{"id":292206,"date":"2022-10-12T08:41:42","date_gmt":"2022-10-12T06:41:42","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=292206"},"modified":"2022-10-12T08:41:42","modified_gmt":"2022-10-12T06:41:42","slug":"raporti-i-ke-per-shqiperine-reformat-kane-ecur-korrupsioni-mbetet-shqetesim-serioz","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/raporti-i-ke-per-shqiperine-reformat-kane-ecur-korrupsioni-mbetet-shqetesim-serioz\/","title":{"rendered":"Raporti i KE p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb: Reformat kan\u00eb ecur, korrupsioni mbetet shqet\u00ebsim serioz"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni europian vler\u00ebson ecurin\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e reformave q\u00eb lidhen me procesin e integrimit, duke theksuar se ajo duhet t\u00eb p\u00ebrparoj\u00eb m\u00eb tej se bashku me opozit\u00ebn dhe shoq\u00ebrin\u00eb civile. N\u00eb projekt-raportin q\u00eb pritet t\u00eb publikohet t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, nj\u00eb kopje t\u00eb t\u00eb cilit Z\u00ebri e Amerik\u00ebs e disponon, korrupsioni vijon t\u00eb konsiderohet nj\u00eb shqet\u00ebsim serioz, nd\u00ebrsa vendi paralajm\u00ebrohet se nismat p\u00ebr amnistin\u00eb fiskale dhe t\u00eb ashtuquajturat \u201cpasaporta t\u00eb arta\u201d rrezikojn\u00eb t\u00eb bien ndesh me normat e Bashkimit europian. Nj\u00eb fush\u00eb ku shprehimisht shkruhet se nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrparim, \u00ebsht\u00eb ajo e liris\u00eb s\u00eb shprehjes.<\/p>\n<p>Dokumenti i Komisionit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb radiografi e gjendjes s\u00eb vendit n\u00eb raport me kriteret q\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb n\u00eb procesin e tij t\u00eb integrimit. Sa i p\u00ebrket kritereve politike, vihet n\u00eb dukje se \u201ckonflikti i brendsh\u00ebm brenda partis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe opozitare (PD), ndikoi n\u00eb jet\u00ebn parlamentare\u201d. <\/p>\n<p>Qeveria vler\u00ebsohet se \u201cmbajti fokusin n\u00eb reformat q\u00eb lidhen me rrug\u00ebn e vendit drejt BE-s\u00eb dhe p\u00ebrforcoi struktur\u00ebn e saj koordinuese p\u00ebr integrimin n\u00eb BE\u201d, nd\u00ebrsa kritikohet p\u00ebr \u201ckrijimin e disa agjencive qeveritare n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb Kryeministris\u00eb, pa nj\u00eb korniz\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse drejtuese dhe pa nj\u00eb v\u00ebmendje sistematike ndaj linjave t\u00eb mbik\u00ebqyrjes dhe raportimit\u201d gj\u00eb q\u00eb sipas Komisionit \u201cngre pik\u00ebpyetje n\u00eb lidhje me standardet e administrat\u00ebs publike\u201d.<\/p>\n<p>Sa i takon reform\u00ebs s\u00eb administrat\u00ebs publike, Shqip\u00ebria vler\u00ebsohet t\u00eb jet\u00eb \u201cmesatarisht e p\u00ebrgatitur\u201d dhe me nj\u00eb \u201cp\u00ebrparim t\u00eb kufizuar n\u00eb forcimin e kapaciteteve t\u00eb ministrive t\u00eb linj\u00ebs p\u00ebr t\u00eb zbatuar vler\u00ebsimet e ndikimit rregullator dhe p\u00ebr t\u00eb mbajtur konsultime publike\u201d. Kritika ka dhe p\u00ebr agjencit\u00eb n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb ministrive t\u00eb cilat \u201ce p\u00ebrkeq\u00ebsuan m\u00eb tej \u00e7\u00ebshtjen e detyrave q\u00eb i besohen personelit t\u00eb pun\u00ebsuar sipas Kodit t\u00eb Pun\u00ebs, n\u00eb vend t\u00eb n\u00ebpun\u00ebsve civil\u00eb\u201d. Raporti n\u00ebnvizon se \u201cdispozitat p\u00ebr rekrutimin e bazuar n\u00eb merita, sipas ligjit t\u00eb sh\u00ebrbimit civil, mbeten p\u00ebr t\u2019u zbatuar plot\u00ebsisht, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr pozitat e nivelit t\u00eb lart\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Sistemi gjyq\u00ebsor i Shqip\u00ebris\u00eb, sipas Komisionit europian \u201cka arritur nj\u00eb shkall\u00eb p\u00ebrgatitjeje t\u00eb moderuar\u201d dhe Reforma n\u00eb Drejt\u00ebsi konsiderohet t\u00eb ket\u00eb pasur \u201cnj\u00eb p\u00ebrparim p\u00ebrgjith\u00ebsisht t\u00eb mir\u00eb\u201d. Raporti v\u00eb n\u00eb dukje em\u00ebrimet p\u00ebr plot\u00ebsimin e vendeve n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese dhe at\u00eb t\u00eb Lart\u00eb, duke theksuar se \u201cmegjithat\u00eb procedurat e gjata, dhe nj\u00eb num\u00ebr i madh i \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb prapambetura vazhdojn\u00eb t\u00eb ndikojn\u00eb negativisht n\u00eb efikasitetin e sistemit gjyq\u00ebsor\u201d. Ecuria e procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit t\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve vler\u00ebsohet se \u201cka vazhduar t\u00eb p\u00ebrparoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme. Deri m\u00eb 12 shtator, institucionet e vettingut kishin p\u00ebrfunduar 554 \u00e7\u00ebshtje t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb. Rreth 64% e dosjeve t\u00eb vettingut t\u00eb p\u00ebrpunuara deri m\u00eb tani kan\u00eb rezultuar me shkarkime, dor\u00ebheqje ose p\u00ebrfundimin e mandatit t\u00eb magjistrat\u00ebve t\u00eb verifikuar\u201d. Sipas Komisionit \u201cinstitucionet e vettingut duhet t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u2019i referojn\u00eb organeve t\u00eb prokuroris\u00eb rastet kur ka t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr vepra penale\u201d.<\/p>\n<p>Sa i takon luft\u00ebs kund\u00ebr korrupsionit Shqip\u00ebria rezulton t\u00eb ket\u00eb \u201cnj\u00ebfar\u00eb shkalle p\u00ebrgatitjeje\u201d. Nd\u00ebrsa vler\u00ebsohet se ka pasur rezultate, raporti n\u00ebnvizon se \u201cmbetet i nevojsh\u00ebm nj\u00eb vullnet m\u00eb i madh politik, p\u00ebrpjekje t\u00eb m\u00ebtejshme t\u00eb strukturuara, dhe burime e aft\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrshtatshme\u201d. Sipas Komisionit \u201cpavar\u00ebsisht disa p\u00ebrparimeve, korrupsioni mbetet nj\u00eb fush\u00eb me shqet\u00ebsim serioz. Rritja e numrit t\u00eb d\u00ebnimeve p\u00ebrfundimtare t\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb mbetet nj\u00eb prioritet i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb trajtuar m\u00eb tej kultur\u00ebn e pand\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb. Sektor\u00ebt m\u00eb t\u00eb rrezikuar nga korrupsioni, k\u00ebrkojn\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb synuar t\u00eb rrezikut dhe masa t\u00eb dedikuara\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin nivel konsiderohet t\u00eb jet\u00eb dhe lufta kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar ku vihet re \u201cnj\u00ebfar\u00eb p\u00ebrparimi n\u00eb p\u00ebrmbushjen e rekomandimeve t\u00eb vitit t\u00eb kaluar\u201d. Raporti thekson se \u201cbashk\u00ebpunimi i fort\u00eb dhe i frytsh\u00ebm me shtetet an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb, Europolin dhe Eurojust-in ka \u00e7uar n\u00eb rezultate t\u00eb prekshme. Shqip\u00ebria vazhdoi t\u00eb tregoj\u00eb angazhim p\u00ebr t\u00eb luftuar prodhimin dhe trafikimin e kanabisit. Progres i mir\u00eb \u00ebsht\u00eb arritur n\u00eb sekuestrimin dhe konfiskimin e aseteve t\u00eb lidhura me krimin e organizuar\u201d. Sipas Komisionit \u201ckjo p\u00ebrpjekje duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb edhe n\u00eb t\u00eb ardhmen. <\/p>\n<p>P\u00ebrpjekjet gjithashtu duhet t\u00eb vazhdojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb siguruar rritje t\u00eb ndjekjeve penale dhe d\u00ebnimeve p\u00ebrfundimtare, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb nivelet e larta\u201d.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht kritikave t\u00eb m\u00ebhershme t\u00eb Brukselit mbi iden\u00eb e autoriteteve shqiptare p\u00ebr dh\u00ebnien e shtet\u00ebsis\u00eb t\u00eb huajve t\u00eb pasur q\u00eb duan t\u00eb investojn\u00eb n\u00eb vend, n\u00eb korrik t\u00eb k\u00ebtij viti qeveria hodhi nj\u00eb tjet\u00ebr hap kur miratoi nj\u00eb vendim q\u00eb i hap rrug\u00ebn angazhimit t\u00eb nj\u00eb kompanie nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr promovimin e pasaport\u00ebs shqiptare. Edhe n\u00eb raportin e tanish\u00ebm, Z\u00ebri i Amerik\u00ebs, ka konstatuar se i nj\u00ebjti paralajm\u00ebrim p\u00ebrs\u00ebritet nga Komisioni, kur shprehet se \u201cShqip\u00ebria duhet t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga zhvillimi i nj\u00eb skeme t\u00eb n\u00ebnshtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb investitor\u00ebve (pasaporta t\u00eb arta) pasi do t\u00eb paraqiste rreziqe, sa i p\u00ebrket siguris\u00eb, pastrimit t\u00eb parave, evazionit fiskal, financimit t\u00eb terrorizmit, korrupsionit dhe infiltrimit t\u00eb krimit t\u00eb organizuar dhe do t\u00eb ishte i papajtuesh\u00ebm me normat e BE-s\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Po ashtu, Shqip\u00ebria paralajm\u00ebrohet dhe sa i p\u00ebrket nism\u00ebs tjet\u00ebr t\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebr amnistin\u00eb fiskale. Asaj i kujtohet se \u00ebsht\u00eb \u201cn\u00eb list\u00ebn gri\u201d sa i takon luft\u00ebs kund\u00ebr financimit t\u00eb terrorizmit dhe kund\u00ebr pastrimit t\u00eb parave, e p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye \u201cduhet t\u00eb zbatoj\u00eb element\u00ebt e mbetur t\u00eb planit t\u00eb veprimit t\u00eb Task Forc\u00ebs s\u00eb Veprimit Financiar. Miratimi i nj\u00eb amnistie tatimore dhe penale kund\u00ebr k\u00ebshillave t\u00eb BE-s\u00eb dhe Moneyval-it, mund t\u00eb rrezikoj\u00eb p\u00ebrparimin n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Fusha ku Shqip\u00ebria vler\u00ebsohet se \u201cnuk ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrparim\u201d, \u00ebsht\u00eb ajo e liris\u00eb s\u00eb shprehjes. \u201cNd\u00ebrthurja e interesave t\u00eb biznesit dhe politik\u00ebs vazhdoi t\u00eb pengonte pavar\u00ebsin\u00eb e medias dhe cil\u00ebsin\u00eb e gazetaris\u00eb. Dezinformatat duke p\u00ebrfshir\u00eb fushatat e shpifjeve jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb mediat online, vet\u00ebrregullimi i t\u00eb cilave duhet t\u00eb sigurohet. Atmosfera e sulmeve verbale, fushatave shpif\u00ebse dhe akteve t\u00eb frik\u00ebsimit ndaj gazetar\u00ebve nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar\u201d, v\u00eb n\u00eb dukje raporti, duke theksuar se \u201c\u00e7do ndryshim n\u00eb Ligjin p\u00ebr mediat duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me opinionin e Komisionit t\u00eb Venecias dhe duhet t\u00eb dor\u00ebzohet p\u00ebr konsultim me organizatat e medias\u201d.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit europian \u201cmbetet e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb sigurohet q\u00eb media t\u00eb ket\u00eb qasje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb dhe transparente n\u00eb institucionet qeveritare dhe aktivitetet e tyre\u201d e po ashtu \u201cveprimtaria rregullatore e Autoritetit p\u00ebr mediat audio-vizive (AMA) duhet t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohet dhe pavar\u00ebsia dhe burimet e transmetuesit publik duhet t\u00eb forcohen\u201d.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria vler\u00ebsohet pozitivisht p\u00ebr politik\u00ebn e saj t\u00eb jashtme t\u00eb linj\u00ebzuar me at\u00eb t\u00eb Bashkimit europian, si dhe p\u00ebr rolin n\u00eb rajon. Me nota pozitive p\u00ebrshkruhet dhe nisma \u201cBallkani i hapur\u201d, e nxitur nga Shqip\u00ebria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, por q\u00eb ka hasur n\u00eb kund\u00ebrshtime t\u00eb forta nga Kosova. \u201cP\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb nisma e \u201cBallkanit t\u00eb hapur\u201d \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me kuadrin e Tregut t\u00eb P\u00ebrbashk\u00ebt Rajonal, p\u00ebrputhet me standardet e BE-s\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsisht e hapur dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap i dobish\u00ebm drejt zhvillimit t\u00eb nj\u00eb tregu t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt midis gjasht\u00eb ekonomive t\u00eb rajonit\u201d, shkruhet n\u00eb raportin e Komisionit europian.\/VOA\/<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni europian vler\u00ebson ecurin\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e reformave q\u00eb lidhen me procesin e integrimit, duke theksuar se ajo duhet t\u00eb p\u00ebrparoj\u00eb m\u00eb tej se bashku me opozit\u00ebn dhe shoq\u00ebrin\u00eb civile. N\u00eb projekt-raportin q\u00eb pritet t\u00eb publikohet t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, nj\u00eb kopje t\u00eb t\u00eb cilit Z\u00ebri e Amerik\u00ebs e disponon, korrupsioni vijon t\u00eb konsiderohet nj\u00eb shqet\u00ebsim [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":143762,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-292206","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/292206","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=292206"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/292206\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/143762"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=292206"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=292206"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=292206"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}