{"id":295147,"date":"2022-10-24T13:20:32","date_gmt":"2022-10-24T11:20:32","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=295147"},"modified":"2022-10-24T13:20:32","modified_gmt":"2022-10-24T11:20:32","slug":"projektbuxheti-2023-tabaku-kudo-po-shtrengojne-rripin-por-qeveria-shqiptare-ben-biznes-ne-kurriz-te-qytetareve-po-nderhyhet-brutalisht-ne-ekonomi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/projektbuxheti-2023-tabaku-kudo-po-shtrengojne-rripin-por-qeveria-shqiptare-ben-biznes-ne-kurriz-te-qytetareve-po-nderhyhet-brutalisht-ne-ekonomi\/","title":{"rendered":"Projektbuxheti 2023, Tabaku: Kudo po shtr\u00ebngojn\u00eb rripin, por qeveria shqiptare b\u00ebn biznes n\u00eb kurriz t\u00eb qytetar\u00ebve! Po nd\u00ebrhyhet brutalisht n\u00eb ekonomi"},"content":{"rendered":"<p>Deputetja e PD, Jorida Tabaku thot\u00eb se projektbuxheti 2023 i paraqitur n\u00eb parlament \u00ebsht\u00eb n\u00eb kurriz t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe nuk i ndihmon t\u00eb p\u00ebrballen me kriz\u00ebn. Tabaku u shpreh se nuk ka asnj\u00eb baz\u00eb reale dhe nuk i p\u00ebrgjigjet nevojave t\u00eb qytetar\u00ebve ndaj akuzon qeverin\u00eb shqiptare se b\u00ebn biznes me kriz\u00ebn.<\/p>\n<p><em>\u201cN\u00eb nj\u00eb koh\u00eb ku \u00e7do qeveri ka shtr\u00ebnguar rripin dhe po p\u00ebrpiqet q\u00eb t\u00eb paraqes\u00eb projektbuxhete q\u00eb i sh\u00ebrbejn\u00eb sh\u00ebndetit financiar t\u00eb qytetar\u00ebve. Qeveria shqiptare, vazhdon t\u00eb b\u00ebj\u00eb biznes me kriz\u00ebn n\u00eb kurriz t\u00eb shqiptar\u00ebve. Projektbuxheti 2023 i paraqitur n\u00eb Parlament t\u00eb premten nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm se nj\u00eb shembull se si nj\u00eb qeveri q\u00eb nuk punon p\u00ebr qytetar\u00ebt nuk angazhohet n\u00eb ndihm\u00ebn p\u00ebr qytetar\u00ebt q\u00eb po vuajn\u00eb sot p\u00ebr sot inflacionin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb 20 vite.<\/em><\/p>\n<p><em>Ky projektbuxhet i paraqitur nuk ka asnj\u00eb baz\u00eb reale, nuk i p\u00ebrgjigjet nevojave t\u00eb kriz\u00ebs q\u00eb ka prekur thell\u00eb sip\u00ebrmarrjen dhe \u00ebsht\u00eb larg pritshm\u00ebrive q\u00eb kan\u00eb sot qytetar\u00ebt. Aq m\u00eb tep\u00ebr \u00ebsht\u00eb larg rrug\u00ebs se si duhet menaxhuar kjo kriz\u00eb ekonomike q\u00eb ka prekur xhepat dhe portofolin e shqiptar\u00ebve.<\/em><\/p>\n<p><em>Qeveria ka p\u00ebrqendruar gjith\u00eb energjit\u00eb e saj n\u00eb rritjen e taksave dhe gjithashtu vendosjen e gjobave n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb krize. Veprime t\u00eb tilla sipas saj do t\u00eb sjellin rritjen e t\u00eb ardhurave prej 130 mln euro vet\u00ebm nga taksat, dhe nj\u00eb total prej 380 mln euro shtes\u00eb priten t\u00eb merren n\u00eb mes t\u00eb kriz\u00ebs kryesisht nga shtresa e mesme, profesionist\u00ebt dhe biznesi\u201d, tha Tabaku.<\/em><\/p>\n<p>Nd\u00ebr t\u00eb tjera u shpreh se familjet shqiptare do t\u00eb paguajn\u00eb m\u00eb shtrenjt\u00eb p\u00ebr produktet e tyre n\u00eb \u00e7do konsum. Tabaku deklaroi po k\u00ebshtu se kredimarr\u00ebsit q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb kredi p\u00ebr banesat e tyre, p\u00ebr bizneset e tyre dhe jo vet\u00ebm do t\u00eb nisin t\u00eb paguajn\u00eb m\u00eb shtrenjt\u00eb k\u00ebstet e kredive nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb qeveria do t\u2019u shtoj\u00eb n\u00eb fatur\u00eb edhe taksat shtes\u00eb.<\/p>\n<p><em>\u201cVendosja e taksave sidomos tek shtresa e mesme e Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb politik\u00eb e vjet\u00ebr e qeverive Rama q\u00eb ua kalojn\u00eb fatur\u00ebn e kripur t\u00eb taksave k\u00ebsaj shtrese. Taksat si ajo ndaj profesioneve t\u00eb lira do t\u2019i jap\u00eb v\u00ebrtet\u00eb buxhetit t\u00eb shtetit t\u00eb ardhura ekstra prej 17 mln eurosh por do t\u00eb heq\u00eb nga duart e k\u00ebtyre profesionist\u00ebve po kaq milion\u00eb euro n\u00eb koh\u00eb krize.<\/em><\/p>\n<p><em>Sip\u00ebrmarrjet do t\u00eb paguajn\u00eb shtrenjt\u00eb produktet, sh\u00ebrbimet dhe jo vet\u00ebm nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb taksat rriten mbi kurrizin e tyre. Kredimarr\u00ebsit q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb kredi p\u00ebr banesat e tyre, p\u00ebr bizneset e tyre dhe jo vet\u00ebm do t\u00eb nisin t\u00eb paguajn\u00eb m\u00eb shtrenjt\u00eb k\u00ebstet e kredive nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb qeveria do t\u2019u shtoj\u00eb n\u00eb fatur\u00eb edhe taksat shtes\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Mbi taksim n\u00eb koh\u00eb krize. Kjo \u00ebsht\u00eb politika e majt\u00eb! Kjo \u00ebsht\u00eb politika fiskale e qeveris\u00eb Rama q\u00eb edhe n\u00eb koh\u00ebn m\u00eb t\u00eb err\u00ebt vazhdon t\u00eb fus\u00eb dor\u00ebn n\u00eb xhepat e qytetar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb paguar t\u00eb dyshuarit e p\u00ebrhersh\u00ebm. P\u00ebrpjekja e mazhoranc\u00ebs p\u00ebr t\u00eb implementuar nj\u00eb taksim p\u00ebr fitimet ekstra duket se do shtrihet vet\u00ebm tek biznesi i energjis\u00eb elektrike\u201d, tha Tabaku.<\/em><\/p>\n<p>Deputetja shtoi se PD ka k\u00ebrkuar qart\u00ebsisht dhe me k\u00ebmb\u00ebngulje q\u00eb qeveria ta aplikoj\u00eb k\u00ebt\u00eb taksim ekstra edhe p\u00ebr bizneset q\u00eb shesin naft\u00ebn.<\/p>\n<p><em>\u201cDuke qen\u00eb se bordi i naft\u00ebs q\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb Klubi i Oligark\u00ebve po abuzon me \u00e7mimin e naft\u00ebs duke p\u00ebrfituar m\u00eb shum\u00eb t\u00eb ardhura si pasoj\u00eb e situat\u00ebs. Por deri m\u00eb tani, ortak\u00ebt e qeveris\u00eb dhe aksionar\u00ebt e k\u00ebsaj mazhorance po vazhdon t\u2019iu shkelet nj\u00eb sy nga qeveria e cila \u00ebsht\u00eb e gatshme t\u00eb gjobis\u00eb shtres\u00ebn e mesme t\u00eb shqiptar\u00ebve apo dhe qytetar\u00ebt e shtres\u00ebs s\u00eb varf\u00ebr duke ua ngarkuar fatur\u00ebn e inflacionit dhe nga ana tjet\u00ebr t\u00eb tregohet tolerante me klubin e oligark\u00ebve.<\/em><\/p>\n<p><em>K\u00ebt\u00eb sjellje prej toleranteje qeveria e tregon edhe n\u00eb krahun e shpenzimeve. Si\u00e7 edhe pritej, paketa e re fiskale e ngarkuar me taksa dhe politika fiskale q\u00eb i bien shqiptar\u00ebve dhe shtres\u00ebs s\u00eb mesme do t\u00eb ushqej\u00eb me dor\u00ebn tjet\u00ebr kontratat e PPP-ve dhe koncesioneve.<\/em><\/p>\n<p><em>Vlera totale e koncesioneve dhe PPP-ve q\u00eb do t\u2019i shtohen list\u00ebs s\u00eb gjat\u00eb t\u00eb parave q\u00eb taksat e qytetar\u00ebve mbushin ark\u00ebn dhe mbajn\u00eb gjall\u00eb bizneset e oligarkis\u00eb do t\u00eb rritet me 1 mld dollar\u00eb. Rrug\u00ebt e florinjta vazhdojn\u00eb t\u00eb mbushin ark\u00ebn e oligark\u00ebve n\u00eb kurriz t\u00eb rritjes s\u00eb taksave t\u00eb shqiptar\u00ebve\u201d, tha Tabaku.<\/em><\/p>\n<p>Sipas deputetes demokrate, \u201ctragjedia e k\u00ebtij projektbuxheti \u00ebsht\u00eb se \u00e7do kursim t\u00eb koh\u00ebs po e rr\u00ebmben p\u00ebr t\u2019ia kthyer n\u00eb pagesa nj\u00eb grushti t\u00eb vog\u00ebl biznesesh q\u00eb i mb\u00ebshtet p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb vitit me PPP, koncesione dhe tendera.\u201d N\u00eb p\u00ebrfundim thekson t\u00eb dh\u00ebnat nga institucionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare se viti 2023 pritet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb vit i v\u00ebshtir\u00eb duke u pasuar nga shtr\u00ebngime t\u00eb m\u00ebdha dhe nj\u00eb recension q\u00eb do t\u00eb prek\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr drejt\u00eb dhe t\u00eb ardhurat e shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p><em>\u201cGoditja q\u00eb qeveria shqiptare i b\u00ebn shtresave t\u00eb mesme do t\u00eb godas\u00eb portofolat e tyre sidomos n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb ku shum\u00eb nga k\u00ebta qytetar\u00eb jan\u00eb kredi marr\u00ebs. Rritja e norm\u00ebs s\u00eb interesit me ritme t\u00eb shpejta nga Banka e Shqip\u00ebris\u00eb do t\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsoj\u00eb aft\u00ebsit\u00eb paguese t\u00eb kredive t\u00eb biznesit por edhe kredive personale t\u00eb k\u00ebsaj qytetar\u00ebve.<\/em><\/p>\n<p><em>Fatkeq\u00ebsisht, shqiptar\u00ebt q\u00eb k\u00ebrkonin nj\u00eb qeveri t\u00eb p\u00ebrgjegjshme dhe q\u00eb i ndihmon ata p\u00ebrmes manaxhimit t\u00eb kriz\u00ebs. Vazhdojn\u00eb t\u00eb mbajn\u00eb mbi supe nj\u00eb mazhoranc\u00eb dhe nj\u00eb qeveri q\u00eb u ka vendosur mbi kurriz fatur\u00ebn e nj\u00eb krize q\u00eb n\u00eb fakt duhet ta paguaj\u00eb qeveria.<\/em><\/p>\n<p><em>Nd\u00ebrsa qeveria vazhdon t\u00eb b\u00ebj\u00eb Pazar me kriz\u00ebn dhe padyshim t\u00eb pasuroj\u00eb ata q\u00eb jan\u00eb bashke ortak\u00ebt e saj n\u00eb qeverisje; klubin e oligark\u00ebve p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt pakkush flet dhe t\u00eb gjith\u00eb e dim\u00eb kush jan\u00eb\u201d, tha Tabaku.<\/em><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputetja e PD, Jorida Tabaku thot\u00eb se projektbuxheti 2023 i paraqitur n\u00eb parlament \u00ebsht\u00eb n\u00eb kurriz t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe nuk i ndihmon t\u00eb p\u00ebrballen me kriz\u00ebn. Tabaku u shpreh se nuk ka asnj\u00eb baz\u00eb reale dhe nuk i p\u00ebrgjigjet nevojave t\u00eb qytetar\u00ebve ndaj akuzon qeverin\u00eb shqiptare se b\u00ebn biznes me kriz\u00ebn. \u201cN\u00eb nj\u00eb koh\u00eb ku [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":295148,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-295147","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-lajme","10":"category-politike","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/295147","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=295147"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/295147\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/295148"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=295147"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=295147"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=295147"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}