{"id":292219,"date":"2022-10-12T09:22:09","date_gmt":"2022-10-12T07:22:09","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=292219"},"modified":"2022-10-12T09:22:09","modified_gmt":"2022-10-12T07:22:09","slug":"koncili-i-papritur-60-vjet-nga-hapja-e-tij","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/koncili-i-papritur-60-vjet-nga-hapja-e-tij\/","title":{"rendered":"Koncili \u201ci papritur\u201d, 60 vjet nga hapja e tij"},"content":{"rendered":"<p>GJERGJ META<\/p>\n<p>Sot u mbush\u00ebm 60 vjet nga fillimi i Koncilit II t\u00eb Vatikanit. Kjo ngjarje, historike p\u00ebr Kish\u00ebn Katolike, e pati pik\u00ebnisjen e vet nga nj\u00eb intuit\u00eb mjaft personale e Papa Gjonit XXIII. Ja si shprehet ai n\u00eb Fjalimin hap\u00ebs t\u00eb Koncilit, pik\u00ebrisht m\u00eb 11 tetor 1962: \u201cP\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb e kemi ngjizur k\u00ebt\u00eb Koncil n\u00eb mendje pothuajse papritur \u201d. Papa, n\u00eb fakt, nuk i pati treguar askujt para se ta kumtonte lajmin e ky lajm, q\u00eb ai e b\u00ebri t\u00eb ditur m\u00eb 25 janar 1959 n\u00eb Bazilik\u00ebn e Sh\u00ebn Palit Jasht\u00eb Mureve, para Kolegjit t\u00eb Kardinal\u00ebve, i la t\u00eb shastisur pothuajse t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb pranishmit e pse jo edhe bot\u00ebn mbar\u00eb. Shum\u00ebkush q\u00eb kishte menduar p\u00ebr nj\u00eb pap\u00eb kalimtar, pas pontifikatit t\u00eb Piut XII, u gjend t\u00ebr\u00ebsisht jasht\u00eb parashikimeve. Kumti i nj\u00eb Koncili Ekumenik \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ngjarje q\u00eb nuk mund ta linte indiferente Kish\u00ebn dhe do t\u00eb kishte pasoja n\u00eb t\u00eb ardhmen e saj. Papa, i supozuar kalimtar, me k\u00ebt\u00eb kumt dhe vendim, tregoi se edhe aq kalimtar nuk qe.<\/p>\n<p>Nga shum\u00eb an\u00eb pritej nj\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsim dhe reformim i Kish\u00ebs edhe para se papa t\u00eb jepte lajmin e mbajtjes s\u00eb Koncilit. Por po ashtu nga an\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb Kish\u00ebs dukej se nuk ndihej nevoja e nj\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsimi t\u00eb till\u00eb. Prandaj q\u00eb ky lajmi i dh\u00ebn\u00eb nga Papa Gjoni XXIII krijoi nj\u00eb ndjesi befasie t\u00eb madhe, pse jo edhe ndjenja kund\u00ebrshtie brenda Kish\u00ebs. Megjithat\u00eb p\u00ebr 3 vjet rresht u punua q\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitej Koncili, dhe ai u hap pik\u00ebrisht si sot 60 vjet m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Atyre, q\u00eb, sipas Pap\u00ebs, nuk e quanin k\u00ebt\u00eb koh\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr nj\u00eb Koncil, ai u jep emrin \u201cprofet\u00eb fatkeq\u00ebsie\u201d duke th\u00ebn\u00eb se ata \u201c\u2026 edhe pse plot zell p\u00ebr fen\u00eb, i vler\u00ebsojn\u00eb faktet pa nj\u00eb objektivitet t\u00eb mjaftuesh\u00ebm e pa nj\u00eb gjykim t\u00eb matur\u201d. Me siguri q\u00ebllimet e atyre q\u00eb donin ta ndalonin Koncilin ose ta \u00e7onin at\u00eb n\u00eb nj\u00eb hulli t\u00eb parap\u00ebrcaktuar, pa dashur t\u00eb trazonin fort uj\u00ebrat e \u201cndenjura\u201d q\u00eb ishin krijuar me koh\u00eb, nuk ishin t\u00eb k\u00ebqija, por ata nuk donin t\u00eb vler\u00ebsonin dhe t\u00eb njihnin shenjat e koh\u00ebs q\u00eb th\u00ebrrisnin, madje britnin p\u00ebr nj\u00eb ndryshim.<\/p>\n<p>Th\u00ebn\u00eb kjo, del fare qart\u00eb n\u00eb pah, nga sh\u00ebnimet dhe lajmet e koh\u00ebs, se kumtimi, e m\u00eb pas hapja e Koncilit, ngjalli shum\u00eb entuziaz\u00ebm brenda Kish\u00ebs n\u00eb t\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt e globit. Ipeshkvijt\u00eb nga e gjith\u00eb bota erdh\u00ebn n\u00eb Rom\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb Koncil dhe shum\u00eb shpejt ata b\u00ebn\u00eb t\u00eb ndjehet z\u00ebri i tyre, duke marr\u00eb n\u00eb dor\u00eb fatin e Koncilit. Edhe pse pati p\u00ebrpjekje nga nj\u00eb pjes\u00eb e Kuries romake q\u00eb Koncili t\u00eb shkonte n\u00eb nj\u00eb drejtim \u201cminimalist\u201d apo drejt aprovimit t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb disa dokumenteve doktrinore e dogmatike t\u00eb parap\u00ebrgatitura, d\u00ebshmit\u00eb e asaj kohe, t\u00eb sjella edhe nga vet\u00eb Papa Benedikti XVI, q\u00eb n\u00eb at\u00eb Koncil ishte peritus (ekspert), tregojn\u00eb se ipeshkvijt\u00eb e kund\u00ebrshtuan k\u00ebt\u00eb logjik\u00eb. U pa shum\u00eb shpejt se ky nuk do t\u00eb ishte nj\u00eb Koncil dogmatik e as disiplinor, por nj\u00eb Koncil baritor e barinjt\u00eb duhet t\u00eb kishin z\u00ebrin e tyre.<\/p>\n<p>Fillimi i Koncilit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ngjalli shum\u00eb shpresa, po b\u00ebhej edhe n\u00eb nj\u00eb klim\u00eb armiq\u00ebsie midis dy kampeve, n\u00eb t\u00eb cilat ishte ndar\u00eb bota e at\u00ebhershme: kampi per\u00ebndimor dhe ai lindor. Lufta e ftoft\u00eb, persekutimet e Kish\u00ebs dhe t\u00eb t\u00eb krishter\u00ebv\u00eb n\u00eb vendet e kampit socialist, kishin krijuar shum\u00eb pasiguri dhe trishtim n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb Kish\u00ebs. N\u00eb fakt, n\u00eb at\u00eb dit\u00eb t\u00eb hapjes s\u00eb Koncilit nuk ishin t\u00eb pranish\u00ebm shum\u00eb ipeshkvij p\u00ebrtej perdes s\u00eb hekurt, t\u00eb cil\u00ebt o ishin n\u00eb burg, ose t\u00eb vrar\u00eb, apo n\u00eb kampe pune t\u00eb detyruar. Nd\u00ebrmjet ipeshkvijve t\u00eb mbledhur n\u00eb Rom\u00eb nuk ishin t\u00eb pranish\u00ebm as ipeshkvijt\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb. Papa Gjoni XXIII do t\u2019i kujtonte ata n\u00eb Fjalimin e tij t\u00eb 11 tetorit 1962, duke shprehur keqardhjen q\u00eb nuk ishin aty t\u00eb pranish\u00ebm: \u201cRr\u00ebfejm\u00eb se sot jemi t\u00eb pik\u00eblluar nga nj\u00eb dhimbje shum\u00eb e madhe, sepse n\u00eb mesin tuaj nuk jan\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm shum\u00eb Barinj t\u00eb Kish\u00ebs q\u00eb jan\u00eb fort t\u00eb dashur p\u00ebr Ne, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebr shkak t\u00eb Fes\u00eb s\u00eb Krishtit jan\u00eb t\u00eb lidhur n\u00eb zinxhir\u00eb apo t\u00eb penguar nga t\u00eb tjera pengesa e kujtimi i t\u00eb cil\u00ebve na nxit t\u00eb lart\u00ebsojm\u00eb p\u00ebr ta drejt Hyjit lutjet tona t\u00eb zjarrta\u2026\u201d.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, Kisha n\u00eb Shqip\u00ebri ra n\u00eb kontakt me Koncilin II t\u00eb Vatikanit vet\u00ebm kur ra perdja e hekurt n\u00eb vitin 1991. Kjo qe nj\u00eb sfid\u00eb e madhe p\u00ebr nj\u00eb Kish\u00eb q\u00eb dilte nga g\u00ebrmadhat dhe \u00ebsht\u00eb ende sot e k\u00ebsaj dite nj\u00eb sfid\u00eb e madhe p\u00ebr ne: nd\u00ebrtimi i nj\u00eb bashk\u00ebsie t\u00eb krishter\u00eb mbi parimet kishtare t\u00eb Koncilit, q\u00eb p\u00ebr ne sot \u00ebsht\u00eb z\u00ebri i Shpirtit Shenjt t\u00eb Hyjit. Sot si edhe at\u00ebher\u00eb Kisha gjendet p\u00ebrball\u00eb risive q\u00eb ndryshimi i shpejt\u00eb i shoq\u00ebris\u00eb ka sjell\u00eb me vete n\u00eb lidhje me shum\u00eb dimensione t\u00eb jet\u00ebs. I nj\u00ebjti Ungjill i gjithmonsh\u00ebm i Krishtit, k\u00ebrkon sot nj\u00eb hermeneutik\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme q\u00eb t\u00eb p\u00ebrcillet sa m\u00eb kuptuesh\u00ebm tek njer\u00ebzit e koh\u00ebs son\u00eb. Rruga sinodale q\u00eb Papa Fran\u00e7esku ka udh\u00ebzuar p\u00ebr mbar\u00eb Kish\u00ebn \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zhvillim i m\u00ebtejsh\u00ebm i Koncilit II t\u00eb Vatikanit q\u00eb me siguri, edhe pse mes dhimbjesh, v\u00ebshtir\u00ebsish, moskuptimesh e keqkuptimesh, por dhe d\u00ebshirash e \u00ebndrrash do t\u00eb sjell\u00eb di\u00e7ka t\u00eb bukur p\u00ebr Kish\u00ebn.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>GJERGJ META Sot u mbush\u00ebm 60 vjet nga fillimi i Koncilit II t\u00eb Vatikanit. Kjo ngjarje, historike p\u00ebr Kish\u00ebn Katolike, e pati pik\u00ebnisjen e vet nga nj\u00eb intuit\u00eb mjaft personale e Papa Gjonit XXIII. Ja si shprehet ai n\u00eb Fjalimin hap\u00ebs t\u00eb Koncilit, pik\u00ebrisht m\u00eb 11 tetor 1962: \u201cP\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb e kemi ngjizur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":173060,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-292219","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/292219","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=292219"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/292219\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/173060"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=292219"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=292219"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=292219"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}