{"id":292875,"date":"2022-10-14T16:09:37","date_gmt":"2022-10-14T14:09:37","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=292875"},"modified":"2022-10-14T16:09:37","modified_gmt":"2022-10-14T14:09:37","slug":"akshi-perbindeshi-qe-po-gllaberon-buxhetin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/akshi-perbindeshi-qe-po-gllaberon-buxhetin\/","title":{"rendered":"AKSHI, p\u00ebrbind\u00ebshi q\u00eb po gllab\u00ebron buxhetin"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga\u00a0Klodian Tomorri\/<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2018, AKSHI tenderoi 15 milion\u00eb euro p\u00ebr ngritjen e sistemit t\u00eb fiskalizimit dhe mir\u00ebmbajtjen e tij p\u00ebr 4 vjet. Por pa mbaruar akoma kontrata me kompanin\u00eb kroate, dy muaj m\u00eb par\u00eb AKSHI hapi nj\u00eb tjet\u00ebr tender p\u00ebr fiskalizimin me vler\u00eb 3.2 milion\u00eb euro. K\u00ebt\u00eb her\u00eb p\u00ebr t\u00eb rritur kapacitet e serverave q\u00eb mbajn\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e faturave. Pra qeveria kishte b\u00ebr\u00eb ligj p\u00ebr t\u00eb detyruar biznesin t\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb \u00e7do fatur\u00eb tek tatimet, por AKSHI nuk e kishte llogaritur sa hap\u00ebsir\u00eb duhej.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2012, qeveria shqiptare nd\u00ebrtoi nga hi\u00e7i sistemin elektronik t\u00eb pensioneve p\u00ebr nj\u00eb vler\u00eb totale 4 milion\u00eb euro. Sot AKSH-i ka hapur tenderin p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e sistemit dhe nd\u00ebrtimin e nj\u00eb sistemi paralel B\u00c7. Vlera e tenderit 6 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2007, USAID financoi ngritjen e Qendr\u00ebs Komb\u00ebtare t\u00eb Biznesit. P\u00ebr 15 vjet sistemi i QKB u menaxhua nga USAID pa asnj\u00eb dit\u00eb t\u00eb vetme defekt dhe mir\u00ebmbajtja e tij \u00ebsht\u00eb paguar 100 mij\u00eb euro n\u00eb vit. S\u00eb fundmi faqen e QKB e ka marr\u00eb n\u00eb dor\u00eb AKSHI. Para nj\u00eb muaji, ajo hapi tender 1.8 milion\u00eb euro p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e faqes dhe mir\u00ebmbajtjen e saj dy vje\u00e7are. Pra 900 mij\u00eb euro n\u00eb vit.<\/p>\n<p>Vendimi i qeveris\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrqendruar t\u00eb gjith\u00eb tenderat e IT-s\u00eb n\u00eb nj\u00eb dor\u00eb t\u00eb vetme ka krijuar nj\u00eb p\u00ebrbind\u00ebsh me fuqi t\u00eb pakufizuara. Sot AKSHI kontrollon t\u00eb gjith\u00eb tregun e teknologjis\u00eb s\u00eb informacionit, dikton rregullat dhe ndan tort\u00ebn e madhe financiare. Dhe torta e buxhetit publik q\u00eb shkon p\u00ebr IT \u00ebsht\u00eb fryr\u00eb aq shum\u00eb sa q\u00eb tashm\u00eb ka dal\u00eb jasht\u00eb kontrollit.<\/p>\n<p>N\u00eb vitet 2015-2018, AKSHI ekzekutoi 60 milion\u00eb euro pagesa nga thesari p\u00ebr kontratat me privat\u00ebt, mesatarisht 15 milion\u00eb euro n\u00eb vit. Nga 1 janari i vitit 2019 deri tani AKSHI ka paguar 127 milion\u00eb euro tek kontraktor\u00ebt e saj privat\u00eb. Mesatarisht 32 milion\u00eb euro n\u00eb vit dhe m\u00eb e keqja duhet t\u00eb vij\u00eb. Vet\u00ebm n\u00eb tre muajt e fundit t\u00eb k\u00ebtij viti AKSHI ka shpallur 27 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lum parash q\u00eb shpenzohet pa asnj\u00eb mekaniz\u00ebm kontrolli. Sot AKSHI vendos standardet e t\u00eb gjith\u00eb tenderave publik\u00eb n\u00eb industrin\u00eb e IT, cakton fondin limit, zhvillon tenderat, p\u00ebrzgjedh fituesit, lidh kontratat, i mbik\u00ebqyr ato, i merr n\u00eb dor\u00ebzim dhe paguan parat\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb fuqia e monopolit absolut q\u00eb nuk e ka as vet qeveria me t\u00eb gjitha agjencit\u00eb n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb saj. Dhe sikur t\u00eb mos mjaftonte kaq ka dhe nj\u00eb detaj tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00ebse t\u00eb gjitha kontratat publike bazohen mbi tregues referenc\u00eb, n\u00eb industrin\u00eb e IT-s\u00eb kjo nuk ndodh. Kur ARRSH tenderon nj\u00eb rrug\u00eb, vlera e tenderit p\u00ebrcaktohet mbi baz\u00ebn e nj\u00eb manuali preventivi me \u00e7mime t\u00eb standardizuara. Kur AKSHI prokuron nj\u00eb tender, vlera e tij p\u00ebrcaktohet sipas qejfit t\u00eb AKSHI-t. Me pak fjal\u00eb, AKSHI \u00ebsht\u00eb nj\u00eb xhep ekstra buxhetor i krijuar p\u00ebr t\u00eb shmangur disiplin\u00ebn financiare dhe mekanizmat e kontrollit mbi fondet publike. Kjo \u00ebsht\u00eb receta optimale e korrupsionit.<\/p>\n<p>Dhe tani shikoni pasojat. Vitin e kaluar kontraktori kryesor privat i AKSHI-t, realizoi nj\u00eb norm\u00eb fitimi 45 p\u00ebr qind mbi xhiron. Por edhe kjo ka gjasa t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb norm\u00eb e n\u00ebn raportuar. Nj\u00eb pjes\u00eb e shpenzimeve t\u00eb kompanive q\u00eb fitojn\u00eb tendera nga AKSHI fryhen p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar para n\u00eb llogarit\u00eb e aktor\u00ebve t\u00eb tret\u00eb p\u00ebrmes n\u00ebnkontraktimeve.<\/p>\n<p>Me p\u00ebrqendrimin e tenderave t\u00eb IT-s\u00eb n\u00eb nj\u00eb dor\u00eb, Edi Rama nd\u00ebrtoi nj\u00eb p\u00ebrbind\u00ebsh financiar me fuqi shkat\u00ebrruese. AKSHI tani \u00ebsht\u00eb Leviathani q\u00eb gllab\u00ebron parat\u00eb publike pa asnj\u00eb kontroll dhe pa asnj\u00eb kufizim. Skandalet me rrjedhjen e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb qytetar\u00ebve dhe patronazhist\u00ebt jan\u00eb vet\u00ebm d\u00ebmet kolaterale t\u00eb nj\u00eb grope korruptive, q\u00eb po nuk u disiplinua do tres\u00eb miliarda e miliarda fonde publike n\u00eb tendera me kosto 3 fish mbi realen.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Klodian Tomorri\/ N\u00eb vitin 2018, AKSHI tenderoi 15 milion\u00eb euro p\u00ebr ngritjen e sistemit t\u00eb fiskalizimit dhe mir\u00ebmbajtjen e tij p\u00ebr 4 vjet. Por pa mbaruar akoma kontrata me kompanin\u00eb kroate, dy muaj m\u00eb par\u00eb AKSHI hapi nj\u00eb tjet\u00ebr tender p\u00ebr fiskalizimin me vler\u00eb 3.2 milion\u00eb euro. K\u00ebt\u00eb her\u00eb p\u00ebr t\u00eb rritur kapacitet e serverave [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":292876,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365,364,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-292875","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"category-koment-opinion","10":"category-lajme","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/292875","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=292875"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/292875\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/292876"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=292875"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=292875"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=292875"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}