u00eb vendimtare n\u00eb gjith\u00eb historin\u00eb e p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb Komunitet Politik Europian ashtu si\u00e7 ka qen\u00eb nj\u00eb forc\u00eb goxha penguese n\u00eb momente t\u00eb caktuara p\u00ebr t\u00eb gjitha formatet, p\u00ebrfshir\u00eb dhe vet\u00eb Bashkimin Europian. Por n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb si kjo, Europa \u00ebsht\u00eb n\u00eb pik\u00ebn ku p\u00ebr t\u00eb parashikuar t\u00eb ardhmen, duhet ta krijoj\u00eb.<\/p>\n<p>\u2013 Kryeminist\u00ebr, p\u00ebrsa i p\u00ebrket angazhimit europian, a mor\u00ebt ndonj\u00eb angazhim p\u00ebr t\u00eb ndihmuar vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor p\u00ebrsa i p\u00ebrket kalimit t\u00eb kriz\u00ebs energjetike pasi n\u00eb fjal\u00ebn tuaj, m\u00ebsohet se ju e keni shprehur nj\u00eb lloj frike p\u00ebr t\u00eb mos u p\u00ebrs\u00ebritur skenari si\u00e7 ndodhi me vaksinat?<\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama: Lajmi i mir\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn time drejtuar kryetares s\u00eb Komisionit pak jav\u00eb m\u00eb par\u00eb, \u00ebsht\u00eb pranuar q\u00eb t\u00eb thirren dhe ministrat tan\u00eb t\u00eb energjis\u00eb, pra ministrat e energjis\u00eb t\u00eb rajonit ton\u00eb n\u00eb Ministerialin e jasht\u00ebzakonsh\u00ebm q\u00eb do t\u00eb zhvillohet po n\u00eb Prag\u00eb, me t\u00eb gjith\u00eb ministrat e energjis\u00eb p\u00ebr t\u00eb trajtuar \u00e7\u00ebshtjen e kriz\u00ebs energjetike si nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje europiane dhe jo si nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje thjesht e Bashkimit Europian. Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb tryez\u00ebn e rrumbullak\u00ebt q\u00eb un\u00eb kam qen\u00eb s\u00eb bashku me kryeministrin e Holand\u00ebs, fokusi kryesor ka qen\u00eb pik\u00ebrisht kriza energjetike dhe si vendet tona, duke filluar nga vendet q\u00eb kan\u00eb hapur negociatat p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim, do t\u00eb mund t\u00eb ndihmohen drejtp\u00ebrdrejt\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb un\u00eb kam insistuar q\u00eb k\u00ebtu nuk duhet t\u00eb ken\u00eb diferenca dhe duhet t\u00eb p\u00ebrfshihen t\u00eb gjitha vendet, t\u00eb gjasht\u00eb vendet, pavar\u00ebsisht se i kan\u00eb hapur apo jo negociatat.<\/p>\n<p>\u2013 Drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, do t\u00eb thot\u00eb me nj\u00eb fond?<\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama: Jo, nuk jemi akoma n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, por jemi n\u00eb nj\u00eb proces.<\/p>\n<p>\u2013 Zoti Rama, mendoni se Komuniteti i ri Politik do t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb nj\u00ebjt\u00eb si Ballkani i Hapur dhe cili do t\u00eb jet\u00eb fokusi kryesor?<\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama: Nuk m\u00eb kishte shkuar mendja n\u00eb k\u00ebt\u00eb krahasim, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb krahasim i dobish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb kuptuar se p\u00ebr \u00e7far\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb komunitet vendesh q\u00eb bashkohen p\u00ebr t\u00eb adresuar \u00e7\u00ebshtje q\u00eb jan\u00eb gjithmon\u00eb e m\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta. Nuk mund t\u00eb ndahet dot n\u00eb pjes\u00eb kriza e energjis\u00eb, nuk mund t\u00eb ndahet dot n\u00eb pjes\u00eb kriza e klim\u00ebs, nuk mund t\u00eb ndahet dot n\u00eb pjes\u00eb kriza demografike dhe k\u00ebshtu me radh\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, gjithmon\u00eb e m\u00eb shum\u00eb, e ardhmja na i sjell bashkarisht problemet sepse jemi n\u00eb nj\u00eb epok\u00eb t\u00eb re rreziku. Kemi dal\u00eb nga epoka e perspektiv\u00ebs s\u00eb sigurt dhe jemi futur n\u00eb epok\u00ebn e rrezikut dhe kjo epok\u00eb e rrezikut i ka mbledhur t\u00eb gjith\u00eb dhe faktikisht i ka nxitur dhe po i nxit t\u00eb afrohen sa m\u00eb shum\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb inflacionit t\u00eb luft\u00ebs dhe p\u00ebr shkak t\u00eb gjith\u00eb pasojave t\u00eb nj\u00eb lufte q\u00eb nuk e kemi filluar ne, por q\u00eb nuk e shmangim dot ardhjen e saj tek ne, n\u00eb form\u00ebn e inflacionit t\u00eb luft\u00ebs, n\u00eb form\u00ebn e rublave n\u00eb duar t\u00eb pista q\u00eb p\u00ebrpiqen t\u00eb ngat\u00ebrrojn\u00eb pun\u00ebt dhe patjet\u00ebr n\u00eb form\u00ebn e \u00e7mimeve marramend\u00ebse t\u00eb energjis\u00eb.<\/p>\n<p>Aty, duke d\u00ebgjuar koleg\u00ebt p\u00ebr rritjet e b\u00ebra dhe p\u00ebr rritjet q\u00eb priten t\u00eb b\u00ebhen, realisht ishte trondit\u00ebse dhe p\u00ebr pamund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos vazhduar rritjen e \u00e7mimeve nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ne do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb insistojm\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb t\u00eb mos rriten \u00e7mimet p\u00ebr familjar\u00ebt, p\u00ebr biznesin e vog\u00ebl dhe ne po p\u00ebrpiqemi madje dhe p\u00ebr nj\u00eb s\u00ebr\u00eb sip\u00ebrmarrjesh q\u00eb jan\u00eb goditur eg\u00ebrsisht nga dalja n\u00eb tregun e lir\u00eb, t\u00eb gjejm\u00eb m\u00ebnyra se si tua relativizojm\u00eb k\u00ebt\u00eb dhimbje dhe tu japim nj\u00eb far\u00eb mbrojtjeje.<\/p>\n<p>Pam\u00eb dhe nj\u00eb tabel\u00eb t\u00eb inflacionit q\u00eb lidhet me energjin\u00eb dhe pash\u00eb me shum\u00eb, jo k\u00ebnaq\u00ebsi se k\u00ebtu nuk ka vend p\u00ebr k\u00ebnaq\u00ebsi, por le t themi nj\u00eb lloj leht\u00ebsimi q\u00eb n\u00eb tabel\u00ebn e t\u00eb gjitha k\u00ebtyre vendeve q\u00eb ishin k\u00ebtu, vet\u00ebm Hungaria ka nj\u00eb inflacion m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim sesa ne.<\/p>\n<p>\u2013 Zoti Rama, ju do t\u00eb keni dhe disa takime bilaterale, mes t\u00eb cilave dhe me kryeministrin e Greqis\u00eb. A do t\u00eb jet\u00eb \u00e7\u00ebshtja e detit nj\u00eb nga \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb do t\u00eb diskutohet dhe a mendoni se brenda k\u00ebtij viti do t\u2019i drejtohemi, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me Greqin\u00eb, Gjykat\u00ebs s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb?<\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama: Do ulemi t\u00eb flasim. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces ligjor, ka nj\u00eb s\u00ebr\u00eb rregullash, ka nj\u00eb s\u00ebr\u00eb procedurash dhe ne do t\u2019i respektojm\u00eb procedurat nga fillimi n\u00eb fund sepse duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb pozicionin ton\u00eb, duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb \u00e7far\u00eb ne synojm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces dhe ai q\u00ebndrimi i unifikuar q\u00eb k\u00ebrkohet nga kjo gjykat\u00eb p\u00ebr \u00e7far\u00eb synon nj\u00ebra pal\u00eb dhe \u00e7far\u00eb synon pala tjet\u00ebr, k\u00ebrkon koh\u00ebn e vet. Pra, nuk kemi nj\u00eb konsensus mes pal\u00ebve.<\/p>\n<p>\u2013 Zoti Rama, sa pritet ta ndihmoj\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb ky organizim, meqen\u00ebse ishte dhe i pari n\u00eb rrug\u00ebn drejt integrimit?<\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama: T\u00eb gjitha duhen. Me k\u00ebt\u00eb format jemi n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb integruar dhe ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria ka komplet nj\u00eb z\u00eb tjet\u00ebr dhe nj\u00eb pesh\u00eb tjet\u00ebr sepse e p\u00ebrfaq\u00ebson m\u00eb s\u00eb miri nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Europ\u00ebs q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb Europ\u00ebn e Bashkuar, por q\u00eb mbetet Europ\u00eb.<\/p>\n<p>\u2013 Faleminderit!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama nga Praga, ku u mbajt takimi i Komunitetit Politik Evropian, b\u00ebri me dije se me k\u00ebrkes\u00ebn e tij \u00ebsht\u00eb pranuar q\u00eb t\u00eb thirren ministrat e energjis\u00eb s\u00eb rajonit, p\u00ebr t\u00eb trajtuar \u00e7\u00ebshtjen e kriz\u00ebs energjitike. Rama theksoi se Evropa si pasoj\u00eb el uft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb dhe kriz\u00ebn energjitike \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":291033,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-291032","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/291032","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=291032"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/291032\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/291033"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=291032"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=291032"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=291032"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}