{"id":291422,"date":"2022-10-08T20:07:52","date_gmt":"2022-10-08T18:07:52","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=291422"},"modified":"2022-10-08T20:07:52","modified_gmt":"2022-10-08T18:07:52","slug":"uet-certifikate-mirenjohjeje-guvernatorit-te-bsh-sejko-kerkimi-shkencor-na-ndihmon-ne-adresimin-e-krizave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/uet-certifikate-mirenjohjeje-guvernatorit-te-bsh-sejko-kerkimi-shkencor-na-ndihmon-ne-adresimin-e-krizave\/","title":{"rendered":"UET certifikat\u00eb mir\u00ebnjohjeje Guvernatorit t\u00eb BSH\/ Sejko: K\u00ebrkimi shkencor na ndihmon n\u00eb adresimin e krizave"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebr mb\u00ebshtetjen e k\u00ebrkimit shkencor dhe promovimin e vazhduesh\u00ebm t\u00eb k\u00ebrkuesve t\u00eb rinj, Universiteti Europian i Tiran\u00ebs i akordoi Guvernatorit t\u00eb Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, nj\u00eb certifikat\u00eb mir\u00ebnjohjeje. Sejko vler\u00ebsoi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e bashk\u00ebpunimit me universitetet n\u00eb fush\u00eb t\u00eb k\u00ebrkimit shkencor dhe tha se puna k\u00ebrkimore ndihmon n\u00eb vendimmarrjen e bank\u00ebs qendrore p\u00ebrball\u00eb sfidave dhe krizave. Ai pohoi kriz\u00ebn e re t\u00eb inflacionit, por siguroi se vendi nuk rrezikon recensionin.<\/p>\n<p>Certifikata e mir\u00ebnjohjes q\u00eb Universiteti Europian i Tiran\u00ebs i akordoi Guvernatorit t\u00eb Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, vjen n\u00eb nj\u00eb moment turbulence n\u00eb ekonomin\u00eb shqiptare, p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb krize t\u00eb re q\u00eb ka nisur\u2026ajo e inflacionit.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb pik\u00ebrisht k\u00ebrkimi shkencor pran\u00eb k\u00ebtij institucioni, q\u00eb si\u00e7 do t\u00eb pranonte edhe vet\u00eb zoti  Sejko e pajisin bank\u00ebn qendrore me instrumente p\u00ebr ta menaxhuar kriz\u00ebn e p\u00ebr t\u00eb ruajtur stabilitetin ekonomik e financiar.<\/p>\n<p>N\u00eb koh\u00ebn kur besimi i shoq\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb i tronditur nga cil\u00ebsia e institucioneve, Banka e Shqip\u00ebris\u00eb vazhdon t\u00eb mbetet nj\u00eb gardiane e besueshme, do t\u00eb shprehej presidenti i UET, Selami Xhepa n\u00eb ceremonin\u00eb e akordimit t\u00eb certifikat\u00ebs s\u00eb mir\u00ebnjohjes. Ai shtoi se kontributi i ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb ruajtjen e besueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb k\u00ebtij institucioni n\u00eb publik i takon guvernatorit t\u00eb saj, Gent Sejko.<\/p>\n<p>\u201c\u2026kur tronditet besimi  shoq\u00ebror dhe kur ndoshta vendet mund t\u00eb kalojn\u00eb n\u00eb kriza t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, at\u00ebher\u00eb roli dhe serioziteti i institucioneve dhe titullar\u00ebve t\u00eb tyre b\u00ebhet gjithnj\u00eb e m\u00eb i duksh\u00ebm.<\/p>\n<p>Dhe n\u00eb historin\u00eb e ekonomis\u00eb ka plot episode kur vendet mund t\u00eb ken\u00eb d\u00ebshtuar, monedhat mund t\u00eb ken\u00eb d\u00ebshtuar dhe,  figura e  nj\u00eb guvernatori dhe i Bank\u00ebs Qendrore ka qen\u00eb ajo q\u00eb i ka kthyer besimin publik dhe e ka ringjallur edhe nj\u00ebher\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb\u201d, u shpreh zoti Xhepa. Ky titull mir\u00ebnjohjeje iu akordua Guvernatorit t\u00eb Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb \u201cP\u00ebr mb\u00ebshtetjen e vazhdueshme t\u00eb k\u00ebrkimit shkencor cil\u00ebsor dhe promovimin e k\u00ebrkuesve t\u00eb rinj n\u00eb fush\u00ebn e ekonomis\u00eb dhe financave n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d.<\/p>\n<p>Si\u00e7 do t\u00eb thoshte dekani i Fakultetit Ekonomik n\u00eb UET, Elvin Meka, nj\u00eb koleg i vjet\u00ebr i guvernatorit, k\u00ebrkimi shkencor i kryer nga Banka e Shqip\u00ebris\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb i llojit q\u00eb q\u00ebndron n\u00eb letra, por vihet n\u00eb jet\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cI gjith\u00eb ai ekip k\u00ebrkuesish n\u00eb Bank\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb shkruajn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb konstante, nuk shkruajn\u00eb n\u00eb aj\u00ebr,  por p\u00ebr aspekte dhe problematika q\u00eb shqip\u00ebrojn\u00eb sistemin financiar shqiptar, ose sektorin bankar\u201d, tha dekani Meka.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr kontribut i Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, por edhe i vet\u00eb Guvernatorit Sejko, si\u00e7 e gjykoi zoti Meka, \u00ebsht\u00eb ai i promovimit t\u00eb k\u00ebrkuesve t\u00eb rinj n\u00eb fush\u00ebn e ekonomis\u00eb dhe t\u00eb financave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebrmes akordimit t\u00eb vazhduesh\u00ebm t\u00eb nj\u00eb \u00e7mimi q\u00eb u shkon k\u00ebrkuesve m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Dekani p\u00ebrmendi edhe ish-student\u00eb t\u00eb Universitetit Europian t\u00eb Tiran\u00ebs q\u00eb jan\u00eb nderuar me k\u00ebt\u00eb \u00e7mim nga Guvernatori. Kjo sipas dekanit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi e mir\u00eb p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb k\u00ebrkuesve t\u00eb rinj hap\u00ebsira m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>Presidenti i UET, zoti Xhepa, foli rreth tradit\u00eb q\u00eb universiteti ka krijuar me akordimin e k\u00ebtij titull mir\u00ebnjohjeje, duke identifikuar ata personalitet dhe institucione q\u00eb l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb dhe  krijojn\u00eb histori n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, secili n\u00eb fush\u00ebn e vet.<\/p>\n<p>\u201cLajmet q\u00eb na vijn\u00eb k\u00ebto dit\u00eb nuk jan\u00eb lajmet q\u00eb jemi m\u00ebsuar t\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb.  N\u00eb  10 apo  15 vitet e fundit dhe madje q\u00eb nga viti 1997, n\u00eb Shqip\u00ebri nuk \u00ebsht\u00eb se inflacioni ka p\u00ebrb\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb shqet\u00ebsim nga pik\u00ebpamja e politikave makroekonomike. Madje, sa her\u00eb hapen fjalimet se Shqip\u00ebria g\u00ebzon stabilitet makroekonomik, inflacion t\u00eb ul\u00ebt, merret si e dh\u00ebn\u00eb e  jo si nj\u00eb fakt i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Por  kur tronditet, kur k\u00ebto indi katre zhb\u00ebhen, denatyrohen at\u00ebher\u00eb kuptohet sesa i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm \u00ebsht\u00eb ky tipar\u201d, theksoi presidenti Xhepa. <\/p>\n<p>Ai shtoi se sfidat p\u00ebrpara duken t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr bankat qendrore n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn dhe  \u201clajmet q\u00eb do t\u00eb na jap\u00eb guvernatori nuk do t\u00eb jen\u00eb ato q\u00eb kemi dashur t\u2019i presim. Norma t\u00eb larta interesi na presin p\u00ebrpara\u201d, shtoi Xhepa, i cili gjat\u00eb karrier\u00ebs s\u00eb tij si ekonomist ka pasur nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb gjat\u00eb edhe n\u00eb Bank\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Xhepa parashikoi se Shqip\u00ebria nuk do t\u00eb kaloj\u00eb e patrazuar nga er\u00ebrat e rreziqeve q\u00eb vijn\u00eb nga bota, duke folur edhe p\u00ebr mund\u00ebsit\u00eb e ndonj\u00eb  recension. \u201c\u2026por shpresojm\u00eb q\u00eb Banka e Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb kontribuoj\u00eb,  t\u00eb ruaj\u00eb besimin e publikut, q\u00eb mendoj se \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja m\u00eb e \u00e7muar dhe atributi m\u00eb thelb\u00ebsor dhe i qen\u00ebsish\u00ebm i nj\u00eb institucioni\u201d.<\/p>\n<p>Edhe Guvernatori Sejko pohoi kriz\u00ebn e re, q\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo e inflacionit, por i siguroi t\u00eb pranishmit n\u00eb ceremoni se vendi nuk ka rrezik recensioni.<\/p>\n<p>\u201cKemi nga \u201897 q\u00eb nuk p\u00ebrballemi me norma, kaq t\u00eb larta inflacioni\u2026\u201d, tha guvernatori. Ai u ndal edhe te menaxhimi i kriz\u00ebs gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb pandemis\u00eb, ai pranoi se kriza e re, q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb fillimet e saj ka sfida dhe t\u00eb panjohura n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn sesi do t\u00eb menaxhohet. \u201cGjithsesi e kemi theksuar dhe nuk \u00ebsht\u00eb propagand\u00eb, vjen si pasoj\u00eb e modelit t\u00eb politik\u00ebs monetare q\u00eb ne kemi -e b\u00ebr\u00eb nga studiues e koordinuar me fush\u00ebn k\u00ebrkimore-,  ekonomia shqiptare parashikohet se nuk do t\u00eb bjer\u00eb n\u00eb recension deri tani\u2026\u201d<\/p>\n<p>Ai pohoi gjithashtu se n\u00eb t\u00eb dy mandatet e tij si Guverantor i Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur me sfida t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme, si tronditja e sistemit financiar, goditja e ekonomis\u00eb, kredit\u00eb me probleme, r\u00ebnia e GDP-s\u00eb, t\u00eb trash\u00ebguara nga kriza globale financiare e vitit 2008, t\u00eb cilat kan\u00eb l\u00ebn\u00eb pasoja n\u00eb mjedisin ekonomik shqiptar.<\/p>\n<p>\u201c Banka e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb koordinim me institucione  t\u00eb tjera, kryesisht me qeverin\u00eb shqiptare dhe me institucione t\u00eb tjera relevante,  \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb disa reforma, q\u00eb t\u2019i adresohet k\u00ebtyre sfidave\u201d, tha zoti Sejko.<\/p>\n<p>Duke shprehur mir\u00ebnjohjen p\u00ebr titullin e akorduar nga UET, Guvernatori e vuri theksin te k\u00ebrkimi shkencor n\u00eb Bank\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb kryhet p\u00ebrmes Departamentit t\u00eb K\u00ebrkimit, ngritur 20 vite m\u00eb par\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb institucion.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebrkimin shkencor jemi lodhur dhe p\u00ebrpjekur pik\u00ebrisht p\u00ebr nj\u00eb vendimmarrje n\u00eb raport me k\u00ebto kriza dhe sfida. Edhe sikur t\u00eb mos ishte periudh\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb,  banka qendrore duhet t\u00eb menaxhojn\u00eb stabilitetin e \u00e7mimeve dhe stabilitetin financiar dhe pa nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb k\u00ebrkimore shkencore, vendimmarrja nuk \u00ebsht\u00eb e plot\u00eb\u201d, \u00ebsht\u00eb i mendimit guvernatori.<\/p>\n<p>Ai tha se k\u00ebrkimi shkencor n\u00eb Bank\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb orientohet drejt nevoj\u00ebs s\u00eb institucioni ka dhe mbulon ato fusha studimor q\u00eb lidhen me sfidat q\u00eb vijn\u00eb n\u00eb raport me krizat.<\/p>\n<p>Ai tha se marr\u00ebdh\u00ebnia dhe bashk\u00ebpunimi me universitetet \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm  n\u00eb k\u00ebrkimin shkencor.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrve\u00e7 \u00e7mimit p\u00ebr k\u00ebrkuesit e rinj, p\u00ebrpiqemi t\u00eb kemi marr\u00ebdh\u00ebnie sa m\u00eb t\u00eb ngushta n\u00eb k\u00ebrkim shkencor, me universitetet. Pavar\u00ebsisht nga k\u00ebrkuesit tan\u00eb, nj\u00eb punim shkencor i b\u00ebr\u00eb me nj\u00eb baz\u00eb t\u00eb gjer\u00eb do t\u00eb kishte cil\u00ebsi m\u00eb t\u00eb mir\u00eb\u201d, tha ai i hapur p\u00ebr bashk\u00ebpunime me universitetet.<\/p>\n<p>\u201cNga ana tjet\u00ebr,  duke bashk\u00ebpunuar spikasim element\u00eb, p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ekipit k\u00ebrkimor. Bashk\u00ebpunimi \u00ebsht\u00eb frytdh\u00ebn\u00ebs dhe e kemi n\u00eb fokus\u201d, shtoi Sejko.<\/p>\n<p>Guvernatori vler\u00ebsoi Universitetin Europian t\u00eb Tiran\u00ebs si nj\u00eb nga m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt dhe theksoi edhe nj\u00ebher\u00eb se Banka e Shqip\u00ebris\u00eb si institucion rregullator dhe politik\u00ebb\u00ebr\u00ebs n\u00eb fush\u00ebn financiare \u00ebsht\u00eb e interesuar t\u00eb jet\u00eb e  lidhur me institucione  k\u00ebrkimi dhe universitetit.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve, UET ia ka akorduar k\u00ebt\u00eb titull mir\u00ebnjohjeje figurave t\u00eb spikatura nga fusha t\u00eb ndryshme t\u00eb jet\u00ebs publike si Isuf Kalo, P\u00ebllumb Pipero, Spiro Brumbulli, Vasilika Hysi, Avni Ponari, Rrapo Orm\u00ebni, Andi Lila, Marin Mema e Arb\u00ebr Hajdari.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebr mb\u00ebshtetjen e k\u00ebrkimit shkencor dhe promovimin e vazhduesh\u00ebm t\u00eb k\u00ebrkuesve t\u00eb rinj, Universiteti Europian i Tiran\u00ebs i akordoi Guvernatorit t\u00eb Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, nj\u00eb certifikat\u00eb mir\u00ebnjohjeje. Sejko vler\u00ebsoi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e bashk\u00ebpunimit me universitetet n\u00eb fush\u00eb t\u00eb k\u00ebrkimit shkencor dhe tha se puna k\u00ebrkimore ndihmon n\u00eb vendimmarrjen e bank\u00ebs qendrore p\u00ebrball\u00eb sfidave dhe krizave. Ai [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":207702,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-291422","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/291422","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=291422"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/291422\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/207702"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=291422"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=291422"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=291422"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}