{"id":291108,"date":"2022-10-07T08:05:33","date_gmt":"2022-10-07T06:05:33","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=291108"},"modified":"2022-10-07T08:05:33","modified_gmt":"2022-10-07T06:05:33","slug":"fillon-zbatimin-muajin-e-ardhshem-si-do-te-ndikoje-tek-inflacioni-ulja-e-prodhimit-te-naftes-nga-opec-u","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/fillon-zbatimin-muajin-e-ardhshem-si-do-te-ndikoje-tek-inflacioni-ulja-e-prodhimit-te-naftes-nga-opec-u\/","title":{"rendered":"Fillon zbatimin muajin e ardhsh\u00ebm\/ Si do t\u00eb ndikoj\u00eb tek inflacioni ulja e prodhimit t\u00eb naft\u00ebs nga OPEC-u?"},"content":{"rendered":"<p>Vendet kryesore t\u00eb prodhimit t\u00eb naft\u00ebs, t\u00eb udh\u00ebhequra nga Arabia Saudite dhe Rusia, kan\u00eb vendosur t\u00eb ulin sasin\u00eb e naft\u00ebs me t\u00eb cil\u00ebn furnizojn\u00eb ekonomin\u00eb globale.<\/p>\n<p>Dhe mekanizmi i tregut q\u00eb funksionon bazuar tek k\u00ebrkesa dhe oferta sugjeron se kjo mund t\u00eb n\u00ebnkuptoj\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb gj\u00eb: pritet rritje e \u00e7mimeve p\u00ebr karburantin krudo, si dhe p\u00ebr naft\u00ebn, benzin\u00ebn dhe vajin p\u00ebr ngrohje, t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb gjitha n\u00ebnprodukte hidrokarbure.<\/p>\n<p>Vendimi nga OPEC+ p\u00ebr t\u00eb ulur prodhimin me 2 milion\u00eb fu\u00e7i m\u00eb pak n\u00eb dit\u00eb, fillon t\u00eb zbatohet muajin e ardhsh\u00ebm, nd\u00ebrsa vendet aleate per\u00ebndimore po p\u00ebrpiqen t\u00eb vendosin kufizime ndaj fondeve q\u00eb p\u00ebrfiton nga nafta makineria luftarake e Mosk\u00ebs q\u00eb nga momenti kur filloi sulmin n\u00eb Ukrain\u00eb.<\/p>\n<p>Le t\u2019i hedhim n\u00eb vazhdim nj\u00eb v\u00ebshtrim m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb vendimit t\u00eb OPEC-ut dhe se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb n\u00ebnkuptoj\u00eb ky vendim p\u00ebr ekonomin\u00eb dhe p\u00ebr nivelin e \u00e7mimit t\u00eb naft\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00cbRSE PO UL OPEC-u PRODHIMIN?<\/p>\n<p>Ministri i energjis\u00eb i Arabis\u00eb Saudite, Abdulaziz bin Salman, thot\u00eb se OPEC-u po tregohet proaktiv duke p\u00ebrshtatur furnizimin p\u00ebr t\u2019i paraprir\u00eb nj\u00eb r\u00ebnieje t\u00eb mundshme t\u00eb nivelit t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs, pasi ekonomis\u00eb globale q\u00eb po ngadal\u00ebsohet do t\u2019i duhet m\u00eb pak karburant p\u00ebr udh\u00ebtimet dhe p\u00ebr industrin\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPo kalojm\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb pasigurish t\u00eb ndryshme q\u00eb mund t\u00eb na dalin p\u00ebrpara; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb re q\u00eb po ngryset\u201d, tha ai, dhe shtoi se OPEC-u po p\u00ebrpiqet t\u2019u paraprij\u00eb zhvillimeve. Ai e cil\u00ebsoi rolin e k\u00ebtij grupi si \u201cnj\u00eb forc\u00eb moderuese, p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb stabilitet\u201d.<\/p>\n<p>\u00c7mimet e naft\u00ebs kan\u00eb r\u00ebn\u00eb, pas nj\u00eb vere me \u00e7mime t\u00eb larta. Krudoja ka r\u00ebn\u00eb me 24%, krahasuar me mesin e qershorit, kur shitej me \u00e7mimin 123 dollar\u00eb p\u00ebr fu\u00e7i. Tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb nivelin 93.5 dollar\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb arsye e madhe p\u00ebr r\u00ebnien \u00ebsht\u00eb frika se pjes\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb ekonomis\u00eb globale po shkojn\u00eb drejt recensionit, nd\u00ebrsa \u00e7mimet e larta t\u00eb energjis\u00eb (p\u00ebr naft\u00ebn, gazin natyror dhe elektricitetin) po nxisin inflacionin dhe po ua pak\u00ebsojn\u00eb konsumator\u00ebve fuqin\u00eb bler\u00ebse.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr arsye: Rritjet n\u00eb ver\u00eb ndodh\u00ebn p\u00ebr shkak t\u00eb frik\u00ebs se tregu do t\u00eb humbiste pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb naft\u00ebs t\u00eb prodhuar n\u00eb Rusi, p\u00ebr shkak t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa kompanit\u00eb per\u00ebndimore i q\u00ebndronin larg naft\u00ebs ruse edhe pa filluar sanksionet, kompanit\u00eb n\u00eb Indi dhe Kin\u00eb i blen\u00eb k\u00ebto fu\u00e7i me ulje t\u00eb m\u00ebdha, dhe k\u00ebshtu efekti tek furnizimi nuk ishte aq i keq sa \u00e7\u2019pritej.<\/p>\n<p>Prodhuesit e naft\u00ebs i ruhen nj\u00eb r\u00ebnieje t\u00eb papritur n\u00eb \u00e7mime n\u00ebse ekonomia globale fillon t\u00eb bjer\u00eb me shpejt\u00ebsi m\u00eb t\u00eb madhe se \u00e7\u2019pritej. Kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb ndodhi gjat\u00eb pandemis\u00eb COVID-19 n\u00eb vitin 2020 dhe gjat\u00eb kriz\u00ebs financiare globale n\u00eb 2008-2009.<\/p>\n<p>SI PO E KUFIZON PER\u00cbNDIMI NAFT\u00cbN RUSE?<\/p>\n<p>Shtetet e Bashkuara dhe Britania vendos\u00ebn ndalime q\u00eb ishin p\u00ebrgjith\u00ebsisht simbolike pasi asnj\u00eb prej tyre nuk importon sasi t\u00eb m\u00ebdha nafte ruse. Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb nuk i ushtroi presion Bashkimit Evropian p\u00ebr t\u00eb vendosur ndalim t\u00eb importeve, pasi vendet e BE-s\u00eb merrnin rreth nj\u00eb t\u00eb kat\u00ebrt\u00ebn e naft\u00ebs nga Rusia.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs, unioni prej 27 vendesh vendosi t\u00eb bllokoj\u00eb m\u00eb 5 dhjetor naft\u00ebn ruse q\u00eb sillet me anije, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb do t\u00eb ruaj\u00eb nj\u00eb sasi t\u00eb vog\u00ebl furnizimi me naft\u00ebsjell\u00ebsa, tek t\u00eb cil\u00ebt mb\u00ebshteten shum\u00eb prej vendeve evropiane.<\/p>\n<p>P\u00ebrtej k\u00ebsaj, Shtetet e Bashkuara dhe vendet kryesore demokratike t\u00eb Grupit t\u00eb Shtat\u00ebshes po qart\u00ebsojn\u00eb detajet e vendosjes s\u00eb nj\u00eb tavani \u00e7mimi p\u00ebr naft\u00ebn ruse. Kjo do t\u00eb ndikonte tek kompanit\u00eb e siguracionit dhe t\u00eb tjera q\u00eb ndihmojn\u00eb transportimin e naft\u00ebs nga Rusia drejt vendeve t\u00eb tjera. BE-ja miratoi nj\u00eb legjislacion t\u00eb ngjash\u00ebm k\u00ebt\u00eb jav\u00eb.<\/p>\n<p>Shum\u00eb nga k\u00ebto kompani i kan\u00eb selit\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb dhe atyre do t\u2019u ndalohet veprimtaria me naft\u00ebn ruse n\u00ebse \u00e7mimi do t\u00eb jet\u00eb mbi tavanin e caktuar.<\/p>\n<p>SI DO T\u00cb P\u00cbRPLASEN ULJA E PRODHIMIT, TAVANET E \u00c7MIMIT DHE EMBARGOT?<\/p>\n<p>Ideja p\u00ebr vendosjen e nj\u00eb tavani n\u00eb \u00e7mim synon q\u00eb ta lejoj\u00eb transportimin e naft\u00ebs ruse drejt tregjeve bot\u00ebrore, por me \u00e7mime m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta. Kjo mund t\u00eb largoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb naft\u00eb ruse nga tregu dhe mund t\u2019i rris\u00eb \u00e7mimet m\u00eb tej.<\/p>\n<p>Kjo mund t\u00eb rris\u00eb edhe \u00e7mimin e karburantit p\u00ebr individ\u00ebt.<\/p>\n<p>\u00c7mimet e karburantit n\u00eb Shtetet e Bashkuara q\u00eb arrit\u00ebn nj\u00eb rekord prej 5.2 dollar\u00eb p\u00ebr gallon n\u00eb mesin e qershorit, ran\u00eb rishtazi, por kan\u00eb rifilluar t\u00eb rriten, duke krijuar k\u00ebshtu probleme politike p\u00ebr Presidentin Joe Biden nj\u00eb muaj p\u00ebrpara zgjedhjeve t\u00eb mesmandatit.<\/p>\n<p>Presidenti Biden, nd\u00ebrsa p\u00ebrballet me nivele rekord inflacioni t\u00eb 40 viteve t\u00eb fundit, kishte p\u00ebrmendur si arritje \u00e7mimet n\u00eb r\u00ebnie t\u00eb karburantit.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb jav\u00ebs s\u00eb kaluar, \u00e7mimi mesatar n\u00eb mbar\u00eb vendin u rrit me 9 cent\u00eb p\u00ebr gallon, n\u00eb nivelin 3.87 dollar\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb 65 cent\u00eb m\u00eb shum\u00eb se \u00e7\u2019paguanin amerikan\u00ebt nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb nj\u00eb zhg\u00ebnjim, dhe po shqyrtojm\u00eb se \u00e7far\u00eb alternativash kemi\u201d, u tha Presidenti Biden gazetar\u00ebve n\u00eb lidhje me vendimin e OPEC-ut.<\/p>\n<p>A DO TA P\u00cbRKEQ\u00cbSOJ\u00cb INFLACIONIN ULJA E PRODHIMIT T\u00cb NAFT\u00cbS NGA OPEC-u?<\/p>\n<p>Duket se po. Nafta krudo duket se do t\u00eb arrij\u00eb n\u00eb 100 dollar\u00eb p\u00ebr fu\u00e7i n\u00eb dhjetor, thot\u00eb Jorge Leon, z\u00ebvend\u00ebs president n\u00eb kompanin\u00eb Rystad Energy. Ky \u00ebsht\u00eb \u00e7mim m\u00eb i lart\u00eb se \u00e7mimi prej 89 dollar\u00ebsh q\u00eb ishte parashikuar fillimisht.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb e uljes s\u00eb prodhimit me 2 milion\u00eb fu\u00e7i n\u00eb dit\u00eb reflektohet vet\u00ebm n\u00eb letra, pasi disa prej vendeve t\u00eb OPEC-ut nuk jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb arrijn\u00eb kuot\u00ebn e tyre t\u00eb prodhimit. Pra mund t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb ulje realisht me vet\u00ebm 1.2 milion\u00eb fu\u00e7i n\u00eb dit\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb ket\u00eb sidoqoft\u00eb nj\u00eb efekt dometh\u00ebn\u00ebs n\u00eb \u00e7mime, thot\u00eb zoti Leon.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7mimet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb energjis\u00eb do t\u00eb shtojn\u00eb pashmangshm\u00ebrisht dhimbjen e inflacionit, t\u00eb cilin po e luftojn\u00eb bankat qendrore, dhe \u00e7mimet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb naft\u00ebs do t\u00eb ndikojn\u00eb tek vendimi n\u00ebse duhen rritur m\u00eb tej normat e interesit p\u00ebr t\u00eb ngadal\u00ebsuar ekonomin\u00eb\u201d, shkruan ai.<\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb r\u00ebndonte kriz\u00ebn e energjis\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb, q\u00eb lidhet m\u00eb s\u00eb shumti me pak\u00ebsimin e furnizimit nga Rusia me gaz natyror dhe elektricitet, si dhe n\u00eb uzina, dhe gjithashtu do t\u00eb rriste \u00e7mimet e karburantit n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn. Nd\u00ebrsa kjo nxit inflacionin, njer\u00ebzit do t\u00eb ken\u00eb edhe m\u00eb pak t\u00eb ardhura p\u00ebr t\u00eb shpenzuar p\u00ebr gj\u00ebra si ushqime dhe qera.<\/p>\n<p>Faktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb do t\u00eb ishin luhatjet e \u00e7mimit t\u00eb naft\u00ebs, niveli i goditjes s\u00eb nj\u00eb recensioni t\u00eb mundsh\u00ebm n\u00eb Shtetet e Bashkuara apo n\u00eb Evrop\u00eb, si dhe jet\u00ebgjat\u00ebsia e masave t\u00eb Kin\u00ebs ndaj COVID-19, t\u00eb cilat kan\u00eb ulur k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr karburant.<\/p>\n<p>\u00c7FAR\u00cb DO T\u00cb THOT\u00cb KJO P\u00cbR RUSIN\u00cb?<\/p>\n<p>Analist\u00ebt thon\u00eb se Rusia, prodhuesja m\u00eb e madhe nd\u00ebr vendet jo an\u00ebtare t\u00eb aleanc\u00ebs s\u00eb OPEC-ut, do t\u00eb p\u00ebrfitonte nga \u00e7mimet e ngritura p\u00ebrpara vendosjes s\u00eb nj\u00eb tavani. N\u00ebse Rusis\u00eb do t\u2019i duhet t\u00eb shes\u00eb naft\u00eb me ulje, t\u00eb pakt\u00ebn ulja do t\u00eb filloj\u00eb nga nj\u00eb nivel m\u00eb i lart\u00eb \u00e7mimesh.<\/p>\n<p>\u00c7mimet e rritura t\u00eb naft\u00ebs m\u00eb her\u00ebt gjat\u00eb k\u00ebtij viti balancuan pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb humbjeve q\u00eb p\u00ebsoi Rusia nga kompanit\u00eb per\u00ebndimore q\u00eb filluan t\u00eb shmangin produktet e saj. Rusia gjithashtu arriti t\u00eb riorientoj\u00eb gati 2\/3 e shitjeve q\u00eb i b\u00ebnte Per\u00ebndimit, drejt vendeve si India.<\/p>\n<p>Por, n\u00eb vazhdim Moska p\u00ebrjetoi r\u00ebnie t\u00eb t\u00eb ardhurave nga nafta, nga 21 miliard\u00eb dollar\u00eb n\u00eb muajin qershor, n\u00eb 19 miliard\u00eb dollar\u00eb n\u00eb korrik, dhe 17.7 miliard\u00eb n\u00eb gusht, nd\u00ebrsa binin \u00e7mimet dhe volumi i shitjeve, sipas Agjensis\u00eb Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Energjis\u00eb. Nj\u00eb e treta e buxhetit t\u00eb Rusis\u00eb vjen nga t\u00eb ardhurat e naft\u00ebs dhe gazit, dhe vendosja e tavanit t\u00eb \u00e7mimit do t\u2019i hiqte asaj nj\u00eb burim ky\u00e7 t\u00eb t\u00eb ardhurave.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, pjesa tjet\u00ebr e ekonomis\u00eb s\u00eb Rusis\u00eb po zvog\u00eblohet p\u00ebr shkak t\u00eb sanksioneve dhe t\u00ebrheqjes s\u00eb bizneseve dhe investimeve t\u00eb huaja.\/VOA\/<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vendet kryesore t\u00eb prodhimit t\u00eb naft\u00ebs, t\u00eb udh\u00ebhequra nga Arabia Saudite dhe Rusia, kan\u00eb vendosur t\u00eb ulin sasin\u00eb e naft\u00ebs me t\u00eb cil\u00ebn furnizojn\u00eb ekonomin\u00eb globale. Dhe mekanizmi i tregut q\u00eb funksionon bazuar tek k\u00ebrkesa dhe oferta sugjeron se kjo mund t\u00eb n\u00ebnkuptoj\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb gj\u00eb: pritet rritje e \u00e7mimeve p\u00ebr karburantin krudo, si dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":291109,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-291108","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/291108","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=291108"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/291108\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/291109"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=291108"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=291108"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=291108"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}