{"id":294298,"date":"2022-10-20T19:28:51","date_gmt":"2022-10-20T17:28:51","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=294298"},"modified":"2022-10-20T19:28:51","modified_gmt":"2022-10-20T17:28:51","slug":"disa-te-verteta-nga-gjergj-luca-per-te-cilat-nuk-jemi-gati-ti-degjojme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/disa-te-verteta-nga-gjergj-luca-per-te-cilat-nuk-jemi-gati-ti-degjojme\/","title":{"rendered":"Disa t\u00eb v\u00ebrteta nga Gjergj Luca, p\u00ebr t\u00eb cilat nuk jemi gati t\u2019i d\u00ebgjojm\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Nga Al<em>bert Vataj<\/p>\n<p>Gjergj Luca \u00ebsht\u00eb miku im, nga t\u00eb pakt\u00ebt, i v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e t\u00eb qenit vetvetja. Pavar\u00ebsisht se interesat tona pik\u00ebtakohen\u00eb n\u00eb dimensione t\u00eb ndryshme, ai mbetet nj\u00eb integritet personal, t\u00eb cilin e adhuroj, aniqysh edhe p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si ai rreket t\u2019i b\u00ebj\u00eb gj\u00ebrat, se si ai k\u00ebrkon t\u2019i qaset realitetit.<\/p>\n<p>Gjergj Luc\u00ebs: N\u00ebse ne nuk v\u00ebshtrojm\u00eb dhe konsiderojm\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn, nuk mund t\u00eb udh\u00ebtojm\u00eb drejt s\u00eb ardhmes. At\u00eb t\u00eb ardhme q\u00eb aspiron me forc\u00eb p\u00ebrnga e v\u00ebrteta, e v\u00ebrteta q\u00eb vjen nga puna, nga p\u00ebrkushtimi, nga ajo q\u00eb b\u00ebhet rr\u00ebfyes i synimeve q\u00eb duhet t\u00eb kemi t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar dhe mbrojtur vlerat tona t\u00eb v\u00ebrteta.<\/p>\n<p>Gjergj Luca \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebs ndryshe nga t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb jan\u00eb pjes\u00eb e ngjarjeve me impakt ekonomik n\u00eb Shqip\u00ebri. Kur themi ndryshe, ai \u00ebsht\u00eb i till\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e komponent\u00ebve q\u00eb e identifikojn\u00eb at\u00eb. Ai \u00ebsht\u00eb rebel dhe kok\u00ebkrisur, por kjo nuk e zhb\u00ebn gjith\u00eb at\u00eb arritje, pas s\u00eb cil\u00ebs q\u00ebndron ai, q\u00ebndron kurajoja dhe besimi, mundi dhe sakrifica.<\/p>\n<p>Gjith\u00ebpoaq ai ka nj\u00eb pik\u00eb t\u00eb dob\u00ebt, ndryshe nga biznesmen\u00ebt e tjer\u00eb, q\u00eb vet\u00ebrrethohen m\u00eb nj\u00eb heshtje misterioze dhe k\u00ebrc\u00ebnuese n\u00eb t\u00eb berit t\u00eb gj\u00ebrave, ai nuk mund t\u00eb hesht. Ai flet, ndoshta m\u00eb hapur se \u00e7\u2019na p\u00eblqen, thot\u00eb disa t\u00eb v\u00ebrteta, p\u00ebr t\u00eb cilat nuk jemi gati t\u2019i d\u00ebgjojm\u00eb, zem\u00ebrohet p\u00ebr shqet\u00ebsimet q\u00eb pajtueshm\u00ebria jon\u00eb i asgj\u00ebsoi me zakonshm\u00ebri.<\/p>\n<p>Ai i jep z\u00eb shpirtit t\u00eb tij q\u00eb trazohet keq nga gj\u00ebrat e k\u00ebqija. Flet sinqerisht dhe shpesh tregohet aq transparent, sa t\u00eb na ballafaqoj\u00eb me ujdit\u00eb dhe kompromiset q\u00eb b\u00ebjm\u00eb me t\u00eb patolerueshmen, me fajet tona, t\u00eb cilat kurrsesi nuk jan\u00eb problem dhe aq m\u00eb pak shqet\u00ebsim p\u00ebr t\u00eb, por si nj\u00eb qytetar syhapur i k\u00ebtij vendi, flet, b\u00ebrtet, tensionohet, shpesh e tepron, por ama ai i thot\u00eb gj\u00ebrat tro\u00e7, i bindur se pak jan\u00eb ata, t\u00eb cil\u00ebve kjo u shkon sipas oreksit.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb fundit ai \u00ebsht\u00eb ai, Gjergj Luca, njeriu q\u00eb merr energji nga densiteti i veprimtaris\u00eb s\u00eb \u00e7doditshmes, \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb nuk mund ta parashikosh, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb potencial njer\u00ebzor q\u00eb arrin t\u00eb v\u00ebr\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje nj\u00eb superstruktur\u00eb t\u00eb p\u00ebrbindshme t\u00eb veprimtaris\u00eb ekonomike shqiptare, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb \u201cRozafa\u201d.<\/p>\n<p>Ai mund t\u00eb jet\u00eb gjithkund dhe gjithkush n\u00eb gjith\u00e7ka dhe n\u00eb \u00e7do gj\u00eb q\u00eb prania e tij sfiduesh\u00ebm k\u00ebrkon t\u00eb jet\u00eb. \u00cbsht\u00eb i njer\u00ebzish\u00ebm n\u00eb totalin e sjelljeve t\u00eb tij, madje edhe kur shp\u00ebrthen n\u00eb urt\u00ebsi t\u00eb dlir\u00eb dhe n\u00eb \u201c\u00e7menduri\u201d t\u00eb skajshme. P\u00ebrgjith\u00ebsisht paragjykohet dhe keqkuptohet, sikund\u00ebr ai kurr\u00eb nuk e ka pretenduar se ka ardhur n\u00eb realitetin shqiptar\u00eb si nj\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebs q\u00eb duke u shtirur k\u00ebrkon t\u00eb tregoj\u00eb se \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb nuk mund t\u00eb jet\u00eb.<\/p>\n<p>Miku im, Gjergj Luca, ne kemi t\u00eb nj\u00ebjtin armik, at\u00eb q\u00eb tenton t\u00eb vras\u00eb shpirtin ton\u00eb prej zjarri dhe drite, t\u00eb cilin paraardh\u00ebsit tan\u00eb e m\u00ebkuan n\u00eb kohje dhe hyjnin e asaj epike ku u ngjiz\u00ebm. <\/p>\n<p>Sot gj\u00ebrat kan\u00eb ndryshuar, por thell\u00eb n\u00eb kemi mbetur ai shp\u00ebrthim, ajo shkreptim\u00eb drite e vullnet dinjiteti dhe mir\u00ebsie, e cila edhe pse sulmohet pareshtur nga lukuni hak\u00ebrrish\u00eb t\u00eb trazuara dhe dinjitetesh t\u00eb deformuara, mbetet po ajo, e ditura n\u00eb diellin e vlerave q\u00eb na p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb dhe i mbrojm\u00eb me shpirt e p\u00ebrkushtim.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Albert Vataj Gjergj Luca \u00ebsht\u00eb miku im, nga t\u00eb pakt\u00ebt, i v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e t\u00eb qenit vetvetja. Pavar\u00ebsisht se interesat tona pik\u00ebtakohen\u00eb n\u00eb dimensione t\u00eb ndryshme, ai mbetet nj\u00eb integritet personal, t\u00eb cilin e adhuroj, aniqysh edhe p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si ai rreket t\u2019i b\u00ebj\u00eb gj\u00ebrat, se si ai k\u00ebrkon t\u2019i qaset realitetit. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":294299,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-294298","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/294298","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=294298"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/294298\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/294299"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=294298"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=294298"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=294298"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}