{"id":29298,"date":"2017-01-09T19:20:26","date_gmt":"2017-01-09T17:20:26","guid":{"rendered":"http:\/\/zjarr.tv\/?p=29298"},"modified":"2017-01-09T18:56:13","modified_gmt":"2017-01-09T16:56:13","slug":"meta-arrestimi-i-haradinaj-absurd-shqiperia-ne-krah-te-kosoves-dhe-shqiptareve-ne-maqedoni","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/meta-arrestimi-i-haradinaj-absurd-shqiperia-ne-krah-te-kosoves-dhe-shqiptareve-ne-maqedoni\/","title":{"rendered":"Meta: Arrestimi i Haradinaj absurd, Shqip\u00ebria n\u00eb krah t\u00eb Kosov\u00ebs dhe shqiptar\u00ebve n\u00eb Maqedoni"},"content":{"rendered":"<p>Ramush Haradinaj do t\u00eb kthehet shum\u00eb shpejt n\u00eb Kosov\u00eb. Dy shtetet shqiptare kan\u00eb reaguar n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e duhur p\u00ebr lirimin e tij. Nuk do t\u00eb jepja k\u00ebshilla se si t\u00eb veprojn\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit e Kosov\u00ebs n\u00eb bisedimet me Serbin\u00eb, mir\u00ebpo arrestimi i Kryetarit t\u00eb AAK-s\u00eb komplikon k\u00ebto raporte. Bashkimi i partive shqiptare n\u00eb Maqedoni do t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb demokratizimin e k\u00ebtij shteti. Kryetari i Parlamentit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Ilir Meta, flet p\u00ebr \u201cExpress\u201d.<\/p>\n<p>Ilir Meta ka vendosur t\u00eb mos thot\u00eb asnj\u00eb fjal\u00eb q\u00eb mund t\u00eb ting\u00eblloj\u00eb se po p\u00ebrzihet n\u00eb raportet mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. Nuk jep as k\u00ebshilla me arsyetimin se Kosova ka institucionet dhe udh\u00ebheq\u00ebsit q\u00eb bisedojn\u00eb dhe marrin vendime n\u00eb raport me pal\u00ebn serbe.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, Kryetari i LSI-s\u00eb thot\u00eb se ndalimin e Ramush Haradinajt n\u00eb Franc\u00eb si pasoj\u00eb e fletarrestit t\u00eb Serbis\u00eb ndikon drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb raportet mes Shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Beogradit.\u00a0Meta, gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb diel ka q\u00ebndruar n\u00eb Partin\u00eb e Ramush Haradinajt, p\u00ebr t\u00eb cilin thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb simbol i gjith\u00eb shqiptar\u00ebve. Shpreson se shpejt ai do t\u00eb kthehet n\u00eb vendlindje, nd\u00ebrsa thot\u00eb se Kosova dhe Shqip\u00ebria b\u00ebn\u00eb pun\u00eb e tyre p\u00ebr lirimin e ish-Kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb ndaluar n\u00eb shtetin francez.<\/p>\n<p>Kryetari i Parlamentit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nuk tregon n\u00ebse do t\u00eb jet\u00eb kandidat p\u00ebr President t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, mir\u00ebpo, thot\u00eb se m\u00eb 18 qershor, partia e tij, LSI, do t\u00eb dal\u00eb fituese. S\u2019komenton deklaratat e Tha\u00e7it e Ram\u00ebs p\u00ebr Presidentin e ri t\u00eb SHBA-s\u00eb, mir\u00ebpo pohon se Donald Trump s\u2019\u00ebsht\u00eb rast\u00ebsisht Shef i Amerik\u00ebs derisa thot\u00eb se i \u00e7mon deklaratat e tij p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p><b>-Cilat jan\u00eb informacionet e shtetit shqiptar p\u00ebr ndalimin e Ramush Haradinajt n\u00eb Franc\u00eb, pasi keni pasur edhe nj\u00eb takim me udh\u00ebheq\u00ebsit e AAK-s\u00eb?<\/b><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ndalim absurd i mb\u00ebshtetur n\u00eb k\u00ebrkesat e vjetra t\u00eb Serbis\u00eb ndaj z. Haradinaj, por edhe me sa duket edhe figurave tjera t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb. Ne shpresojm\u00eb dhe besojm\u00eb se autoritetet franceze do t\u00eb japin zgjidhje t\u00eb shpejt\u00eb k\u00ebsaj situate dhe z. Haradinaj do t\u00eb kthehet n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p><b>-Kishte kritika n\u00eb drejtim t\u00eb dy shteteve se nuk u reagua si duhet dhe nuk po b\u00ebhet presion i mjaftuesh\u00ebm mbi shtetin francez p\u00ebr t\u00eb liruar ish-Kryeministrin&#8230;<\/b><\/p>\n<p>Mund t\u00eb them se reagimet ishin t\u00eb menj\u00ebhershme. Nga ana e Shqip\u00ebris\u00eb kan\u00eb reaguar t\u00eb gjitha autoritetet shtet\u00ebrore. Ve\u00e7 k\u00ebsaj, jan\u00eb marr\u00eb iniciativa konkrete si n\u00eb rrug\u00eb diplomatike, si nga ana e Ministrit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, i cili menj\u00ebher\u00eb i ka drejtuar nj\u00eb let\u00ebr homologut t\u00eb tij francez. T\u00eb dy ambasador\u00ebt: t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Franc\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb koordinuara p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar nj\u00eb zgjidhje t\u00eb shpejt\u00eb dhe t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje dhe p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb sa m\u00eb af\u00ebr z. Haradinaj n\u00eb k\u00ebto momente.<\/p>\n<p><b>-\u00c7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb Kosova n\u00eb raport me Serbin\u00eb q\u00eb t\u00eb mos ket\u00eb raste t\u00eb tilla t\u00eb flet\u00eb-arresteve ndaj qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs? Opozita n\u00eb Kosov\u00eb ka propozuar edhe ndaljen e bisedimeve me pal\u00ebn serbe&#8230;<\/b><\/p>\n<p>Nuk do t\u00eb doja t\u00eb jepja nj\u00eb k\u00ebshill\u00eb, sepse autoritetet e Kosov\u00ebs kan\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrgjegjshm\u00ebrin\u00eb dhe p\u00ebrvoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb vepruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, n\u00eb mbrojtje t\u00eb interesave t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb saj dhe t\u00eb drejtave t\u00eb tyre. Por, natyrisht, duhen b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb m\u00ebdha sidomos n\u00eb raport me BE-n\u00eb, por edhe me SHBA-n\u00eb. E theksoj BE-n\u00eb p\u00ebr shkak edhe t\u00eb dialogut, q\u00eb edhe aq shum\u00eb mb\u00ebshtetet p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve midis Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs. T\u2019i tregohet qart\u00eb Serbis\u00eb se veprime t\u00eb tilla, insistime t\u00eb tilla nuk i sh\u00ebrbejn\u00eb as dialogut, as rritjes s\u00eb mir\u00ebkuptimit dhe t\u00eb ardhmes s\u00eb rajonit.<\/p>\n<p><b>-Cilat jan\u00eb raportet tuaja personale me z. Haradinaj? Si e njihni ju liderin e AAK-s\u00eb?<\/b><\/p>\n<p>Z. Haradinaj \u00ebsht\u00eb i njohur p\u00ebr gjith\u00eb shqiptar\u00ebt kudo q\u00eb jetojn\u00eb. \u00cbsht\u00eb simbol i sakrificave sublime, q\u00eb shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs kan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr liri dhe pavar\u00ebsi e dinjitet. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb politikan mjaft i p\u00ebrgjegjsh\u00ebm, i cili \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur me shum\u00eb dinjitet, jo vet\u00ebm para drejt\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, por edhe para padrejt\u00ebsis\u00eb, duke fituar ndaj proceseve t\u00eb montuara ndaj tij, n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn dhe duke mbrojtur dinjitetin e popullit te tij p\u00ebr liri. M\u00eb pas, cilat jan\u00eb sakrificat e z. Haradinaj dhe t\u00eb familjes s\u00eb tij p\u00ebr lirin\u00eb e Kosov\u00ebs, cili \u00ebsht\u00eb \u00e7mimi q\u00eb ata kan\u00eb paguar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, mendoj se \u00ebsht\u00eb e tep\u00ebrt t\u00eb komentohet nga un\u00eb, pasi \u00ebsht\u00eb e njohur bot\u00ebrisht nga gjith\u00eb shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p><b>-Partit\u00eb shqiptare n\u00eb Maqedoni publikuan nj\u00eb platform\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr zgjidhjen e problemeve. Sa besoni se do t\u00eb zbatohet kjo platform\u00eb n\u00eb Maqedoni?<\/b><\/p>\n<p>Problemi kryesor n\u00eb Maqedoni, viteve t\u00eb fundit, ka qen\u00eb lufta p\u00ebr pushtet midis dy partive kryesore maqedonase, q\u00eb ka sjell\u00eb edhe ng\u00ebr\u00e7in institucional n\u00eb vend. Aktualisht, kemi nj\u00eb p\u00ebrpjekje mjaft pozitive shqiptare p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb garant i stabilitetit t\u00eb Maqedonis\u00eb p\u00ebrmes miratimit t\u00eb nj\u00eb rruge q\u00eb e demokratizon plot\u00ebsisht Maqedonin\u00eb dhe e ndihmon t\u00eb futet n\u00eb shinat e integrimit n\u00eb BE, duke qen\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebsaj platforme, k\u00ebsaj traseje, garantimi i t\u00eb drejtave t\u00eb margjinalizuara t\u00eb shqiptar\u00ebve, t\u00eb bazuara edhe n\u00eb Marr\u00ebveshjen e Ohrit dhe n\u00eb Kushtetut\u00ebn e Maqedonis\u00eb.<\/p>\n<p><b>-Sa besoni se do t\u00eb jet\u00ebsohet kjo marr\u00ebveshje kur dihet se ajo e Ohrit vazhdon t\u00eb mos zbatohet pothuajse n\u00eb asnj\u00eb pik\u00eb?<\/b><\/p>\n<p>Besoj se Maqedonia ka hyr\u00eb tashm\u00eb n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb pakthyeshme t\u00eb demokratizimit t\u00eb saj. Faktori shqiptar, edhe pse paradoksalisht, ka mandate m\u00eb pak n\u00eb Parlament pas k\u00ebtyre zgjedhjeve, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb faktor edhe m\u00eb p\u00ebrcaktues politikisht se m\u00eb par\u00eb, dhe \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme se tani shqiptar\u00ebt duhet t\u00eb faktorizojn\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb veten. Dhe duke faktorizuar vetveten t\u00eb jen\u00eb garant i zgjidhjeve p\u00ebr nj\u00eb Maqedoni an\u00ebtare n\u00eb BE, NATO e faktor stabiliteti n\u00eb rajon. Nuk do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb proces i leht\u00eb, por ky proces ka filluar.<\/p>\n<p><b>-Si e shihni p\u00ebrfshirjen e Edi Ram\u00ebs e Hashim Tha\u00e7it n\u00eb bashkimin e shqiptar\u00ebve t\u00eb Maqedonis\u00eb?<\/b><\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb p\u00ebrpjekje pozitive edhe nga Tirana, edhe nga Prishtina. Por, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, mos t\u00eb harrojm\u00eb, se ishte vet\u00eb z. Ali Ahmeti si parti e par\u00eb fituese shqiptare e zgjedhjeve q\u00eb inicioi nj\u00eb platform\u00eb bashkimi i forcave tjera shqiptare n\u00eb Maqedoni. Kjo nevoj\u00eb bashk\u00ebpunimi vjen nga vet faktori shqiptar dhe ne t\u00eb gjith\u00eb do t\u00eb jemi mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb k\u00ebtij bashk\u00ebpunimi.<\/p>\n<p><b>-T\u00eb flasim pak p\u00ebr raportet me Shqip\u00ebri-Serbi. N\u00eb fakt, si e shihni ju zgjidhjen e problemit mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. Duhet Shqip\u00ebria t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsoj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim?<\/b><\/p>\n<p>Besoj se keni nj\u00eb dialog tashm\u00eb prej koh\u00ebsh midis autoriteteve t\u00eb Serbis\u00eb dhe t\u00eb Kosov\u00ebs me mb\u00ebshtetjen e vazhdueshme t\u00eb BE-s\u00eb, dhe, natyrisht, q\u00eb Kosova ka p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e vet\u00eb. Dhe, Shqip\u00ebria ka qen\u00eb dhe do t\u00eb jet\u00eb gjithnj\u00eb n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb k\u00ebtij procesi, duke mos z\u00ebvend\u00ebsuar asnj\u00ebher\u00eb autoritetet e Kosov\u00ebs, por, duke dh\u00ebn\u00eb gjith\u00eb mb\u00ebshtetjen q\u00eb do t\u2019i k\u00ebrkohet n\u00eb funksion t\u00eb nj\u00eb ecurie pozitive dhe t\u00eb suksesshme t\u00eb k\u00ebtij dialogu.<\/p>\n<p><b>-Ndryshe nga Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb ju po hezitoni t\u00eb flisni n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Kosov\u00ebs. Edi Rama, n\u00eb vizit\u00ebn e fundit n\u00eb Beograd, foli n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Kosov\u00ebs dhe pati shum\u00eb debat n\u00ebse b\u00ebri mir\u00eb apo keq. Ju si e shihni nj\u00eb veprim t\u00eb till\u00eb t\u00eb Ram\u00ebs?<\/b><\/p>\n<p>Nuk dua t\u00eb b\u00ebhem pjes\u00eb e debateve dhe e kritikave t\u00eb ndryshme. Un\u00eb besoj q\u00eb Shqip\u00ebria dhe institucionet e Shqip\u00ebris\u00eb kan\u00eb qen\u00eb dhe do t\u00eb jen\u00eb gjithnj\u00eb n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb institucioneve t\u00eb Kosov\u00ebs. Ashtu sikurse institucionet e Kosov\u00ebs do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb institucioneve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr \u00e7do \u00e7\u00ebshtje q\u00eb neve do t\u00eb na duhet dh\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p><b>-T\u00eb flasim pak p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Do t\u00eb jeni ju kandidat p\u00ebr pozit\u00ebn e Presidentit?\u00a0<\/b><\/p>\n<p>E kam dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Shqip\u00ebria ka m\u00eb 18 qershor zgjedhje dhe e kam b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb q\u00eb edhe m\u00eb 19 qershor do t\u00eb jem Kryetar i LSI-s\u00eb, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se rezultati i saj do t\u00eb jet\u00eb mjaft\u00eb pozitiv dhe un\u00eb do t\u00eb kem arsye t\u00eb vazhdoj udh\u00ebheqjen e k\u00ebsaj force politike.<\/p>\n<p><b>-Pas zgjedhjeve t\u00eb ardhshme do t\u00eb vazhdoni koalicionin me PS apo do t\u00eb riktheheni t\u00eb PD-ja e Bash\u00ebs?<\/b><\/p>\n<p>L\u00ebvizja Socialiste p\u00ebr Integrim pa asnj\u00eb diskutim q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrmbush gjith\u00eb detyrimet e saj, sipas marr\u00ebveshjes s\u00eb koalicionit me PS-n\u00eb, sepse kemi mjaft sfida, t\u00eb cilat nuk na lejojn\u00eb t\u00eb humbasim asnj\u00eb minut\u00eb me \u00e7\u00ebshtje m\u00eb pak t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfundimi i reform\u00ebs zgjedhore, thellimi i zbatimit t\u00eb dekriminalizimit dhe zbatimi i plot\u00eb i tij, vazhdimi i reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi dhe garantimi i zgjedhjeve t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme, nj\u00eb sfid\u00eb mjaft e r\u00ebnd\u00ebsishme. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, k\u00ebto \u00e7\u00ebshtja kan\u00eb v\u00ebmendjen m\u00eb t\u00eb madhe ton\u00ebn.<\/p>\n<p><b>-Cili \u00ebsht\u00eb pozicioni juaj lidhur me zgjedhjen e Trump p\u00ebr President t\u00eb SHBA-s\u00eb?<\/b><\/p>\n<p>Jam i bindur q\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe SHBA-s\u00eb do t\u00eb vijojn\u00eb t\u00eb forcohen m\u00eb tej edhe pas k\u00ebtyre zgjedhjeve. Dhe, besoj se cilado forc\u00eb politike firon n\u00eb Amerik\u00eb, raportet me Shqip\u00ebrin\u00eb me SHBA jan\u00eb strategjike, dhe si nj\u00eb politikan me eksperienc\u00eb q\u00eb jam, besoj se marr\u00ebdh\u00ebniet tona jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme si me administrat\u00ebn e re, por po k\u00ebshtu edhe me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e dy pal\u00ebve n\u00eb Senat, si ne Kongres dhe n\u00eb institucionet tjera.<\/p>\n<p><b>-A do t\u00eb ndikoj\u00eb kjo n\u00eb raportet mes shqiptar\u00ebve me Amerik\u00ebn kur dihet se edhe Tha\u00e7i edhe Rama kan\u00eb mb\u00ebshtetur hapur Hillaryn p\u00ebr Presidente?<\/b><\/p>\n<p>Jam i bindur q\u00eb se z. Trump \u00ebsht\u00eb nj\u00eb President jo i rast\u00ebsish\u00ebm dhe q\u00eb shikon p\u00ebrpara. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim \u00e7moj shum\u00eb deklaratat e tij p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe kur nuk ka qen\u00eb i angazhuar politikisht me nj\u00eb sakt\u00ebsi dhe elokuenc\u00eb t\u00eb mrekullueshme. Aq m\u00eb tep\u00ebr kur eksperienca e tij \u00ebsht\u00eb e jasht\u00ebzakonshme pas nj\u00eb fushate t\u00eb paimagjinuar nga askush.<\/p>\n<p><b>-Pra, deklarata e udh\u00ebheq\u00ebsve shtet\u00ebror\u00eb t\u00eb Kosov\u00eb dhe t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nuk do t\u00eb ken\u00eb ndikim n\u00eb raportet me Amerik\u00ebn?<\/b><\/p>\n<p>Natyrisht, sepse fushata ka mbaruar dhe tani marr\u00ebdh\u00ebniet jan\u00eb institucionale dhe strategjike.<\/p>\n<p><b>-Kosova po vazhdon t\u00eb ballafaqohet me problemin e sh\u00ebnimit t\u00eb vij\u00ebs kufitare me Malin e Zi. Pasoj\u00eb e k\u00ebsaj s\u2019ka as viza p\u00ebr kosovar\u00ebt. Si duhet tejkaluar ky problem me t\u00eb cilin qeveria merret prej fillimit t\u00eb vitit 2016?<\/b><\/p>\n<p>Vler\u00ebsoj se shum\u00eb p\u00ebrpjekje duhet b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb mir\u00ebkuptim dhe nj\u00eb konsensus p\u00ebr t\u00eb tejkaluar k\u00ebt\u00eb situat\u00eb. Nuk jam ekspert i duhur p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb vler\u00ebsim konkret. Raportet e Kosov\u00ebs me Malin e Zi jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb mira. Dhe, Mali i Zi do t\u2019i jemi mir\u00ebnjoh\u00ebs p\u00ebr njohjen mjaft t\u00eb shpejt t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe duket se m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb problem midis Kosov\u00ebs dhe Malit t\u00eb Zi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem i mir\u00ebkuptimit politik k\u00ebtu dhe m\u00eb pas edhe i nj\u00eb dakord\u00ebsimi edhe me Malin \u00a0Zi.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ramush Haradinaj do t\u00eb kthehet shum\u00eb shpejt n\u00eb Kosov\u00eb. Dy shtetet shqiptare kan\u00eb reaguar n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e duhur p\u00ebr lirimin e tij. Nuk do t\u00eb jepja k\u00ebshilla se si t\u00eb veprojn\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit e Kosov\u00ebs n\u00eb bisedimet me Serbin\u00eb, mir\u00ebpo arrestimi i Kryetarit t\u00eb AAK-s\u00eb komplikon k\u00ebto raporte. Bashkimi i partive shqiptare n\u00eb Maqedoni do t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2044,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,2,1,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-29298","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-aktualitet","7":"category-lajme","8":"category-rajoni","9":"category-uncategorized-sq","10":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29298","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2044"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=29298"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29298\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=29298"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=29298"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=29298"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}