{"id":292487,"date":"2022-10-13T09:50:10","date_gmt":"2022-10-13T07:50:10","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=292487"},"modified":"2022-10-13T09:50:10","modified_gmt":"2022-10-13T07:50:10","slug":"politikanet-jane-zgjedhur-te-bejne-politike-jo-spektakel-humoristik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/politikanet-jane-zgjedhur-te-bejne-politike-jo-spektakel-humoristik\/","title":{"rendered":"Politikan\u00ebt jan\u00eb zgjedhur t\u00eb b\u00ebjn\u00eb politik\u00eb, jo spektak\u00ebl humoristik\u2026"},"content":{"rendered":"<p>G\u00cbZIM TUSHI<\/p>\n<p>Paradoksalisht besoj se nuk ka vend tjet\u00ebr m\u00eb adekuat se Parlamenti Shqiptar, ku n\u00eb vend t\u00eb politik\u00ebs, q\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsisht p\u00ebr shkak t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb, aft\u00ebsis\u00eb dhe kultur\u00ebs s\u00eb politikan\u00ebve m\u00eb shum\u00eb se produkt politik, b\u00ebhet humor. Kaq tipike \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb kjo situat\u00eb, saq\u00eb shpesh njer\u00ebzit i ndjekin seancat e debatin parlamentar, jo aq p\u00ebr t\u00eb pritur vendime e zgjidhje politike t\u00eb kontradiktave t\u00eb shumta ekonomike e sociale q\u00eb p\u00ebrjeton shoq\u00ebria jon\u00eb, por me shpres\u00ebn se t\u00eb pakt\u00ebn mund t\u00eb \u201cgajasemi\u201d me batuta, akuza, gjuh\u00eb politike specifikisht banale, me gjeste komike e gjuh\u00eb trupi skenike t\u00eb shfrenuar. Duket sikur po krijohet nj\u00eb simbioz\u00eb midis estrad\u00ebs si vend i humorit dhe i aktor\u00ebve profesionist\u00eb me deputet\u00ebt dhe sall\u00ebn e Parlamentit, si nj\u00eb \u201calterego\u201d p\u00ebr humorin e zi parlamentar.<\/p>\n<p>Madje, jan\u00eb disa personazhe t\u00eb bot\u00ebs politike, q\u00eb me \u201ctalentin\u201d e tyre ekstra parlamentar, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb tejet \u201ckompetitiv\u00eb\u201d dhe q\u00ebndrojn\u00eb fare af\u00ebr profesionit t\u00eb aktorit komik. Nj\u00eb aliazh i panatyrsh\u00ebm, nj\u00eb degradim i rolit, misionit dhe funksionit t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb politikanit profesionist. <\/p>\n<p>Nganj\u00ebher\u00eb t\u00eb duket se p\u00ebrdorimi i \u201chumorit parlamentar\u201d, sh\u00ebrben jo vet\u00ebm si modus viventi, por dhe si m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb kompensuar \u201cdeficitin\u201d e aft\u00ebsive, kultur\u00ebs dhe gjuh\u00ebs politike. Humori parlamentar \u00ebsht\u00eb krejt pa vend, ushtrohet n\u00eb vendin e gabuar dhe nga aktor\u00eb me \u201chumor t\u00eb panatyrsh\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p>Kjo p\u00ebrzierje e \u201cgjinis\u00eb dhe zhanreve\u201d midis seriozitetit dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb publike t\u00eb politik\u00ebs dhe leht\u00ebsis\u00eb s\u00eb humorit q\u00eb luhet n\u00eb ekranet televizive dhe skenat specifike t\u00eb humorit profesionist apo diletant, nuk tregon sh\u00ebndetin apo mir\u00ebqenin e politik\u00ebs, por paaft\u00ebsin\u00eb, munges\u00ebn e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb, vanitetin dhe pasigurin\u00eb e politikanit, i cili n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend e luan \u201crolin politik\u201d si t\u2019i doj\u00eb kokrra e qejfit, pa pasur as skrupuj dinjiteti, as p\u00ebrgjegj\u00ebsi morale para publikut dhe elektoratit q\u00eb e ka zgjedhur. Kjo tendenc\u00eb ambiguiteti nuk \u00ebsht\u00eb as kalimtare e as rast\u00ebsore. U b\u00eb nj\u00eb koh\u00eb e gjat\u00eb q\u00eb politika parlamentare, jo vet\u00ebm ka dal\u00eb nga \u201cgjinia dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia\u201d publike, por disa politikan\u00eb kan\u00eb krijuar bindjen se kan\u00eb \u201chumor t\u00eb k\u00ebndsh\u00ebm\u201d dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt kan\u00eb bindjen se kan\u00eb aft\u00ebsi \u201cspecifike\u201d p\u00ebr t\u00eb konkurruar edhe aktor\u00ebt e spektaklit.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb qeshur, por p\u00ebr t\u00eb qar\u00eb, q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri k\u00ebto dy bot\u00eb t\u00eb jet\u00ebs, arti dhe politika, deputet\u00ebt dhe aktor\u00ebt e humorit kan\u00eb filluar t\u00eb jen\u00eb konkret\u00eb nga pik\u00ebpamja e atraksionit, audienc\u00ebs dhe afektimit t\u00eb opinionit publik. Dhe pas \u201chumorit parlamentar\u201d sfumohen apo zbehen ngjarjet, faktet, t\u00eb v\u00ebrtetat morale e financiare t\u00eb artikuluara nga media, publiku. Politika e ka gjetur rrug\u00ebn e manipulimit t\u00eb opinionit p\u00ebrmes debateve shterp, akuzave t\u00eb zbutura si m\u00ebnyr\u00eb efikase p\u00ebr q\u00ebllimet e veta, q\u00eb lidhen gjithnj\u00eb me omnipotenc\u00ebn e pushtetit. A mund t\u00eb themi se \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsore tendenca, q\u00eb politikan\u00ebt jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb gar\u00eb me \u201cbot\u00ebn e spektaklit\u201d? Politika dhe politikan\u00ebt shqiptare kan\u00eb humbur shum\u00eb nga dinjiteti dhe statura standarde e politikanit profesionist, nga vlerat dhe specifika e saj. Shum\u00eb her\u00eb, dashur apo padashur, \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb gar\u00eb me spektaklet e humorit dhe arg\u00ebtimit (megjith\u00ebse nuk \u00ebsht\u00eb fare ku rol p\u00ebr politik\u00ebn).<\/p>\n<p>Personalisht mendoj se n\u00eb k\u00ebt\u00eb konceptim gati t\u00eb barabart\u00eb t\u00eb politik\u00ebs me artin dhe bot\u00ebn e spektaklit, ka nj\u00eb deformim t\u00eb thelbit t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb politik\u00ebs, t\u00eb statur\u00ebs s\u00eb politikanit si aktor themelor i saj, q\u00eb vjen ose nga konceptimi arkaik dhe semplist i politik\u00ebs, ose nga aliazhi i pamundur si sinkretim paradoksal i saj me spektaklin dhe aktor\u00ebt e humorit profesionist. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb ajo q\u00eb thon\u00eb politolog\u00ebt, se n\u00eb koh\u00ebn postmoderne shpesh duket se \u201cpolitika \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb si kinema\u201d, sepse natyrisht nuk mund t\u00eb jet\u00eb ndryshe, kur t\u00eb gjith\u00eb tashm\u00eb jetojm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb shoq\u00ebri, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jemi t\u00eb integruar, madje t\u00eb shkrir\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00ebrisht politikan\u00eb, artist\u00eb, njer\u00ebz t\u00eb shquar t\u00eb jet\u00ebs dhe qytetar\u00ebt, t\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku n\u00eb \u201cshoq\u00ebrin\u00eb s\u00eb spektaklit\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, politika nuk mund t\u00eb rrjedh\u00eb, nuk mund t\u2019i shmanget procesit gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs t\u00eb asaj dukurie universale q\u00eb n\u00eb sociologjin\u00eb moderne quhet \u201cmediatizim i shoq\u00ebris\u00eb\u201d. Por parametrat e politik\u00ebs moderne dhe politikan\u00ebve si misionar\u00eb t\u00eb politik\u00ebs dhe jo gallataxhinj, n\u00eb politik\u00ebn bashk\u00ebkohore, jan\u00eb krejt ndryshe nga kjo \u201ckakofoni estradeske\u201d e politik\u00ebs shqiptare, nga ky konfondim i politik\u00ebs me manierat jopolitike dhe ekstra-artistike, q\u00eb shpesh e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb politik\u00ebn shqiptare nj\u00eb model sinkretik sui generis, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn qytetari m\u00eb shum\u00eb \u201cshkrihet gazi\u201d nga gallata parlamentare dhe harron se ku \u00ebsht\u00eb, p\u00ebrball\u00eb me politikanin apo me aktorin e estrad\u00ebs, artistin e humorit.<\/p>\n<p>Kjo situat\u00eb q\u00eb zhvillohet n\u00eb Parlament dhe sidomos n\u00eb debatet mediatike t\u00eb politikan\u00ebve shqiptar\u00eb, mund t\u00eb themi pa frik\u00eb se e pakta \u00ebsht\u00eb shenj\u00eb q\u00eb tregon standardin e politik\u00ebs, nivelin e kultur\u00ebs s\u00eb politikan\u00ebve tan\u00eb. Por mbi t\u00eb gjitha situata nganj\u00ebher\u00eb agravohet deri n\u00eb at\u00eb shkall\u00eb, saq\u00eb nuk ke m\u00eb dyshim p\u00ebr nivelin e ul\u00ebt t\u00eb pjekuris\u00eb demokratike n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi t\u00eb \u201cklas\u00ebs politike\u201d.<\/p>\n<p>Politika dhe politikan\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb duken shpesh sikur jan\u00eb ende n\u00eb \u201cfaz\u00ebn foshnjarake\u201d, duke e treguar veten t\u00eb papjekur politikisht. Shum\u00eb prej tyre edhe kulturalisht duken se jan\u00eb larg kushteve q\u00eb t\u00eb plot\u00ebsojn\u00eb standardet e statur\u00ebs s\u00eb klas\u00ebs politike. N\u00ebse kan\u00eb ndonj\u00eb merit\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, ajo \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb: na kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb buz\u00ebqeshim, t\u00eb qeshim dhe nganj\u00ebher\u00eb nga halli edhe t\u00eb shqyemi gazit, ngaq\u00eb ata e kan\u00eb formalizuar me q\u00ebllim apo pa e kuptuar veprimtarin\u00eb e tyre, duke e \u201cspektakolarizuar\u201d politik\u00ebn parlamentare me humor, batuta, grimasa e veprime skenike t\u00eb politik\u00ebs spektakolare.<\/p>\n<p>Besoj se t\u00eb gjith\u00eb sociolog\u00ebt e spektaklit dhe filozof\u00ebt e politik\u00ebs (politolog\u00ebt shqiptar\u00eb) jan\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar me k\u00ebt\u00eb kakofoni, k\u00ebt\u00eb p\u00ebrzierje dhe aliazhim formal t\u00eb spektaklit dhe politik\u00ebs, t\u00eb politikanit me artistin. Sidomos e sh\u00ebmtuar, ndoshta nga mungesa e kultur\u00ebs apo imitimi pa eleganc\u00eb i \u201cpolitikan\u00ebve t\u00eb Per\u00ebndimit\u201d, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb mania e politikan\u00ebve tan\u00eb q\u00eb p\u00ebrdorin t\u00eb gjith\u00eb mjetet nga gallata verbale deri tek grushtet e hekurta p\u00ebr t\u00eb \u201cspektakolarizuar politik\u00ebn\u201d p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb politik\u00ebn si aren\u00eb estrade.<\/p>\n<p>Kjo tendenc\u00eb e fort\u00eb e formalizimit estradesk, e estetizimit t\u00eb sh\u00ebmtuar t\u00eb aren\u00ebs politike shqiptare, zhveshja e rolit t\u00eb politikanit nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia dhe thelbi specifik, ngat\u00ebrrimi i jet\u00ebs politike me spektaklin e humorit, nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb natyr\u00ebs specifike t\u00eb politik\u00ebs dhe personalitetit publik t\u00eb politikanit si aktor i saj. N\u00eb politik\u00eb ndryshe nga spektakli nuk ka aq shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi shfaqja, forma e debatit, intensiteti i dikotomis\u00eb dhe larmia e shpifjeve personale reciproke, sa ka thelbi i politik\u00ebs si veprimtari serioze e lidhur me t\u00eb \u201cmir\u00ebn e p\u00ebrgjithshme\u201d t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, ka r\u00ebnd\u00ebsi edhe p\u00ebrmbajtja, esenca, por dhe forma e realizimit dhe vlerat e aktor\u00ebve q\u00eb e luajn\u00eb politik\u00ebn, personaliteti, integriteti moral, aft\u00ebsit\u00eb dhe koherenca qytetare e pjes\u00ebs s\u00eb jet\u00ebs publike dhe private t\u00eb tyre. P\u00ebr politikanin besoj se q\u00ebllimi kryesor i veprimtaris\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb dhe nuk duhet t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm ekspozimi dhe fama. Ato jan\u00eb d\u00ebshira frenetike t\u00eb natyrshme, t\u00eb kuptueshme dhe t\u00eb justifikuara p\u00ebr performanc\u00ebn e artistit. Jurgen Habermas me t\u00eb drejt\u00eb mendon se \u201cka nj\u00eb tjet\u00ebr q\u00ebllim pjes\u00ebmarrja n\u00eb angazhimin politik\u2026\u201d.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb ky trajtim i politik\u00ebs si \u201chumor\u201d ndodh edhe p\u00ebr nj\u00eb arsye tjet\u00ebr. P\u00ebr fat t\u00eb keq t\u00eb k\u00ebtij vendi dhe si fatkeq\u00ebsi p\u00ebr situat\u00ebn e shoq\u00ebris\u00eb akoma nuk e ka sjell\u00eb koha q\u00eb \u201chumori\u201d t\u00eb kthehet n\u00eb bumerang p\u00ebr politikanin apo q\u00eb ndonj\u00ebri apo disa prej tyre, t\u00eb p\u00ebrballen moralisht me publikun, ve\u00e7an\u00ebrisht me ligjin, p\u00ebr t\u00eb kuptuar sesa e v\u00ebshtir\u00eb \u00ebsht\u00eb ta b\u00ebsh \u201cpolitik\u00ebn gallat\u00eb\u201d apo t\u00eb \u201cb\u00ebsh gallat\u00eb me politik\u00ebn\u201d. Por besoj se gj\u00ebrat po l\u00ebvizin dhe me siguri edhe kjo dit\u00eb do t\u00eb vij\u00eb. Sepse klas\u00ebs politike shqiptare po i bien kreditet e vler\u00ebs dhe besimi publik. Kjo situat\u00eb vjen nga vet\u00eb politikan\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebve p\u00ebrtej humorit t\u00eb tyre, n\u00eb thelb \u00ebsht\u00eb duke u r\u00ebn\u00eb autoriteti dhe \u201cshenjt\u00ebria\u201d politik\u2026<\/p>\n<p>* sociolog<br \/>\nMjesht\u00ebr i MADH<br \/>\nKalor\u00ebs i Urdhrit t\u00eb Sk\u00ebnderbeut<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>G\u00cbZIM TUSHI Paradoksalisht besoj se nuk ka vend tjet\u00ebr m\u00eb adekuat se Parlamenti Shqiptar, ku n\u00eb vend t\u00eb politik\u00ebs, q\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsisht p\u00ebr shkak t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb, aft\u00ebsis\u00eb dhe kultur\u00ebs s\u00eb politikan\u00ebve m\u00eb shum\u00eb se produkt politik, b\u00ebhet humor. Kaq tipike \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb kjo situat\u00eb, saq\u00eb shpesh njer\u00ebzit i ndjekin seancat e debatin parlamentar, jo aq p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":292488,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-292487","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/292487","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=292487"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/292487\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/292488"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=292487"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=292487"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=292487"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}