{"id":293055,"date":"2022-10-15T13:18:07","date_gmt":"2022-10-15T11:18:07","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=293055"},"modified":"2022-10-15T13:18:07","modified_gmt":"2022-10-15T11:18:07","slug":"fjalimi-plot-kritika-ne-kie-spiropali-mbron-ramen-nga-kritiket-do-ishte-ne-faj-nese-sdo-ta-kishte-bere-kete-hap-ajo-ishte-dita-kur-shqiperia-takoi-historine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/fjalimi-plot-kritika-ne-kie-spiropali-mbron-ramen-nga-kritiket-do-ishte-ne-faj-nese-sdo-ta-kishte-bere-kete-hap-ajo-ishte-dita-kur-shqiperia-takoi-historine\/","title":{"rendered":"Fjalimi plot kritika n\u00eb KiE\/ Spiropali mbron Ram\u00ebn nga kritik\u00ebt: Do ishte n\u00eb faj n\u00ebse s\u2019do ta kishte b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb hap. Ajo ishte dita kur Shqip\u00ebria takoi historin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Ministrja e Shtetit p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar me nj\u00eb status t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb rrjetin social Facebook, p\u00ebr t\u00eb mbrojtur kryeministrin Edi Rama nga reagimet e shumta pas fjalimit t\u00eb tij plot kritika t\u00eb mbajtur n\u00eb Asamblen\u00eb Parlamentare t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs.<\/p>\n<p>Rama thot\u00eb se kritik\u00ebt ishin \u201ct\u00eb yshtur nga inati dhe urrejtja p\u00ebr Ram\u00ebn, t\u00eb verbuar nga padija, t\u00eb mposhtur nga emocionet negative lokale, gjykimi i tyre sterr\u00eb nuk kishte t\u00eb b\u00ebnte as me thelbin e asaj q\u00eb u tha, nuk u takua kund me kumtin q\u00eb u dha dhe nuk i shp\u00ebtoi emocionit provincial t\u00eb betej\u00ebs s\u00eb p\u00ebrditshme politike n\u00eb vend\u201d.<\/p>\n<p>Sipas ministres, Rama \u201cdo t\u00eb ishte n\u00eb faj p\u00ebrpara shqiptar\u00ebve k\u00ebtej dhe andej kufirit n\u00ebse nuk do ta kishte b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb hap\u201d.<\/p>\n<p><strong>REAGIMI I PLOTE I ELISA SPIROPALIT<\/strong><\/p>\n<p><em>Urrejtja p\u00ebr Edi Ram\u00ebn si arsye p\u00ebr t\u00eb mos dashur Shqip\u00ebrin\u00eb!<\/em><\/p>\n<p><em>Ka nj\u00eb pakic\u00eb t\u00eb zhurmshme n\u00eb Tiran\u00eb q\u00eb sillet si xhamathyese n\u00eb koncert. Zhurma e tyre duket se ngrihet edhe mbi vet\u00eb koncertin. Kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshtypja e par\u00eb e reagimeve t\u00eb rr\u00ebmujshme dhe t\u00eb ububushme q\u00eb p\u00ebrfshin\u00eb shum\u00eb goj\u00eb publike menj\u00ebher\u00eb pas q\u00ebndrimit zyrtar t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Asamblen\u00eb Parlamentare t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p><em>T\u00eb yshtur nga inati dhe urrejtja p\u00ebr Ram\u00ebn, t\u00eb verbuar nga padija, t\u00eb mposhtur nga emocionet negative lokale, gjykimi i tyre sterr\u00eb nuk kishte t\u00eb b\u00ebnte as me thelbin e asaj q\u00eb u tha, nuk u takua kund me kumtin q\u00eb u dha dhe nuk i shp\u00ebtoi emocionit provincial t\u00eb betej\u00ebs s\u00eb p\u00ebrditshme politike n\u00eb vend.<\/em><\/p>\n<p><em>Plot 11 vjet m\u00eb par\u00eb, mocioni i rusit putinist Kosacev, kthyer n\u00eb raport nga senatori Dick Marty, i votuar si rezolut\u00eb n\u00eb po at\u00eb sall\u00eb, mori dhen\u00eb n\u00eb \u00e7do media t\u00eb bot\u00ebs, u b\u00eb shkas p\u00ebr krijimin e Gjykat\u00ebs Speciale dhe solli si pasoj\u00eb nj\u00eb kalvar t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb penal p\u00ebr komandant\u00ebt e U\u00c7K-s\u00eb. Akuza ishte rr\u00ebqeth\u00ebse. Ata q\u00eb ishin Luft\u00ebtar\u00eb t\u00eb Liris\u00eb dhe q\u00eb luftuan p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar Kosov\u00ebn q\u00eb rrezikohej nga asgj\u00ebsimi, kryengrit\u00ebsit q\u00eb kund\u00ebrshtuan regjimin nacionalfashist t\u00eb Miloshevi\u00e7it, papritur u vun\u00eb n\u00ebn akuz\u00eb se ishin bandit\u00eb q\u00eb jo vet\u00ebm kishin vrar\u00eb, por edhe kishin trafikuar organet e rob\u00ebrve t\u00eb tyre.<\/em><\/p>\n<p><em>E drejta thot\u00eb se dyshimi \u00ebsht\u00eb n\u00eb favor t\u00eb t\u00eb pandehurit, por k\u00ebsaj here dyshimi u tregtua si prov\u00eb p\u00ebr vet\u00eb akuz\u00ebn. Mbrojt\u00ebsit e nj\u00eb populli q\u00eb u detyrua t\u00eb provonte fatin e refugjatit t\u00eb luft\u00ebs, me f\u00ebmij\u00eb, gra e burra t\u00eb \u00e7do moshe, aleat\u00ebt natyral\u00eb t\u00eb NATO-s dhe nj\u00eblloj si europian\u00ebt e Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, mburoj\u00eb lirie, u vizatuan si kriminel\u00eb dhe u arrestuan si bandit\u00eb. Mbi shqiptar\u00ebt si komb ra edhe nj\u00ebher\u00eb hija e r\u00ebnd\u00eb e dyshimit se nuk din\u00eb e nuk munden t\u00eb luftojn\u00eb p\u00ebr lirin\u00eb, se n\u00eb thelb raca e tyre lufton p\u00ebr pla\u00e7k\u00eb, ku krimi, edhe ai m\u00eb makabri, \u00ebsht\u00eb mjet q\u00eb p\u00ebrdoret leht\u00ebsisht.<\/em><\/p>\n<p><em>Edhe pse akuza ting\u00ebllonte si trillim sensacional, vite t\u00eb t\u00ebra hetimesh, nga organe vendase e t\u00eb huaja, dhan\u00eb zero rezultat e detyruan vet\u00eb prokurorin\u00eb t\u00eb t\u00ebrhiqej nga kjo akuz\u00eb, nd\u00ebrsa kalvari njer\u00ebzor dhe politik i komandant\u00ebve t\u00eb Luft\u00ebs ende vazhdon.<\/em><\/p>\n<p><em>Edi Rama, z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs z\u00ebfort\u00eb i vullnetit politik t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Qeveris\u00eb Shqiptare, tha pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb: shkaku i lig q\u00eb ka sjell\u00eb k\u00ebt\u00eb dram\u00eb vazhdon ende t\u00eb sjell\u00eb pasoja. Duke pritur me durim vendimin e drejt\u00ebsis\u00eb, duhet korrigjuar vet\u00eb shkaku.<\/em><\/p>\n<p><em>Nj\u00eb rezolut\u00eb e re q\u00eb duhet t\u00eb sakt\u00ebsoj\u00eb, qart\u00ebsoj\u00eb dhe hedh\u00eb posht\u00eb p\u00ebrfundimisht shkakun e dikursh\u00ebm. Historia nuk mund t\u00eb rishkruhet dhe viktimat nuk mund t\u00eb ndrrojn\u00eb vendet me xhelat\u00ebt!<\/em><\/p>\n<p><em>Edi Rama do t\u00eb ishte n\u00eb faj p\u00ebrpara shqiptar\u00ebve k\u00ebtej dhe andej kufirit se k\u00ebshtu e detyron Kushtetuta, n\u00ebse nuk do ta kishte b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb hap, do t\u00eb ishte n\u00eb faj moral e politik, n\u00eb m\u00ebkat njer\u00ebzor e qytetar n\u00ebse nuk do t\u00eb ishte aktor n\u00eb at\u00eb t\u00eb m\u00ebrkur\u00eb europiane n\u00eb Strasburg.<\/em><\/p>\n<p><em>Ky ishte thelbi i asaj dite t\u00eb stuhishme, q\u00eb edhe n\u00ebse nuk nxitohemi ta quajm\u00eb historike p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, ishte dita kur Shqip\u00ebria takoi historin\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Ashtu si\u00e7 e dikton thelbi i saj europian. Por xhamathyesit e Tiran\u00ebs nuk e duruan dot form\u00ebn dhe cil\u00ebsin\u00eb e jasht\u00ebzakonshme t\u00eb fjal\u00ebs dhe prezantimit t\u00eb Kryeministrit shqiptar n\u00eb at\u00eb Asamble. Atyre iu erren aq shum\u00eb syt\u00eb sa atentatuan thelbin e asaj \u00e7far\u00eb ndodhi.<\/em><\/p>\n<p><em>Rrug\u00ebt drejt t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs jan\u00eb t\u00eb pafundme dhe shpesh nuk ka nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb vetme.<\/em><\/p>\n<p><em>Tentoj t\u00eb mir\u00ebkuptoj lig\u00ebsin\u00eb provinciale t\u00eb shum\u00ebkujt q\u00eb \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb largoj\u00eb nj\u00eb sy nga balli me kusht q\u00eb kjo maxhoranc\u00eb t\u00eb verbohet.<\/em><\/p>\n<p><em>E kuptoj mjaft mir\u00eb edhe llogarin\u00eb elektorale t\u00eb atyre q\u00eb nuk jan\u00eb n\u00eb gjendje as t\u00eb gjejn\u00eb gjuh\u00ebn me nj\u00ebri-tjetrin dhe q\u00eb rreken t\u00eb gjejn\u00eb tek Rama gjith\u00eb arsyet e disfatave t\u00eb tyre politike. Por, p\u00ebrdorimi i patriotizmit fals dhe falspatriot\u00ebt q\u00eb jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm si kolaboracionist\u00eb t\u00eb ngrohin k\u00ebdo q\u00eb ju duket si armik i armikut t\u00eb tyre, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebkat q\u00eb nuk e shlyen dot as e nes\u00ebrmja dhe as historia.<\/em><\/p>\n<p><em>I m\u00ebshiroj, por nuk m\u00eb dhimbsen. Thjesht, bashk\u00eb me nj\u00eb shumic\u00eb d\u00ebrrmuese t\u00eb heshtur, k\u00ebtej dhe andej Morin\u00ebs, e cila besoi se e m\u00ebrkura europiane e Shqip\u00ebris\u00eb ishte ajo q\u00eb duhej, i refuzoj plot\u00ebsisht. Sepse po shnd\u00ebrrohen n\u00eb t\u00eb lig\u00ebn q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb na shoh\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve ligsht. Por, dikush duhet t\u2019ua thot\u00eb, her\u00ebt apo von\u00eb, k\u00ebtyre humb\u00ebsve serial\u00eb, se t\u00eb urresh Ram\u00ebn, nuk \u00ebsht\u00eb arsye p\u00ebr t\u00eb mos dashur Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/em><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ministrja e Shtetit p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar me nj\u00eb status t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb rrjetin social Facebook, p\u00ebr t\u00eb mbrojtur kryeministrin Edi Rama nga reagimet e shumta pas fjalimit t\u00eb tij plot kritika t\u00eb mbajtur n\u00eb Asamblen\u00eb Parlamentare t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs. Rama thot\u00eb se kritik\u00ebt ishin \u201ct\u00eb yshtur nga inati dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":293056,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-293055","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-lajme","10":"category-politike","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/293055","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=293055"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/293055\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/293056"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=293055"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=293055"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=293055"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}