{"id":294197,"date":"2022-10-20T13:00:07","date_gmt":"2022-10-20T11:00:07","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=294197"},"modified":"2022-10-20T13:00:07","modified_gmt":"2022-10-20T11:00:07","slug":"presidenti-begaj-gjykata-kushtetuese-eshte-kurora-e-demokracise-dhe-rojtarja-e-paqes-sociale-transparenca-mbetet-thelbesore-per-te-ruajtur-besimin-e-publikut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/presidenti-begaj-gjykata-kushtetuese-eshte-kurora-e-demokracise-dhe-rojtarja-e-paqes-sociale-transparenca-mbetet-thelbesore-per-te-ruajtur-besimin-e-publikut\/","title":{"rendered":"Presidenti Begaj: Gjykata Kushtetuese \u00ebsht\u00eb kurora e demokracis\u00eb dhe rojtarja e paqes sociale, transparenca mbetet thelb\u00ebsore p\u00ebr t\u00eb ruajtur besimin e publikut"},"content":{"rendered":"<p>Presidenti i Republik\u00ebs, Bajram Begaj, \u00ebsht\u00eb shprehur se Gjykata Kushtetuese \u00ebsht\u00eb kurora e demokracis\u00eb dhe rojtarja e paqes sociale n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Begaj u shpreh se transparenca mbetet thelb\u00ebsore p\u00ebr t\u00eb ruajtur besimin e publikut te Gjykata Kushtetuese dhe sipas tij, pavar\u00ebsimi dhe paanshm\u00ebria e k\u00ebsaj gjykate, k\u00ebrkojn\u00eb mb\u00ebshtetjen e duhur financiare dhe autonomi buxhetore.<\/p>\n<p>Komentet Begaj i b\u00ebri teksa po merr pjes\u00eb n\u00eb konferenc\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u201cRoli i Gjykatave Kushtetuese n\u00eb Demokracit\u00eb e Reja\u201d, organizuar me rastin e 30-vjetorit t\u00eb themelimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Ai shtoi se sipas raportit, reforma n\u00eb drejt\u00ebsi, ka sjell\u00eb zhvillime pozitive n\u00eb ecurin\u00eb e k\u00ebsaj gjykate.<\/p>\n<p><strong>Fjala e plot\u00eb e Begajt:<\/strong><\/p>\n<p><em>E nderuar zonja Kryetare e Kuvendit,<\/em><\/p>\n<p><em>I nderuar zoti Kryeminist\u00ebr,<\/em><\/p>\n<p><em>T\u00eb nderuar an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese,<\/em><\/p>\n<p><em>Shk\u00eblqesi ambasador\u00eb, pjes\u00ebmarr\u00ebs dhe t\u00eb ftuar,<\/em><\/p>\n<p><em>Ndryshimet e viteve \u201990 dhe kthesa e madhe drejt demokracis\u00eb, soll\u00ebn nevoj\u00ebn p\u00ebr krijimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese, si nj\u00eb gur themeli p\u00ebr nd\u00ebrtimin e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs dhe garantimin e t\u00eb drejtave dhe lirive themelore t\u00eb njeriut.<\/em><\/p>\n<p><em>30 vjet nuk jan\u00eb shum\u00eb n\u00eb konsolidimin e nj\u00eb institucioni ky\u00e7 p\u00ebr rendin demokratik t\u00eb nj\u00eb vendi, por nuk jan\u00eb edhe pak.<\/em><\/p>\n<p><em>Nj\u00eb vend, q\u00eb linte pas nj\u00eb t\u00eb shkuar diktatoriale, me institucione t\u00eb kontrolluara t\u00ebr\u00ebsisht nga partia-shtet, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00ebtim t\u00eb ri nuk kishte si t\u00eb mos p\u00ebrballej me sfida t\u00eb shumta.<\/em><\/p>\n<p><em>Konceptet themelore t\u00eb funksionimit t\u00eb institucioneve n\u00eb demokraci, si ndarja e pushteteve, kontrolli dhe balanca, paanshm\u00ebria e drejt\u00ebsis\u00eb, mund t\u00eb duken t\u00eb thjeshta n\u00eb planin njer\u00ebzor intelektual, por zbatimi i tyre ishte dhe mbetet kompleks.<\/em><\/p>\n<p><em>Ai p\u00ebrfshin jo vet\u00ebm reformim t\u00eb kuadrit kushtetues dhe ligjor, t\u00eb shum\u00eb institucioneve, por edhe mend\u00ebsi t\u00eb re, formim t\u00eb ri profesional e intelektual t\u00eb shum\u00eb aktor\u00ebve institucional\u00eb e shoq\u00ebror\u00eb, brenda dhe jasht\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Q\u00eb nga 1992, Gjykata Kushtetuese ka shqyrtuar \u00e7\u00ebshtje t\u00eb natyrave t\u00eb ndryshme dhe \u00ebsht\u00eb konfirmuar si nj\u00eb institucion i balancuar dhe i vendosur n\u00eb rrug\u00ebtimin drejt standardeve m\u00eb t\u00eb mira.<\/em><\/p>\n<p><em>Emra t\u00eb shquar t\u00eb jurisprudenc\u00ebs shqiptare kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtij institucioni dhe kan\u00eb hedhur themelet e drejt\u00ebsis\u00eb kushtetuese n\u00eb vendin ton\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Sot \u00ebsht\u00eb dita m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb shprehur vler\u00ebsimet m\u00eb t\u00eb larta p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebt dhe drejtuesit e k\u00ebsaj Gjykate nd\u00ebr vite, q\u00eb kan\u00eb punuar me p\u00ebrkushtim p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb Gjykat\u00eb me autoritet, e ngjashme me gjykatat homologe n\u00eb Evrop\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>\u00cbsht\u00eb dita e duhur p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur trup\u00ebn e Gjykat\u00ebs, n\u00eb pun\u00ebn e tyre p\u00ebr t\u00eb garantuar q\u00eb pushteti ushtrohet gjithnj\u00eb brenda legjitimitetit kushtetues dhe q\u00eb interesi publik \u00ebsht\u00eb i mbrojtur n\u00eb \u00e7do rast.<\/em><\/p>\n<p><em>Besoj se do t\u00eb diskutoni gjer\u00ebsisht sot, p\u00ebr \u00e7ka ka ecur mir\u00eb dhe p\u00ebr v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb, p\u00ebr sa \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur dhe mund\u00ebsuar pavar\u00ebsia e k\u00ebsaj Gjykate n\u00eb veprimtarin\u00eb e saj.<\/em><\/p>\n<p><em>Ndryshimet e her\u00ebpashershme ligjore, n\u00eb k\u00ebto 30 vite, e kan\u00eb v\u00ebn\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese para sfidave t\u00eb ndryshme, duke prekur aspekte t\u00eb organizimit, kompetencave e funksionimit normal.<\/em><\/p>\n<p><em>Reforma n\u00eb drejt\u00ebsi, e mb\u00ebshtetur fuqimisht nga partner\u00ebt tan\u00eb evropian\u00eb dhe amerikan\u00eb, ka sjell\u00eb zhvillime pozitive p\u00ebr Gjykat\u00ebn Kushtetuese dhe aksesin n\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb kushtetuese.<\/em><\/p>\n<p><em>Rregullimet n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e zgjedhjes dhe em\u00ebrimit t\u00eb gjyqtar\u00ebve t\u00eb Gjykat\u00ebs, p\u00ebrfshirja e disa organeve kushtetuese, me kompetenca t\u00eb detajuara, ka mund\u00ebsuar nj\u00eb p\u00ebrzgjedhje n\u00eb baz\u00eb t\u00eb merit\u00ebs profesionale dhe shk\u00ebputje nga ndikimi politik.<\/em><\/p>\n<p><em>Zgjerimi i rrethit t\u00eb subjekteve, q\u00eb mund t\u00eb iniciojn\u00eb nj\u00eb gjykim kushtetues, \u00ebsht\u00eb gjithashtu nj\u00eb zhvillim pozitiv.<\/em><\/p>\n<p><em>Lejimi i ankimit individual ndaj \u00e7do akti t\u00eb pushtetit publik ose vendimi gjyq\u00ebsor, rrit kontrollin mbi kushtetutshm\u00ebrin\u00eb e akteve dhe ofron mbrojtje m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb t\u00eb drejtave dhe lirive themelore, t\u00eb garantuara n\u00eb Kushtetut\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Transparenca mbetet thelb\u00ebsore p\u00ebr t\u00eb ruajtur besimin e publikut te Gjykata Kushtetuese dhe p\u00ebr t\u00eb siguruar nj\u00eb qasje t\u00eb leht\u00eb dhe cil\u00ebsore t\u00eb qytetar\u00ebve n\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb kushtetuese.<\/em><\/p>\n<p><em>T\u00eb nderuar pjes\u00ebmarr\u00ebs,<\/em><\/p>\n<p><em>Funksionimi i demokracis\u00eb dhe i shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kusht i panegociuesh\u00ebm p\u00ebr objektivin ton\u00eb t\u00eb pandryshuesh\u00ebm: an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb Bashkimin Evropian.<\/em><\/p>\n<p><em>Agjenda e Integrimit,\u00a0 ve\u00e7an\u00ebrisht pas hapjes s\u00eb negociatave p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim, shton detyrat p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb institucionet e vendit.<\/em><\/p>\n<p><em>Raporti i Progresit, i publikuar dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, ka vler\u00ebsuar progresin n\u00eb institucionet e reja t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, por ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje edhe problematikat, q\u00eb kan\u00eb cenuar eficens\u00ebn e sistemit gjyq\u00ebsor.<\/em><\/p>\n<p><em>Raporti b\u00ebn thirrje p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsim t\u00eb ritmit t\u00eb procedurave t\u00eb vetingut, pa d\u00ebmtuar cil\u00ebsin\u00eb e procesit, si dhe rritje t\u00eb eficens\u00ebs dhe transparenc\u00ebs n\u00eb gjykata dhe prokurori.<\/em><\/p>\n<p><em>Zhvillimi i jurisprudenc\u00ebs kushtetuese sipas praktikave m\u00eb t\u00eb mira ,bashk\u00ebpunimi me institucionet homologe n\u00eb Evrop\u00eb dhe Amerik\u00eb, jan\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr konsolidimin e autoritetit t\u00eb Gjykat\u00ebs dhe forcimin e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb saj.<\/em><\/p>\n<p><em>Pavar\u00ebsimi dhe paanshm\u00ebria k\u00ebrkojn\u00eb mb\u00ebshtetjen e duhur financiare dhe autonomi buxhetore, p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar funksionalitet t\u00eb plot\u00eb, aft\u00ebsi vet\u00eb-rregulluese dhe p\u00ebr t\u00eb mos lejuar asnj\u00eb c\u00ebnim, nga asnj\u00eb deg\u00eb e pushtetit.<\/em><\/p>\n<p><em>T\u00eb dashur an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese,<\/em><\/p>\n<p><em>Ajo q\u00eb nuk duhet t\u00eb harroni sa her\u00eb gjendeni p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb vendimmarrje, t\u00eb leht\u00eb apo t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, \u00ebsht\u00eb q\u00eb Gjykata Kushtetuese \u00ebsht\u00eb Kurora e Demokracis\u00eb s\u00eb nj\u00eb vendi dhe Rojtarja e Paqes Sociale!<\/em><\/p>\n<p><em>Un\u00eb jam i bindur n\u00eb profesionalizmin dhe vullnetin tuaj p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb mbrojt\u00ebs t\u00eb paansh\u00ebm t\u00eb interesave m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb vendit, t\u00eb individit, dhe garant\u00eb t\u00eb rendit demokratik, juridik dhe kushtetues.<\/em><\/p>\n<p><em>Faleminderit p\u00ebr ftes\u00ebn dhe p\u00ebrg\u00ebzime p\u00ebr organizimin e k\u00ebsaj konference nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/em><\/p>\n<p><em>Suksese n\u00eb pun\u00ebn tuaj!<\/em><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenti i Republik\u00ebs, Bajram Begaj, \u00ebsht\u00eb shprehur se Gjykata Kushtetuese \u00ebsht\u00eb kurora e demokracis\u00eb dhe rojtarja e paqes sociale n\u00eb vend. Begaj u shpreh se transparenca mbetet thelb\u00ebsore p\u00ebr t\u00eb ruajtur besimin e publikut te Gjykata Kushtetuese dhe sipas tij, pavar\u00ebsimi dhe paanshm\u00ebria e k\u00ebsaj gjykate, k\u00ebrkojn\u00eb mb\u00ebshtetjen e duhur financiare dhe autonomi buxhetore. Komentet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":294198,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-294197","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-lajme","10":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/294197","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=294197"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/294197\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/294198"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=294197"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=294197"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=294197"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}