{"id":292088,"date":"2022-10-11T14:42:40","date_gmt":"2022-10-11T12:42:40","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=292088"},"modified":"2022-10-11T14:42:40","modified_gmt":"2022-10-11T12:42:40","slug":"apeli-i-gjkko-denon-perfundimisht-enkeleida-hoxhen-ja-sa-vite-burg-do-te-vuaje-ish-gjyqtarja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/apeli-i-gjkko-denon-perfundimisht-enkeleida-hoxhen-ja-sa-vite-burg-do-te-vuaje-ish-gjyqtarja\/","title":{"rendered":"Apeli i GJKKO d\u00ebnon p\u00ebrfundimisht Enkeleida Hoxh\u00ebn, ja sa vite burg do t\u00eb vuaj\u00eb ish gjyqtarja"},"content":{"rendered":"<p>Apeli i GJKKO ka dh\u00ebn\u00eb sot vendimin p\u00ebr ish gjyqtaren Enkeleida Hoxha, duke e d\u00ebnuar p\u00ebrfundimisht me burg. Per shkak te gjykimit te shkurtuar, Enkeleida Hoxha do te vuaje 2 vite burg.<\/p>\n<p>Sipas Apelit, vuajtja e d\u00ebnimit llogaritet nga dita e arrestimit data 11.2.2021\u2033.<\/p>\n<p><strong>GJKKO vendosi:<\/strong><\/p>\n<p><em>Deklarimin fajtor t\u00eb t\u00eb pandehur\u00ebs Enkeleida Hoxha., p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cKorrupsioni pasiv i gjyqtar\u00ebve, prokuror\u00ebve dhe funksionar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb\u201d, kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, dhe bazuar n\u00eb nenet 319\/\u00e7 dhe 25 t\u00eb Kodit Penal dhe d\u00ebnimin e saj me 3 (tre) vjet burgim.<\/em><\/p>\n<p><em>\u2013 N\u00eb baz\u00eb t\u00eb nenit 406 pika 1 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, t\u00eb pandehur\u00ebs Enkeleida Hoxha, i ulet 1\/3 e d\u00ebnimit, p\u00ebr shkak t\u00eb aplikimit t\u00eb gjykimit t\u00eb shkurtuar dhe p\u00ebrfundimisht d\u00ebnohet me 2 (dy) vjet burgim.<\/em><\/p>\n<p><em>Vuajtja e d\u00ebnimit fillon nga dita e arrestimit data 11.2.2021 dhe t\u00eb kryhet n\u00eb nj\u00eb burg t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb zakonshme.<\/em><\/p>\n<p><em>Heqjen e s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb t\u00eb pandehur\u00ebs Enkeleida Hoxha. p\u00ebr t\u00eb ushtruar funksione publike p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb prej 5(pes\u00eb) vjet, bazuar n\u00eb nenin 35 paragrafi 2, t\u00eb Kodit Penal.<\/em><\/p>\n<p><strong>NJOFTIMI<\/strong><\/p>\n<p>Gjykata e Posa\u00e7me e Apelit p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga gjyqtar\u00ebt Miliana Mu\u00e7a (kryesuese), Saida Dollani (an\u00ebtare) dhe Igerta Hysi (an\u00ebtare), sot m\u00eb dat\u00eb 11.10.2022, p\u00ebrfundoi shqyrtimin e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb regjistruar me nr. 42 akti, dat\u00eb 10.05.2022, mbi ankimet e paraqitura nga ankuesit\/t\u00eb pandehurit Enkeleida Hoxha, Aldo Tabaku, Manuela Mallku\u00e7i, Bledar Petani, Sajmir Petani, Gazmi Nezaj, Altin Sk\u00ebndaj, Gentjan Nezaj, Isuf Tanuzi dhe Tr\u00ebndafile Frangu, kund\u00ebr vendimit nr. 13, dat\u00eb 14.02.2022 t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar q\u00eb ka vendosur:<\/p>\n<p>\u201c1. Deklarimin fajtor t\u00eb t\u00eb pandehur\u00ebs Enkeleida Hoxha., p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cKorrupsioni pasiv i gjyqtar\u00ebve, prokuror\u00ebve dhe funksionar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb\u201d, kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, dhe bazuar n\u00eb nenet 319\/\u00e7 dhe 25 t\u00eb Kodit Penal dhe d\u00ebnimin e saj me 3 (tre) vjet burgim.<\/p>\n<p>\u2013 N\u00eb baz\u00eb t\u00eb nenit 406 pika 1 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, t\u00eb pandehur\u00ebs Enkeleida Hoxha, i ulet 1\/3 e d\u00ebnimit, p\u00ebr shkak t\u00eb aplikimit t\u00eb gjykimit t\u00eb shkurtuar dhe p\u00ebrfundimisht d\u00ebnohet me 2 (dy) vjet burgim.<\/p>\n<p>Vuajtja e d\u00ebnimit fillon nga dita e arrestimit data 11.2.2021 dhe t\u00eb kryhet n\u00eb nj\u00eb burg t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb zakonshme.<\/p>\n<p>Heqjen e s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb t\u00eb pandehur\u00ebs Enkeleida Hoxha. p\u00ebr t\u00eb ushtruar funksione publike p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb prej 5(pes\u00eb) vjet, bazuar n\u00eb nenin 35 paragrafi 2, t\u00eb Kodit Penal.<\/p>\n<p>Deklarimin fajtor t\u00eb t\u00eb pandehurit A.T., p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cKorrupsioni pasiv i gjyqtar\u00ebve, prokuror\u00ebve dhe funksionar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb\u201d, n\u00eb bashk\u00ebpunim, dhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb neneve 319\/\u00e7 dhe 25 t\u00eb Kodit Penal d\u00ebnimin e tij me 3(tre) vjet e 6 (gjasht\u00eb) muaj burgim.<br \/>\nDeklarimin fajtor t\u00eb t\u00eb pandehurit A.T. p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cUshtrimi i ndikimit t\u00eb paligjsh\u00ebm ndaj personave q\u00eb ushtrojn\u00eb funksione publike\u201d, dhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nenit 245\/1 paragrafi i dyt\u00eb, t\u00eb Kodit Penal d\u00ebnimin e tij 2 (dy) vjet burgim.<\/p>\n<p>N\u00eb bashkim t\u00eb d\u00ebnimeve, sipas nenit 55 paragrafi 1 t\u00eb Kodit Penal, d\u00ebnimin e t\u00eb pandehurit A.T. me nj\u00eb d\u00ebnim t\u00eb vet\u00ebm 4 (kat\u00ebr) vjet burgim.<\/p>\n<p>N\u00eb baz\u00eb t\u00eb nenit 406 pika 1 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, t\u00eb pandehurit A.T., i ulet 1\/3 e d\u00ebnimit, p\u00ebr shkak t\u00eb aplikimit t\u00eb gjykimit t\u00eb shkurtuar dhe p\u00ebrfundimisht d\u00ebnohet me 2 (dy) vjet e 8 (tet\u00eb) muaj burgim.<\/p>\n<p>Vuajtja e d\u00ebnimit fillon nga data e arrestimit dat\u00eb 11.2.2021 dhe t\u00eb kryhet n\u00eb nj\u00eb burg t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb zakonshme.<\/p>\n<p>Deklarimin fajtor t\u00eb t\u00eb pandehur\u00ebs M.M., p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cKorrupsioni pasiv i gjyqtar\u00ebve, prokuror\u00ebve dhe funksionar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb\u201d, dhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nenit 319\/\u00e7 t\u00eb Kodit Penal d\u00ebnimin e saj me 3 (tre) vjet) burgim.<\/p>\n<p>Deklarimin fajtor t\u00eb t\u00eb pandehur\u00ebs M.M. p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cKorrupsioni aktiv i personave q\u00eb ushtrojn\u00eb funksione publike\u201d, dhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nenit 244 t\u00eb Kodit Penal d\u00ebnimin e saj 1 (nj\u00eb) vit e 6 (gjasht\u00eb) muaj burgim.<\/p>\n<p>N\u00eb bashkim t\u00eb d\u00ebnimeve, sipas nenit 55 paragrafi 1 t\u00eb Kodit Penal, d\u00ebnimin e t\u00eb pandehurit M.M. me nj\u00eb d\u00ebnim t\u00eb vet\u00ebm 3 (tre) vjet burgim.<\/p>\n<p>N\u00eb baz\u00eb t\u00eb nenit 406 pika 1 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, t\u00eb pandehur\u00ebs M.M., i ulet 1\/3 e d\u00ebnimit, p\u00ebr shkak t\u00eb aplikimit t\u00eb gjykimit t\u00eb shkurtuar dhe p\u00ebrfundimisht d\u00ebnohet me 2 (dy) vjet burgim.<\/p>\n<p>Vuajtja e d\u00ebnimit fillon nga data e arrestimit dat\u00eb 11.2.2021 dhe t\u00eb kryhet n\u00eb nj\u00eb burg t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb zakonshme.<\/p>\n<p>Heqjen e s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb t\u00eb pandehur\u00ebs M.M. p\u00ebr t\u00eb ushtruar funksione publike p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb prej 5 (pes\u00eb) vjet, bazuar n\u00eb nenin 35 paragrafi 2, t\u00eb Kodit Penal.<\/p>\n<p>Deklarimin fajtor t\u00eb t\u00eb pandehurit B.P., p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cKorrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb\u201d, n\u00eb bashk\u00ebpunim, dhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb neneve 319 dhe 25 t\u00eb Kodit Penal d\u00ebnimin e tij me 2 (dy) vjet e 6 (gjasht\u00eb) muaj burgim.<\/p>\n<p>N\u00eb baz\u00eb t\u00eb nenit 406 pika 1 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, t\u00eb pandehurit B.P., i ulet 1\/3 e d\u00ebnimit, p\u00ebr shkak t\u00eb aplikimit t\u00eb gjykimit t\u00eb shkurtuar dhe p\u00ebrfundimisht d\u00ebnohet me 1 (nj\u00eb) vit e 8 (tet\u00eb) muaj burgim.<\/p>\n<p>Vuajtja e d\u00ebnimit fillon nga data e arrestimit dat\u00eb 11.2.2021 dhe t\u00eb kryhet n\u00eb nj\u00eb burg t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb zakonshme.<\/p>\n<p>Deklarimin fajtor t\u00eb t\u00eb pandehurit S.P., p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb \u201cKorrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb\u201d, n\u00eb bashk\u00ebpunim, dhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb neneve 319 dhe 25 t\u00eb Kodit Penal d\u00ebnimin e tij me 2 (dy) vjet e 6 (gjasht\u00eb) muaj burgim.<\/p>\n<p>N\u00eb baz\u00eb t\u00eb nenit 406 pika 1 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, t\u00eb pandehurit S.P., i ulet 1\/3 e d\u00ebnimit, p\u00ebr shkak t\u00eb aplikimit t\u00eb gjykimit t\u00eb shkurtuar dhe p\u00ebrfundimisht d\u00ebnohet me 1 (nj\u00eb) vit e 8 (tet\u00eb) muaj burgim.<\/p>\n<p>Vuajtja e d\u00ebnimit fillon nga data e arrestimit dat\u00eb 11.2.2021 dhe t\u00eb kryhet n\u00eb nj\u00eb burg t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb zakonshme.<\/p>\n<p>Deklarimin fajtor t\u00eb t\u00eb pandehurit A.S., p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cKorrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb\u201d, n\u00eb bashk\u00ebpunim, dhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb neneve 319 dhe 25 t\u00eb Kodit Penal d\u00ebnimin e tij me 2 (dy) vjet e 6 (gjasht\u00eb) muaj burgim.<\/p>\n<p>N\u00eb baz\u00eb t\u00eb nenit 406 pika 1 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, t\u00eb pandehurit A.S., i ulet 1\/3 e d\u00ebnimit, p\u00ebr shkak t\u00eb aplikimit t\u00eb gjykimit t\u00eb shkurtuar dhe p\u00ebrfundimisht d\u00ebnohet me 1 (nj\u00eb) vit e 8 (tet\u00eb) muaj burgim.<\/p>\n<p>Vuajtja e d\u00ebnimit fillon nga data e arrestimit dat\u00eb 11.2.2021 dhe t\u00eb kryhet n\u00eb nj\u00eb burg t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb zakonshme.<\/p>\n<p>Deklarimin fajtor t\u00eb t\u00eb pandehurit G.N., p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb \u201cKorrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb\u201d, n\u00eb bashk\u00ebpunim, dhe na baz\u00eb t\u00eb neneve 319 dhe 25 t\u00eb Kodit Penal d\u00ebnimin e tij me 1 (nj\u00eb) vit e 6 (gjasht\u00eb) burgim.<\/p>\n<p>Deklarimin fajtor t\u00eb t\u00eb pandehurit G.N., p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cUshtrimi i ndikimit t\u00eb paligjsh\u00ebm ndaj personave q\u00eb ushtrojn\u00eb funksione publike\u201d, kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, dhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb neneve 245\/1 paragrafi i par\u00eb dhe 25 t\u00eb Kodit Penal d\u00ebnimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.<\/p>\n<p>N\u00eb bashkim t\u00eb d\u00ebnimeve, sipas nenit 55 paragrafi 1 t\u00eb Kodit penal, d\u00ebnimin e te pandehurit G.N. me nj\u00eb d\u00ebnim t\u00eb vet\u00ebm 2 (dy) vjet e 6 (gjasht\u00eb) muaj burgim.<\/p>\n<p>N\u00eb baz\u00eb t\u00eb nenit 406 pika 1 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, t\u00eb pandehurit G.N., i ulet 1\/3 e d\u00ebnimit, p\u00ebr shkak t\u00eb aplikimit t\u00eb gjykimit t\u00eb shkurtuar dhe p\u00ebrfundimisht d\u00ebnohet me 1 (nj\u00eb) vit e 8 (tet\u00eb) muaj burgim.<\/p>\n<p>Vuajtja e d\u00ebnimit fillon nga data e arrestimit dat\u00eb 11.2.2021 dhe t\u00eb kryhet n\u00eb nj\u00eb burg t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb zakonshme.<\/p>\n<p>Deklarimin fajtor t\u00eb t\u00eb pandehurit G.N., p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb \u201cUshtrimi i ndikimit t\u00eb paligjsh\u00ebm ndaj personave q\u00eb ushtrojn\u00eb funksione publike\u201d, kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, dhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb neneve 245\/1 paragrafi i par\u00eb dhe 25 t\u00eb Kodit Penal d\u00ebnimin e tij me 2 (dy) vjet e 6 (gjasht\u00eb) muaj burgim.<\/p>\n<p>N\u00eb baz\u00eb t\u00eb nenit 406 pika 1 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, t\u00eb pandehurit G.N., i ulet 1\/3 e d\u00ebnimit, p\u00ebr shkak t\u00eb aplikimit t\u00eb gjykimit t\u00eb shkurtuar dhe p\u00ebrfundimisht d\u00ebnohet me 1 (nj\u00eb) vit e 8 (tet\u00eb) muaj burgim.<\/p>\n<p>Vuajtja e d\u00ebnimit fillon nga data e arrestimit dat\u00eb 11.2.2021 dhe t\u00eb kryhet n\u00eb nj\u00eb burg t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb zakonshme.<\/p>\n<p>Deklarimin fajtor t\u00eb t\u00eb pandehurit I.T., p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cUshtrimi i ndikimit t\u00eb paligjsh\u00ebm ndaj personave q\u00eb ushtrojn\u00eb funksione publike\u201d, kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, dhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb neneve 245\/1 paragrafi i par\u00eb dhe 25 t\u00eb Kodit Penal d\u00ebnimin e tij me 2 (dy) vjet e 6 (gjasht\u00eb) muaj burgim.<\/p>\n<p>N\u00eb baz\u00eb t\u00eb nenit 406 pika 1 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, t\u00eb pandehurit I.T., i ulet 1\/3 e d\u00ebnimit, p\u00ebr shkak t\u00eb aplikimit t\u00eb gjykimit t\u00eb shkurtuar dhe p\u00ebrfundimisht d\u00ebnohet me 1 (nj\u00eb) vit e 8 (tet\u00eb) muaj burgim.<\/p>\n<p>Vuajtja e d\u00ebnimit fillon nga data e ekzekutimit t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb sigurimit dat\u00eb 11.2.2021 dhe t\u00eb kryhet n\u00eb nj\u00eb burg t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb zakonshme.<\/p>\n<p>Deklarimin fajtor t\u00eb t\u00eb pandehur\u00ebs T.F., p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cUshtrim i ndikimit t\u00eb paligjsh\u00ebm ndaj personave q\u00eb ushtrojn\u00eb funksione publike\u201d, dhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nenit 245\/1, paragrafi i 3, t\u00eb Kodit Penal d\u00ebnimin e saj me 9 (n\u00ebnt\u00eb) muaj burgim.<\/p>\n<p>N\u00eb baz\u00eb t\u00eb nenit 406 pika 1, t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, t\u00eb pandehur\u00ebs T.F., i ulet 1\/3 e d\u00ebnimit, p\u00ebr shkak t\u00eb aplikimit t\u00eb gjykimit t\u00eb shkurtuar dhe p\u00ebrfundimisht d\u00ebnohet me 6 (gjasht\u00eb) muaj burgim.<\/p>\n<p>N\u00eb baz\u00eb t\u00eb nenit 59 t\u00eb Kodit Penal urdh\u00ebrohet pezullimi i ekzekutimit t\u00eb d\u00ebnimit me burgim p\u00ebr t\u00eb pandehur\u00ebn T.F. dhe v\u00ebnia n\u00eb prov\u00eb p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 12 muaj dhe t\u00eb mbaj\u00eb kontakte me sh\u00ebrbimin e prov\u00ebs, q\u00eb mbulon vendbanimin e saj. Afati i prov\u00ebs fillon nga e nes\u00ebrmja e shpalljes s\u00eb vendimit p\u00ebr pezullimin e d\u00ebnimit me burgim.<\/p>\n<p>Deklarimin fajtor t\u00eb pandehur\u00ebs M.S., p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cUshtrim i ndikimit t\u00eb paligjsh\u00ebm ndaj personave q\u00eb ushtrojn\u00eb funksione publike\u201d, dhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nenit 245\/1, paragrafi 1, t\u00eb Kodit Penal d\u00ebnimin e saj me 6 (gjasht\u00eb) muaj burgim.<\/p>\n<p>N\u00eb baz\u00eb t\u00eb nenit 406 pika 1 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, t\u00eb pandehur\u00ebs M.S., i ulet 1\/3 e d\u00ebnimit, p\u00ebr shkak t\u00eb aplikimit t\u00eb gjykimit t\u00eb shkurtuar dhe p\u00ebrfundimisht d\u00ebnohet me 4 (kat\u00ebr) muaj burgim.<\/p>\n<p>N\u00eb baz\u00eb t\u00eb nenit 59 t\u00eb Kodit Penal urdh\u00ebrohet pezullimi i ekzekutimit t\u00eb d\u00ebnimit me burgim p\u00ebr t\u00eb pandehur\u00ebn M.S. dhe v\u00ebnia n\u00eb prov\u00eb p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 8 muaj me kusht q\u00eb e pandehura gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs t\u00eb mos kryej\u00eb vep\u00ebr tjet\u00ebr penale dhe t\u00eb mbaj\u00eb kontakte me sh\u00ebrbimin e prov\u00ebs, q\u00eb mbulon vendbanimin e saj. Afati i prov\u00ebs fillon nga e nes\u00ebrmja e shpalljes s\u00eb vendimit p\u00ebr pezullimin e d\u00ebnimit me burgim\u2026\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Gjykata e Posa\u00e7me e Apelit p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:<\/p>\n<p>\u2013 L\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit nr. 13, dat\u00eb 14.02.2022 t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.<\/p>\n<p>\u2013 Mospranimin e ankimit t\u00eb ankuesve S.P. dhe G.N., kund\u00ebr vendimit nr. 13, dat\u00eb 14.02.2022 t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Apeli i GJKKO ka dh\u00ebn\u00eb sot vendimin p\u00ebr ish gjyqtaren Enkeleida Hoxha, duke e d\u00ebnuar p\u00ebrfundimisht me burg. Per shkak te gjykimit te shkurtuar, Enkeleida Hoxha do te vuaje 2 vite burg. Sipas Apelit, vuajtja e d\u00ebnimit llogaritet nga dita e arrestimit data 11.2.2021\u2033. GJKKO vendosi: Deklarimin fajtor t\u00eb t\u00eb pandehur\u00ebs Enkeleida Hoxha., p\u00ebr vepr\u00ebn [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":292089,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-292088","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/292088","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=292088"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/292088\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/292089"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=292088"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=292088"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=292088"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}