{"id":292565,"date":"2022-10-13T13:30:57","date_gmt":"2022-10-13T11:30:57","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=292565"},"modified":"2022-10-13T13:30:57","modified_gmt":"2022-10-13T11:30:57","slug":"thyejme-arra-me-goje-gjithe-diten-per-patriotizem-gjekmarkaj-ne-kuvend-kosoves-si-duhet-folklori-open-balkan-i-ndjell-rrezikun-e-ri-te-vasalitetit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/thyejme-arra-me-goje-gjithe-diten-per-patriotizem-gjekmarkaj-ne-kuvend-kosoves-si-duhet-folklori-open-balkan-i-ndjell-rrezikun-e-ri-te-vasalitetit\/","title":{"rendered":"\u201cThyejm\u00eb arra me goj\u00eb gjith\u00eb dit\u00ebn p\u00ebr patriotiz\u00ebm\u201d, Gjekmarkaj n\u00eb Kuvend: Kosov\u00ebs s\u2019i duhet folklori! \u2018Open Balkan\u2019 i ndjell rrezikun e ri t\u00eb vasalitetit!"},"content":{"rendered":"<p>N\u00ebnkryetari i Kuvendit Agron Gjekmarkaj, n\u00eb fjal\u00ebn e tij n\u00eb Kuvend, foli p\u00ebr fjalimin e kryeministrit Edi Rama t\u00eb mbajtur n\u00eb Asamblen\u00eb e KiE-s\u00eb. Gjekmarkaj tha se Kosov\u00ebs i kemi borxh jo vet\u00ebm tradhtin\u00eb n\u00eb 1945, jo vet\u00ebm masakr\u00ebn e Tivarit, por p\u00ebr dekada pati heshtje e frikur nga terrori i verbuar dhe nga opiumi ideologjik.<\/p>\n<p>M\u00eb tej shton se fjalimi i Ram\u00ebs n\u00eb asamble, nuk mund t\u00eb kritikohet leht\u00eb pasi sipas tij kishte nj\u00eb nivel formal retorik\u00eb bashk\u00ebpunimi t\u00eb \u00e7do natyre.<\/p>\n<p><strong>Fjala e n\u00ebnkryetarit t\u00eb Kuvendit, Agron Gjekmarkaj.<\/strong><\/p>\n<p><em>Do t\u00eb ishte mazokizem, nj\u00eb e pavertet\u00eb turp\u00ebruese n\u00ebse ne shqiptar\u00ebt e Shqiperis\u00eb zyrtare akuzojm\u00eb nj\u00ebri-tjetrin q\u00eb nuk e duam Kosoven!<\/em><\/p>\n<p><em>E \u00ebnde shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr n\u00ebse p\u00ebrgenjeshtroheshim nga fakte q\u00eb do t\u00eb na nxirrnin si d\u00ebmtues t\u00eb kauzave t\u00eb saj.<\/em><\/p>\n<p><em>T\u00eb nderuar koleg\u00eb, nuk kam nd\u00ebrmend t\u00eb mbaj k\u00ebtu nj\u00eb leksion patriotizmi as let\u00ebrsie, se zakonisht besoj m\u00eb shum\u00eb tek gj\u00ebrat q\u00eb nuk thuhen e tek monumentet q\u00eb mbeten, ndaj pak m\u00eb posht\u00eb do ju kujtoj kater t\u00eb till\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Ndonj\u00ebher\u00eb let\u00ebrsia m\u00eb ndihmon p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebtuar tek zanafilla e krijimit t\u00eb identitetit ton\u00eb ashtu si\u00e7 politika m\u00eb sh\u00ebrben si teleskop p\u00ebr t\u00eb kuptuar kush investon n\u00eb shp\u00ebrb\u00ebrjen e tij dhe p\u00ebrse ?!<\/em><\/p>\n<p><em>V\u00ebshtir\u00eb t\u00eb harrosh Mitrush Kutelin e Poemit Kosovar t\u00eb vitit 1943 kur i vikaste kujt t\u00eb mundte kur n\u00eb udh\u00ebkryq dukej fati yn\u00eb i p\u00ebrbashk\u00ebt!<\/em><\/p>\n<p><em>\u201cShaban Baba<\/em><\/p>\n<p><em>Destan v\u00eblla<\/em><\/p>\n<p><em>Jam kosovar<\/em><\/p>\n<p><em>pra jam shqiptar:<\/em><\/p>\n<p><em>Zot e krenar,<\/em><\/p>\n<p><em>\u2013 Zot e bujar<\/em><\/p>\n<p><em>mbi k\u00ebt\u00eb Dhe<\/em><\/p>\n<p><em>q\u2019e e kam si fe\u201d<\/em><\/p>\n<p><em>Lasgushi i cili p\u00ebrlotej\u00a0 p\u00ebr Kosov\u00ebn tek recitonte vetveten p\u00ebrkundruall liqenit q\u00eb i uni pat qen\u00eb dhe tokat ndante.<\/em><\/p>\n<p><em>\u201cKosova q\u00eb b\u00ebn sulm n\u00eb zjarr<\/em><\/p>\n<p><em>Posi dragoj me flet\u00eb,<\/em><\/p>\n<p><em>Si\u00e7 b\u00ebnte sulm ngadh\u00ebrimtar<\/em><\/p>\n<p><em>Gjergj Kastrioti vet\u00eb\u201d<\/em><\/p>\n<p><em>Apo Ismail Kadare n\u00eb vitin 1982 kur rinia e demostratave shtypej me tanke t\u00eb cilin vet\u00ebdija e ekzistenc\u00ebs tek Gjergji e shpie !<\/em><\/p>\n<p><em>\u201cPor koha kurr\u00eb s\u2019vjen p\u00ebrgjysm\u00eb,<\/em><\/p>\n<p><em>Nat\u00eb e masakr\u00ebs vet\u00ebm s\u2019mb\u00ebrrin,<\/em><\/p>\n<p><em>Se pas Dushanit car t\u00eb friksh\u00ebm<\/em><\/p>\n<p><em>Rrufesh\u00ebm Sk\u00ebnderbeu arrin.<\/em><\/p>\n<p><em>S\u2019kish d\u00ebshmitar\u00eb, TV nuk pati<\/em><\/p>\n<p><em>Zinxhiri i tankut kur ju griu,<\/em><\/p>\n<p><em>Por ret\u00eb e globit ve\u00e7 ju pan\u00eb,<\/em><\/p>\n<p><em>Nd\u00ebrgjegje e bot\u00ebs te ju mb\u00ebrriu, \u201d<\/em><\/p>\n<p><em>Dhe n\u00eb fund d\u00ebshmitarin e ep\u00ebrm t\u00eb Kosoves Ali Podrimjen nj\u00eb bard i orakull i patejkalueshem i tok\u00ebs s\u00eb tij<\/em><\/p>\n<p><em>\u201cUn\u00eb, biri yt, Kosov\u00eb t\u2019i njoh d\u00ebshirat e heshtura, t\u2019i njoh \u00ebndrrat, er\u00ebrat e fjetura me shekuj, t\u2019i njoh vuatjet, g\u00ebzimet, vdekjet, t\u2019i njoh lindjet e bardha, caqet e tuka t\u00eb kulluara; ta di gjakun q\u00eb t\u00eb vlon n\u00eb gji, dallg\u00ebn kur t\u00eb rrah\u00eb net\u00ebve t\u2019pagjumta e t\u00eb shp\u00ebrthej do si vullkan:- m\u00eb mir\u00eb se kushdo tjet\u00ebr t\u00eb njoh, Kosov\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Un\u00eb biri yt\u201d<\/em><\/p>\n<p><em>E di do thoni po ky \u00e7\u2019pati, poezi e di politik\u00ebn, sall\u00ebn e kuvendit klub vjershash?<\/em><\/p>\n<p><em>Jo p\u00ebr asnj\u00eb \u00e7ast nuk e kam k\u00ebt\u00eb naivitet. Edhe pse dua, realiteti e k\u00ebsaj salle ma pengon.<\/em><\/p>\n<p><em>Dua t\u2019ju kujtoj se Shqiperine dhe Kosoven at\u00eb qe ka filluar tek loti si rob\u00ebri e gjaku si liri e kane b\u00ebr\u00eb t\u00eb paret poetet, m\u00eb pas luftaret e diplomatet dhe n\u00eb fund i kan\u00eb kthyer t\u00eb dyja n\u00eb milet bah\u00e7e personale politikanet.<\/em><\/p>\n<p><em>Dashurin\u00eb p\u00ebr Kosoven njer\u00ebzit e heshtur t\u00eb ketij v\u00ebndi e kan\u00eb perjetuar her\u00eb si dhimbje e her\u00eb si g\u00ebzim, her\u00eb si faj e her\u00eb si munges\u00eb,her\u00eb si breng\u00eb e her\u00eb si krenari her\u00eb si cop\u00ebtim trupi e n\u00eb fund t\u00eb historis\u00eb si fitore !<\/em><\/p>\n<p><em>Ajo q\u00eb ne i kemi borxh Kosoves nuk \u00ebsht\u00eb vetem falja per tradhetin\u00eb e 1945, p\u00ebr\u00a0 brigadat partizane q\u00eb u b\u00ebn\u00eb nj\u00eb me ato t\u00eb Titos p\u00ebr t\u00eb shtypur rezistencen e Shaban Polluzhes me shoke, jo vetem per masakren e Tivarit, ku mijera djem lulet e Kosoves kaluan per territorin e shtetit ton\u00eb per tu vrar\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb zi dhe ne heshtem per dekada t\u00eb frikur nga terrori e t\u00eb verbuar nga opiumi ideologjik,<\/em><\/p>\n<p><em>Jo vet\u00ebm kur i quanim miq kosovaret e v\u00ebllez\u00ebr kinezet, as\u00a0 vet\u00ebm p\u00ebr spiunimet q\u00eb ju b\u00ebnim intelektualve t\u00eb tyre kur vinin k\u00ebndej, e sigurisht as p\u00ebr burgosjen si mikpritje kur kalonin kufirin n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb liris\u00eb n\u00eb shtetin am\u00eb, as p\u00ebr p\u00ebrbuzjen krahinore e dialektale q\u00eb shpesh e shfaqem n\u00eb media e spektakle, as vetem per termin malok, p\u00ebr kund\u00ebrv\u00ebnien ndaj Adem Dema\u00e7it ndaj prij\u00ebsit Ibrahim Rugova, as p\u00ebr etiketimin e tij tradhtar nga ministrat shqiptar, duke ndar\u00eb at\u00eb populli i Kosov\u00ebs kishte bashkuar vet\u00ebdijen e tij\u00a0 e shum\u00eb m\u00eb teper se kaq per trajtimin e Kosoves si gur shahu n\u00eb loj\u00ebn e p\u00ebrditshme politike, abuzimin me t\u00eb per kredo politike, akuzat n\u00eb lidhje me t\u00eb se kush \u00ebsht\u00eb patrioti e kush tradhtari p\u00ebr ti v\u00ebn\u00eb st\u00ebrk\u00ebmb\u00ebs kund\u00ebrshtarit me emrin Kosove e kosovar n\u00eb goj\u00eb si salsi\u00e7e apo suxhuk, d\u00ebshira p\u00ebr ti p\u00ebrdorur politikanet e saj, shkrimtar\u00ebt e saj si mb\u00ebshtetje politike n\u00eb Shqip\u00ebri, drekat e darkat me ta po kaq.<\/em><\/p>\n<p><em>Ne e kemi ndihmuar Kosoven tash 32 vite sa e si kemi ditur, i kemi pritur ata gjat\u00eb eksodit biblik sa kemi mundur edhe pse te rraskapitur per vete e po n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjten kohe politikani shqiptar \u00ebsht\u00eb munduar ti vjedhe imazhin Kosoves dhe si qeleshe patriotizmi ta vendose n\u00eb kok\u00ebn e vet me cepa.<\/em><\/p>\n<p><em>Ndoshta p\u00ebr k\u00ebt\u00eb Kosoves ti k\u00ebrkojme falje.<\/em><\/p>\n<p><em>Nuk besoj shum\u00eb tek folklori, fuqia dhe larja e goj\u00ebs s\u00eb rezolutave tona q\u00eb shpesh duken si decibao kineze t\u00eb revulucionit kulturor\u00a0 kinez por do ta votoja nj\u00eb t\u00eb till\u00eb si falje p\u00ebr d\u00ebmet dhe hipokrizin\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Dje n\u00eb asamblene e k\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs u fol per Kosoven dhe kjo tregon q\u00eb Kosova \u00ebsht\u00eb shenj\u00eb n\u00eb nd\u00ebrgjegjen e tij.<\/em><\/p>\n<p><em>Foli dhe Kryeministri i Shqiperis\u00eb i cili \u00ebsht\u00eb kundershtari im politik, q\u00eb \u00e7do dit\u00eb q\u00eb ai qeveris k\u00ebt\u00eb v\u00ebnd e konsideroj tejkalim t\u00eb s\u00eb drejtes, por fjalimi i tij\u00a0 atje per raportin e Dik Martit nuk mund t\u00eb kritikohet leht\u00eb, ndoshta m\u00eb i kalkukuari q\u00eb ai ka mbajtur, por nga ana tjeter n\u00eb keto 9 vite ai ka mardh\u00ebnjet m\u00eb t\u00eb keqia me Kryeministrat e Kosoves dhe nje nivel formal retorik\u00eb bashk\u00ebpunimi t\u00eb \u00e7do natyre.<\/em><\/p>\n<p><em>Ne vajtuam n\u00eb zem\u00ebr p\u00ebr tragjedit\u00eb e m\u00ebdha t\u00eb Kosoves, p\u00ebr heronjt\u00eb e saj si Adem Jashari e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, dhuruam arm\u00eb e \u00e7ka mundem por tentuam edhe tu vjedhim fitoren edhe tu pengojme marrveshjete ndonese e gjetem forcen te brohorasim nj\u00eb komb nj\u00eb qendrim. Edhe sot ne e kemi k\u00ebt\u00eb fuqi q\u00eb nga kjo salle bazike e politik\u00ebs t\u00eb brohorasim \u201cNj\u00eb komb nj\u00eb qendrim gjithmon\u00eb \u201d<\/em><\/p>\n<p><em>Frustim i madh ta pranosh, por nga viti 1974 deri n\u00eb vitin 1982 Shqiperia me Kosov\u00ebn n\u00eb nivel akademik e kulturor kan\u00eb pasur mardh\u00ebnje me intensive se sot.<\/em><\/p>\n<p><em>\u00c7far\u00eb na pengon sot?!<\/em><\/p>\n<p><em>Thyejm\u00eb arra me goj\u00eb gjith\u00eb dit\u00ebn p\u00ebr patriotiz\u00ebm, nacionaliz\u00ebm, \u00e7ojm\u00eb dor\u00ebn me allti tek k\u00ebndojme xhamadani via via jam Kosova jam Shqip\u00ebria por bashk\u00ebpunimi mes Universiteteve tona \u00ebsht\u00eb i ul\u00ebt, e Open Ballkani i atakuar nga politika gjermane i ndjell Kosov\u00ebs rrezikun e ri t\u00eb vasalitetit.<\/em><\/p>\n<p><em>Kosova nuk ka nevoje per paternaliz\u00ebm, as per folklor, p\u00ebr hipokrizi e p\u00ebrdorim jo e jo,\u00a0 po s\u00eb paku p\u00ebr ortak t\u00eb ndersh\u00ebm po se nje fjal\u00eb e urt\u00eb popullore thot\u00eb , vllau kur rritet t\u00eb bahet ortak, n\u00eb fisin e madh t\u00eb rraces shqiptare!<\/em><\/p>\n<p><em>Faleminderit !!<\/em><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00ebnkryetari i Kuvendit Agron Gjekmarkaj, n\u00eb fjal\u00ebn e tij n\u00eb Kuvend, foli p\u00ebr fjalimin e kryeministrit Edi Rama t\u00eb mbajtur n\u00eb Asamblen\u00eb e KiE-s\u00eb. Gjekmarkaj tha se Kosov\u00ebs i kemi borxh jo vet\u00ebm tradhtin\u00eb n\u00eb 1945, jo vet\u00ebm masakr\u00ebn e Tivarit, por p\u00ebr dekada pati heshtje e frikur nga terrori i verbuar dhe nga opiumi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":292566,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5439,364,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-292565","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-ironi","9":"category-koment-opinion","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/292565","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=292565"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/292565\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/292566"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=292565"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=292565"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=292565"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}