{"id":292429,"date":"2022-10-12T21:20:44","date_gmt":"2022-10-12T19:20:44","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=292429"},"modified":"2022-10-12T21:20:44","modified_gmt":"2022-10-12T19:20:44","slug":"buzhala-fjalimet-e-bukura-dhe-te-forta-kur-dalin-prej-gojes-se-lidereve-te-shteteve-te-korruptuara-dhe-te-kapura-dalin-qesharake","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/buzhala-fjalimet-e-bukura-dhe-te-forta-kur-dalin-prej-gojes-se-lidereve-te-shteteve-te-korruptuara-dhe-te-kapura-dalin-qesharake\/","title":{"rendered":"Buzhala: Fjalimet e bukura dhe t\u00eb forta kur dalin prej goj\u00ebs s\u00eb lider\u00ebve t\u00eb shteteve t\u00eb korruptuara dhe t\u00eb kapura dalin qesharake."},"content":{"rendered":"<p>Gazetari dhe analisti Berat Buzhala ka komentuar fjalimin e kryeministrit Edi Rama n\u00eb K\u00ebshillin e Europ\u00ebs.<\/p>\n<p>Reagimi i gazetarit Buzhala:<\/p>\n<p>N\u00ebse e shp\u00ebrlajm\u00eb fjalimin e Edi Ram\u00ebs prej frazave t\u00eb bukura, q\u00eb duken t\u00eb shkruara nga ndonj\u00eb k\u00ebshilltar anglez, tri ishin arsyet p\u00ebr t\u00eb cilat Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb u ngjit sot n\u00eb podiumin e K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs:<\/p>\n<p>1. T\u00eb flas si lider i Ballkanit;<\/p>\n<p>2. T\u2019i ndihmoj\u00eb Tha\u00e7it;<\/p>\n<p>3. \u2026 Vuci\u00e7it.<\/p>\n<p>E kam parasysh q\u00eb pas k\u00ebtij fjalimi t\u00eb gjat\u00eb dhe t\u00eb shkruar bukur kishte entuziaz\u00ebm n\u00eb Kosov\u00eb. U duk q\u00eb m\u00eb n\u00eb fund nj\u00eb shqiptar i b\u00ebri p\u00ebr pes\u00eb pare\u2026 Por k\u00ebnd? K\u00ebnd i b\u00ebri p\u00ebr pes\u00eb pare?<\/p>\n<p>Fjalimet e bukura dhe t\u00eb forta kur dalin prej goj\u00ebs s\u00eb lider\u00ebve t\u00eb shteteve t\u00eb korruptuara dhe t\u00eb kapura dalin qesharake. Madje dalin qesharake kur dalin prej goj\u00ebs s\u00eb kryeministrave t\u00eb shteteve t\u00eb vogla. Pik\u00eb. Nuk ka nevoj\u00eb q\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb korruptuara. Prandaj, krejt cfar\u00eb kemi m\u00ebsuar dhe kemi lexuar n\u00eb histori jan\u00eb ato fjalimet e fuqishme t\u00eb Churchillit, Kennedit, Villi Brandit, De Gaulle, e nuk kemi lexuar a m\u00ebsuar p\u00ebr ndonj\u00eb fjalim q\u00eb e dridhi bot\u00ebn q\u00eb ka dalur prej goj\u00ebs s\u00eb kryeministrit t\u00eb Sllovakis\u00eb, Moldavis\u00eb, Estonis\u00eb a Finland\u00ebs.<\/p>\n<p>Rama, duke kaluar koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00ebp\u00ebr takime me Erdoganin, disi e sheh vet\u00ebn lider t\u00eb atyre p\u00ebrmasave.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb fjalimit t\u00eb tij prej mbi 4000 fjal\u00ebsh ai ia kushtoi liris\u00eb dhe paq\u00ebs. Krejt \u00e7far\u00eb mungonte aty ishte edhe ndonj\u00eb mendim i men\u00e7ur p\u00ebr k\u00ebrc\u00ebnimin nuklear t\u00eb Rusis\u00eb. Pse jo? Hap\u00ebsir\u00ebn e kishte, e nuk i mungon as talenti p\u00ebr t\u00eb interpretuar. Por rreziku \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr i madh, q\u00eb n\u00ebse nj\u00eb i panjohur do t\u00eb pyeste se \u201ckush \u00ebsht\u00eb ky burri i gjat\u00eb q\u00eb po flet kaq bukur\u201d ai do t\u2019ia plaste gazit nga p\u00ebrgjigja, sepse ky burri \u00ebsht\u00eb tash e 10 vjet kryeminist\u00ebr i nj\u00eb shteti ku shkalla e krimit dhe e korrupsionit \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb lartat n\u00eb bot\u00eb, kurse t\u00eb hyrat vjetore p\u00ebr kok\u00eb t\u00eb banorit qytetar\u00ebt e tij i kan\u00eb rreth 5 mij\u00eb dollar\u00eb. N\u00eb shtetin e tij ende nuk dihet n\u00ebse e kan\u00eb vrar\u00eb nj\u00ebfar Vis Martinin apo \u00ebsht\u00eb arratisur. Pastaj, n\u00ebse \u00ebsht\u00eb vrar\u00eb, nuk dihet n\u00ebse e ka vrar\u00eb shteti, apo bandat rivale.<\/p>\n<p>Fotografia e liderit t\u00eb Ballkanit nuk do t\u00eb duhej t\u00eb dukej k\u00ebshtu. Ajo \u00e7far\u00eb mund t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb prej k\u00ebtij fjalimi t\u00eb gjat\u00eb dhe t\u00eb bukur t\u00eb Ram\u00ebs, madje \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb inkrimunuese p\u00ebr t\u00eb, se sa q\u00eb n\u00eb shikim t\u00eb par\u00eb mund t\u00eb duket. Rama e di \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb mir\u00eb e \u00e7far\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb, por q\u00eb q\u00ebllimsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar dhe n\u00ebnshtruar n\u00eb vendin e tij. Q\u00ebllimsh\u00ebm i ka lakuar rregullat demokratike n\u00eb favorin e tij dhe grupeve t\u00eb interesit q\u00eb ai i p\u00ebrfaq\u00ebson.<\/p>\n<p>Do t\u2019i v\u00ebja bast 10 euro q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb fjalimit, at\u00eb pjes\u00ebn e par\u00eb, e ka shkuar ish k\u00ebshilltari i Toni Blairit, Alaister Campbell. Nuk ka asgj\u00eb t\u00eb keqe, p\u00ebrve\u00e7se k\u00ebshilla e atij q\u00eb e ka porositur ka q\u00ebn\u00eb: tregohu i kujdessh\u00ebm me Serbin\u00eb e sotshme.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb gjith\u00eb fjalimit t\u00eb tij Rama ka ecur n\u00ebp\u00ebr nj\u00eb tel t\u00eb holl\u00eb. Ka folur p\u00ebr luft\u00ebrat dhe krimet n\u00eb Ballkan, duke u rezervuar maksimalisht q\u00eb ta drejtoj\u00eb gishtin akuzues kah adresa e duhur dhe e vetme e k\u00ebtyre krimeve: Serbia. K\u00ebt\u00eb munges\u00eb t\u00eb guximit e kompenzonte duke e goditur Putinin dhe Rusin\u00eb. Duke folur p\u00ebr tema t\u00eb m\u00ebdha globale dhe pesh\u00ebn q\u00eb e ka stabiliteti n\u00eb Ballkan.<\/p>\n<p>Rama ishte kirurgjikisht i kujdessh\u00ebm q\u00eb ta kursente Serbin\u00eb e sotshme prej \u00e7far\u00ebdo analogjie me Rusin\u00eb, apo edhe me krimet q\u00eb Serbia i ka kryer n\u00eb Kosov\u00eb. Kur foli p\u00ebr luft\u00ebn n\u00eb Kosov\u00eb ai tha se p\u00ebrgjegj\u00ebs ishte \u201ckasapi\u201d Milloshevi\u00e7, q\u00eb, sipas fjal\u00ebve t\u00eb Ram\u00ebs, e kishte \u201cpushtuar karrig\u00ebn e komandantit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb ushtris\u00eb\u201d. Grgrggr.<\/p>\n<p>Duhesh t\u00eb jesh tep\u00ebr tolerant dhe shp\u00ebrfill\u00ebs ndaj fakteve dhe ndaj historis\u00eb p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb k\u00ebt\u00eb konstatim. Serbia, p\u00ebrve\u00e7 q\u00eb e ka Presidentin e vendit t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb direkt n\u00eb krime t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, minist\u00ebr t\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme e ka Aleksand\u00ebr Vulinin, nj\u00eb fashist dhe racist t\u00eb ndyr\u00eb. Ta quash Vulinin qoft\u00eb edhe vet\u00ebm si pro-rus, \u00e7far\u00eb edhe \u00ebsht\u00eb, \u00ebsht\u00eb shfaj\u00ebsim p\u00ebr t\u00eb. Vulin \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb se sa vet\u00ebm aq. E gjith\u00eb nomenklatura politike e Serbis\u00eb s\u00eb sotshme i ka rr\u00ebnj\u00ebt n\u00eb Serbin\u00eb e djeshme.<\/p>\n<p>Pastaj, t\u00eb thuash q\u00eb Milloshevi\u00e7 e kishte pushtuar karrig\u00ebn e komandantit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb ushtris\u00eb, \u00ebsht\u00eb, n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb munges\u00eb totale e njohjes s\u00eb realitetit n\u00eb Ballkan n\u00eb vitet e 90\u2019ta, kurse n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb keq tendenc\u00eb p\u00ebr t\u00eb shtr\u00ebmb\u00ebruar q\u00ebllimsh\u00ebm historin\u00eb n\u00eb d\u00ebm t\u00eb shqiptar\u00ebve. Milloshevi\u00e7 kurr\u00eb nuk e ka pushtuar at\u00eb karrige. Ajo karrige i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb atij me zgjedhje, me referendum dhe me pajtim t\u00eb plot\u00eb t\u00eb popullit serb. Sot e k\u00ebsaj dite, askush q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb pushtet n\u00eb Serbi, asnj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb keqe p\u00ebr vozhdin e tyre nuk e thon\u00eb. Vu\u00e7i\u00e7 pati deklaruar q\u00eb Milloshevi\u00e7 kishte gabuar taktikisht, sepse koha nuk kishte q\u00ebn\u00eb e favorshme p\u00ebr Serbin\u00eb, por assesi nuk kishte gabuar n\u00eb q\u00ebllimet q\u00eb i kishte pasur.<\/p>\n<p>Mos t\u00eb harrojm\u00eb, Kisha Ortodokse e Serbis\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb shtet paralel n\u00eb Serbi, q\u00eb n\u00eb segmente t\u00eb caktuara \u00ebsht\u00eb m\u00eb e fuqishme se sa vet\u00eb qeveria, dje e bekoi nj\u00ebrin prej kriminel\u00ebve m\u00eb fam\u00ebkeq t\u00eb Serbis\u00eb, Vladimir Lazarevi\u00e7in, t\u00eb d\u00ebnuar nga Tribunali i Hag\u00ebs p\u00ebr ish-Jugosllavin\u00eb. Un\u00eb e kuptoj d\u00ebshir\u00ebn, le t\u00eb themi deri diku benine t\u00eb Ram\u00ebs, p\u00ebr ta afruar Serbin\u00eb kah BE, por minimalisht nj\u00eb p\u00ebrpjekje e till\u00eb \u00ebsht\u00eb naive.<\/p>\n<p>Rama goditi Serbin\u00eb me nj\u00eb grusht t\u00eb pambukut edhe kur foli p\u00ebr Tribunalin Special. Si n\u00ebp\u00ebr dh\u00ebmb\u00eb Rama e tha q\u00eb prokuror\u00ebt dhe diplomat\u00ebt jan\u00eb mburrur me raportin e Dick Marty\u2019it si dhe e kan\u00eb furnizuar me dokumentacion prokurorin\u00eb e Tribunalit Special, e n\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb nuk e kishte p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb fjalim nj\u00eb gj\u00eb tep\u00ebr t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme: Shteti i Zvicr\u00ebs ka deklaruar zyrtarisht se sh\u00ebrbimi sekret serb ka dashur t\u00eb vras\u00eb senatorin zviceran. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ka folur edhe vet\u00eb senatori Marty. Denoncimi me fakte, i k\u00ebtij plani, n\u00eb K\u00ebshill t\u00eb Evrop\u00ebs do t\u00eb ishte shum\u00eb m\u00eb i fuqish\u00ebm se sa t\u00eb flitej n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vagullt p\u00ebr disa diplomat\u00eb serb\u00eb q\u00eb mburren, a se prokuroria serbe i paska dh\u00ebn\u00eb dokumente prokuroris\u00eb s\u00eb Tribunalit Special.<\/p>\n<p>Ram\u00ebs i mungonte d\u00ebshira p\u00ebr ta tejkaluar ambicien e tij t\u00eb nj\u00eb \u2018lideri ballkanik\u201d. Rama e di q\u00eb \u00ebnd\u00ebrra e tij p\u00ebr nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb k\u00ebtij rajoni mund t\u00eb realizohet vet\u00ebm n\u00eb bashk\u00ebpunim me Presidentin e Serbis\u00eb, prandaj kujdesej q\u00eb ta kursente.<\/p>\n<p>Nuk do ta merrja mundin q\u00eb t\u2019ia analizoja Ram\u00ebs k\u00ebt\u00eb fjalim, sikur reagimet n\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb mos kishin q\u00ebn\u00eb kaq ekzaltuese. M\u00eb duhet t\u2019ua thyej zemrat t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb e ngrit\u00ebn n\u00eb qiell kryeministrin e Shqip\u00ebris\u00eb, duke u th\u00ebn\u00eb q\u00eb Rama nuk u mor me fakte, por me let\u00ebrsi.<\/p>\n<p>Pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb fjalimit t\u00eb Ram\u00ebs, n\u00eb mas\u00eb pothuajse 95 p\u00ebrqind, do t\u2019ia kishte aprovuar edhe vet\u00eb Aleksand\u00ebr Vuci\u00e7. Dikush do t\u00eb mund t\u00eb thoshte se kjo nuk \u00ebsht\u00eb e mundur, sepse Rama foli edhe p\u00ebr Kosov\u00ebn e pavarur, madje b\u00ebri thirrje q\u00eb Kosova t\u00eb quhet \u201cKosov\u00eb\u201d. N\u00ebse dikush ende i g\u00ebzohet k\u00ebtij fakti, q\u00eb nj\u00eb kryeminist\u00ebr i Shqip\u00ebris\u00eb e mbron Kosov\u00ebn n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, at\u00ebher\u00eb k\u00ebto jan\u00eb pritje minimale p\u00ebr nj\u00eb shqiptar mesatar, e l\u00ebr\u00eb m\u00eb p\u00ebr nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb lart\u00eb politik, q\u00eb tek e fundit e ka edhe obligim kushtetues q\u00eb ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb.<\/p>\n<p>Rama \u00ebsht\u00eb mjaftuesh\u00ebm i zgjuar sa k\u00ebt\u00eb ta b\u00ebj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb artistike, sepse e kishte plot\u00ebsisht t\u00eb qart\u00eb se p\u00ebr \u00e7far\u00eb audience po fliste. Loj\u00ebrat e tij t\u00eb fjal\u00ebve p\u00ebr Kosov\u00ebn shtet t\u00eb pavarur ishin shum\u00eb m\u00eb t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsishme se sa mungesa serioze e denoncimit t\u00eb Serbis\u00eb. Por Rama e di q\u00eb k\u00ebto jan\u00eb nuanca q\u00eb luajn\u00eb rol tek shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Mua personalisht nuk m\u00eb ka entuzizmuar Edi Rama as at\u00eb her\u00ebn e par\u00eb kur ishte p\u00ebrplasur me Vu\u00e7i\u00e7in n\u00eb Beograd, e as tash n\u00eb K\u00ebshill t\u00eb Evrop\u00ebs. K\u00ebto jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb performanca teatrale se sa pozicionime serioze politike.<\/p>\n<p>Nuk mendoj q\u00eb Shqip\u00ebria duhet t\u2019i shpall\u00eb luft\u00eb Serbis\u00eb, por gjithashtu as nuk mendoj q\u00eb flirti i tij me Vu\u00e7i\u00e7in \u00ebsht\u00eb n\u00eb interes t\u00eb ndonj\u00ebfar\u00eb kauze komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Pas disa vitesh hendikepi patriotik Edi Ram\u00ebs i erdhi dita edhe p\u00ebr disa dit\u00eb lavdi. Nuk do t\u2019i zgjas shum\u00eb. N\u00eb takimin e radh\u00ebs me presidentin e Serbis\u00eb do ta kuptojm\u00eb \u00e7mimin e fjalimit n\u00eb Strasburg.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gazetari dhe analisti Berat Buzhala ka komentuar fjalimin e kryeministrit Edi Rama n\u00eb K\u00ebshillin e Europ\u00ebs. Reagimi i gazetarit Buzhala: N\u00ebse e shp\u00ebrlajm\u00eb fjalimin e Edi Ram\u00ebs prej frazave t\u00eb bukura, q\u00eb duken t\u00eb shkruara nga ndonj\u00eb k\u00ebshilltar anglez, tri ishin arsyet p\u00ebr t\u00eb cilat Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb u ngjit sot n\u00eb podiumin e K\u00ebshillit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":103557,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-292429","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/292429","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=292429"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/292429\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/103557"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=292429"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=292429"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=292429"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}