{"id":293816,"date":"2022-10-18T16:29:33","date_gmt":"2022-10-18T14:29:33","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=293816"},"modified":"2022-10-18T16:29:33","modified_gmt":"2022-10-18T14:29:33","slug":"braho-rama-qeverisje-aventureske-spak-u-te-mos-merret-vetem-me-berishen-edhe-me-rilindesit-e-babezitur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/braho-rama-qeverisje-aventureske-spak-u-te-mos-merret-vetem-me-berishen-edhe-me-rilindesit-e-babezitur\/","title":{"rendered":"Braho: Rama, qeverisje aventureske! SPAK-u t\u00eb mos merret vet\u00ebm me Berish\u00ebn, edhe me rilind\u00ebsit e bab\u00ebzitur"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Spartak Braho<\/strong><\/p>\n<p>VET\u00cbM DREJT\u00cbSIA DHE ORGANET E SAJ DO TA SHP\u00cbTOJN\u00cb K\u00cbT\u00cb VEND<\/p>\n<p>Dal\u00ebngadal\u00eb po mbushet nj\u00eb vit q\u00eb nga koha kur Sali Berisha me nj\u00eb inkursion politik mitingjesh t\u00eb vet\u00ebquajtur \u201cFoltore\u201d mori p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb organizoj\u00eb dhe t\u00eb drejtoj\u00eb k\u00ebtej e tutje vet\u00eb Partin\u00eb Demokratike.<\/p>\n<p>Disa mitingje, mbledhje apo Kongrese, t\u00eb drejtuara prej tij nga nj\u00eb struktur\u00eb q\u00eb nuk ishte d\u00ebgjuar deri at\u00ebher\u00eb, t\u00eb quajtur Komisioni i Rithemelimit, ai spostoi dhe shkarkoi kryetarin e deriat\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb saj, Lulzim Bash\u00ebn. Ishin t\u00eb gjitha k\u00ebto nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb veprimi, v\u00ebrtetim q\u00eb ngjason me nj\u00eb \u201cgrusht shteti politik\u201d, por i zakonsh\u00ebm, p\u00ebr huqet dhe aft\u00ebsit\u00eb e Berish\u00ebs si mjesht\u00ebr i komploteve.<\/p>\n<p>E quajti Rithemelim t\u00eb strukturave t\u00eb elektoratit t\u00eb djatht\u00eb, t\u00eb shumtit e t\u00eb cil\u00ebve nuk u mor vesh, ishin an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Demokratike apo simpatizant\u00eb. Nj\u00eb fasad\u00eb zgjedhore e dhjetorit dhe e janarit, t\u00eb quajtura Kongrese, e zgjodh\u00ebn Sali Berish\u00ebn kryetar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, por tw pakonfirmuar e tw njohur nga Gjykata, si Parti legale q\u00eb g\u00ebzonte dhe atributet e PD-s\u00eb s\u00eb deriat\u00ebhershme. N\u00eb k\u00ebto kushte nuk dihet se kush \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta dhe zyrtarja midis k\u00ebtyre dy partive.<\/p>\n<p>Tani ky \u00ebsht\u00eb problemi, q\u00eb p\u00ebr shum\u00ebk\u00ebnd \u00ebsht\u00eb i kuptuesh\u00ebm, por jo p\u00ebr ata q\u00eb drejtojn\u00eb k\u00ebto dy parti. Secili q\u00ebndron n\u00eb t\u00eb vet\u00ebn duke trashur z\u00ebrin se partia legale jam un\u00eb!!! P\u00ebr tw mos e zgjatur m\u00eb me k\u00ebt\u00eb \u00e7orb\u00eb shpjegimesh, \u00ebsht\u00eb Lulzimi apo Saliu kryetari i PD-s\u00eb, po i bie shkurt. Thelbi i k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje lidhet se kush e ka legjitimitetin q\u00eb parashikon ligji \u201cP\u00ebr krijimin e Partive Politike\u201d. Referuar k\u00ebtij Ligji, edhe pse PD-ja gjat\u00eb 30 vjet\u00ebve t\u00eb historis\u00eb s\u00eb saj, disa her\u00eb \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb n\u00eb cop\u00ebza dhe disa her\u00eb jan\u00eb bashkuar m\u00eb pas fraksionet politike t\u00eb saj. Pjesa legjitime e saj mbeti ajo e njohur n\u00eb dhjetor t\u00eb 1991 me kryetar Sali Berish\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2013, ai pranoi dor\u00ebheqjen, u largua nga t\u00eb gjitha funksionet dhe at\u00eb t\u00eb kryetarit me \u201czotimin solemn\u201d, se nuk do t\u00eb kthehet m\u00eb n\u00eb drejtim duke ia dh\u00ebn\u00eb drejtimin e partis\u00eb s\u00eb tij, Lulzim Bash\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb sens, problemi nuk \u00ebsht\u00eb thjesht politik, por ligjor. Pa zgjidhur k\u00ebt\u00eb ng\u00ebr\u00e7, pra, legjitimitetin, t\u00eb dyja pal\u00ebt, pasi b\u00ebn\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb grushtesh n\u00eb ambientet e Shqupit dhun\u00eb, tentativ\u00eb p\u00ebr t\u00eb eliminuar fizikisht nj\u00ebri-tjetrin e forc\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb godin\u00ebn dhe ambientet, iu drejtuan Gjykat\u00ebs, e cila ende nuk \u00ebsht\u00eb shprehur p\u00ebrfundimisht.<\/p>\n<p>Do t\u00eb jet\u00eb vendimi i Gjykat\u00ebs, q\u00eb do t\u00eb ndaj\u00eb \u201cshapin nga sheqeri\u201d, ashtu sikund\u00ebr \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb ky vendim vazhdon t\u00eb jet\u00eb i vonuar jo vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb procedurave, por edhe disa ngjarjeve e ndryshimeve politike q\u00eb kan\u00eb rrjedhur, ku m\u00eb kryesorja \u00ebsht\u00eb se ish-drejtuesi i PD-s\u00eb, Sali Berisha, \u00ebsht\u00eb nominuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit si person NON GRATA. Ky q\u00ebndrim e komplikoi zgjidhjen dhe ka stepur Gjykat\u00ebn \u201ch\u00eb per h\u00eb\u201d, p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb sherrin e dy \u201cmotrave\u201d aspak miq\u00ebsore me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn. Logjika dhe gjasat jan\u00eb q\u00eb Gjykata t\u00eb mos e njoh\u00eb si legjitime Partin\u00eb e Berish\u00ebs, pa\u00e7ka se ajo mund t\u00eb ket\u00eb numrin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb, po numrin m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb Grupit Parlamentar.<\/p>\n<p>Kurse \u201ckarrigia\u201d p\u00ebr k\u00ebto dy parti \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn do t\u00eb hip\u00eb ajo q\u00eb do t\u00eb caktoj\u00eb vendimi i Gjykat\u00ebs. \u00c7\u2019do t\u00eb b\u00ebhet me Partin\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb legalisht n\u00eb jet\u00ebn politike? Asaj i duhen t\u00eb formatoj\u00eb k\u00ebrkesa dhe simbole t\u00eb reja dhe p\u00ebr t\u2019i miratuar e legalizuar dhe p\u00ebr k\u00ebto duhet t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb Gjykat\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb em\u00ebr t\u00eb ri. Pamund\u00ebsin\u00eb e zgjedhjes dhe legalizimin e Partis\u00eb s\u00eb Berish\u00ebs e dikton edhe fakti se Kuvendi ka p\u00ebrgatitur p\u00ebr shqyrtim dhe miratim amendamente shtes\u00eb n\u00eb ligjin e \u201cDekriminalizimit\u201d. Me sa kemi par\u00eb, Berisha e ndonj\u00eb tjet\u00ebr do t\u00eb p\u00ebrjashtohen nga t\u00eb qenit drejtues politik\u00eb e deputet\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb prejardhjes s\u00eb tyre e funksionet q\u00eb ka mbajtur para viteve \u201890. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja e sherrit t\u00eb brendsh\u00ebm, por edhe m\u00ebnyra ligjore e zgjidhjes p\u00ebr dy \u201cshemrat\u201d, t\u00eb quajtura akoma PD.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb parashikon Eduart Zaloshnja, sondazhisti i talentuar shqiptar?<\/strong><\/p>\n<p>Vendi ndodhet n\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb organeve t\u00eb pushtetit vendor, ku t\u00eb gjitha partit\u00eb kan\u00eb nisur secila sipas m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb tyre fushat\u00ebn elektorale me objektivin kryesor p\u00ebr zgjedhjen e kandidat\u00ebve. \u00cbsht\u00eb ky nj\u00eb proces i nd\u00ebrlikuar sepse nga nj\u00ebra an\u00eb maxhoranca si Parti e vetme n\u00eb fushat\u00eb do t\u00eb ket\u00eb probleme p\u00ebr shkak t\u00eb konsumimit q\u00eb kan\u00eb p\u00ebsuar t\u00eb zgjedhurit e saj kryesor\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa opozita, nga ana tjet\u00ebr, duke qen\u00eb e p\u00ebr\u00e7ar\u00eb n\u00eb tri pole, dy PD, Partia e Liris\u00eb dhe grupi i partive t\u00eb tjera t\u00eb djathta, do t\u00eb jet\u00eb problematike. Si do t\u00eb zgjidhen kandidat\u00ebt, kush do t\u2019i propozoj\u00eb, me cil\u00ebn sig\u00ebl do t\u00eb paraqiten n\u00eb fushat\u00eb? Ka z\u00ebra q\u00eb thuhet se Partia e Saliut dhe Flamurit k\u00ebt\u00eb handikap do ta zgjidhin me ndihm\u00ebn e simboleve t\u00eb partis\u00eb s\u00eb Ilir Met\u00ebs, i cili \u00ebsht\u00eb me pik\u00ebpyetje n\u00ebse do ta haj\u00eb \u201csapunin p\u00ebr djath\u00eb\u201d kur partia e tij nuk do t\u00eb ket\u00eb list\u00eb p\u00ebr kandidat\u00eb. Ky formatim i list\u00ebs s\u00eb kandidat\u00ebve, ndon\u00ebse \u00ebsht\u00eb i mundsh\u00ebm ligj\u00ebrisht, nuk \u00ebsht\u00eb i dobish\u00ebm p\u00ebr partit\u00eb e tjera.<\/p>\n<p>Dit\u00ebt e fundit po synohet t\u00eb krijohet nj\u00eb grupim politik me p\u00ebrb\u00ebrjen e t\u00eb gjith\u00eb grupimeve opozitare n\u00ebn nj\u00eb sig\u00ebl zgjedhore. Por edhe kjo m\u00ebnyr\u00eb zgjidh vet\u00ebm an\u00ebn procedurale. Por n\u00eb kushtet kur brenda k\u00ebtij grupimi prevalojn\u00eb interesa t\u00eb ndryshme t\u00eb krer\u00ebve t\u00eb tyre dhe jo i elektoratit, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb do t\u00eb jet\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb, sigurimi dhe funksionimi i nj\u00eb shumatoreje elektorale fituese. K\u00ebt\u00eb e tregojn\u00eb dhe e parashikojn\u00eb edhe sondazhet e z.Eduart Zaloshnja. Era fryn p\u00ebrs\u00ebri p\u00ebr maxhoranc\u00ebn aktuale, ndon\u00ebse ajo nuk do t\u00eb jet\u00eb mir\u00ebfillti socialiste.<\/p>\n<p><strong>A kan\u00eb efekt dhe ndikim thirrjet p\u00ebr protesta t\u00eb partive opozitare p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar Edi Ram\u00ebn?<\/strong><\/p>\n<p>Thirrjet e dyshes Berisha-Meta p\u00ebr organizim protestash me disa lloje cil\u00ebsimesh, si t\u00eb pandalshme, me dhun\u00eb, me mosbindje civile, revolucionare, t\u00eb pand\u00ebrprera ashtu si\u00e7 e kemi par\u00eb deri tani, nuk ka ndonj\u00eb sinoptik\u00eb apo gjas\u00eb se do t\u00eb zgjidhin gj\u00eb. Ndon\u00ebse kjo shkum\u00eb thirrjesh, ngrihet mbi nj\u00eb problematik\u00eb dhe t\u00eb drejta p\u00ebr t\u00eb protestuar dhe ia vlejn\u00eb p\u00ebr t\u00eb zgjuar opinionin kund\u00ebr keqqeverisjes s\u00eb maxhoranc\u00ebs n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi dhe drejtimit pa busull\u00eb dhe problematike n\u00eb situat\u00ebn ekonomike n\u00eb vend t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb interesante t\u00eb parashikohet rezultati i k\u00ebtyre zgjedhjeve, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vendi ka nevoj\u00eb p\u00ebr ndryshime rr\u00ebnj\u00ebsore. P\u00ebrball\u00eb dyshes Berisha-Meta e kompani, Rama ka mund\u00ebsi t\u2019i kap\u00ebrdij\u00eb, t\u2019i mposht\u00eb n\u00eb zgjedhjet e pritshme t\u00eb vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm, por jo ashtu si\u00e7 e pret e mendon drejtuesi i Partis\u00eb Socialiste. Gjithsesi, kjo \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm prognoz\u00eb, kKuvendi dhe politika kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr novacione n\u00eb ide dhe ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb emra. Nuk mund t\u00eb vazhdohet me Vangjush Dakon n\u00eb rrethin e Durr\u00ebsit apo me \u201czogjt\u00eb\u201d q\u00eb ka p\u00ebrgatitur p\u00ebr fushat\u00eb, ashtu sikund\u00ebrse nuk mund t\u00eb vazhdohet n\u00eb Mamurras me vjedh\u00ebsin e makin\u00ebs s\u00eb Benzemas\u00eb.<\/p>\n<p><strong>A do t\u00eb vazhdoj\u00eb pand\u00ebshkueshm\u00ebria ndaj Sali Berish\u00ebs p\u00ebr k\u00ebto 30 vjet?<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb pakt\u00ebn, Berisha e ka drejtuar vendin her\u00eb President e her\u00eb Kryeminist\u00ebr p\u00ebr gati 15 vjet, por bilanci i drejtimit t\u00eb tij, pothuajse \u00ebsht\u00eb negativ, pasi ai ka rrezikuar qeverisjen e vendit me qindra skandale dhe personalisht ai duhet t\u00eb p\u00ebrgjigjet jo vet\u00ebm politikisht, por edhe ligj\u00ebrisht. Ai u ka mbijetuar situatave t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr shum\u00eb faktor\u00eb. P\u00ebr t\u00eb shpjeguar ato holl\u00ebsisht dhe specifikisht nuk do t\u00eb ndalem.<\/p>\n<p>Kryesore p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mbijetes\u00eb t\u00eb tij, \u00ebsht\u00eb mosfunksionimi i shtetit q\u00eb ka sjell\u00eb pand\u00ebshkueshm\u00ebrin\u00eb dhe v\u00ebnien para p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb. Etapa e tij e mosfunksionimit t\u00eb shtetit dhe ligjit q\u00eb ka zgjatur periudh\u00ebn e tranzicionit duhet th\u00ebn\u00eb e pranuar se e ka \u201cmbjell\u00eb\u201d e kultivuar edhe vet\u00eb Partia Socialiste e drejtuesit e saj n\u00eb vite, por edhe ndikimi i faktorit nd\u00ebrkomb\u00ebtar me motivin \u201cta ruajm\u00eb stabilitetin n\u00eb rajon dhe n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d. Gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve, asnj\u00eb gjemb nuk i ka hyr\u00eb n\u00eb trup Berish\u00ebs n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb ai duhej t\u00eb ishte nd\u00ebshkuar jo p\u00ebr faje e padijeni, por p\u00ebr krime. Sot ai duhet t\u00eb ishte prapa hekurave me koh\u00eb.<\/p>\n<p>Paaft\u00ebsia, mungesa e seriozitetit dhe idealizmit, intrigat, marr\u00ebveshjet pa skrupull t\u00eb tipit nj\u00eb her\u00eb drejto ti, nj\u00eb her\u00eb un\u00eb, korrupsioni, radh\u00ebt e maxhorances socialiste, kan\u00eb shtuar jo vet\u00ebm pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb te shqiptar\u00ebt, por dhe pasivitetin dhe gjendjen e r\u00ebnd\u00eb. Nuk duhet t\u00eb gjykohet vet\u00ebm Sali Berisha dhe soji i tij, por edhe drejtuesit demagoge t\u00eb bab\u00ebzitur socialist\u00eb nd\u00ebr vite, disa hileqar\u00eb q\u00eb jan\u00eb konvertuar n\u00eb rilind\u00ebs, pa ideale ndershm\u00ebrie dhe burra pa b\u2026\u2026dhe jo shtetar\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Volume t\u00eb tera dosjesh e denoncimesh penale kan\u00eb v\u00ebrshuar n\u00eb zyrat e SPAK-ut. Ka me shum\u00eb s\u00eb 2 vjet, \u00e7far\u00eb po b\u00ebhet me to?<\/strong><\/p>\n<p>Hapja e k\u00ebtyre dosjeve t\u00eb gjynaheve q\u00eb deri tani jan\u00eb vet\u00ebm hapje t\u00eb m\u00ebparshme krimesh, si ato t\u00eb vitit 1997, grushtit t\u00eb shtetit, shitjes s\u00eb interesave komb\u00ebtare t\u00eb korrupsionit dhe vjedhjeve t\u00eb privatizimit, vrasjet e G\u00ebrdecit apo t\u00eb 21 janarit, dosja e kompleksit \u201cPartizani\u201d dhe pastrimi i parave t\u00eb agjentur\u00ebs ruse nga PD-ja etj., etj. kan\u00eb mbetur k\u00ebto dosje vet\u00ebm si \u00e7\u00ebshtje t\u00eb hapura, por jo t\u00eb mbyllura t\u00eb shoq\u00ebruara me nd\u00ebshkim n\u00eb em\u00ebr t\u00eb ligjit. Thuhet se Prokuroria e Posa\u00e7me Antikorrupsion po punon, edhe pse ndaj saj mund t\u00eb b\u00ebhen v\u00ebrejtje p\u00ebr ngatht\u00ebsi e k\u00ebrc\u00ebnime.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb rip\u00ebrs\u00ebriti dit\u00ebt e fundit dhe ambasadorja amerikane, Yuri Kim, me zotimin se \u201cpo i mbajm\u00eb sh\u00ebnim\u201d. Por kur k\u00ebto deklarohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur, ato humbasin jo vet\u00ebm q\u00ebllimin e mir\u00eb, por thellojn\u00eb edhe pafuqishm\u00ebrin\u00eb e tyre dhe t\u00eb veprimit ndaj atyre q\u00eb i kryejn\u00eb krimet. Nd\u00ebrkoh\u00eb, opinioni ka nj\u00eb tjet\u00ebr mendim, ai thot\u00eb se Saliu ia piu l\u00ebngun edhe amerikan\u00ebve ose \u201cqenka loj\u00eb kjo\u201d si\u00e7 thoshte dikur n\u00eb nj\u00eb film i madhi Ndrec Luca. Personalisht, si jurist kam d\u00ebnuar nd\u00ebrhyrjet e Berish\u00ebs, Ram\u00ebs, Met\u00ebs p\u00ebr deklaratat etj., kund\u00ebr SPAK-ut me iden\u00eb LARG DUART NGA SPAK-u, tani nga zonja Kim mor\u00ebm vesh se prokuror\u00ebve e gjyqtar\u00ebve t\u00eb SPAK-ut po u b\u00ebhet p\u00ebrs\u00ebri presion, k\u00ebrc\u00ebnime dhe joshje nga personazhe me kordele politike n\u00eb qaf\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb ky nj\u00eb lajm i keq, por edhe i mir\u00eb. \u00cbsht\u00eb i keq p\u00ebr \u201ckuraj\u00ebn\u201d q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson z\u00ebrin e malavites apo mafies shqiptare kur synon t\u00eb pengoj\u00eb pun\u00ebn e prokuror\u00ebve dhe gjyqtar\u00ebve, synon t\u00eb sabotoj\u00eb Reform\u00ebn n\u00eb Drejt\u00ebsi. Por lajmi i mir\u00eb \u00ebsht\u00eb se ka nisur reagimi dhe ata jan\u00eb trembur. Me sa duket, i ka trembur l\u00ebvizjet q\u00eb po b\u00ebn SPAK-u dhe vet\u00eb Reforma n\u00eb Drejt\u00ebsi. Ideja q\u00eb po dominon n\u00eb opinionin e gjer\u00eb \u00ebsht\u00eb se SPAK-u po punon i tkurrur, pafuqishm\u00ebri dhe jan\u00eb kthyer n\u00eb proverbiale dhe angazhimi i tyre n\u00eb mjaft \u00e7\u00ebshtje t\u00ebr\u00ebsisht an\u00ebsore dhe pa pesh\u00eb. Populli thot\u00eb m\u00eb \u201cmir\u00eb pa djep, se sa nj\u00eb djep me shejtanin brenda\u201d. Vazhdojm\u00eb t\u00eb shpresojm\u00eb dhe gjithsesi shpresa vdes e fundit.<\/p>\n<p><strong>Cili \u00ebsht\u00eb peizazhi i qeverisjes s\u00eb sotme t\u00eb Edi Ram\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p>Peizazhi ekzistues i pasqyr\u00ebs qeveris\u00ebse t\u00eb kabinetit Rama 3 vazhdon t\u00eb mbetet i zymt\u00eb dhe l\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshiruar e ballafaquar me pritshm\u00ebrit\u00eb e shqiptar\u00ebve. Kjo qeverisje ka nevoj\u00eb ul\u00ebrit\u00ebse p\u00ebr t\u00eb ndryshuar kahun, aventuresk ku \u00ebsht\u00eb futur imediatisht dhe t\u00eb prek\u00eb dhe filloj\u00eb terapi ekonomike efikase p\u00ebr t\u00eb ndryshuar jet\u00ebn e fermerit, m\u00ebsuesit, pensionistit etj. \u201cShejtani n\u00eb djep\u201d q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb Sali Berisha, po luan aktin e fundit t\u00eb marr\u00ebzis\u00eb s\u00eb pand\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb tij. Tani at\u00eb e ka braktisur jo vet\u00ebm zonja Kim, si ambasadore e Amerik\u00ebs, por edhe mjaft shtete t\u00eb tjera t\u00eb Europ\u00ebs. Madje, as nuk e presin dhe takojn\u00eb si person i shpallur non grata.<\/p>\n<p>Ka nj\u00eb duel t\u00eb fort\u00eb mediatik midis tyre, por q\u00eb po kthehet n\u00eb nj\u00eb duel pa fund edhe me nuanca hilariteti. Por kur nuk e prisni dhe kur nuk e takoni, dhe e keni b\u00ebr\u00eb hasha si t\u00eb pad\u00ebshiruesh\u00ebm p\u00ebr demokracin\u00eb k\u00ebtij t\u00eb korruptuar deri n\u00eb maj\u00ebn e thoit, pse nuk veproni zonja ambasadore, sepse po vihet n\u00eb loj\u00eb reputacioni i vendit tuaj, i fateve t\u00eb demokracis\u00eb shqiptare. A e kuptoni q\u00eb Ciniku i Zi Berisha po vazhdon t\u00eb llomotis\u00eb n\u00eb daljet e tij televizive e po tallet e ju qes\u00ebndis, ndon\u00ebse hidh\u00ebrisht. Shteti amerikan ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion mij\u00ebra dollar\u00eb e fonde p\u00ebr Reform\u00ebn n\u00eb Drejt\u00ebsi ose m\u00eb mir\u00eb t\u00eb themi p\u00ebr Rilindjen e Shtetit shqiptar.<\/p>\n<p>K\u00ebto shpenzime financiare duhen justifikuar q\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb efektshme. Dikush do t\u00eb p\u00ebrgjigjet p\u00ebr d\u00ebshtimin e reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi n\u00eb llogari t\u00eb fundit. Amerikan\u00ebt nuk t\u00eb falin kur \u00ebsht\u00eb fjala edhe p\u00ebr shpenzimet e tyre financiare. E kam th\u00ebn\u00eb dhe vazhdoj t\u00eb mendoj se tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb kristalizuar opsioni se vet\u00ebm drejt\u00ebsia ku p\u00ebrfshihen organet e Prokuroris\u00eb, Gjykata e tjer\u00eb do ta shp\u00ebtojn\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. E th\u00ebn\u00eb tro\u00e7, Znj.ambasadore, kan\u00eb filluar t\u2019ju p\u00ebrgojojn\u00eb e t\u00eb mos jua ven\u00eb veshin k\u00ebta lider\u00ebt e politik\u00ebs s\u00eb sotme. Ku e gjejn\u00eb k\u00ebt\u00eb kuraj\u00eb q\u00eb gjoja n\u00eb em\u00ebr t\u00eb sovranitetit, pavar\u00ebsis\u00eb, parimeve demokratike, k\u00ebta q\u00eb jan\u00eb t\u00eb dhjer\u00eb deri n\u00eb fund, b\u00ebjn\u00eb rolin e t\u00eb fortit. K\u00ebshtu vepron Berisha, k\u00ebshtu luan Meta dhe k\u00ebshtu deklamohet edhe Kryeministri Rama.<\/p>\n<p>Madje, ky i fundit e ka kund\u00ebrv\u00ebnien me ju jo vet\u00ebm n\u00ebn z\u00eb, por direkt, kur kund\u00ebrshton edhe institucionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare financiare p\u00ebr amnistin\u00eb kriminale fiskale, p\u00ebr pastrimin e parave, me kultivimin kriminal t\u00eb kanabisit, q\u00eb Zot na ruaj q\u00eb kjo KRTSH-ja t\u00eb lejoj\u00eb nd\u00ebrtimin dhe hapjen e \u201cSht\u00ebpive t\u00eb Barit\u201d. Po synohet t\u00eb sigurohen para duke shitur pasaporta q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb nofk\u00ebn t\u00eb \u201carta\u201d p\u00ebr t\u00eb huajt e gjithfar\u00ebllojsh\u00ebm. Qindra shqiptar\u00eb po marrin arratin\u00eb, po zbrazet vendi, ve\u00e7an\u00ebrisht fshati, por a do t\u00eb rikthehen nj\u00eb dit\u00eb vall\u00eb? Shqip\u00ebria n\u00eb 800-900 mij\u00eb banor\u00eb n\u00eb vitin \u201845, n\u00eb vitin \u201890 po shkonte afro 4 milion\u00eb banor\u00eb. Tani shifrat jan\u00eb zvog\u00ebluar me dyfish. QUE VADIS?! A e di Kryeministri dhe Grupi Parlamentar i maxhoranc\u00ebs se nuk mund t\u00eb miratohet kultivimi, prodhimi dhe p\u00ebrdorimi i kanabisit pa ndryshuar KODIN PENAL SHQIPTAR. Duhen jo vet\u00ebm studime e prognoza serioze, por edhe hapa ligjor\u00eb t\u00eb domosdosh\u00ebm, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb dhe procedurialisht t\u00eb parealizueshme si\u00e7 parashikon Kushtetuta. At\u00ebher\u00eb pse hidhet n\u00eb treg? P\u00ebrse duhet kjo propagand\u00eb dhe demagogji?! Vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00eb ja ne e tham\u00eb dhe e lam\u00eb shpirtin, por shqiptar\u00ebt nuk e duan.<\/p>\n<p><strong>Apo b\u00ebhen p\u00ebr fushat\u00ebn e pritshme elektorale?! \u00c7do hesap n\u00eb k\u00ebt\u00eb mes \u00ebsht\u00eb i d\u00ebmsh\u00ebm dhe kriminal n\u00eb pasoja.\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Paraprakisht duhet t\u00eb mendosh q\u00eb para se t\u00eb kultivosh kanabisin, t\u00eb nxjerr\u00ebsh nga burgu ata qindra t\u00eb rinj e pleq t\u00eb d\u00ebnuar dhe kjo k\u00ebrkon ve\u00e7 ndryshime ligjore penale edhe amnisti. P\u00ebr problemet e situat\u00ebs s\u00eb krimit e kriminalogjis\u00eb na duhen jo mendime spontane, por qendra studimore. A mund t\u00eb vazhdohet pa nj\u00eb Institut t\u00eb Studimeve dhe t\u00eb Shkenc\u00ebs dhe Fenomeneve t\u00eb Kriminologjis\u00eb?! Vet\u00ebm me nj\u00eb ekspert italian apo me profesor Ervin Karamu\u00e7o dhe Artan Rexha, nuk mund t\u00eb ecet, ndon\u00ebse jan\u00eb t\u00eb nj\u00eb niveli t\u00eb lart\u00eb. Po t\u00eb paorganizuar n\u00eb nj\u00eb Institut, z\u00ebri i shkenc\u00ebtar\u00ebve t\u00eb kriminologjis\u00eb nuk d\u00ebgjohet nga shteti dhe strukturat e tij ligjzbatuese.<\/p>\n<p><strong>Kush e \u201cvrau\u201d Drejtorin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Policis\u00eb, Gledis Nano? Kjo nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb enigma tani.<\/strong><\/p>\n<p>Dikush tha se Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm u shkarkua se dinte dhe fliste mir\u00eb anglisht me ambasad\u00ebn amerikane. Dikush tjet\u00ebr tha se ka denoncuar n\u00eb SPAK pa lejen e titullar\u00ebve politik\u00eb me nj\u00eb list\u00eb oficer\u00eb policie q\u00eb jo vet\u00ebm marrin rroga nga bandat kriminale, por se edhe dekonspirojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e operacioneve policore dhe hetimore. Dikush tjet\u00ebr thot\u00eb se shefi i Policis\u00eb u shkarkua se nuk zbatonte porosit\u00eb dhe urdhrat p\u00ebr em\u00ebrime t\u00eb ministrit.<\/p>\n<p>Ka edhe nj\u00eb variant tjet\u00ebr, sipas t\u00eb cilit n\u00eb faz\u00ebn e p\u00ebrgatitjes dhe p\u00ebrballimit p\u00ebr protesta nga opozita dhe zgjedhjeve elektorale, Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb nuk do ta ket\u00eb situat\u00ebn n\u00eb dor\u00eb, ndaj duhet z\u00ebvend\u00ebsuar me nj\u00eb tjet\u00ebr m\u00eb t\u00eb besuar. Mund t\u00eb ket\u00eb edhe opinione t\u00eb tjera, por mendoj se k\u00ebto jan\u00eb kryesoret dhe si\u00e7 shihet asnj\u00ebra nuk t\u00eb bind se shkarkimi i v\u00ebrtet\u00eb i tij ishte p\u00ebr motive aft\u00ebsie e profesionale. Shkarkimi i tij ishte politik.<\/p>\n<p>Dikush ka qen\u00eb fort i interesuar p\u00ebr ta larguar nga detyra, at\u00eb q\u00eb u cil\u00ebsua nga strukturat investiguese amerikane si profesionist i rritur dhe aft\u00ebsuar n\u00eb shkoll\u00ebn amerikane t\u00eb Policis\u00eb, me besueshm\u00ebri t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr aft\u00ebsit\u00eb dhe bashk\u00ebpunimin e tij p\u00ebr t\u00eb ndjekur e goditur krimin dhe kriminel\u00ebt q\u00eb tashm\u00eb jan\u00eb nj\u00eb dukuri jo vet\u00ebm shqiptare, por interkontinentale. Kam bindjen se shkarkimi i k\u00ebtij kryepolici e organizoi dhe realizoi MAFIA POLITIKE SHQIPTARE, n\u00eb bashk\u00ebpunim me MAFIEN KRIMINALE VENDASE, s\u00eb bashku edhe me MAFIEN NDERKOMBETARE. Gledis Nano duhej \u201cvrar\u00eb\u201d sepse kishte filluar t\u00eb prekte n\u00eb sinor\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm. K\u00ebt\u00eb gj\u00eb e d\u00ebshmon edhe reagimi mediatik i fort\u00eb i Ambasad\u00ebs Amerikane n\u00eb mbrojtje t\u00eb nj\u00eb polici model t\u00eb ndersh\u00ebm, t\u00eb cilin me detyr\u00ebn dhe profesionin e lidhte vet\u00ebm zbatimi i ligjit dhe jo orekset e politik\u00ebs s\u00eb dit\u00ebs.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Spartak Braho VET\u00cbM DREJT\u00cbSIA DHE ORGANET E SAJ DO TA SHP\u00cbTOJN\u00cb K\u00cbT\u00cb VEND Dal\u00ebngadal\u00eb po mbushet nj\u00eb vit q\u00eb nga koha kur Sali Berisha me nj\u00eb inkursion politik mitingjesh t\u00eb vet\u00ebquajtur \u201cFoltore\u201d mori p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb organizoj\u00eb dhe t\u00eb drejtoj\u00eb k\u00ebtej e tutje vet\u00eb Partin\u00eb Demokratike. Disa mitingje, mbledhje apo Kongrese, t\u00eb drejtuara prej tij [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":293817,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-293816","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-lajme","10":"category-politike","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/293816","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=293816"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/293816\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/293817"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=293816"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=293816"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=293816"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}