{"id":292483,"date":"2022-10-13T09:47:33","date_gmt":"2022-10-13T07:47:33","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=292483"},"modified":"2022-10-13T09:47:33","modified_gmt":"2022-10-13T07:47:33","slug":"bashkimi-i-vetem-e-i-vertete-i-opozites-qe-shpeton-vendin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/bashkimi-i-vetem-e-i-vertete-i-opozites-qe-shpeton-vendin\/","title":{"rendered":"Bashkimi i vet\u00ebm e i v\u00ebrtet\u00eb i opozit\u00ebs q\u00eb shp\u00ebton vendin"},"content":{"rendered":"<p>FITIM ZEKTHI<\/p>\n<p>K\u00ebrkesat p\u00ebr bashkim t\u00eb Partis\u00eb Demokratike jan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb dendura k\u00ebto dit\u00eb. Ato do t\u00eb vijn\u00eb dhe do t\u00eb b\u00ebhen edhe m\u00eb t\u00eb dendura n\u00eb dit\u00ebt dhe jav\u00ebt n\u00eb vijim. Ndarja e qart\u00eb e Partis\u00eb Demokratike n\u00eb dy pjes\u00eb \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb e nj\u00eb krize t\u00eb thell\u00eb, por vet\u00eb ndarja nuk \u00ebsht\u00eb as shkaku dhe as arsyeja pse ajo \u00ebsht\u00eb n\u00eb kriz\u00eb. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se dalja nga kriza e Partis\u00eb Demokratike nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb dhe nuk mund t\u00eb vij\u00eb thjesht nga k\u00ebrkesa p\u00ebr bashkim apo bashkimi i dy pjes\u00ebve q\u00eb jan\u00eb t\u00eb ndara.<\/p>\n<p>Nj\u00eb organizim i gjall\u00eb shoq\u00ebror, qoft\u00eb ai shteti, familja, komuniteti, partia, organizata t\u00eb ndryshme civile etj., bie n\u00eb kriz\u00eb jo kur humb nj\u00eb luft\u00eb, jo kur i ndodh nj\u00eb fatkeq\u00ebsi natyrore, jo kur sulmohet nga jasht\u00eb, por kur kalb\u00ebzohet nga brenda. Arnold Toynbe, nj\u00eb historian dhe filozof i madh i politik\u00ebs, thot\u00eb se shteti, qytet\u00ebrimi, shoq\u00ebria apo organizata rr\u00ebzohet, bie n\u00eb kriz\u00eb kur \u201cpakica krijuese\u201d, elita drejtuese b\u00ebhet narciziste, sheh vet\u00ebm veten e saj, mendon vet\u00ebm p\u00ebr veten e saj, kujdeset vet\u00ebm p\u00ebr interesin e vetes s\u00eb saj, zhytet n\u00eb korrupsion, zd\u00ebrhallet pas epsheve dhe orekseve t\u00eb saj, ndjek vet\u00ebm p\u00ebrmbushjen e k\u00ebtyre epsheve dhe t\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsive t\u00eb saj. Me pakic\u00eb krijuese, ai kuptonte drejtuesit politik\u00eb, vendimmarr\u00ebsit e r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, njer\u00ebzit q\u00eb p\u00ebrvijojn\u00eb konturet kulturore apo diskursin, ata q\u00eb vendosin cilat jan\u00eb standardet morale, ata q\u00eb kan\u00eb n\u00eb dor\u00eb hartimin e ligjeve dhe t\u00eb rregullave si edhe zbatimin e tyre etj.<\/p>\n<p>Edhe Partia Demokratike nuk ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb kriz\u00eb sepse \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb, ajo \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb, \u00ebsht\u00eb zvog\u00ebluar, \u00ebsht\u00eb rrudhur sepse \u201cpakica e saj krijuese\u201d, elita e saj drejtuese \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb narcisiste, sheh vet\u00ebm veten e saj, ka vet\u00ebm interesin e vetes dhe ndjek vet\u00ebm orekset dhe epshin e saj. Kjo gj\u00eb nuk ka ndodhur k\u00ebto muaj apo k\u00ebto jav\u00eb. Kjo gj\u00eb ka nisur gradualisht prej koh\u00ebsh dhe tashm\u00eb ka mb\u00ebrritur n\u00eb kulmin e saj. \u201cPakica krijuese\u201d apo elita drejtuese e PD-s\u00eb koh\u00eb pas kohe, dit\u00eb pas dite dhe jav\u00eb pas jave ka heshtur, ka mbyllur syt\u00eb, \u00ebsht\u00eb kujdesur vet\u00ebm se si t\u00eb ruaj\u00eb karrier\u00ebn e saj, vet\u00ebm se si t\u00eb ndjek\u00eb \u201ck\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb\u201d e saj politike teksa partia zbriste nga nj\u00eb inkoherenc\u00eb ideologjike n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr, teksa partia sillej dhe mbante q\u00ebndrime krejt\u00ebsisht apolitike dhe antipolitike, teksa partia rrethohej apo mbushej nga njer\u00ebz q\u00eb nuk bartnin asnj\u00eb grim\u00eb vokacion politik t\u00eb djatht\u00eb, teksa partia mbushej dhe rrethohej nga njer\u00ebz q\u00eb nuk i lidhte asgj\u00eb me virtytin moral t\u00eb djatht\u00eb, teksa partia e kthente qeverisjen n\u00eb nj\u00eb entitet p\u00ebrfitimesh personale dhe m\u00eb pas njer\u00ebzit e k\u00ebtij entiteti partia i kthente n\u00eb drejtues t\u00eb saj etj. Shkurt t\u00eb pakt\u00ebn q\u00eb nga viti 2009 \u201cpakica krijuese\u201d ose elita drejtuese lejoi gradualisht kalb\u00ebzimin p\u00ebr shkak t\u00eb narcizmit dhe egoizmit t\u00eb vet p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebrritur k\u00ebtu ku jemi.<\/p>\n<p>Tani, kur Partia Demokratike, e rrudhur, e kalb\u00ebzuar \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb, prej t\u00eb pakt\u00ebn pes\u00ebgjasht\u00eb muajsh, vlojn\u00eb thirrjet, k\u00ebrkesat, p\u00ebrgj\u00ebrimet p\u00ebr ta bashkuar at\u00eb. K\u00ebto thirrje dhe p\u00ebrgj\u00ebrime n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb b\u00ebhen vet\u00ebm p\u00ebr t\u2019i treguar baz\u00ebs se ata \u201cpakica krijuese\u201d, ato elita drejtuese jan\u00eb t\u00eb mira, iu dhemb ndarja, iu dhimbset baza. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hipokrizi tjet\u00ebr dhe \u00ebsht\u00eb edhe kjo pjes\u00eb e faktit q\u00eb kjo elit\u00eb drejtuese \u00ebsht\u00eb thjesht narcisiste, ndjek oreksin e saj dhe epshin e saj. N\u00ebse ata do ta donin Partin\u00eb Demokratike, ata nuk do t\u00eb k\u00ebrkonin bashkim. Bashkimi i k\u00ebtyre dy pjes\u00ebve t\u00eb ndara nuk \u00ebsht\u00eb asgj\u00eb, nuk \u00e7on asgj\u00ebkund, mund t\u00eb sjell\u00eb vet\u00ebm dominimin e k\u00ebsaj elite apo sundimin e \u201cpartis\u00eb s\u00eb bashkuar\u201d nga kjo elit\u00eb p\u00ebr q\u00ebllime narcisiste dhe epshndjek\u00ebse t\u00eb k\u00ebsaj elite, por kurr\u00eb sh\u00ebrimin e kriz\u00ebs apo t\u00eb kalb\u00ebzimit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike. PD edhe para ndarjes ishte n\u00eb k\u00ebt\u00eb kriz\u00eb, por nuk e shfaqte sepse arrinte t\u00eb mbronte n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyr\u00eb interesin dhe narcizmin e elit\u00ebs s\u00eb saj.<\/p>\n<p>Kjo elit\u00eb drejtuese q\u00ebllimisht nuk k\u00ebrkon zgjidhjen e kriz\u00ebs s\u00eb Partis\u00eb Demokratike, sepse ajo zgjidhje k\u00ebrkon nj\u00eb reflektim t\u00eb thell\u00eb, k\u00ebrkon hapje dhe reformim serioz, k\u00ebrkon pastrim t\u00eb shkaqeve t\u00eb kalb\u00ebzimit, k\u00ebrkon gjak, oksigjen dhe inde t\u00eb fuqishme t\u00eb reja q\u00eb ta mposhtin narcizmin dhe ndjekjen e orekseve t\u00eb elit\u00ebs drejtuese.<\/p>\n<p>L\u00ebvizja Foltorja, q\u00eb pretendon se ka marr\u00eb me revolucion si\u00e7 thot\u00eb vet\u00eb (dhe jo me ligj dhe rregull) godin\u00ebn, zyrat dhe t\u00eb drejt\u00ebn e udh\u00ebheqjes s\u00eb PD-s\u00eb, pasi u end disa dit\u00eb n\u00eb k\u00ebrkesa p\u00ebr bashkim, pasi foli dhe trumbetoi disa dit\u00eb se po p\u00ebrpiqej p\u00ebr bashkim, tha se e p\u00ebrmbylli k\u00ebt\u00eb faz\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Foltores, tashm\u00eb PD-ja u bashkua \u00ebsht\u00eb m\u00eb e fort\u00eb se kurr\u00eb, \u00ebsht\u00eb kthyer opozita e v\u00ebrtet\u00eb e vendit dhe po i kall tmerrin Kryeministrit Edi Rama. Sigurisht q\u00eb k\u00ebrkesat p\u00ebr bashkim t\u00eb Foltores, si edhe mjaft t\u00eb tjer\u00ebve q\u00eb nuk jan\u00eb n\u00eb Foltore, ishin hipokrizi dhe b\u00ebheshin nga shtysa q\u00eb tham\u00eb e \u201cpakic\u00ebs krijuese\u201d narcisiste q\u00eb ndjek oreksin dhe epshet e veta dhe nuk sheh arsyet e v\u00ebrteta t\u00eb kriz\u00ebs s\u00eb PD-s\u00eb. L\u00ebvizja Foltorja shkoi edhe m\u00eb larg, e thelloi edhe m\u00eb k\u00ebt\u00eb tendenc\u00eb, k\u00ebt\u00eb sjellje t\u00eb \u201cpakicave krijuese\u201d narcisiste dhe epshndjek\u00ebse. L\u00ebvizja Foltorja tha se partia u hap, se n\u00eb parti u rikthyen shum\u00eb njer\u00ebz, shum\u00eb funksionar\u00eb t\u00eb p\u00ebrjashtuar n\u00eb k\u00ebto vite, shum\u00eb figura politike q\u00eb kan\u00eb pasur kontribut n\u00eb k\u00ebto 20-30 vitet e fundit, q\u00eb tregojn\u00eb se PD dhe Berisha jan\u00eb t\u00eb hapur, nuk mbajn\u00eb m\u00ebri dhe pranojn\u00eb edhe kritik\u00ebt apo kund\u00ebrshtar\u00ebt e tyre.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pik\u00eb edhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb e kriz\u00ebs, kjo e \u00e7on mbrojtjen e interesit personal, mbrojtjen e oreksit dhe ndjekjen e epshit prej \u201celit\u00ebs drejtuese\u201d n\u00eb nj\u00eb nivel edhe m\u00eb t\u00eb pashpres\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Europ\u00ebn Per\u00ebndimore \u00ebsht\u00eb zhvilluar nj\u00eb debat i thell\u00eb intelektual dhe filozofik, debat q\u00eb zgjati mbi 40-50 vite dhe q\u00eb jehoi n\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn mbi natyr\u00ebn e reform\u00ebs dhe pikat, n\u00eb t\u00eb cilat ajo duhet t\u00eb ec\u00eb. Nj\u00eb debat i till\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb kuptimi prej shekujsh po i strukturuar, i nxitur edhe nga nevoja e madhe, ai \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. N\u00eb k\u00ebt\u00eb debat u p\u00ebrfshin\u00eb dy filozofi, dy qasje, dy mend\u00ebsi, dy bot\u00ebkuptime.<\/p>\n<p>Nj\u00eb organizat\u00eb n\u00eb kriz\u00eb \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb lum\u00eb q\u00eb nuk ka uj\u00eb t\u00eb rrjedhsh\u00ebm, si nj\u00eb lum\u00eb me pak uj\u00eb, ku uji rri n\u00eb vend dhe k\u00ebsisoj lumi kthehet n\u00eb kanal me uj\u00eb t\u00eb ndenjur, t\u00eb ndotur dhe me mikrobe. T\u00eb dyja an\u00ebt e debatit e pranonin metafor\u00ebn e lumit t\u00eb kthyer n\u00eb kanal dhe t\u00eb nevoj\u00ebs gjigande p\u00ebr uj\u00eb t\u00eb ri t\u00eb past\u00ebr q\u00eb ta b\u00ebj\u00eb rrjedh\u00ebn t\u00eb fort\u00eb dhe t\u2019i jap\u00eb jet\u00eb lumit. Konservator\u00ebt, t\u00eb djatht\u00ebt, ata q\u00eb disa parime i quajn\u00eb t\u00eb p\u00ebrhershme, t\u00eb paprekshme, t\u00eb pashkulshme, k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb uji i ri t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb lum\u00eb, por lumi nuk duhet t\u00eb ul\u00eb brigjet, lumi duhet t\u00eb thellohet, duhet t\u00eb g\u00ebrryhet, duhet t\u00eb hiqen sa t\u00eb munden papast\u00ebrtit\u00eb. Brigjet duhet t\u00eb rrin\u00eb aty t\u00eb forta n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb uji i ri t\u00eb mos prek\u00eb kufijt\u00eb e parimeve, t\u00eb mos shemb\u00eb moralin dhe normat e tradit\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr an\u00ebn tjet\u00ebr, q\u00eb koha tregoi se ishte e majta, socialistja, komunistja etj., lumi nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb thellohet, lumi duhet t\u00eb ul\u00eb brigjet dhe uji t\u00eb dal\u00eb p\u00ebrtej brigjeve. Uji, kur del brigjeve t\u00eb ulura, ka dal\u00eb p\u00ebrtej kufijve, ka shkat\u00ebrruar parimet dhe moralin dhe m\u00eb e keqja ky uj\u00eb krijon pellgje gjithandej n\u00eb an\u00eb t\u00eb brigjeve. K\u00ebto pellgje gjithandej n\u00eb an\u00eb t\u00eb brigjeve jan\u00eb pak a shum\u00eb pjes\u00eb e lumit tashm\u00eb, lum\u00eb i cili \u00ebsht\u00eb tmerr\u00ebsisht i cek\u00ebt, por edhe pa kufij, pa brigje, pa moral dhe pa parime. K\u00ebto pellgje do t\u00eb ndoten dhe do t\u00eb b\u00ebhen uj\u00eb i ndenjur shum\u00eb shpejt dhe gjendja do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb keq.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb b\u00ebri Foltorja gjith\u00eb k\u00ebta muaj, hapja me demek e Foltores, \u00ebsht\u00eb sakt\u00ebsisht kjo qasje e uljes s\u00eb brigjeve, kjo qasje e prishjes edhe m\u00eb t\u00eb kufijve t\u00eb prishur, kjo qasje e krijimit t\u00eb pellgjeve pran\u00eb brigjeve. Ajo q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb b\u00ebj\u00eb Foltorja tani duke k\u00ebrkuar bashkim pas luft\u00ebs totale me sharje dhe akuza, pas sulmeve me leva dhe me qysqi, pas uzurpimit t\u00eb godin\u00ebs pa ligj nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb fare me hapje dhe me demokratizim p\u00ebr hir t\u00eb njer\u00ebzve dhe vendit. PD-ja nuk mund t\u00eb vitalizohet, nuk mund t\u00eb reformohet p\u00ebr shkak se n\u00eb t\u00eb vijn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebt, t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb shar\u00eb dhe sulmuar nj\u00ebri-tjetrin apo ata q\u00eb sulmoi Foltorja. Ky \u00ebsht\u00eb mashtrim dhe hiopokrizi.<\/p>\n<p>PD-ja ka nevoj\u00eb p\u00ebr uj\u00eb t\u00eb ri t\u00eb past\u00ebr q\u00eb hyn n\u00eb nj\u00eb shtrat t\u00eb g\u00ebrryer, t\u00eb thelluar q\u00eb ruan brigjet. Q\u00eb kjo t\u00eb b\u00ebhet dhe n\u00eb qoft\u00eb se e duan t\u00eb djthat\u00ebn, jan\u00eb t\u00eb djatht\u00eb, e duan Shqip\u00ebrin\u00eb, at\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb kthehet legjitimiteti. Duhet t\u00eb zhb\u00ebhen aktet e nj\u00ebanshme dhe t\u00eb dhunshme t\u00eb Foltores q\u00eb nga koha e t\u00eb ashtuquajturit kuvend n\u00eb stadium. Vet\u00ebm pasi t\u00eb b\u00ebhet kjo, ka moral p\u00ebr hapje dhe bashkim dhe vet\u00ebm k\u00ebshtu d\u00ebshmohet se vlerat e s\u00eb djatht\u00ebs dhe dashuria p\u00ebr njer\u00ebzit dhe vendin jan\u00eb element\u00eb diktues.<\/p>\n<p>Bashkimi i pamoralsh\u00ebm midis dy pal\u00ebve pas k\u00ebsaj lufte totale, mbledhja e t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb PD k\u00ebto 31 vite dhe q\u00eb kan\u00eb hyr\u00eb e dal\u00eb nga ajo p\u00ebr shkak t\u00eb luft\u00ebs p\u00ebr pushtet, q\u00eb kan\u00eb shar\u00eb apo sulmuar, q\u00eb jan\u00eb shar\u00eb apo sulmuar nuk mund t\u00eb jet\u00eb q\u00ebllim dhe nuk mund t\u00eb tregoj\u00eb hapje. Kjo \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb p\u00ebrpjekje e \u201cpakic\u00ebs krijuese\u201d p\u00ebr t\u00eb ruajtur interesin e vet, p\u00ebr t\u00eb ndjekur oreksin e vet dhe pa dyshim d\u00ebshmi e faktit pse jemi n\u00eb k\u00ebt\u00eb kriz\u00eb. Kjo lloj hapjeje pa brigje q\u00eb ruajn\u00eb moralin, q\u00eb ruajn\u00eb koherenc\u00ebn, q\u00eb ruajn\u00eb konsistenc\u00ebn, q\u00eb ruajn\u00eb vlerat politike t\u00eb s\u00eb djatht\u00ebs \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb pellg\u00ebzim dhe mo\u00e7alizim dhe nuk do t\u00eb sjell\u00eb asgj\u00eb. Nuk mund t\u00eb sjell\u00eb kurr\u00eb asgj\u00eb. E ka b\u00ebr\u00eb e majta prej nj\u00eb shekull kudo dhe ka shkaktuar kudo gjendje t\u00eb k\u00ebqija morale, politike dhe gjithfar\u00ebsh. E djathta ekziston p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb bash t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>FITIM ZEKTHI K\u00ebrkesat p\u00ebr bashkim t\u00eb Partis\u00eb Demokratike jan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb dendura k\u00ebto dit\u00eb. Ato do t\u00eb vijn\u00eb dhe do t\u00eb b\u00ebhen edhe m\u00eb t\u00eb dendura n\u00eb dit\u00ebt dhe jav\u00ebt n\u00eb vijim. Ndarja e qart\u00eb e Partis\u00eb Demokratike n\u00eb dy pjes\u00eb \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb e nj\u00eb krize t\u00eb thell\u00eb, por vet\u00eb ndarja nuk \u00ebsht\u00eb as shkaku [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":184439,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-292483","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/292483","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=292483"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/292483\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/184439"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=292483"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=292483"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=292483"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}