{"id":291483,"date":"2022-10-09T11:41:36","date_gmt":"2022-10-09T09:41:36","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=291483"},"modified":"2022-10-09T11:41:36","modified_gmt":"2022-10-09T09:41:36","slug":"policia-e-shtetit-ben-bilancin-e-nje-jave-droge-arme-qindra-persona-te-arrestuar-dhe-miliona-euro-te-sekuestruara","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/policia-e-shtetit-ben-bilancin-e-nje-jave-droge-arme-qindra-persona-te-arrestuar-dhe-miliona-euro-te-sekuestruara\/","title":{"rendered":"\u201cPolicia e Shtetit\u201d b\u00ebn bilancin e nj\u00eb jave: Drog\u00eb, arm\u00eb, qindra persona t\u00eb arrestuar dhe miliona euro t\u00eb sekuestruara"},"content":{"rendered":"<p>Policia e Shtetit n\u00eb nj\u00eb jave ka organizuar nje s\u00ebr\u00eb operacionesh ku jan\u00eb sekuestruar miliona euro pasuri, jan\u00eb arrestuar qindra persona, qindra t\u00eb tjer\u00eb jan\u00eb proceduar penalisht dhe dhjet\u00ebra jan\u00eb shpallur n\u00eb k\u00ebrkim.<\/p>\n<p>Gjithashtu jan\u00eb sekuestruar n\u00eb cil\u00ebsine e prov\u00ebs materiale dhejt\u00ebra arm\u00eb zjarri e l\u00ebnd\u00eb narkotike te llojeve t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Policia e shtetit n\u00eb bashk\u00ebpunim me homolog\u00ebt britanik kan\u00eb realizuar operacionin \u201cPengu\u201d ku arrestuan 7 shtetas me rekorde kriminale. K\u00ebta shtetas n\u00eb bashk\u00ebpunim me nj\u00ebri tjetrin mbajt\u00ebn peng nje shtetas dhe k\u00ebrkonin 400 mij\u00eb paund p\u00ebr lirimin e tij.<\/p>\n<p>Policia Rrugore gjithashtu ka kryer nj\u00eb s\u00ebr\u00eb operacionesh dhe kontrollesh ku ka arrestuar dhjet\u00ebra shofer\u00eb dhe ka pezulluar qindra leje drejtimi p\u00ebr shkelje t\u00eb ndryshmem t\u00eb qarkullimit rrugor.<\/p>\n<p><strong style=\"font-style: inherit;\">Njoftimi i policis\u00eb:<\/strong><\/p>\n<p><em style=\"font-weight: inherit;\">Policia e Shtetit, n\u00eb nj\u00eb jav\u00eb!<\/em><\/p>\n<p><em>Strukturat e Policis\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin, t\u00eb angazhuara 24\/7, n\u00eb terren, p\u00ebr t\u00eb parandaluar, evidentuar dhe goditur krimin dhe paligjshm\u00ebrit\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>35 operacione policore komb\u00ebtare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare, t\u00eb finalizuara gjat\u00eb jav\u00ebs, disa prej tyre me metoda proaktive.<\/em><\/p>\n<p><em>Jan\u00eb arrestuar, proceduar 490 shtetas, nga k\u00ebta: 145 jan\u00eb arrestuar, 319 jan\u00eb proceduar penalisht dhe 26 jan\u00eb shpallur n\u00eb k\u00ebrkim.<\/em><\/p>\n<p><em>Jan\u00eb lokalizuar dhe kapur 15 persona n\u00eb k\u00ebrkim, nga t\u00eb cil\u00ebt 13 n\u00eb k\u00ebrkim komb\u00ebtar dhe 2 n\u00eb k\u00ebrkim nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/em><\/p>\n<p><em>Operacioni \u201cPengu\u201d, i zhvilluar nga Policia e Shtetit, n\u00eb bashk\u00ebpunim me homolog\u00ebt britanik\u00eb. U lirua nj\u00eb 30-vje\u00e7ar shqiptar q\u00eb ishte marr\u00eb peng dhe u vun\u00eb n\u00eb pranga 7 shtetas me rekorde kriminale, t\u00eb cil\u00ebt k\u00ebrkonin 400 mij\u00eb paund p\u00ebr lirimin e tij.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb bashk\u00ebpunim me Interpol Tirana dhe me homolog\u00ebt italian\u00eb jan\u00eb zhvilluar operacionet \u201cTorino\u201d dhe \u201cKoordinatat\u201d, p\u00ebr kapjen e 2 shtetasve t\u00eb shpallur n\u00eb k\u00ebrkim nd\u00ebrkomb\u00ebtar, p\u00ebr trafikim t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike.<\/em><\/p>\n<p><em>Operacioni \u201cPorosit\u00ebsi\u201d, i zhvilluar nga DVP Durr\u00ebs, zbardhi nj\u00eb seri ngjarjesh t\u00eb r\u00ebnda kriminale, t\u00eb ndodhura m\u00eb par\u00eb. U arrestuan n\u00eb flagranc\u00eb 14 shtetas dhe u shpall\u00ebn n\u00eb k\u00ebrkim 5 shtetas t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebto ngjarje, s\u00eb bashku me 2 shtetas t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb arrestuar m\u00eb par\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Operacioni \u201cParandalimi\u201d, i zhvilluar nga Komisariati i Policis\u00eb Nr. 5, u finalizua me v\u00ebnien n\u00eb pranga t\u00eb 2 shtetasve q\u00eb kishin planifikuar vjedhjen me arm\u00eb n\u00eb nj\u00eb banes\u00eb. U sekuestrua 1 arm\u00eb zjarri dhe municion luftarak.<\/em><\/p>\n<p><em>10 operacione t\u00eb finalizuara n\u00eb fush\u00ebn e arm\u00ebmbajtjes pa leje. 12 arm\u00eb zjarri, pjes\u00eb t\u00eb ndryshme arm\u00ebsh, 3 arm\u00eb gjahu, 4 arm\u00eb sportive, 6 arm\u00eb t\u00eb ftohta, 4 kg tritol, municion luftarak dhe fitila zjarrp\u00ebrcjell\u00ebs, t\u00eb sekuestruara nga Policia. 15 shtetas u vun\u00eb n\u00eb pranga.<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebr goditjen e veprimtaris\u00eb kriminale t\u00eb kultivimit, prodhimit dhe shitjes s\u00eb narkotik\u00ebve jan\u00eb finalizuar 9 operacione, u vun\u00eb n\u00eb pranga 21 shtetas dhe u shpall\u00ebn n\u00eb k\u00ebrkim 2 t\u00eb tjer\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Si rezultat i k\u00ebtyre operacioneve jan\u00eb sekuestruar rreth 113 kg kanabis, 0.5 kg heroin\u00eb, doza kokaine, 200 bim\u00eb kanabis n\u00eb proces tharjeje, si dhe jan\u00eb asgj\u00ebsuar qindra bim\u00eb narkotike t\u00eb kultivuara.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb fush\u00ebn e dh\u00ebnies ndihm\u00eb p\u00ebr kalim t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb kufijve jan\u00eb finalizuar 3 operacione. Gjat\u00eb operacionit \u201cTentativa\u201d u arrestua n\u00eb flagranc\u00eb nj\u00eb shtetas q\u00eb tentoi t\u00eb korruptonte punonj\u00ebsit e Policis\u00eb q\u00eb t\u00eb mos kryenin veprime p\u00ebr djalin e tij q\u00eb transportonte emigrant\u00eb t\u00eb paligjsh\u00ebm.<\/em><\/p>\n<p><em>3 operacione t\u00eb finalizuara dhe goditje t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme p\u00ebr goditjen e kontraband\u00ebs s\u00eb mallrave. Jan\u00eb sekuestruar sasi nafte, medikamente mjek\u00ebsore, mallra dhe produkte t\u00eb ndryshme ushqimore, t\u00eb kontrabanduara, si dhe shuma t\u00eb konsiderueshme parash.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb operacioneve \u201cSame\u201d dhe \u201cSerial\u201d jan\u00eb zbardhur disa raste t\u00eb vjedhjeve, n\u00eb Tiran\u00eb, Durr\u00ebs dhe Vlor\u00eb. 3 autor\u00eb t\u00eb dyshuar u vun\u00eb n\u00eb pranga.<\/em><\/p>\n<p><em>\u00cbsht\u00eb finalizuar operacioni \u201cFasada\u201d, p\u00ebr vendosjen e sekuestros preventive mbi pasuri me vler\u00eb rreth 3.5 milion\u00eb euro, q\u00eb dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e nj\u00eb shtetasi.<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebr goditjen e organizimit t\u00eb kund\u00ebrligjsh\u00ebm t\u00eb loj\u00ebrave t\u00eb fatit \u00ebsht\u00eb finalizuar operacioni \u201cTabs\u201d, nga DVP Vlor\u00eb. U vun\u00eb n\u00eb pranga 2 shtetas dhe u sekuestruan 6 komjutera q\u00eb p\u00ebrdoreshin p\u00ebr lotari t\u00eb palejuara, n\u00eb nj\u00eb lokal.<\/em><\/p>\n<p><em>Jan\u00eb evidentuar dhe goditur 26 raste t\u00eb krimeve mjedisore dhe 6 raste t\u00eb vjedhjes s\u00eb energjis\u00eb elektrike.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb fush\u00ebn e narkotik\u00ebve jan\u00eb evidentuar dhe goditur 24 raste, nd\u00ebrsa n\u00eb fush\u00ebn e krimit ekonomik jan\u00eb evidentuar dhe goditur 33 raste.<\/em><\/p>\n<p><em style=\"font-weight: inherit;\">Policia Rrugore\/Monitorim i pand\u00ebrprer\u00eb i qarkullimit rrugor n\u00eb t\u00eb gjitha akset e vendit, n\u00ebp\u00ebrmjet mjeteve inteligjente, p\u00ebr parandalimin e aksidenteve dhe p\u00ebr rritjen e parametrave t\u00eb siguris\u00eb rrugore.<\/em><\/p>\n<ul>\n<li><em style=\"font-weight: inherit;\">Si rezultat i monitorimeve, jan\u00eb pezulluar n\u00eb total 763 leje drejtimi, nga t\u00eb cilat: 642 p\u00ebr qarkullim me shpejt\u00ebsi mbi normat e lejuara, 87 p\u00ebr drejtim mjeti n\u00ebn efektin e alkoolit apo n\u00eb gjendje t\u00eb dehur dhe 34 p\u00ebr shkelje t\u00eb tjera t\u00eb Kodit Rrugor.<\/em><\/li>\n<li><em style=\"font-weight: inherit;\">Si rezultat i p\u00ebrdorimit t\u00eb alkool-testuesve dhe kontrolleve me p\u00ebrzgjedhje, jan\u00eb arrestuar 91 drejtues mjetesh, nga k\u00ebta: 43 p\u00ebr drejtim mjeti n\u00eb gjendje t\u00eb dehur dhe 48 p\u00ebr drejtim mjeti pa leje drejtimi.<\/em><\/li>\n<li><em style=\"font-weight: inherit;\">Jan\u00eb goditur nga Policia Rrugore e Tiran\u00ebs, 2 raste t\u00eb tentativ\u00ebs p\u00ebr t\u00eb korruptuar punonj\u00ebsit e Policis\u00eb Rrugore dhe 2 raste t\u00eb drejtimit t\u00eb automjeteve, n\u00ebn efektin e l\u00ebnd\u00ebve narkotike.<\/em><\/li>\n<\/ul>\n<p><em style=\"font-weight: inherit;\">Policia Kufitare\/Kontrolle intensive p\u00ebr parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve nd\u00ebrkufitare. T\u00eb angazhuar p\u00ebr t\u2019iu ofruar qytetar\u00ebve n\u00eb hyrje\/dalje, n\u00eb pikat e kalimit kufitar, sh\u00ebrbim sa m\u00eb cil\u00ebsor.<\/em><\/p>\n<ul>\n<li><em style=\"font-weight: inherit;\">N\u00eb bashk\u00ebpunim me DVP-t\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse, jan\u00eb goditur 9 raste t\u00eb tentativ\u00ebs p\u00ebr kalim t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb kufirit dhe t\u00eb dh\u00ebnies ndihm\u00eb p\u00ebr kalim t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb kufirit.<\/em><\/li>\n<li><em style=\"font-weight: inherit;\">Jan\u00eb proceduar 4 shtetas, p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cKontrabanda me mallra t\u00eb tjera\u201d, 2 shtetas p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cFalsifikimi i dokumenteve\u201d dhe 1 shtetas p\u00ebr \u201cKorrupsioni aktiv i personave q\u00eb ushtrojn\u00eb funksione publike\u201d.<\/em><\/li>\n<\/ul>\n<p><em style=\"font-weight: inherit;\">Policia e Shtetit do t\u00eb intensifikoj\u00eb kontrollet \u201cblic\u201d, n\u00eb \u00e7do qark t\u00eb vendit, me q\u00ebllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave q\u00eb qarkullojn\u00eb me arm\u00eb zjarri apo me l\u00ebnd\u00eb narkotike, si dhe goditjen e kontraband\u00ebs, krimeve mjedisore dhe \u00e7do paligjshm\u00ebrie tjet\u00ebr.<\/em><\/p>\n<p><em style=\"font-weight: inherit;\">Sh\u00ebrbimet e Policis\u00eb do t\u00eb vijojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb prezente pran\u00eb shkollave dhe t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb me oficer\u00ebt e siguris\u00eb n\u00eb shkolla, stafet pedagogjike dhe bordet e prind\u00ebrve, p\u00ebr t\u00eb trajtuar \u00e7do problematik\u00eb q\u00eb lidhet me detyrat funksionale t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit.<\/em><\/p>\n<p><em style=\"font-weight: inherit;\">Ftojm\u00eb qytetar\u00ebt q\u00eb t\u00eb denoncojn\u00eb n\u00eb Komisariatin Dixhital dhe n\u00eb numrin pa pages\u00eb 112, \u00e7do rast t\u00eb paligjshm\u00ebris\u00eb, duke iu garantuar anonimat t\u00eb plot\u00eb, reagim t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm dhe t\u00eb paansh\u00ebm.<\/em><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Policia e Shtetit n\u00eb nj\u00eb jave ka organizuar nje s\u00ebr\u00eb operacionesh ku jan\u00eb sekuestruar miliona euro pasuri, jan\u00eb arrestuar qindra persona, qindra t\u00eb tjer\u00eb jan\u00eb proceduar penalisht dhe dhjet\u00ebra jan\u00eb shpallur n\u00eb k\u00ebrkim. Gjithashtu jan\u00eb sekuestruar n\u00eb cil\u00ebsine e prov\u00ebs materiale dhejt\u00ebra arm\u00eb zjarri e l\u00ebnd\u00eb narkotike te llojeve t\u00eb ndryshme. Policia e shtetit n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":150694,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-291483","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/291483","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=291483"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/291483\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/150694"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=291483"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=291483"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=291483"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}