{"id":294667,"date":"2022-10-22T11:04:51","date_gmt":"2022-10-22T09:04:51","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=294667"},"modified":"2022-10-22T11:04:51","modified_gmt":"2022-10-22T09:04:51","slug":"ironia-e-gjekmarkaj-per-seancen-parlamentare-babo-nga-zyra-vononte-ardhjen-i-qete-luli-kishte-pritur-erresiren-dikush-pyeti-po-ky-cpat-pse-u-mundua","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/ironia-e-gjekmarkaj-per-seancen-parlamentare-babo-nga-zyra-vononte-ardhjen-i-qete-luli-kishte-pritur-erresiren-dikush-pyeti-po-ky-cpat-pse-u-mundua\/","title":{"rendered":"Ironia e Gjekmarkaj p\u00ebr seanc\u00ebn parlamentare: Babo nga zyra vononte ardhjen i qet\u00eb. Luli kishte pritur err\u00ebsir\u00ebn. Dikush pyeti, \u2018po ky \u00e7\u2019pat pse u mundua?\u2019"},"content":{"rendered":"<p>Nga Agron Gjekmarkaj<\/p>\n<p>Kronik\u00eb e pajtimeve t\u00eb m\u00ebdha dhe gj\u00ebrave t\u00eb padukshme.<\/p>\n<p>Nuk do lodhesha n\u00eb k\u00ebt\u00eb or\u00eb t\u00eb von\u00eb q\u00eb t\u00eb risillja n\u00eb kujtes\u00eb diten e enjte nese nuk do t\u00eb isha pajtuar me Albanen,pas kaq muaj merie q\u00eb honeve t\u00eb zemerimit na perplasi duke tranuar mijera z\u00ebmra.<\/p>\n<p>Pran\u00eb banakut n\u00eb barin e Kuvendit ku uji m\u00eb vitamia na shoi yndyren e idhnimit shkembyem fjalet e para si belbezim pas nj\u00eb memeclleku t\u00eb gjat\u00eb krejt si lulja e par\u00eb e prillit q\u00eb akullin e fundit therrmon.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb vazhd\u00eb gezimi u shfaq edhe zevendes Lideri Muli pak i trazuar nga pusit\u00eb q\u00eb i ngrihen n\u00eb kuvend q\u00eb t\u00eb mos flas\u00eb dhe godas\u00eb,t\u00eb kumboj\u00eb me forcen e tij t\u00eb argumentit e logjikes brenda t\u00eb cilave qeveria shfaqet me veset e saj t\u00eb shumta.<\/p>\n<p>Kjo dhimbje a preokupim e kishin b\u00ebr\u00eb njerzor dhe t\u00eb dashur e n\u00eb at\u00eb humus emotiv shkembyem idera qysh t\u00eb b\u00ebhet partia tok dhe furis\u00eb armike ti b\u00ebj\u00eb ball\u00eb.Zevendes Lideri ma ktheu shikimin.<\/p>\n<p>Por dita filloj\u00eb me heshtjen e shkurter per dik\u00eb torturuese t\u00eb Belindes, atje siper n\u00eb podiumin e drunjt\u00eb! Mbi t\u00eb thinjurin shesh t\u00eb detit era fryn e mblidhen ret\u00eb.Ulsiu kruspull, i b\u00ebr\u00eb sa nj\u00eb grusht priste.<\/p>\n<p>Bela b\u00ebri 8 ore luft\u00eb. Gjyle mbi Helidonin q\u00eb plaget si Gjergj Elez Alis\u00eb i shtoheshin, bumje mbi Doktorin q\u00eb si Sizifi ngjitej e binte, binte e ngjitej,me tu dukt Stalingradi pes\u00eb me hi\u00e7.<\/p>\n<p>T\u00eb vetet e shihnin me admirim dhe zili. Babo po kaq nga zyra dhe vononte ardhjen i qet\u00eb.<\/p>\n<p>Delina e cila vetem kur flet nuk mendon buzeqeshte nga mendimet q\u00eb i lodronin neper fiqir si k\u00ebrri\u00e7at n\u00eb zabel.<\/p>\n<p>Tao n\u00eb krahun tim jepte e merrte me lumturin\u00eb. Me shakat\u00eb e kripura si t\u00eb Du\u00e7es e shkriu edhe Tonin qe strehohet zakonisht n\u00eb frigoriferin e arsyes.<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb fjalimi ku perkedhelte t\u00eb miren e qeveris\u00eb si kerthiun n\u00eb peqi dhe ndihmen e Zotit kerkonte p\u00ebr ti hequr opozites mendimet e keqia edhe Toni qeshi me hukam\u00eb e hov.<\/p>\n<p>\u00c7udi gjith\u00eb ky gaz e potere as arriti ta cimbiste koracen e seriozitetit t\u00eb Etildes q\u00eb ashtu kok\u00ebulur mbi kompjuter percillte diten politike pa ju dorezuar monotonis\u00eb. Majko qe \u00e7oku ja merr ndonj\u00eb buzqeshje nuk pat sukses dhe n\u00eb vend t\u00eb atij nuri mori nj\u00eb ngjatetim nga gjeneral Koll\u00e7aku me Nasipin.<\/p>\n<p>Ish Kryeministri trozova\u00e7 nuk dukej edhe aq i gezuar me suksesin.<\/p>\n<p>Jorida fjalimin e par\u00eb e mbajti kur kendoi gjeli i par\u00eb, t\u00eb dytin kur stomaku kerkonte buk\u00eb ndersa t\u00eb tretin bash kur trupi lypte gjum\u00eb e shpirti paqe. T\u00eb katertin e shkrojti n\u00eb \u00ebnderr.<\/p>\n<p>Gaz Bardhi si Baca i Gjetajve rrinte n\u00eb krye tavolinash duke rrefyer ankthin e negociatave.<\/p>\n<p>N\u00eb kafe ulur meq\u00ebnese Doktori dhe Babo nuk po vinin e partneritet n\u00eb sall\u00eb nuk kishte, zhytej n\u00eb murretim.<\/p>\n<p>Kosta i Gramozit dhe Lindites shihej sa n\u00eb nj\u00eb qoshe sa n\u00eb nj\u00eb tjeter duke tundur koken si p\u00ebr t\u00eb na kujtuar se dit\u00eb e kiametit po vjen o t\u00eb paudh\u00eb dhe ai \u00ebsht\u00eb lajmetari.<\/p>\n<p>Salianji pasi hodhi benzine me bidona q\u00eb nuk i mbarohen n\u00eb \u00e7do zjarr t\u00eb ndezur, sherr kudo gjet paqe, llafe ku kishte r\u00ebn\u00eb heshtja , zallamahi ku kishte dremitje, iku i uruari t\u00eb haj\u00eb q\u00eb t\u00eb merrte forca per nj\u00eb raund t\u00eb ri koherence. Armiq nga t\u00eb gjitha an\u00ebt e kan\u00eb rrethuar qerratan\u00eb po jepet ay? Qesh si m\u00eb i bukri shejtan mbi katua.<\/p>\n<p>Niko qerratai dhe Mimi di Puccini kuvendonin plot mbrothesi, futa turinjet edhe un\u00eb nja pes\u00eb minuta i paftuar duke l\u00ebn\u00eb menjan\u00eb sagen e Kalabris\u00eb,ku Mimia ecte perpara ne nga pas, Mimia fliste ne heshtnim t\u00eb gezuar. Ashtu n\u00ebn bekimin e Nikos sikur u ndam\u00eb me t\u00eb kaluaren dhe modestin\u00eb e Mimis\u00eb q\u00eb aq shum\u00eb me pat l\u00ebn\u00eb mbresa n\u00eb nj\u00eb paqe t\u00eb qendrueshme.<\/p>\n<p>Syzet e Krifces na munguan t\u00eb gjithve. Denajn e shtrengonin kepucet e reja. Parehatia e saj ngjante me shikimet e Bra\u00e7es.<\/p>\n<p>Befas nj\u00eb trok u degjua n\u00eb salle ishte Grida. Ajo shihte hijen e saj e cila i hapte rrugen nga shikimet si pararoj\u00eb spartanesh teksa Nora e Kelmendit i perkedhelte sedren per ti punuar qindin pashait.<\/p>\n<p>Jyrgys \u00c7yrbja vara vinga b\u00ebnte i paduruar me veshet t\u00eb ngritur lart n\u00eb mos ndoj fjal\u00eb t\u00eb pamir\u00eb per Babon i zinin ato dhe gj\u00ebmen kishte si ofert\u00eb si re t\u00eb zez\u00eb n\u00eb tavan dhe psheretimen , ah qafira qafira.<\/p>\n<p>Ec e ec, fol e fol dita po shuhej pa maja.<\/p>\n<p>Diku m\u00eb zun\u00eb syt\u00eb Elisen duke u perleshur me nj\u00eb byrek i cili e kishte mbuluar piaten cep me cep ngaqe Doktori \u00ebnde nuk po mberrinte dhe nj\u00eb beteje i duhej.<\/p>\n<p>Mbeta pa pergjigje kur pyeta veten si e ruan elegancen me ato karbohidrate n\u00eb xhiro?!<\/p>\n<p>Tigrushi si Kostandini u pa kalimthi si deshmi q\u00eb mund t\u00eb shkosh n\u00eb t\u00eb pertejmen bot\u00eb politike e t\u00eb kthehesh prap\u00eb si zefir.<\/p>\n<p>Dash Sula si nj\u00eb bard i fyer n\u00eb epin e tij nuk pipetinte nga mosvemendja per estetiken e lart\u00eb n\u00eb t\u00eb veshur. Nj\u00eb kollare e re i shkelqente si dekorate.Kreshnik \u00c7ollaku ndiente pikellim p\u00ebr nj\u00eb metafor\u00eb t\u00eb pa th\u00ebn\u00eb n\u00eb nj\u00eb rrugic\u00eb.<\/p>\n<p>Tezja si burbuqe bu\u00e7iste nga lumturia, hareja i rrinte persiper si pelerin\u00eb ushtaresh n\u00ebn shi. Aty ketu ndalej dhe qeraste miletin me gezim.<\/p>\n<p>Teta Gerta si\u00e7 e therret Bora kaloi nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb qet\u00eb mes buzqeshjeve me mas\u00eb e nj\u00eb serioziteti jo nervoz derisa erdhi Doktori i cili e gjuajti me t\u00eb vetat dhe nj\u00eb \u201ct\u00eb r\u00ebnt\u00eb pika, mos b\u00ebfsh hajer, t\u00eb shoft\u00eb morta\u201d erdhi nga siper.<\/p>\n<p>Xhela i cili po pergatit ritkthimin n\u00eb Kamez si Napoleoni nga Egjipti ndihej n\u00eb vendin e huaj si relike ne muzeum.<\/p>\n<p>Margeriti pat nj\u00eb dit\u00eb pothuaj n\u00eb limonti me dilemen te rri apo t\u00eb ik, harresa e Ina Zhupes kishte r\u00ebn\u00eb mbi t\u00eb si qetesia pas murlanit por jo mbi Kushin q\u00eb nuk di m\u00eb se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb paqja q\u00ebkur pedagoget duan rroga m\u00eb te mira.<\/p>\n<p>Mesnata mberriti si pakuptuar e bashk\u00eb me t\u00eb edhe Luli i cili erresiren kisht\u00eb pritur si rr\u00ebng per syt\u00eb kureshtar\u00eb. Dikush pyeti, po ky \u00e7\u2019pat pse u mundua, sikur e kishim harruar?! Eh u b\u00ebm\u00eb Parti me dy lidera historik. Ah se desh harruam Babon. Ai erdhi m\u00eb n\u00eb fund dhe meq\u00ebnese At Zef Pllumin citoi tre her\u00eb p\u00ebr t\u00eb hijeshuar fjalen e tij t\u00eb gjat\u00eb mu kujtua shprehja e fratit t\u00eb kujtimeve \u201d i mjer\u00eb ai popull q\u00eb nuk ban zap bijt\u00eb e vet t\u00eb keqij\u201d.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Agron Gjekmarkaj Kronik\u00eb e pajtimeve t\u00eb m\u00ebdha dhe gj\u00ebrave t\u00eb padukshme. Nuk do lodhesha n\u00eb k\u00ebt\u00eb or\u00eb t\u00eb von\u00eb q\u00eb t\u00eb risillja n\u00eb kujtes\u00eb diten e enjte nese nuk do t\u00eb isha pajtuar me Albanen,pas kaq muaj merie q\u00eb honeve t\u00eb zemerimit na perplasi duke tranuar mijera z\u00ebmra. Pran\u00eb banakut n\u00eb barin e Kuvendit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":294668,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365,3366,5380,231,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-294667","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"category-koment","10":"category-kryesore","11":"category-lajme","12":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/294667","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=294667"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/294667\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/294668"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=294667"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=294667"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=294667"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}