{"id":294536,"date":"2022-10-21T17:12:40","date_gmt":"2022-10-21T15:12:40","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=294536"},"modified":"2022-10-21T17:12:40","modified_gmt":"2022-10-21T15:12:40","slug":"vdekja-e-lear-kurtit-kshh-pse-nuk-eshte-regjistruar-rasti-i-shoqerimit-sa-kohe-qendroi-ne-komisariat-prokuroria-te-hetoje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/vdekja-e-lear-kurtit-kshh-pse-nuk-eshte-regjistruar-rasti-i-shoqerimit-sa-kohe-qendroi-ne-komisariat-prokuroria-te-hetoje\/","title":{"rendered":"Vdekja e Lear Kurtit, KShH: Pse nuk \u00ebsht\u00eb regjistruar rasti i shoq\u00ebrimit, sa koh\u00eb q\u00ebndroi n\u00eb komisariat? Prokuroria t\u00eb hetoj\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p>Pas vdekjes s\u00eb 32 vje\u00e7arit Lear Kurti, Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) ka k\u00ebrkuar nisjen e hetimeve nga ana e Prokuroris\u00eb p\u00ebr rastin, duke qen\u00eb se nuk\u00a0 u \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion dokumenti i t\u00eb dh\u00ebnave dhe gjeneraliteteve p\u00ebr koh\u00ebn q\u00eb i riu q\u00ebndroi n\u00eb komisariat, cil\u00ebsin\u00eb dhe shkaqet e kufizimit t\u00eb liris\u00eb s\u00eb tij.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes nj\u00eb njoftimi zyrtar, KShH shkruan se sipas ligjit\u00a0 n\u00eb \u00a0k\u00ebt\u00eb rast do t\u00eb duhej t\u00eb mbahej nj\u00eb procesverbal ku t\u00eb pasqyroheshin k\u00ebto rrethana dhe se nj\u00eb person nuk mund t\u00eb shoq\u00ebrohet n\u00eb polici duke u mb\u00ebshtetur vet\u00ebm n\u00eb dyshime.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong style=\"font-style: inherit;\">NJOFTIM P\u00cbR SHTYP<\/strong><\/p>\n<p><em style=\"font-weight: inherit;\">Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) duke marr\u00eb shkas nga t\u00eb dh\u00ebnat e medias t\u00eb dat\u00ebs 20.10.2022 mbi 32 vje\u00e7arin L.K, sipas t\u00eb cilave rezultonte se ai ishte shoq\u00ebruar ne Komisariatin e Policis\u00eb nr. 3 (Tiran\u00eb), dhe n\u00eb vijim ishte d\u00ebrguar n\u00eb Spitalin e Traum\u00ebs ku ishte konstatuar vdekja e tij, vler\u00ebsoi t\u00eb nevojshme q\u00eb k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb verifikohen n\u00eb vend.<\/em><\/p>\n<p><em style=\"font-weight: inherit;\">N\u00eb Komisariatin e Policis\u00eb nr. 3 (Tiran\u00eb) fillimisht u mor takim me Shefin dhe Zv\/Shefin e Komisariatit dhe n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb pyetjeve t\u00eb v\u00ebzhguesve t\u00eb KSHH-s\u00eb, ata pretenduan se n\u00eb dat\u00ebn 19 Tetor 2022 rreth or\u00ebs 23:10 \u00ebsht\u00eb evidentuar nj\u00eb qytetar (\u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr L.K) i cili i \u00ebsht\u00eb shmangur patrull\u00ebs s\u00eb Policis\u00eb, duke kryer veprime t\u00eb dyshimta. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ai \u00ebsht\u00eb pyetur nga polic\u00ebt e patrull\u00ebs n\u00ebse \u00ebsht\u00eb banor i lagjes dhe n\u00ebse kishte dokumente identifikimi, por p\u00ebrgjigjet e tij kan\u00eb qen\u00eb negative. N\u00eb ndjekje, patrulla 1) i ka k\u00ebrkuar sall\u00ebs operative, p\u00ebrforcime, t\u00eb ardhura n\u00ebp\u00ebrmjet patrull\u00ebs nr. 2), n\u00eb or\u00ebn 23:13.<\/em><br \/>\n<em style=\"font-weight: inherit;\">Prej momentit t\u00eb ndalimit, pasi \u00ebsht\u00eb kapur n\u00eb ndjekje, n\u00eb or\u00ebn 23:27 patrulla 2) ka njoftuar sall\u00ebn operative mbi shoq\u00ebrimin e k\u00ebtij shtetasi n\u00eb ambientet e Komisariatit, pasi ka kund\u00ebrshtuar punonj\u00ebsit e Policis\u00eb. Pas 7 minutave, n\u00eb or\u00ebn 23:34, patrulla 1) i ka k\u00ebrkuar sall\u00ebs operative ambulanc\u00eb pran\u00eb Alpinit, pasi personi i shoq\u00ebruar ka deklaruar q\u00eb nuk ndihet mir\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em style=\"font-weight: inherit;\">Grupi i monitorimit t\u00eb KSHH-s\u00eb k\u00ebrkoi t\u00eb njihej me regjistrat ku duhet t\u00eb pasqyrohen rastet e shoq\u00ebrimit. N\u00ebn argumentimin se dokumentacioni \u00ebsht\u00eb sekuestruar nga ana e punonj\u00ebsve t\u00eb Agjencis\u00eb s\u00eb Mbik\u00ebqyrjes Policore (AMP) dhe Prokuroris\u00eb pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb, v\u00ebzhguesve t\u00eb KShH-s\u00eb nuk i \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion asnj\u00eb akt tjet\u00ebr ligjor p\u00ebrve\u00e7 Regjistrit t\u00eb Evidentimit t\u00eb t\u00eb Dh\u00ebnave p\u00ebr Personat e Shoq\u00ebruar, Regjistrin e Hyrje-Daljeve dhe Librin e Dinamik\u00ebs. Gjat\u00eb kqyrjes s\u00eb dokumentacionit t\u00eb sip\u00ebr p\u00ebrmendur, rezultoi i munguar dokumentimi i t\u00eb dh\u00ebnave dhe gjeneraliteteve t\u00eb shtetasit L.K, p\u00ebr koh\u00ebn hyrjes dhe q\u00ebndrimit t\u00eb tij tij n\u00eb Komisariat, cil\u00ebsin\u00eb dhe shkaqet ligjore t\u00eb kufizimit t\u00eb tij t\u00eb liris\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em style=\"font-weight: inherit;\">Sipas p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb Komisariatit, mos regjistrimi n\u00eb rastin e shtetasit L.K., ka ardhur si pasoj\u00eb e gjendjes jo t\u00eb mir\u00eb t\u00eb personit \u201ct\u00eb shoq\u00ebruar\u201d. Megjith\u00eb k\u00ebt\u00eb, KSHH mendon se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast do t\u00eb duhej t\u00eb mbahej nj\u00eb procesverbal ku t\u00eb pasqyroheshin k\u00ebto rrethana. Aq m\u00eb tep\u00ebr, kjo n\u00eb situat\u00ebn kur v\u00ebzhguesit e KShH-s\u00eb kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb ambientet e k\u00ebtij Komisariati afro 14 or\u00eb pasi ngjarja kishte ndodhur.<\/em><\/p>\n<p><em style=\"font-weight: inherit;\">Gjithashtu, duke iu referuar nenit 109 t\u00eb ligjit t\u00eb sip\u00ebrcituar, rezulton se punonj\u00ebsit e Policis\u00eb kan\u00eb vepruar n\u00eb kund\u00ebrshtim me dispozit\u00ebn e m\u00ebsip\u00ebrme, sepse nuk mund t\u00eb b\u00ebhet shoq\u00ebrimi i nj\u00eb personi duke u mb\u00ebshtetur vet\u00ebm n\u00eb dyshime. Sipas dispozit\u00ebs s\u00eb cituar, dyshimet duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb arsyeshme, p\u00ebr kryerjen e nj\u00eb krimi, p\u00ebr t\u00eb parandaluar kryerjen e nj\u00eb vepre penale, ose p\u00ebr identifikimin e personit ndaj t\u00eb cilit zhvillohen hetime (pikat \u2018c\u2019, \u2018\u00e7\u2019 dhe \u2018dh\u2019).<\/em><\/p>\n<p><em style=\"font-weight: inherit;\">KSHH e sheh t\u00eb nevojshme t\u00eb p\u00ebrmend\u00eb se n\u00eb rastin konkret, nuk ndodhemi as para shoq\u00ebrimit, ndalimit dhe as para arrestimit n\u00eb flagranc\u00eb, q\u00eb parashikon Kodi i Procedur\u00ebs Penale. N\u00eb k\u00ebto rrethana, punonj\u00ebsit e Policis\u00eb kan\u00eb vepruar n\u00eb kund\u00ebrshtim me nenin 27 t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe nenit 5 t\u00eb Konvent\u00ebs Europiane t\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut, q\u00eb parashikojn\u00eb rastet kur mund t\u00eb kufizohet liria e personit. Nga t\u00eb dh\u00ebnat e verifikuara nga Raporti i sh\u00ebrbimit, i hartuar nga salla operative e Drejtoris\u00eb Vendore t\u00eb Policis\u00eb Tiran\u00eb, ka rezultuar se gjendja jo e mir\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsore e shtetasit L.K. \u00ebsht\u00eb konstatuar nga forcat e rendit n\u00eb or\u00ebn 23:34. Duke patur parasysh sa m\u00eb sip\u00ebr, punonj\u00ebsit e Policis\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb zbatonin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb strikte nenin 17 pika \u201ca\u201d dhe nenit 89 pika \u201cc\u201d t\u00eb Ligjit nr. 108\/2014 \u201cP\u00ebr Policin\u00eb e Shtetit\u201d, duke transportuar menj\u00ebher\u00eb dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb urgjente shtetasin L.K. n\u00eb spital, dhe jo ta \u00e7onin n\u00eb ambientet e Komisariatit.<\/em><\/p>\n<p><em style=\"font-weight: inherit;\">Duke mbajtur n\u00eb konsiderat\u00eb natyr\u00ebn e \u00e7\u00ebshtjes, n\u00eb raste t\u00eb tilla \u00ebsht\u00eb organi i Prokuroris\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb hetoj\u00eb m\u00eb tej p\u00ebr ligjshm\u00ebrin\u00eb e veprimeve t\u00eb kryera nga forcat e policis\u00eb, shkakun e vdekjes s\u00eb viktim\u00ebs dhe n\u00ebse kjo ngjarje mund t\u00eb parandalohej, n\u00eb kushtet e veprimeve apo mosveprimeve q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e rendit publik kishin si detyrim t\u00eb kryenin.<\/em><br \/>\n<em style=\"font-weight: inherit;\">Kurdo q\u00eb nj\u00eb i ndaluar vdes n\u00eb rrethana t\u00eb dyshimta, neni 2 i Konvent\u00ebs Evropiane t\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut i k\u00ebrkon autoriteteve t\u00eb kryejn\u00eb nj\u00eb hetim t\u00eb pavarur dhe t\u00eb paansh\u00ebm zyrtar, i cili p\u00ebrmbush standarde minimale t\u00eb caktuara p\u00ebr efikasitetin (shih Trubnikov kund\u00ebr Rusis\u00eb, nr. 49790\/99, \u00a7\u00a7 87-88, 5 korrik 2005).<\/em><br \/>\n<em style=\"font-weight: inherit;\">Duke marr\u00eb shkas nga pretendimet e familjar\u00ebve t\u00eb viktim\u00ebs L.K n\u00eb media, KShH d\u00ebshiron t\u00eb sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb organit t\u00eb prokuroris\u00eb, standartin e Gjykat\u00ebs Evropiane t\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut, i cili \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur edhe n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen Fatos Prizren kund\u00ebr Shqip\u00ebris\u00eb. Sipas tij, n\u00eb t\u00eb gjitha rastet, i af\u00ebrmi i viktim\u00ebs duhet t\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb procedur\u00eb n\u00eb mas\u00ebn e nevojshme p\u00ebr t\u00eb mbrojtur interesat e tij\/saj legjitim\u00eb (shih Mustafayev kund\u00ebr Azerbajxhanit, nr. 47095\/09, \u00a7 72, 4 maj 2017).<\/em><\/p>\n<p><em style=\"font-weight: inherit;\">Gjykata, n\u00eb shum\u00eb raste, ka theksuar se p\u00ebrfshirja e t\u00eb af\u00ebrmit n\u00eb k\u00ebto procedura sh\u00ebrben p\u00ebr t\u00eb garantuar llogaridh\u00ebnien publike t\u00eb autoriteteve dhe kontrollin publik t\u00eb veprimeve t\u00eb tyre gjat\u00eb hetimit. Kjo e drejt\u00eb k\u00ebrkon q\u00eb procedura e ndjekur nga organet e pavarura (sikurse \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt n\u00eb rastin konkret prokuroria), t\u00eb garantoj\u00eb mbrojtjen e nevojshme t\u00eb interesit t\u00eb tyre, i cili mund t\u00eb jet\u00eb n\u00eb konflikt t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me interesin e policis\u00eb ose forcave t\u00eb siguris\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb ngjarje (shih Anusca kund\u00ebr Moldavis\u00eb, inr. 24034\/07, \u00a7 44, 18 maj<\/em>\u00a02010).<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pas vdekjes s\u00eb 32 vje\u00e7arit Lear Kurti, Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) ka k\u00ebrkuar nisjen e hetimeve nga ana e Prokuroris\u00eb p\u00ebr rastin, duke qen\u00eb se nuk\u00a0 u \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion dokumenti i t\u00eb dh\u00ebnave dhe gjeneraliteteve p\u00ebr koh\u00ebn q\u00eb i riu q\u00ebndroi n\u00eb komisariat, cil\u00ebsin\u00eb dhe shkaqet e kufizimit t\u00eb liris\u00eb s\u00eb tij. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":294537,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-294536","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/294536","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=294536"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/294536\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/294537"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=294536"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=294536"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=294536"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}