{"id":293508,"date":"2022-10-17T15:37:52","date_gmt":"2022-10-17T13:37:52","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=293508"},"modified":"2022-10-17T15:37:52","modified_gmt":"2022-10-17T13:37:52","slug":"pasaportat-e-arta-e-amnistia-fiskale-tabaku-tragjedi-qe-qeveria-ka-paraqitur-dy-nisma-vija-e-kuqe-e-be-per-shqiperine-korrupsioni-ne-nivelet-me-te-larta-te-partive-e-parlamentit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/pasaportat-e-arta-e-amnistia-fiskale-tabaku-tragjedi-qe-qeveria-ka-paraqitur-dy-nisma-vija-e-kuqe-e-be-per-shqiperine-korrupsioni-ne-nivelet-me-te-larta-te-partive-e-parlamentit\/","title":{"rendered":"Pasaportat e Arta e Amnistia Fiskale\/ Tabaku: Tragjedi q\u00eb qeveria ka paraqitur dy nisma, \u2018vija e kuqe\u2019 e BE p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Korrupsioni n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb partive e parlamentit"},"content":{"rendered":"<p><strong><span data-preserver-spaces=\"true\">Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka ngritur shqet\u00ebsimin e saj p\u00ebr korrupsionin n\u00eb vend dhe n\u00eb qeveri, n\u00eb fjal\u00ebn e saj n\u00eb mbledhjen e K\u00ebshillit Komb\u00ebtar p\u00ebr Integrimin Evropian.<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">\u201cKorrupsioni mbetet nj\u00eb fush\u00eb me shqet\u00ebsim serioz. Fatkeq\u00ebsisht sot ky korrupsion, nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb korruspion banaqesh q\u00eb luftohet me sh\u00ebrbime online, p\u00ebr t\u00eb cilat kam dyshimet e mia p\u00ebr aksesueshm\u00ebrin\u00eb. Por \u00ebsht\u00eb korrupsion politik, korrupsion me ligje, korrupsion q\u00eb ka kapur nivelet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb partive politike e parlamentit. Nj\u00eb s\u00ebmundje q\u00eb ka nevoj\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrhyrje urgjente.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Krimi Organizuar. Vazhdon t\u00eb mbetet nj\u00eb problem p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, i cili po eksportohet nga rajoni, n\u00eb vendet e BE e deri n\u00eb Amerik\u00ebn latine, q\u00eb po dep\u00ebrton n\u00eb jet\u00ebn ekonomike e financiare t\u00eb vendit. Dua t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndes marr\u00ebveshjen me Europol n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim (k\u00ebrkes\u00eb e konf t\u00eb par\u00eb) por kjo nuk \u00ebsht\u00eb e majftueshme\u201d, u shpreh ajo.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Tabaku tha gjithashtu se dy nismat e prezantuara nga qeveria p\u00ebr amnistin\u00eb fiskale dhe p\u00ebr Pasaportat e Arta, jan\u00eb \u2018dy vija t\u00eb kuqe t\u00eb BE p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb\u2019.<\/span><\/p>\n<p><strong><span data-preserver-spaces=\"true\">Fjala e Tabakut:\u00a0<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Shqip\u00ebria kandidatja e p\u00ebrjetshme p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb u publikua strategjia e zgjerimit dhe raporti p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, q\u00eb \u00e7do vit na tregon se ku jemi!<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">N\u00eb fakt shum\u00eb nga ne n\u00eb k\u00ebt\u00eb salll\u00eb e jasht\u00eb k\u00ebsaj salle e dim\u00eb shum\u00eb mir\u00eb gjendjen ton\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Kandidatja e p\u00ebrjetshme p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE!<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj kohe n\u00eb opozit\u00eb kam k\u00ebrkuar p\u00ebrher\u00eb e m\u00eb shpesh q\u00eb t\u00eb punohet p\u00ebr konferenc\u00ebn e par\u00eb nd\u00ebrqeveritare, e t\u00eb punohej pavar\u00ebsisht nj\u00eb date.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Ky \u00ebsht\u00eb raporti i par\u00eb q\u00eb dor\u00ebzohet nd\u00ebrsa Europa \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrfshir\u00eb nga nj\u00eb luft\u00eb e pad\u00ebshiruar por e detyruar. Nj\u00eb ngjarje e ve\u00e7ant\u00eb q\u00eb ka ndryshuar, p\u00ebr mir\u00eb deri m\u00eb tani, qasjen e BE-s\u00eb ndaj parimeve t\u00eb saj dhe n\u00eb ve\u00e7anti ndaj rajonit ton\u00eb, duket se Evropa po e gjen forc\u00ebn s\u00eb brendshmi. Por, megjith\u00ebse shum\u00eb\u00e7ka duket se ka ndryshuar nga disa vende skeptike n\u00eb raport me ne, shum\u00ebpak ka ndryshuar nga Shqip\u00ebria n\u00eb raport me detyrimet karshi vetes son\u00eb dhe padyshim BE-s\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Nj\u00eb proces nuk mund t\u00eb shkoj\u00eb p\u00ebrpara, n\u00ebse t\u00eb gjith\u00eb institucionet e vendit nuk jan\u00eb n\u00eb unison p\u00ebr drejtimin, ritmin, energjin\u00eb dhe frym\u00ebn q\u00eb duhet t\u00eb ndjekim.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Tanim\u00eb q\u00eb konferenca e par\u00eb \u00ebsht\u00eb \u00e7elur, besoj \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb e qart\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mazhoranc\u00eb dhe qeverin\u00eb se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces merite q\u00eb ka brenda tij s\u00eb paku dy aktor\u00eb kryesor\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, ky raport duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb dokument pune.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">N\u00eb k\u00ebto kushte kur Europa \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e hapur p\u00ebr t\u00eb mikpritur Shqip\u00ebrin\u00eb, duket shum\u00eb e pandershme q\u00eb ne t\u00eb mos jemi aty ku duhet.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Dhe me shqet\u00ebsim konstatova se vler\u00ebsimi p\u00ebr grupin e par\u00eb t\u00eb kapitujve \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb me at\u00eb t\u00eb nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb, asnj\u00eb ndryshim n\u00eb fakt pasi p\u00ebr dy vite me rradh\u00eb ka qen\u00eb i till\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">At\u00ebher\u00eb kur duhet q\u00eb \u00e7do gj\u00eb ta v\u00ebm\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb k\u00ebtij procesi, ne nuk duket se ja kemi arritur.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">P\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb shqet\u00ebsues fakti se qeveria shqiptare nuk e ka treguar ende vullnetin politik t\u00eb nevojsh\u00ebm p\u00ebr reforma.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Korrupsioni mbetet nj\u00eb fush\u00eb me shqet\u00ebsim serioz. Rritja e numrit t\u00eb d\u00ebnimeve p\u00ebrfundimtare t\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb mbetet nj\u00eb prioritet i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb trajtuar m\u00eb tej kultur\u00ebn e mosnd\u00ebshkimit. Natyrisht raporti p\u00ebrmend arrestimin e ish Ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm, por p\u00ebr vendin m\u00eb t\u00eb korruptuar n\u00eb Europ\u00eb, nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje si e incenerator\u00ebve d\u00ebshmuar dhe faktuar nga Komisioni Hetimor p\u00ebr Incenerator\u00ebt p\u00ebr 430 mln euro nga buxheti i shtetit, p\u00ebr koncesionet dhe PPP, SPAK ka nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb gjat\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb krijuar besueshm\u00ebri.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Hetime kriminale t\u00eb natyr\u00ebs Financiare, p\u00ebrmenden n\u00eb raport, jan\u00eb udh\u00ebhequr nga SPAK q\u00eb kan\u00eb treguar p\u00ebrfshirjen e politikan\u00ebve dhe an\u00ebtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb institucioneve shqiptare.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Nj\u00ebkoh\u00ebsisht raporti thekson se duhet vullnet m\u00eb i madh politik dhe v\u00eb n\u00eb dukje se si gjyq\u00ebsori po p\u00ebrpiqet t\u00eb intimidohet n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre; Korrupsioni i nivelit t\u00eb lart\u00eb dhe politik duhet t\u00eb trajtohet n\u00eb m\u00ebnyra m\u00eb vendimtare, pasi vazhdojn\u00eb shenja t\u00eb konflikteve t\u00eb forta t\u00eb interesave publike me ato private. Duhet nj\u00eb vullnet politik m\u00eb i madh, nj\u00eb strukturim m\u00eb i fort\u00eb dhe gjithashtu resurset e duhura dhe aft\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkuar tek niveli i mjaftueshm\u00ebris\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Dhe ky k\u00ebshill komb\u00ebtar k\u00ebt\u00eb duhet t\u00eb diskutoj\u00eb cilat jan\u00eb nevojat e institucioneve t\u00eb reja t\u00eb luft\u00ebs ndaj korruspionit, t\u00eb cilat ne si Kuvend do duhet t\u2019i v\u00ebm\u00eb menj\u00ebher\u00eb n\u00eb dispozicion.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Jav\u00eb m\u00eb par\u00eb nj\u00eb anket\u00eb e OECD renditi se nj\u00eb nga shkaqet madhore p\u00ebr largimin e qytetar\u00ebve nga rajoni ishte korrupsioni. Nuk ka shqiptar brenda dhe jasht\u00eb k\u00ebsaj salle q\u00eb nuk dakord\u00ebsohet se ky \u00ebsht\u00eb shkaku themelor p\u00ebr largimin nga vendi i qyetar\u00ebve tan\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Fatkeq\u00ebsisht sot ky korrupsion, nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb korruspion banaqesh q\u00eb luftohet me sh\u00ebrbime online, p\u00ebr t\u00eb cilat kam dyshimet e mia p\u00ebr aksesueshm\u00ebrin\u00eb. Por \u00ebsht\u00eb korrupsion politik, korrupsion me ligje, korrupsion q\u00eb ka kapur nivelet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb partive politike e parlamentit. Nj\u00eb s\u00ebmundje q\u00eb ka nevoj\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrhyrje urgjente.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Krimi Organizuar. Vazhdon t\u00eb mbetet nj\u00eb problem p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, i cili po eksportohet nga rajoni, n\u00eb vendet e BE e deri n\u00eb Amerik\u00ebn latine, q\u00eb po dep\u00ebrton n\u00eb jet\u00ebn ekonomike e financiare t\u00eb vendit. Dua t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndes marr\u00ebveshjen me Europol n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim (k\u00ebrkes\u00eb e konf t\u00eb par\u00eb) por kjo nuk \u00ebsht\u00eb e majftueshme.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Fatkeq\u00ebsisht p\u00ebrpos problematik\u00ebs s\u00eb korrupsionit, krimit t\u00eb organizuar dhe emigracionit (azilk\u00ebrkuesve) ka dy probleme t\u00eb tjera q\u00eb jan\u00eb vija e kuqe e BE-s\u00eb. S\u00eb pari Amnistia Fiskale dhe s\u00eb dyti Pasaportat e Arta. Sa i p\u00ebrket shtet\u00ebsis\u00eb, Shqip\u00ebria duhet t\u00eb p\u00ebrmbahet nga zhvillimi i nj\u00eb skeme t\u00eb n\u00ebnshtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb investitor\u00ebve (pasaporta t\u00eb arta) pasi do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte rrezik p\u00ebrsa i p\u00ebrket siguris\u00eb, pastrimit t\u00eb parave, evazionit fiskal, financimit t\u00eb terrorizmit, korrupsionit dhe infiltrimit nga krimi i organizuar dhe do t\u00eb ishte i papajtuesh\u00ebm me acquis e BE-s\u00eb shprehet KE. Raporti shprehet se miratimi i nj\u00eb amnistie tatimore dhe penale kund\u00ebr k\u00ebshillave t\u00eb BE-s\u00eb dhe Moneyval, mund t\u00eb rrezikoj\u00eb p\u00ebrparimin n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb, si dhe n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr pastrimit t\u00eb parave.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Gjyq\u00ebsori: N\u00eb lidhje me sistemin gjyq\u00ebsor, megjith\u00eb zbatimin e reform\u00ebs gjyq\u00ebsore dhe ngritjen e t\u00eb gjitha strukturave t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, KE shfaq problemin e procedurave t\u00eb gjata, dhe numrit t\u00eb madh t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb mbetura t\u00eb cilat vazhdojn\u00eb t\u00eb ndikojn\u00eb negativisht n\u00eb efikasitetin e sistemit gjyq\u00ebsor. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb ne kemi ende probleme me nd\u00ebrhyrjen e politik\u00ebs, n\u00eb jet\u00ebn e SPAK dhe gjyq\u00ebsorit.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Un\u00eb, jam ende duke pritur q\u00eb t\u00eb shoh rezultate gjithnj\u00eb e m\u00eb konkrete pasi e kam t\u00eb qart\u00eb q\u00eb pand\u00ebshkueshm\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga ato plag\u00ebt e hapura n\u00eb vendin ton\u00eb q\u00eb nuk po mbyllet.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Drejt\u00ebsia sot ka detyrimin q\u00eb t\u00eb shk\u00ebputet politikisht nga pushteti ekzekutiv, sikund\u00ebr ka dhe detyr\u00ebn t\u00eb d\u00ebshmoj\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e saj e mbi t\u00eb gjitha guximin, p\u00ebr t\u00eb prekur aty ku duhet edhe kur pushteti \u00ebsht\u00eb m\u00eb i fort\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Nuk dua t\u00eb b\u00ebj moraliz\u00ebm por dua t\u00eb flas me fakte. M\u00eb vjen keq q\u00eb nd\u00ebrsa lexoja emrat e propozuar p\u00ebr disa nga institucionet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb vura re eskpert\u00ebt, ata q\u00eb shkruan reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Imagjinoni pak sikur ne k\u00ebtu t\u00eb shkruajm\u00eb dhe miratojm\u00eb ligje apo dhe nd\u00ebrtojm\u00eb institucione ku t\u00eb em\u00ebrohemi po ne n\u00eb krye t\u00eb tyre. Pra, sikur q\u00ebllimi dhe synimi p\u00ebrfundimtar i gjith\u00eb k\u00ebsaj reforme, t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb vendosja n\u00eb krye t\u00eb \u00e7do institucioni, t\u00eb nj\u00eb prej shkruesve t\u00eb reform\u00ebs. A mos votuam nj\u00eb reform\u00eb n\u00eb drejt\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb shembur nj\u00eb korporatiz\u00ebm dhe t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr me figura t\u00eb reja?<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Un\u00eb nuk besoj se ky ka qen\u00eb as q\u00ebllimi i deputet\u00ebve, as i atyre q\u00eb e mb\u00ebshtet\u00ebn dhe e mb\u00ebshtesin reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Demokracia institucionale \u00ebsht\u00eb zhb\u00ebrja e korporatizmit n\u00eb poste publike dhe e sundimit t\u00eb nj\u00eb kaste t\u00eb vog\u00ebl dhe t\u00eb perhershme.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Kryeministria, p\u00ebr fatin e keq, \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb kull\u00eb t\u00eb qend\u00ebrzuar kontrolli, ku nj\u00eb s\u00ebr\u00eb agjensish t\u00eb cilat i kam denoncuar q\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb q\u00eb jan\u00eb krijuar, duke ushtruar kontroll n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e informimit, t\u00eb koordinimit t\u00eb fondeve e t\u00eb informacionit q\u00eb marrin qytetar\u00ebt dhe BE. Kjo transparenc\u00eb me regji q\u00eb ka ndodhur aty por dhe n\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb institucionesh t\u00eb var\u00ebsis\u00eb, ashtu si thot\u00eb raporti, ngre pik\u00ebpyetje p\u00ebr standartet e administrat\u00ebs publike, por q\u00eb fatkeq\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb nj\u00eb filozofi e m\u00ebnyr\u00eb drejtimi.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Askush nuk i ka harruar \u201cinternimet\u201d e gazetar\u00ebve apo \u201crehabilitimet\u201d e tyre q\u00eb t\u00eb kujtojn\u00eb koh\u00eb t\u00eb pad\u00ebshirueshme apo dhe \u201cK\u00ebshtjell\u00ebn\u201d e Kafk\u00ebs. T\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb shqet\u00ebsime, t\u00eb cilat gjejn\u00eb reflektim dhe n\u00eb raport, ndikojn\u00eb n\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsimin e situat\u00ebs s\u00eb liris\u00eb s\u00eb shrehjes.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Jo vet\u00ebm kaq por edhe sulmi i mediave apo pronar\u00ebve t\u00eb tyre n\u00eb biznese kur nuk p\u00ebrputhet politika editoriale me d\u00ebshirat e qeveris\u00eb \u00ebsht\u00eb po aq problematike, p\u00ebr lirin\u00eb e mediave.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Nd\u00ebrsa flasim, kam d\u00ebgjuar q\u00eb n\u00eb parlament do t\u00eb sillet p\u00ebr diskutim dekreti i i famsh\u00ebm \u201cLigji Antishpifje\u201d, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb test i v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebt q\u00eb jan\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Ironikisht sa m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrq\u00ebndrohet pushteti, aq m\u00eb pak ligje p\u00ebrafrojm\u00eb me BE! Ve\u00e7 9 ligje n\u00eb nj\u00eb vit pun\u00eb!<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Por, tragjedia m\u00eb e madhe mbetet kur n\u00eb munges\u00eb t\u00eb ligjeve n\u00eb fjal\u00eb, qeveria shqiptare ka paraqitur dy nisma q\u00eb jan\u00eb qart\u00ebsisht vija e kuqe e Bashkimit Europian p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">S\u00eb pari, nisma e Pasaportave t\u00eb Arta q\u00eb n\u00eb kushtet e k\u00ebsaj Shqip\u00ebrie dhe k\u00ebsaj qeverisje, do ta kthente vendin n\u00eb parajs\u00ebn e parave t\u00eb pista, krimit t\u00eb organizuar dhe nj\u00eb rrezik eminent p\u00ebr Bashkimin Europian.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Pasaportat e Arta nuk mund t\u00eb jet\u00eb politika e t\u00ebrheqjes s\u00eb investitor\u00ebve t\u00eb huaj pasi ajo n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb politika e korruptimit dhe pastrimit t\u00eb parave n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">S\u00eb dyti, m\u00eb duket shum\u00eb e pafalshme q\u00eb n\u00eb vitin 2022 raportet vjetore t\u00eb Bashkimit Europian, t\u00eb nisin edhe nj\u00eb her\u00eb me projektligje q\u00eb duhet t\u00eb ishin zhdukur nga qarkullimi; ligji i Amnistis\u00eb Fiskale dhe Penale nuk mund t\u00eb jet\u00eb muri pengues i integrimit n\u00eb BE dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht trampolina e arsyeve t\u00eb largimit nga vendi.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Nuk mund t\u00eb shp\u00ebtojm\u00eb ekonomin\u00eb duke incentivuar pastrimin e parave p\u00ebrmes Amnistis\u00eb Fiskale. Nuk do t\u00eb jemi parajsa e Investimeve t\u00eb Huaja n\u00ebse incentivojm\u00eb Pasaportat e Arta.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, do t\u00eb jemi parajsa e parave t\u00eb pista dhe gjithashtu streha e radh\u00ebs e krimit t\u00eb organizuar.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Kriza ekonomike q\u00eb po prek edhe vendin ton\u00eb me nj\u00eb shpejt\u00ebsi t\u00eb madhe do t\u00eb godas\u00eb t\u00eb ardhurat e ul\u00ebta t\u00eb nj\u00eb shteti ku 30% e qytetar\u00ebve jetojn\u00eb n\u00ebn 5 USD\/dit\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">\u00cbsht\u00eb detyra jon\u00eb, e qeveris\u00eb dhe parlamentit, q\u00eb t\u00eb fokusohet n\u00eb krijimin e nj\u00eb tregu t\u00eb lir\u00eb, thithjen e investitor\u00ebve t\u00eb huaj q\u00eb jan\u00eb nga vendet partnere, p\u00ebr t\u00eb rritur nivelin e jetes\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Raporti i OECD tregon se thuajse 80% e shqiptar\u00ebve largohen sepse nuk kan\u00eb kushtet e jetes\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb dinjitoze. Paga e ul\u00ebt vjen sepse tregu \u00ebsht\u00eb i kapur dhe jo i lir\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Un\u00eb jam shum\u00eb e qart\u00eb nd\u00ebrsa shoh se si nj\u00eb vend q\u00eb nuk promovon konkurenc\u00ebn, meritokracin\u00eb dhe pengon mobilitetin social do t\u00eb p\u00ebrballet me hemorragjin\u00eb e trisht\u00eb t\u00eb largimit t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb saj.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Shqip\u00ebria gjithmon\u00eb \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar p\u00ebr fqinj\u00ebsin\u00eb e mir\u00eb dhe p\u00ebr ravij\u00ebzimin e politik\u00ebs s\u00eb jashtme me partner\u00ebt strategjik\u00eb; e m\u00eb lejoni t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndes dhe mb\u00ebshtes plot\u00ebsisht q\u00ebndrimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb K\u00ebshillin e Siguris\u00eb s\u00eb OKB si dhe rezolutat e propozuara. Ne, mund t\u00eb ndahemi p\u00ebr shum\u00eb\u00e7ka mes nesh, por siguria jon\u00eb komb\u00ebtare dhe unfikimi i qendrimeve tona me partnerin ton\u00eb strategjik jan\u00eb ato \u00e7ka na bashkojn\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Padyshim, do t\u00eb kisha d\u00ebshiruar m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrpjekje nga ana jon\u00eb n\u00eb lidhje me Kosov\u00ebn, por situata gjeostratike dhe lufta n\u00eb Europ\u00eb ka sjell\u00eb prioritete dhe m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb l\u00ebn\u00eb pasdore Kosov\u00ebn por q\u00eb nuk duhet ta l\u00ebn\u00eb at\u00eb n\u00eb harres\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Ky K\u00ebshill Komb\u00ebtar i Integrimit mblidhet pak dit\u00eb pasi Presidenti ka mbledhur K\u00ebshillin e Siguris\u00eb Komb\u00ebtare dhe kur n\u00eb Komisionin e Siguris\u00eb \u00ebsht\u00eb paraqitur nj\u00eb raport top-secret, n\u00eb lidhje me sulmin kibernetik nga Irani. M\u00eb lejoni t\u00eb shpreh mb\u00ebshtetjen time dhe t\u00eb forc\u00ebs politike q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj p\u00ebr nd\u00ebrprerjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve me Republik\u00ebn Islamike t\u00eb Iranit.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Mir\u00ebpo, ne duhet t\u00eb jemi koshient, se kjo situat\u00eb dhe ky dor\u00ebzim ka ardhur dhe si pasoj\u00eb e nj\u00eb keqmanaxhimi t\u00eb vazhduesh\u00ebm t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave personale. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, askush nuk mund t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb sulmin e padrejt\u00eb t\u00eb Iranit p\u00ebr t\u00eb mbuluar padrejt\u00ebsin\u00eb e shtrir\u00eb n\u00eb vite, ku keqmanaxhimi fondeve, korrupsioni n\u00eb tendera dhe s\u00eb fundi abuzimi me t\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebrmes patronazhist\u00ebve kan\u00eb hapur nj\u00eb der\u00eb q\u00eb tanim\u00eb na e kan\u00eb zbuluar edhe vende jomiq\u00ebsore.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Ashtu si thot\u00eb dhe Churchill: ato q\u00eb nuk m\u00ebsojn\u00eb nga historia jan\u00eb t\u00eb d\u00ebnuar ta p\u00ebrs\u00ebrisin at\u00eb!<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">E t\u00eb mos b\u00ebjm\u00eb gabimet q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebto 8 vite, e pse jo dhe 30 vitet e fundit n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces dua ta mbyll duke theksuar:<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">1. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme kam k\u00ebmb\u00ebngulur n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn time q\u00eb procesi i screening t\u00eb p\u00ebrshpejtohet. Ne jemi kthyer n\u00eb nj\u00eb banor thuajse permanent i paradhom\u00ebs, ndaj nxitimi p\u00ebr ta \u00e7uar k\u00ebt\u00eb proces m\u00eb shpejt p\u00ebrpara do t\u00eb na shp\u00ebtoj\u00eb nga ankthi i t\u00eb ngelurit n\u00eb klas\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">2. Ky proces duhet t\u00eb jet\u00eb ai i qytetar\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt nuk kan\u00eb p\u00ebrse t\u00eb p\u00ebrdoren si bazeni i sondazheve p\u00ebr politikat e gabuara, por si p\u00ebrfitues t\u00eb nj\u00eb procesi p\u00ebr t\u00eb cilin ne duhet t\u00eb punojm\u00eb. Prandaj, mendoj q\u00eb ju takon ju Znj. Ambasadore, si mbajt\u00ebse e k\u00ebtij portofoli, q\u00eb ta shtyni qeverin\u00eb edhe kur kjo nuk ka d\u00ebshir\u00ebn t\u00eb ec\u00eb n\u00eb binar\u00ebt e mir\u00ebp\u00ebrcaktuar t\u00eb BE-s\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">3. Un\u00eb sot jam n\u00eb k\u00ebt\u00eb pozicion e nes\u00ebr nuk do t\u00eb jem, askush nuk \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrjetsh\u00ebm n\u00eb politik\u00eb. Kjo nuk ka lidhje me indidivd\u00ebt por ka lidhje me institucionet dhe institucioni i parlamentit \u00ebsht\u00eb dhe do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrher\u00eb i nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, ashtu si dhe p\u00ebrfshirja e opozit\u00ebs. Ndaj s\u00eb pari, dua t\u2019ju k\u00ebrkoj dhe nj\u00eb her\u00eb, me shpres\u00ebn q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb hera e fundit, q\u00eb ky institucion t\u00eb informohet p\u00ebr procesin e screening q\u00eb ka filluar.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">4. Ne duhet t\u00eb heqim dor\u00eb nga heshtja si mjet komunikimi. Do t\u00eb ishte e udh\u00ebs dhe e dobishme q\u00eb p\u00ebr t\u00eb dy institucionet tona, t\u00eb kemi nj\u00eb komunikim strategjik p\u00ebr ta kthyer at\u00eb m\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt p\u00ebrfitimet e shum\u00ebpritura por edhe kostot q\u00eb do t\u00eb duhet t\u00eb kemi! Ajo \u00e7far\u00eb shqiptar\u00ebt do duhet t\u00eb kuptojn\u00eb \u00ebsht\u00eb se Bashkimi Europian, nd\u00ebr t\u00eb tjera \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb mund\u00ebsi e art\u00eb p\u00ebr t\u00eb kryer biznes, p\u00ebr t\u2019u rritur, p\u00ebr t\u00eb zgjeruar horizontin e mund\u00ebsit\u00eb. Shqiptar\u00ebt duhet t\u00eb kuptojn\u00eb se arsimi, diplomat, tregu, pun\u00ebsimi do jen\u00eb mund\u00ebsi reale ashtu si dhe ky proces do t\u00eb ket\u00eb pengesa e rezistenc\u00eb, e duhet ta b\u00ebjm\u00eb sa m\u00eb transparent qe rezistenca p\u00ebr ndryshim, t\u00eb jet\u00eb vec nga frika e transformimit e jo nga aft\u00ebsia e mund\u00ebsia p\u00ebr tu rritur.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Ka nj\u00eb arsye t\u00eb trisht\u00eb q\u00eb lexoj n\u00eb syt\u00eb e atyre q\u00eb takoj dhe q\u00eb duan t\u00eb ikin. Ata jo se nuk besojn\u00eb tek Bashkimi Europian, pasi shifrat tregojn\u00eb q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb azil atje, por k\u00ebta shqiptar\u00eb nuk besojn\u00eb se ne mund t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb Shqip\u00ebri m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, m\u00eb t\u00eb ndershme, m\u00eb konkuruese. Prandaj, detyra jon\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb t\u00eb fshihemi e as t\u00eb justifikojm\u00eb largimet.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Detyra jon\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb Europ\u00ebn k\u00ebtu, jo me slogane, jo me videoklipe por me zbatimin e atyre k\u00ebrkesave themelore t\u00eb liris\u00eb s\u00eb tregut, kapitalit, barazis\u00eb p\u00ebrpara ligjit dhe meritokracis\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Jam shum\u00eb e bindur q\u00eb procesi i integrimit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shans q\u00eb nuk duhet humbur p\u00ebr \u201cbrain gain\u201d. Nj\u00eb mund\u00ebsi e jasht\u00ebzakonshme q\u00eb pasurin\u00eb e madhe q\u00eb e kemi humbur gjith\u00eb k\u00ebto vite, ta rikthejm\u00eb s\u00ebrish k\u00ebtu.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri ku meritokracia, mobiliteti social dhe konkurenca t\u00eb jen\u00eb bazat, ne duhet t\u00eb luftojm\u00eb q\u00eb \u00e7do nism\u00eb ligjore t\u00eb jet\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me parimet dhe vlerat e nj\u00eb demokracie institucionale.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Ka ardhur koha t\u00eb punojm\u00eb m\u00eb shum\u00eb se sa t\u00eb propagandojm\u00eb! Ka ardhur koha t\u00eb ndryshojm\u00eb, ne t\u00eb par\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb e institucionet q\u00eb ne p\u00ebrfaq\u00ebsojm\u00eb!<\/span><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka ngritur shqet\u00ebsimin e saj p\u00ebr korrupsionin n\u00eb vend dhe n\u00eb qeveri, n\u00eb fjal\u00ebn e saj n\u00eb mbledhjen e K\u00ebshillit Komb\u00ebtar p\u00ebr Integrimin Evropian. \u201cKorrupsioni mbetet nj\u00eb fush\u00eb me shqet\u00ebsim serioz. Fatkeq\u00ebsisht sot ky korrupsion, nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb korruspion banaqesh q\u00eb luftohet me sh\u00ebrbime online, p\u00ebr t\u00eb cilat kam dyshimet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":293511,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-293508","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/293508","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=293508"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/293508\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/293511"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=293508"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=293508"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=293508"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}