{"id":295150,"date":"2022-10-24T13:44:53","date_gmt":"2022-10-24T11:44:53","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=295150"},"modified":"2022-10-24T13:44:53","modified_gmt":"2022-10-24T11:44:53","slug":"29-ndertime-pa-leje-vihen-ne-hetim-8-ish-zyrtare-te-imt-se-e-efektive-5-pezullohen-nga-detyra","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/29-ndertime-pa-leje-vihen-ne-hetim-8-ish-zyrtare-te-imt-se-e-efektive-5-pezullohen-nga-detyra\/","title":{"rendered":"29 nd\u00ebrtime pa leje, vihen n\u00eb hetim 8 ish-zyrtar\u00eb t\u00eb IMT-s\u00eb e efektiv\u00eb, 5 pezullohen nga detyra"},"content":{"rendered":"<p>Tet\u00eb ish-zyrtar\u00eb t\u00eb Inspektoriatit t\u00eb Mbrojtjes s\u00eb Territorit dhe efektiv\u00eb policie jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00ebn hetim pasi akuzohen p\u00ebr shp\u00ebrdorim me detyr\u00ebn n\u00eb lidhje me nd\u00ebrtimet pa leje, nd\u00ebrsa 5 t\u00eb tjer\u00eb jan\u00eb pezulluar nga detyre. N\u00eb njoftimin zyrtar, b\u00ebhet me dije se gjat\u00eb kontrolleve e hetimeve t\u00eb nisura nga viti 2021, jan\u00eb konstatuar 29 raste abuzimi me detyr\u00ebn n\u00eb lidhje me nd\u00ebrtimet pa leje, 20 prej t\u00eb cilave nuk jan\u00eb raportuar n\u00eb detaje. Por p\u00ebr 9 prej tyre ka dokumentacone n\u00eb t\u00eb cilat bazohen shkeljet. P\u00ebr pasoj\u00eb, Prokuroria e Lushnjes ka caktuar masat e siguris\u00eb p\u00ebr 13 zyrtar\u00eb, t\u00eb cilat jan\u00eb miratuar nga Gjykata e Lushnjes.<\/p>\n<p><em><strong>Konkretisht \u00ebsht\u00eb realizuar:<\/strong><\/em><\/p>\n<ol>\n<li>Caktimin ndaj personit n\u00ebn hetim Gj.M. si mas\u00eb sigurimi personale at\u00eb t\u00eb \u201cDetyrim p\u00ebr t\u2019u paraqitur n\u00eb policin\u00eb gjyq\u00ebsore\u201d parashikuar nga neni 234 i Kodit t\u00eb Procedures Penale.<\/li>\n<li>Caktimin si mas\u00eb sigurimi personal at\u00eb t\u00eb \u201cPezullimi i ushtrimit t\u00eb nj\u00eb detyre a sh\u00ebrbimi publik\u201d, konkretisht nga ajo e inspektorit pran\u00eb Bashkis\u00eb Lushnj\u00eb, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nenit 242 t\u00eb KPP, ndaj shtetasit I.B., i hetuar p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb \u201cShp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs\u201d parashikuar nga neni 248 i i Kodit Penal.<\/li>\n<li>Caktimin ndaj personit n\u00ebn hetim I.B. si mas\u00eb sigurimi personale at\u00eb t\u00eb \u201cDetyrim p\u00ebr t\u2019u paraqitur n\u00eb policin\u00eb gjyq\u00ebsore\u201d parashikuar nga neni 234 i Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale.<\/li>\n<li>Caktimin si mase sigurimi personal at\u00eb t\u00eb \u201cPezullimi i ushtrimit t\u00eb nj\u00eb detyre a sh\u00ebrbimi publik\u201d, konkretisht nga ajo e inspektorit pran\u00eb Bashkis\u00eb Lushnj\u00eb, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nenit 242 t\u00eb KPP, ndaj shtetasit K.S, i hetuar p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb \u201cShp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs\u201d parashikuar nga neni 248 i i Kodit Penal.<\/li>\n<li>Caktimin ndaj personit n\u00ebn hetim K.S. si mas\u00eb sigurimi personale at\u00eb t\u00eb \u201cDetyrim p\u00ebr t\u2019u paraqitur n\u00eb policin\u00eb gjyq\u00ebsore\u201d parashikuar nga neni 234 i Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale.<\/li>\n<li>Caktimin si mas\u00eb sigurimi personal at\u00eb t\u00eb \u201cPezullimi i ushtrimit t\u00eb nj\u00eb detyre a sh\u00ebrbimi publik\u201d, konkretisht nga ajo e inspektorit pran\u00eb Bashkis\u00eb Lushnj\u00eb, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nenit 242 t\u00eb KPP, ndaj shtetasit Xh.Z, i hetuar p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb \u201cShp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs\u201d parashikuar nga neni 248 i i Kodit Penal.<\/li>\n<li>Caktimin ndaj personit n\u00ebn hetim Xh.Z si mas\u00eb sigurimi personale at\u00eb t\u00eb \u201cDetyrim p\u00ebr t\u2019u paraqitur n\u00eb policin\u00eb gjyq\u00ebsore\u201d parashikuar nga neni 234 i Kodit t\u00eb Procedures Penale.<\/li>\n<li>Caktimin si mase sigurimi personal at\u00eb t\u00eb \u201cPezullimi i ushtrimit t\u00eb nj\u00eb detyre a sh\u00ebrbimi publik\u201d, konkretisht nga ajo e punonj\u00ebsit t\u00eb policis\u00eb, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nenit 242 t\u00eb KPP, ndaj shtetasit H.T., i hetuar p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb \u201cKorrupsion pasiv i personave q\u00eb ushtrojn\u00eb funksione publike\u201d parashikuar nga neni 259 prg.,1 dhe 25 ii Kodit Penal.<\/li>\n<li>Caktimin ndaj personit n\u00ebn hetim H.T. si mas\u00eb sigurimi personale at\u00eb t\u00eb \u201cDetyrim p\u00ebr t\u2019u paraqitur n\u00eb policin\u00eb gjyq\u00ebsore\u201d parashikuar nga neni 234 i Kodit t\u00eb Procedures Penale.<\/li>\n<li>Caktimin si mas\u00eb sigurimi personal at\u00eb t\u00eb \u201cPezullimi i ushtrimit t\u00eb nj\u00eb detyre a sh\u00ebrbimi publik\u201d, konkretisht nga ajo e punonj\u00ebsit t\u00eb policis\u00eb, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nenit 242 t\u00eb KPP, ndaj shtetasit B.H., i hetuar p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb \u201cKorrupsioni pasiv i personave q\u00eb ushtrojn\u00eb funksione publike\u201d, parashikuar nga neni 259 prg. 1 i Kodit Penal dhe 25 i Kodit Penal.<\/li>\n<li>Caktimin ndaj personit n\u00ebn hetim B.H. si mas\u00eb sigurimi personale at\u00eb t\u00eb \u201cDetyrim p\u00ebr t\u2019u paraqitur n\u00eb policin\u00eb gjyq\u00ebsore\u201d parashikuar nga neni 234 i Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale.<\/li>\n<li>Caktimin ndaj personit n\u00ebn hetim P.T. si mas\u00eb sigurimi personale at\u00eb t\u00eb \u201cDetyrim p\u00ebr t\u2019u paraqitur n\u00eb policin\u00eb gjyqesore\u201d parashikuar nga neni 234 i Kodit t\u00eb Procedures Penale.<\/li>\n<li>Caktimin ndaj personit n\u00ebn hetim E.Sh. si mas\u00eb sigurimi personale at\u00eb t\u00eb \u201cDetyrim p\u00ebr t\u2019u paraqitur n\u00eb policin\u00eb gjyq\u00ebsore\u201d parashikuar nga neni 234 i Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale.<\/li>\n<\/ol>\n<p><em><strong>Njoftimi:\u00a0<\/strong><\/em><\/p>\n<p><em>Mbi baz\u00ebn e materialeve t\u00eb d\u00ebrguara nga Komisariati i Policis\u00eb Lushnj\u00eb, Prokuroria pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Lushnj\u00eb ka regjistruar procedimin penal Nr.806\/2021, p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cNd\u00ebrtim i paligjsh\u00ebm\u201d, parashikuar nga neni 199\/a i Kodit Penal, lidhur me objektin n\u00eb \u201crestaurim\u201d, me adres\u00eb n\u00eb fshatin Ardenic\u00eb, Lushnj\u00eb, konstatuar nga policia gjyq\u00ebsore me procesverbalin \u201cP\u00ebr k\u00ebqyrjen e vendit t\u00eb ngjarjes\u201d, dat\u00eb 28.10.2021, si dhe disa verifikimeve shtes\u00eb t\u00eb kryera.<\/em><\/p>\n<p><em>Bazuar n\u00eb nenet 79 e 92 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale \u00ebsht\u00eb bashkuar n\u00eb dat\u00ebn 22.09.2022, \u00e7\u00ebshtja penale nr. 807, viti 2021, e cila ka filluar mbi baz\u00ebn e materialeve referuese t\u00eb d\u00ebrguara nga Komisariati i Policis\u00eb Lushnj\u00eb, p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cShp\u00ebrdorimi i detyr\u00ebs\u201d, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, n\u00eb ngarkim t\u00eb kryeinspektorit dhe inspektor\u00ebve t\u00eb Inspektoriatit t\u00eb Mbrojtjes s\u00eb Territorit Bashkia Lushnj\u00eb, lidhur me nd\u00ebrtimet pa leje t\u00eb kryera n\u00eb territorin e Bashkis\u00eb Lushnj\u00eb gjat\u00eb vitit 2021.<\/em><\/p>\n<p><em>Gjat\u00eb hetimeve t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes penale nr. 807, viti 2021, jan\u00eb dokumentuar edhe raste t\u00eb tjera nd\u00ebrtimesh t\u00eb kundraligjshme t\u00eb kryera deri n\u00eb muajin mars 2022, si dhe n\u00eb bashk\u00ebpunim me sh\u00ebrbimet e Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore pran\u00eb Agjensis\u00eb s\u00eb Mbik\u00ebqyrjes Policore (A.M.P), u dokumentua nj\u00eb episod korrupsioni aktiv\/pasiv mes shtetasve E.Sh. e P.T. dhe shtetasve B.H. e H.T., k\u00ebta t\u00eb fundit me detyr\u00eb punonj\u00ebs t\u00eb policis\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Nga t\u00ebr\u00ebsia provave, provohet se, shtetasi Gj.M, me detyr\u00ebn e ish kryeinspektorit t\u00eb I.M.T.Bashkia Lushnj\u00eb, si dhe shtetasit I.B., K.S. dhe Xh.Z., me detyr\u00ebn e inspektorve t\u00eb I.M.T., Bashkis\u00eb Lushnj\u00eb, nuk kan\u00eb ushtruar detyr\u00ebn e tyre n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin p\u00ebr t\u00eb pakt\u00ebn 29 (nj\u00ebzet e n\u00ebnt\u00eb) raste t\u00eb ndertime pa leje (nga k\u00ebto dy n\u00eb kund\u00ebrshtim me deklarat\u00eb p\u00ebr miratimin e punimeve) t\u00eb kryera n\u00eb territorin administrativ t\u00eb Bashkis\u00eb Lushnj\u00eb gjat\u00eb periudh\u00ebs janar 2021 \u2013 mars 2022.<\/em><\/p>\n<p><em>Nga k\u00ebto, p\u00ebr 20 (nj\u00ebzet) nd\u00ebrtime t\u00eb kundraligjshme t\u00eb kryera n\u00eb em\u00ebr t\u00eb subjekteve t\u00eb ndrysh\u00ebm, nuk jan\u00eb mbajtur procesverbale konstatimi t\u00eb kundravajtjes, vendime p\u00ebr d\u00ebnime me gjob\u00eb apo vendime p\u00ebr prishje objekti t\u00eb paligjsh\u00ebm nga I.M.T., Bashkia Lushnj\u00eb, nd\u00ebrsa p\u00ebr 9 (n\u00ebnt\u00eb) nd\u00ebrtime t\u00eb kundraligjshme n\u00eb em\u00ebr t\u00eb shtetasve t\u00eb ndrysh\u00ebm jan\u00eb marr\u00eb masa administrative pas v\u00ebnies n\u00eb dijeni t\u00eb ndjekjes s\u00eb k\u00ebtyre rasteve nga organet hetimore, pas informacionit t\u00eb k\u00ebrkuara nga prokuroria lidhur me to. Po ashtu, n\u00eb asnj\u00eb rast nuk jan\u00eb p\u00ebrpiluar kall\u00ebzime penale ndaj subjekteve nd\u00ebrtues, sikur k\u00ebrkohet nga ligji.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, personat e m\u00ebsip\u00ebrm nuk kan\u00eb p\u00ebrmbushur detyrimet e parashikuara n\u00eb ligjin nr. 9780, dat\u00eb 16.07.2007 \u201cP\u00ebr inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga nd\u00ebrtimet e paligjshme\u201d i ndryshuar, si dhe ligjin nr. 139\/2015 \u201cP\u00ebr vet\u00ebqeverisjen vendore\u201d, i ndryshuar, duke konsumuar k\u00ebshtu element\u00ebt e vepr\u00ebs penale \u201cShp\u00ebrdorimi i detyr\u00ebs\u201d, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.<\/em><\/p>\n<p><em>Gjithashtu, nga hetimet e kryera, duke p\u00ebrdorur mjete t\u00eb posa\u00e7me t\u00eb k\u00ebrkimit t\u00eb prov\u00ebs, ka rezultuar edhe nj\u00eb episod korrupsioni aktiv\/pasiv, ku konkretisht, n\u00eb dat\u00ebn 25.02.2022, punonj\u00ebsit e policis\u00eb H.T. dhe B.H., n\u00eb sh\u00ebrbim n\u00eb vendin e quajtur \u201cGos\u00eb\u201d, Kavaj\u00eb, kan\u00eb ndaluar mjetin kamion\u00e7in\u00eb \u201cFord Transit\u201d, n\u00ebn drejtimin e shtetasit E.Sh., dhe pas kontrollit t\u00eb dokumentacionit kan\u00eb konstatuar munges\u00eb t\u00eb polic\u00ebs s\u00eb sigurimit p\u00ebr mjetin. N\u00eb k\u00ebto kushte, punonj\u00ebsit e policis\u00eb duhet t\u00eb procedonin me mas\u00eb administrative drejtuesin e mjetit. P\u00ebrndryshe, k\u00ebta punon\u00ebs policie kan\u00eb kryer nd\u00ebrveprime korruptive me drejtuesin e mjetit E.Sh. dhe pronarin e mjetit P.T. dhe m\u00eb pas e kan\u00eb lejuar t\u00eb largohet pa e proceduar\/gjobitur administrativisht sipas ligjit.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb lidhje sa m\u00eb sip\u00ebr, mbi baz\u00ebn e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Prokuroris\u00eb pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Lushnje, Gjykata e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Lushnj\u00eb, me vendimin gjyq\u00ebsor Nr. 211 (1953), dat\u00eb 17.10.2022, ka vendosur:<\/em><\/p>\n<ol>\n<li><em> Caktimin ndaj personit n\u00ebn hetim Gj.M. si mas\u00eb sigurimi personale at\u00eb t\u00eb \u201cDetyrim p\u00ebr t\u2019u paraqitur n\u00eb policin\u00eb gjyq\u00ebsore\u201d parashikuar nga neni 234 i Kodit t\u00eb Procedures Penale.<\/em><\/li>\n<li><em> Caktimin si mas\u00eb sigurimi personal at\u00eb t\u00eb \u201cPezullimi i ushtrimit t\u00eb nj\u00eb detyre a sh\u00ebrbimi publik\u201d, konkretisht nga ajo e inspektorit pran\u00eb Bashkis\u00eb Lushnj\u00eb, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nenit 242 t\u00eb KPP, ndaj shtetasit I.B., i hetuar p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb \u201cShp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs\u201d parashikuar nga neni 248 i i Kodit Penal.<\/em><\/li>\n<li><em> Caktimin ndaj personit n\u00ebn hetim I.B. si mas\u00eb sigurimi personale at\u00eb t\u00eb \u201cDetyrim p\u00ebr t\u2019u paraqitur n\u00eb policin\u00eb gjyq\u00ebsore\u201d parashikuar nga neni 234 i Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale.<\/em><\/li>\n<li><em> Caktimin si mase sigurimi personal at\u00eb t\u00eb \u201cPezullimi i ushtrimit t\u00eb nj\u00eb detyre a sh\u00ebrbimi publik\u201d, konkretisht nga ajo e inspektorit pran\u00eb Bashkis\u00eb Lushnj\u00eb, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nenit 242 t\u00eb KPP, ndaj shtetasit K.S, i hetuar p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb \u201cShp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs\u201d parashikuar nga neni 248 i i Kodit Penal.<\/em><\/li>\n<li><em> Caktimin ndaj personit n\u00ebn hetim K.S. si mas\u00eb sigurimi personale at\u00eb t\u00eb \u201cDetyrim p\u00ebr t\u2019u paraqitur n\u00eb policin\u00eb gjyq\u00ebsore\u201d parashikuar nga neni 234 i Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale.<\/em><\/li>\n<li><em> Caktimin si mas\u00eb sigurimi personal at\u00eb t\u00eb \u201cPezullimi i ushtrimit t\u00eb nj\u00eb detyre a sh\u00ebrbimi publik\u201d, konkretisht nga ajo e inspektorit pran\u00eb Bashkis\u00eb Lushnj\u00eb, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nenit 242 t\u00eb KPP, ndaj shtetasit Xh.Z, i hetuar p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb \u201cShp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs\u201d parashikuar nga neni 248 i i Kodit Penal.<\/em><\/li>\n<li><em> Caktimin ndaj personit n\u00ebn hetim Xh.Z si mas\u00eb sigurimi personale at\u00eb t\u00eb \u201cDetyrim p\u00ebr t\u2019u paraqitur n\u00eb policin\u00eb gjyq\u00ebsore\u201d parashikuar nga neni 234 i Kodit t\u00eb Procedures Penale.<\/em><\/li>\n<li><em> Caktimin si mase sigurimi personal at\u00eb t\u00eb \u201cPezullimi i ushtrimit t\u00eb nj\u00eb detyre a sh\u00ebrbimi publik\u201d, konkretisht nga ajo e punonj\u00ebsit t\u00eb policis\u00eb, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nenit 242 t\u00eb KPP, ndaj shtetasit H.T., i hetuar p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb \u201cKorrupsion pasiv i personave q\u00eb ushtrojn\u00eb funksione publike\u201d parashikuar nga neni 259 prg.,1 dhe 25 ii Kodit Penal.<\/em><\/li>\n<li><em> Caktimin ndaj personit n\u00ebn hetim H.T. si mas\u00eb sigurimi personale at\u00eb t\u00eb \u201cDetyrim p\u00ebr t\u2019u paraqitur n\u00eb policin\u00eb gjyq\u00ebsore\u201d parashikuar nga neni 234 i Kodit t\u00eb Procedures Penale.<\/em><\/li>\n<li><em> Caktimin si mas\u00eb sigurimi personal at\u00eb t\u00eb \u201cPezullimi i ushtrimit t\u00eb nj\u00eb detyre a sh\u00ebrbimi publik\u201d, konkretisht nga ajo e punonj\u00ebsit t\u00eb policis\u00eb, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nenit 242 t\u00eb KPP, ndaj shtetasit B.H., i hetuar p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb \u201cKorrupsioni pasiv i personave q\u00eb ushtrojn\u00eb funksione publike\u201d, parashikuar nga neni 259 prg. 1 i Kodit Penal dhe 25 i Kodit Penal.<\/em><\/li>\n<li><em> Caktimin ndaj personit n\u00ebn hetim B.H. si mas\u00eb sigurimi personale at\u00eb t\u00eb \u201cDetyrim p\u00ebr t\u2019u paraqitur n\u00eb policin\u00eb gjyq\u00ebsore\u201d parashikuar nga neni 234 i Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale.<\/em><\/li>\n<li><em> Caktimin ndaj personit n\u00ebn hetim P.T. si mas\u00eb sigurimi personale at\u00eb t\u00eb \u201cDetyrim p\u00ebr t\u2019u paraqitur n\u00eb policin\u00eb gjyqesore\u201d parashikuar nga neni 234 i Kodit t\u00eb Procedures Penale.<\/em><\/li>\n<li><em> Caktimin ndaj personit n\u00ebn hetim E.Sh. si mas\u00eb sigurimi personale at\u00eb t\u00eb \u201cDetyrim p\u00ebr t\u2019u paraqitur n\u00eb policin\u00eb gjyq\u00ebsore\u201d parashikuar nga neni 234 i Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale.<\/em><\/li>\n<\/ol>\n<p><em>Nga ana e Prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Lushnj\u00eb, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebtij vendimi penal, u l\u00ebshua me dat\u00eb 17.10.2022 urdh\u00ebr ekzekutimi p\u00ebrkat\u00ebs p\u00ebr ekzekutimin e masave t\u00eb sip\u00ebrcituar.<\/em><\/p>\n<p><em>Me vendimin e dat\u00ebs 20.10.2022, Gjykata e Rrethit Gjyq\u00ebsor Lushnj\u00eb ka verifikuar masat e sigurimit t\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb munges\u00eb, duke l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi masat e sip\u00ebrcituar p\u00ebr personat n\u00ebn hetim.<\/em><\/p>\n<p><em>M\u00eb tej, organi i akuz\u00ebs vazhdon hetimin n\u00eb drejtim t\u00eb funksionar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb veprimtari q\u00eb bien ndesh me ushtrimin e rregullt t\u00eb detyr\u00ebs apo t\u00eb personave t\u00eb ndrysh\u00ebm q\u00eb kan\u00eb shkelur ligjin.<\/em><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Tet\u00eb ish-zyrtar\u00eb t\u00eb Inspektoriatit t\u00eb Mbrojtjes s\u00eb Territorit dhe efektiv\u00eb policie jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00ebn hetim pasi akuzohen p\u00ebr shp\u00ebrdorim me detyr\u00ebn n\u00eb lidhje me nd\u00ebrtimet pa leje, nd\u00ebrsa 5 t\u00eb tjer\u00eb jan\u00eb pezulluar nga detyre. N\u00eb njoftimin zyrtar, b\u00ebhet me dije se gjat\u00eb kontrolleve e hetimeve t\u00eb nisura nga viti 2021, jan\u00eb konstatuar 29 raste [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":295151,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-295150","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/295150","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=295150"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/295150\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/295151"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=295150"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=295150"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=295150"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}