{"id":291828,"date":"2022-10-10T16:13:16","date_gmt":"2022-10-10T14:13:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=291828"},"modified":"2022-10-10T16:13:16","modified_gmt":"2022-10-10T14:13:16","slug":"veliaj-do-hartojme-pakete-financiare-per-studentet-tu-sigurojme-abone-falas-dhe-subvencionim-per-konviktin-punimet-ne-unazen-e-madhe-do-te-vijojne","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/veliaj-do-hartojme-pakete-financiare-per-studentet-tu-sigurojme-abone-falas-dhe-subvencionim-per-konviktin-punimet-ne-unazen-e-madhe-do-te-vijojne\/","title":{"rendered":"Veliaj: Do hartojm\u00eb paket\u00eb financiare p\u00ebr student\u00ebt, t\u2019u sigurojm\u00eb abone falas dhe subvencionim p\u00ebr konviktin! Punimet n\u00eb Unaz\u00ebn e Madhe do t\u00eb vijojn\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb mbledhjen e sotme t\u00eb K\u00ebshillit Bashkiak t\u00eb Tiran\u00ebs, kryebashkiaku Erion Veliaj dha lajmin e mir\u00eb se p\u00ebr student\u00ebt e kryeqytetit do ket\u00eb disa leht\u00ebsira, duke nisur nga abonet\u00eb falas. Veliaj tha se Bashkia do t\u00eb hartoj\u00eb nj\u00eb paket\u00eb financiare mb\u00ebshtet\u00ebse e cila do t\u2019i paraqitet K\u00ebshillit mbledhjen e radh\u00ebs, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb mb\u00ebshteten student\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb krize ekonomike.<\/p>\n<p>Veliaj tha se propozimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lajm i shum\u00ebpritur nga student\u00ebt dhe q\u00eb vjen n\u00eb vitin kur Tirana mban titullin &#8220;Kryeqyteti Evropian i Rinis\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p>&#8220;Propozimi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb subvencionojm\u00eb edhe nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb fatur\u00ebs s\u00eb konvikteve. V\u00ebrtet student\u00ebt nuk jan\u00eb rezident\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs, por 9 nga 10 student\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb pasi mbarojn\u00eb universitetin dhe duke qen\u00eb se jan\u00eb rritur kostot e konvikteve, do na duhet t\u00eb marrim nj\u00eb vendim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, t\u00eb subvencionojm\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn gjysm\u00ebn e fatur\u00ebs s\u00eb konvikteve ose rreth gjysm\u00ebn, p\u00ebr t\u2019u siguruar q\u00eb student\u00ebt t\u00eb mos impaktohen nga kjo situat\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu, kemi marr\u00eb edhe disa propozime t\u00eb tjera, mes t\u00eb cilave aboneja falas p\u00ebr student\u00ebt, q\u00eb gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb kriz\u00ebs ata t\u00eb mos preken, sidomos student\u00ebt q\u00eb vijn\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, ku kostoja \u00ebsht\u00eb detyrimisht m\u00eb e lart\u00eb se e nj\u00eb qyteti t\u00eb provinc\u00ebs. Jemi duke b\u00ebr\u00eb llogaritjet dhe n\u00eb mbledhjen e ardhshme t\u00eb K\u00ebshillit Bashkiak do t\u00eb sjellim edhe disa paketa financiare q\u00eb adresojn\u00eb k\u00ebto situata&#8221;, u shpreh Veliaj.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb mbledhjes s\u00eb K\u00ebshillit Bashkiak, kryebashkiaku Veliaj u ndal edhe n\u00eb punimet p\u00ebr Unaz\u00ebn e Madhe, i cili tha se do t\u00eb vijojn\u00eb. Nd\u00ebrsa, u miratua Akt Marr\u00ebveshjen Tip \u201cP\u00ebr p\u00ebrfitimin e trajtimit p\u00ebrmes fondit t\u00eb banesave nga poseduesit e nd\u00ebrtimeve pa leje, q\u00eb preken nga ky projekt dhe nuk p\u00ebrfitojn\u00eb dot nga legalizimi\u201d.<\/p>\n<p>Veliaj tha se miratimi i k\u00ebtij akti \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ecur p\u00ebrpara me punimet e Unaz\u00ebs s\u00eb Madhe t\u00eb Tiran\u00ebs. Kjo marr\u00ebveshje synon bonus qeraje 3 vjet p\u00ebr secil\u00ebn nga familjet q\u00eb preket dhe trajtim me banes\u00eb falas n\u00eb nj\u00eb nga tre pallatet e reja q\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrtohen nga Bashkia e Tiran\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim.<\/p>\n<p>\u201cNuk duam t\u00eb humbasim m\u00eb koh\u00eb. Fakti q\u00eb sot, n\u00eb pak minuta, mund t\u00eb shkosh nga \u2018Shqiponja\u2019, n\u00eb Astir, mandej n\u00eb Selit\u00eb, pastaj te Liqeni i That\u00eb, Kopshti Zoologjik e Botanik, p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebrritur n\u00eb Lund\u00ebr e TEG, duke vazhduar sip\u00ebr n\u00eb Fark\u00eb te Helikopter\u00ebt dhe t\u2019i afrohesh Shkoz\u00ebs, \u00ebsht\u00eb e jasht\u00ebzakonshme. P\u00ebr gjenerat\u00ebn tone do ishte di\u00e7ka utopike, e pamundur, por ja q\u00eb sot u b\u00ebka! Pra, kur njer\u00ebzit e ndajn\u00eb mendjen se do punojn\u00eb e nuk do pengojn\u00eb nj\u00ebri-tjetrin, b\u00ebhet. Ky projekt i prek si t\u00eb majt\u00ebt, si t\u00eb djatht\u00ebt. Pra, nuk \u00ebsht\u00eb gjurm\u00eb politike. Kjo pun\u00eb ka filluar, q\u00eb n\u00eb koh\u00eb e Olldashit, ka vijuar n\u00eb koh\u00ebn e Haxhinastos, e pastaj t\u00eb gjith\u00eb ministrat e Transportit me radh\u00eb dhe vet\u00eb projekti \u00ebsht\u00eb bipartizan. Le ta mbarojm\u00eb! Rregulli \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i thjesht\u00eb: P\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb i kan\u00eb pronat me letra, trajtohen nga ARRSH-ja, me shpron\u00ebsim. Marr\u00ebveshja q\u00eb miratojm\u00eb sot zgjidh problemin e familjeve q\u00eb i kan\u00eb sht\u00ebpit\u00eb pa letra,\u201d tha kryebashkiaku.<\/p>\n<p>\u201cVendimi q\u00eb marrim sot paguan qiran\u00eb e familjeve q\u00eb preken p\u00ebr tre vite, si dhe p\u00ebrfitimin e nj\u00eb banese me t\u00eb nj\u00ebjtat metra katror\u00eb nga bashkia. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr ata q\u00eb s\u2019kan\u00eb asnj\u00eb let\u00ebr, por q\u00eb \u00ebsht\u00eb e provuar, edhe nga kryeplaku, nd\u00ebrlidh\u00ebsi i komunitetit, nj\u00ebsia administrative, nga vizita n\u00eb terren, q\u00eb k\u00ebta njer\u00ebz jetojn\u00eb realisht aty. N\u00ebse p\u00ebr nj\u00eb arsye apo nj\u00eb tjet\u00ebr dikush nuk i ka b\u00ebr\u00eb dokumentet, n\u00eb k\u00ebto koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira Bashkia e Tiran\u00ebs do t\u00eb jet\u00eb me ty. Ne duam q\u00eb edhe projekti t\u00eb ndodh\u00eb, &#8211; pra, u zgjat Lana nga Materniteti i Ri deri n\u00eb Shkoz\u00eb, ka dal\u00eb n\u00eb drit\u00eb, \u00ebsht\u00eb rritur vlera e pron\u00ebs, \u00ebsht\u00eb zhbllokuar komplet qarkullimi aty, &#8211; t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb duam t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nga Pallati me Shigjeta deri n\u00eb Kashar,\u201d shpjegoi Veliaj.<\/p>\n<p>Ai tha se \u00ebsht\u00eb i vendosur p\u00ebr t\u00eb vijuar me projektet e domosdoshme p\u00ebr rritjen e Tiran\u00ebs, megjith\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebt q\u00eb, sidomos tani n\u00eb prag t\u00eb fushat\u00ebs, sipas tij do t\u00eb vendosen n\u00eb radh\u00eb p\u00ebr t\u2019i bllokuar ato.<\/p>\n<p>\u201cQ\u00eb projekti do t\u00eb b\u00ebhet k\u00ebt\u00eb se luan topi fare! Q\u00eb do t\u00eb shihni t\u00eb gjith\u00eb aspirant\u00ebt p\u00ebr kandidat\u00eb p\u00ebr kryetar\u00eb Bashkie t\u00eb Tiran\u00ebs q\u00eb do t\u00eb dergjen p\u00ebrpara fadromave, as kjo nuk diskutohet fare, se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb film q\u00eb e kemi par\u00eb. Thjesht po i paralajm\u00ebroj se do t\u00eb humbasin! Do t\u00eb dilni edhe m\u00eb keq se\u00e7 dilte tipikisht n\u00eb zgjedhje partia juaj sepse njer\u00ebzit nuk jan\u00eb budallenj. Mjafton t\u00eb shikoni rezultatin zgjedhor tek \u201cAstiri\u201d, ku sa m\u00eb shum\u00eb digjeshin gomat, aq m\u00eb shum\u00eb humbte partia. Ky projekt \u00ebsht\u00eb i ndersh\u00ebm, \u00ebsht\u00eb i drejt\u00eb, i jep qytetit zhbllokim, i jep parat\u00eb atij q\u00eb e ka me letra sht\u00ebpin\u00eb, i jep sht\u00ebpi dhe bonus qiraje atij q\u00eb e ka pa letra fare. Ndaj, ftesa p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb banor\u00ebt \u00ebsht\u00eb: Tirana do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb super unaz\u00eb, njer\u00ebzit do t\u00eb marrin sht\u00ebpi dhe qira n\u00ebse jan\u00eb pa letra, njer\u00ebzit do t\u00eb marrin parat\u00eb dhe shpron\u00ebsimin n\u00ebse jan\u00eb me letra, sipas \u00e7mimeve te tregut,\u201d tha Veliaj.<\/p>\n<p>Pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, Bashkia e Tiran\u00ebs n\u00ebnshkroi marr\u00ebveshjen me Bank\u00ebn Europiane t\u00eb Investimeve p\u00ebr projektin e banesave sociale, nga i cili do t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb dhe t\u00eb gjitha familjet q\u00eb preken nga projektet publike t\u00eb qytetit.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb mbledhjen e sotme t\u00eb K\u00ebshillit Bashkiak t\u00eb Tiran\u00ebs, kryebashkiaku Erion Veliaj dha lajmin e mir\u00eb se p\u00ebr student\u00ebt e kryeqytetit do ket\u00eb disa leht\u00ebsira, duke nisur nga abonet\u00eb falas. Veliaj tha se Bashkia do t\u00eb hartoj\u00eb nj\u00eb paket\u00eb financiare mb\u00ebshtet\u00ebse e cila do t\u2019i paraqitet K\u00ebshillit mbledhjen e radh\u00ebs, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb mb\u00ebshteten [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":291830,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365,3366,5380,231,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-291828","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"category-koment","10":"category-kryesore","11":"category-lajme","12":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/291828","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=291828"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/291828\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/291830"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=291828"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=291828"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=291828"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}