{"id":294398,"date":"2022-10-21T09:37:02","date_gmt":"2022-10-21T07:37:02","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=294398"},"modified":"2022-10-21T09:37:02","modified_gmt":"2022-10-21T07:37:02","slug":"socialistet-vepruan-me-shpejtesi-voa-per-ligjin-e-hapjes-se-dosjeve-grupi-i-alibeaj-shfrytezoi-mundesine-per","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/socialistet-vepruan-me-shpejtesi-voa-per-ligjin-e-hapjes-se-dosjeve-grupi-i-alibeaj-shfrytezoi-mundesine-per\/","title":{"rendered":"\u201cSocialist\u00ebt vepruan me shpejt\u00ebsi\u201d- \u201cVOA\u201d p\u00ebr ligjin e hapjes s\u00eb dosjeve: Grupi i Alibeaj shfryt\u00ebzoi mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr\u2026"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, parlamenti votoi mesnat\u00ebn e s\u00eb enjtes, disa ndyshime n\u00eb ligjin p\u00ebr \u201cT\u00eb drejt\u00ebn e informimit p\u00ebr dokumentat e ish Sigurimit t\u00eb shtetit\u201d, t\u00eb cilat parashikojn\u00eb nd\u00ebr t\u00eb tjera hapjen e dosjeve, deklasifikimin e t\u00eb gjith\u00eb dokumentave nga 29 N\u00ebntori 1944 deri n\u00eb 2 korrik 1991 t\u00eb cilat disponohen nga t\u00eb gjitha arkivat e rrjetit arkivor t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, si dhe heqin pengesat p\u00ebr riverifikimin e figur\u00ebs s\u00eb personave q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb \u00e7ertifikat\u00eb t\u00eb m\u00ebparshme pasurie, kur p\u00ebr ta, shfaqen informacione t\u00eb reja.<\/p>\n<p>Ndryshimet mor\u00ebn mb\u00ebshtetjen e 94 deputet\u00ebve q\u00eb ndodheshin n\u00eb sall\u00eb, pa asnj\u00eb vot\u00eb kund\u00ebr, fal\u00eb konsensusit t\u00eb gjetur mes socialist\u00ebve dhe deputet\u00ebve demokrat\u00eb n\u00eb opozit\u00eb q\u00eb mb\u00ebshtesin kryetarin e grupit Enkelejd Alibeaj.<\/p>\n<p>Zanafilla e k\u00ebtyre ndryshimeve ishte nj\u00eb shkres\u00eb q\u00eb Autoriteti i Dosjeve, i d\u00ebrgoi parlamentit n\u00eb fund t\u00eb muajit korrik, ku b\u00ebnte t\u00eb ditur se emri i ish presidentit Ilir Meta \u201cfiguron n\u00eb dokumentat e krijuara nga strukturat e ish Sigurimit t\u00eb Shtetit\u201d.<\/p>\n<p>Zoti Meta e hodhi posht\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kategorike \u00e7do mund\u00ebsi q\u00eb ai t\u00eb kishte qen\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor i ish Sigurimit t\u00eb Shtetit. Ai akuzoi Autoritetin p\u00ebr manipulim t\u00eb dosjes, duke ngritur m\u00eb von\u00eb dhe nj\u00eb padi ndaj k\u00ebtij institucioni, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Prokuroria njoftoi pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb se nuk p\u00ebrmbante element\u00eb p\u00ebr t\u00eb rregjistruar nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale.<\/p>\n<p>N\u00eb shkres\u00ebn e tij, Autoriteti propozonte dhe nj\u00eb nd\u00ebrhyrje ligjore, q\u00eb t\u00eb hiqej pengesa p\u00ebr riverifkim t\u00eb figurave t\u00eb cilat ishin pajisur m\u00eb par\u00eb me \u00e7ertifikata past\u00ebrtie nga Komisionet Mezini e Bezhani, t\u00eb cilat zhvilluan aktivitetin e tyre n\u00eb gjysm\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb viteve \u201990. Autoriteti ia kishte propozuar k\u00ebt\u00eb ndryshim parlamentit disa her\u00eb t\u00eb tjera dhe m\u00eb par\u00eb. Por vet\u00ebm tani, shumica socialiste vendosi t\u00eb vepronte me shpejt\u00ebsi, duksh\u00ebm e nxitur nga shfaqja e emrit t\u00eb ish presidentit Meta. N\u00eb 5 vitet e tij n\u00eb krye t\u00eb shtetit, marr\u00ebdh\u00ebniet mes pal\u00ebve kishin qen\u00eb tejet t\u00eb tensionuara. Dy nisma t\u00eb socialist\u00ebve p\u00ebr shkarkimin e tij rezultuan t\u00eb pasuksesshme.<\/p>\n<p>Edhe kryeministri Edi Rama n\u00eb fjal\u00ebn e tij n\u00eb parlament, tha se \u201cne k\u00ebtu n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces na solli shtetasi I.M.. Doli nj\u00eb I.M., u mbush dynjaja me fjal\u00eb, u pa q\u00eb nuk merrej dot vesh kush \u00ebsht\u00eb ky I.M., a \u00ebsht\u00eb I.M.-ja q\u00eb u shkon mendja atyre q\u00eb u shkon mendja p\u00ebr keq, apo \u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb I.M. tjet\u00ebr dhe shum\u00eb thjesht\u00eb u zbulua, apo u kuptua, apo u mor vesh, apo u kujtua q\u00eb ka nj\u00eb penges\u00eb p\u00ebr shtetasin I.M.. T\u00eb hapet gjith\u00eb kjo kategori dosjesh edhe t\u00eb leht\u00ebsohen t\u00eb gjith\u00eb edhe ku ta gjejm\u00eb q\u00eb t\u00eb marrim nj\u00eb p\u00ebrgjigje leht\u00ebsuese dhe jo akoma m\u00eb r\u00ebnduese dhe largqoft\u00eb t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb q\u00eb shtetasin I.M. e paskemi pas 30 vjet jo v\u00ebrdalle, po 30 vjet merre e ngjite ku ka pas vend n\u00eb gjith\u00eb piramid\u00ebn shtet\u00ebrore dhe ule aty\u201d, deklaroi zoti Rama.<\/p>\n<p>Pjesa e deputet\u00ebve demokrat\u00eb t\u00eb udh\u00ebhequr nga zoti Alibeaj, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb gjithashtu nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie p\u00ebrplasjeje me zotin Meta, shfryt\u00ebzuan mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar nj\u00eb nd\u00ebrhyrje m\u00eb radikale ndaj trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb ish Sigurimit t\u00eb shtetit. Vota e tyre, do t\u00eb jet\u00eb e nevojshme p\u00ebr socialist\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb kaluar dhe nj\u00eb ndryshim n\u00eb Kodin Zgjedhor t\u00eb k\u00ebrkuar po nga Autoriteti i Dosjeve, q\u00eb parashikon detyrimin p\u00ebr partit\u00eb politike dhe kandidat\u00ebt n\u00eb garat p\u00ebr parlament apo dhe pushtetin vendor, q\u00eb t\u00eb pajisen m\u00eb par\u00eb me nj\u00eb \u00e7ertifikat\u00eb pasurie nga Autoriteti. Nj\u00eb mas\u00eb e cila rrezikon ta ler\u00eb jasht\u00eb posteve dhe institucioneve politike zotin Meta, n\u00ebse do t\u00eb v\u00ebrtetoheshin dyshimet se ai ka qen\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor i ish Sigurimit.<\/p>\n<p>Shumica pranoi dhe votoi n\u00eb parlament dy amendamente t\u00eb paraqitura nga zoti Alibeaj, si at\u00eb q\u00eb lidhet me deklasifikimin e dokumentave t\u00eb ish Sigurimit, ashtu dhe me hapjen e dosjeve, q\u00eb i jep mund\u00ebsi \u00e7dokujt q\u00eb t\u00eb konsultohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb plot\u00eb me to, n\u00eb ndryshim nga \u00e7\u2019ndodh aktualisht ku nj\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb dh\u00ebnave (emrat e personave t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb) ofrohen t\u00eb mbuluara. Pal\u00ebt gjet\u00ebn po ashtu dakort\u00ebsi dhe p\u00ebr disa element t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb i njohin t\u00eb drejt\u00ebn Autoritetit t\u00eb angazhohet dhe n\u00eb procesin e identifikimit dhe rikuperimit t\u00eb eshtrave t\u00eb personave t\u00eb zhdukur dhe t\u00eb ekzekutuar, t\u00eb ket\u00eb mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb p\u00ebr sqarimin e rrethanave t\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtjeje t\u00eb mbledh\u00eb deklarata nga pal\u00ebt, d\u00ebshmitar\u00ebt dhe t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb p\u00ebrfshirjen e ekspert\u00ebve, apo q\u00eb ky institucion \u201ct\u00eb verifikoj\u00eb propozimet p\u00ebr dh\u00ebnie dekoratash, tituj nderi, medalje dhe titujt vendor\u00eb t\u00eb nderit, em\u00ebrtimit t\u00eb rrug\u00ebve, shesheve, hap\u00ebsirave publike, dhe monumenteve historike kulturore \/lapidar\u00ebve me data, emra dhe simbole q\u00eb lidhen me t\u00eb kaluar\u00ebn e regjimit komunist\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e tij n\u00eb parlament zoti Alibeaj deklaroi se \u201cnuk \u00ebsht\u00eb thjesht hapja e dosjeve p\u00ebr t\u00eb par\u00eb kush kan\u00eb qen\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e Sigurimit, por kush kan\u00eb qen\u00eb prokuror\u00ebt politik\u00eb, gjyqtar\u00ebt politik\u00eb, ekzekutor\u00ebt e skuadrave t\u00eb pushkatimit, ekspert\u00ebt, ata drejtues\u00eb e gardian\u00eb burgjesh t\u00eb cil\u00ebt vdekjen e t\u00eb pafajshmeve e kan\u00eb patur buk\u00ebn e tyre t\u00eb p\u00ebrditshme. Ky \u00ebsht\u00eb cel\u00ebsi i par\u00eb i nj\u00eb sarkofagu t\u00eb madh ku \u00ebsht\u00eb futur i gjith\u00eb makthi i shoq\u00ebris\u00eb por dhe politik\u00ebs shqiptare. Kush nuk \u00ebsht\u00eb i kapur, kush nuk ka skelete n\u00eb dollap, do duhet ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb. Esht\u00eb fillimi, shpresojm\u00eb t\u00eb jet\u00eb k\u00ebshtu, i nj\u00eb procesi purifikimi t\u00eb k\u00ebsaj shoq\u00ebrie\u201d.<\/p>\n<p>Por p\u00ebr zotin Petrit Vasili, deputet i Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, forca politike q\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoi sigl\u00ebn e L\u00ebvizjes socialiste p\u00ebr Integrim, sapo zoti Meta la presidenc\u00ebn, ndryshimi i propozuar \u201c\u00ebsht\u00eb nj\u00eb nism\u00eb ad personam, q\u00eb s\u2019ka lidhje me parimet por thjesht e vet\u00ebm nj\u00eb mafiozitet politik\u201d, tha ai duke akuzuar Autoritetin se \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb interesave t\u00eb shumic\u00ebs.<\/p>\n<p>Edhe deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, pjes\u00eb e grupimit q\u00eb mb\u00ebshtet ish kryeministrin Sali Berisha, i cili mungoi n\u00eb sall\u00eb, kund\u00ebrshtoi ndryshimet e propozuara duke folur p\u00ebr nj\u00eb pazar mes shumic\u00ebs dhe pjes\u00ebs tjet\u00ebr t\u00eb demokrat\u00ebve q\u00eb drejtohen nga zoti Alibeaj. Sipas tij \u201cne sot nuk po i ndalojm\u00eb kriminel\u00ebt q\u00eb t\u00eb marrin funksione. N\u00eb ato amendamente nuk ka asgj\u00eb p\u00ebr kriminel\u00ebt e komunizimit. Ne duhet t\u00eb d\u00ebnojm\u00eb jo krimet, por kriminel\u00ebt e komunzimit\u201d, tha ai duke k\u00ebmb\u00ebngulur n\u00eb nevoj\u00ebn e ligjit t\u00eb lustracionit, nj\u00eb projekt t\u00eb t\u00eb cilit ai ka dor\u00ebzuar n\u00eb parlament.<\/p>\n<p>Nj\u00eb propozim p\u00ebr lustracionin \u00ebsht\u00eb propozuar dhe nga pjesa tjet\u00ebr e demokrat\u00ebve s\u00eb bashku me nj\u00eb projektligj p\u00ebr nd\u00ebrgjegj\u00ebsimin e shoq\u00ebris\u00eb p\u00ebr krimet e komunizmit apo dhe ndalimin e propagand\u00ebs komuniste.<\/p>\n<p>Nga ana e tyre socialist\u00ebt, p\u00ebrve\u00e7 nd\u00ebrhyrjes n\u00eb Kodin zgjedhor, q\u00eb kufizohet te personat e zgjedhur, duket se synojn\u00eb po ashtu zgjerimin e rrezes s\u00eb ndalimit t\u00eb ushtrimit t\u00eb funksioneve publike t\u00eb personave q\u00eb rezultojn\u00eb si bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb apo t\u00eb favorizuar t\u00eb ish Sigurimit t\u00eb Shtetit, duke p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb jan\u00eb n\u00eb piramid\u00ebn e administrat\u00ebs shtet\u00ebrore, por dhe n\u00eb organet kushtetuese, apo t\u00eb krijuara me ligj, deri te gjyqtar\u00ebt dhe prokuror\u00ebt.\/VOA<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, parlamenti votoi mesnat\u00ebn e s\u00eb enjtes, disa ndyshime n\u00eb ligjin p\u00ebr \u201cT\u00eb drejt\u00ebn e informimit p\u00ebr dokumentat e ish Sigurimit t\u00eb shtetit\u201d, t\u00eb cilat parashikojn\u00eb nd\u00ebr t\u00eb tjera hapjen e dosjeve, deklasifikimin e t\u00eb gjith\u00eb dokumentave nga 29 N\u00ebntori 1944 deri n\u00eb 2 korrik 1991 t\u00eb cilat disponohen nga t\u00eb gjitha arkivat e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":218248,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-294398","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/294398","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=294398"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/294398\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/218248"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=294398"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=294398"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=294398"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}