{"id":295185,"date":"2022-10-24T15:22:06","date_gmt":"2022-10-24T13:22:06","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=295185"},"modified":"2022-10-24T15:22:06","modified_gmt":"2022-10-24T13:22:06","slug":"shqiperia-po-plaket-kosto-vjetore-e-pensioneve-te-reja-76-mln-euro-ne-2023-2025","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/shqiperia-po-plaket-kosto-vjetore-e-pensioneve-te-reja-76-mln-euro-ne-2023-2025\/","title":{"rendered":"Shqip\u00ebria po plaket, kosto vjetore e pensioneve t\u00eb reja 76 mln euro n\u00eb 2023-2025"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebr gjat\u00eb periudh\u00ebs 2023 -2025 skema publike e pensioneve do t\u00eb shtohet edhe me rreth 45 mij\u00eb pensionist\u00eb t\u00eb rinj mesatarisht me rreth 15 mij\u00eb n\u00eb vit. Sipas p\u00ebrllogaritjeve t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Financave, kosto financiare nga pensionist\u00ebt e rinj do t\u00eb jet\u00eb rreth 27 miliard\u00eb vit ose rreth 228 milion\u00eb euro p\u00ebr 2023-2025, ose rreth 78 milion\u00eb euro n\u00eb vit.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb dy viteve n\u00eb vijim skema e pensioneve do t\u00eb mbuloj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 830 mij\u00eb persona me pagesa, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb gati sa nj\u00eb e treta e popullsis\u00eb banuese n\u00eb vend. N\u00eb tre vitet n\u00eb vijim nevojitet nj\u00eb mb\u00ebshtetje financiare shtes\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb paguar pensione.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjat\u00eb tre viteve n\u00eb vijim, rritja e nivelit t\u00eb p\u00ebrfitimeve t\u00eb pensionist\u00ebve do t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb baz\u00eb t\u00eb indeksit t\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb mallrave t\u00eb konsumit dhe t\u00eb sh\u00ebrbimeve, t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb shport\u00ebn e pensionist\u00ebve. Fondet shtes\u00eb q\u00eb nevojiten p\u00ebr indeksimin jan\u00eb llogaritur 3,5 miliard\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2023, ,n\u00eb vitin 2024 rreth 3,6 miliard\u00eb lek\u00eb dhe 3,7 miliard\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2025.<\/p>\n<p>Numri i kontribuuesve\u00a0 me numrin e p\u00ebrfituese pritet t\u00eb barazohet n\u00eb vitet n\u00eb vijim, p\u00ebr shkak se tani po del n\u00eb pension brezi i bumit t\u00eb lindjeve n\u00eb vitet 1950-1960 dhe nga ana tjet\u00ebr emigracioni masiv i moshave t\u00eb reja po redukton fuqin\u00eb pun\u00ebtore.<\/p>\n<p>Ministria e Financave p\u00ebrllogarit se sistemi do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb me t\u00eb ardhura mesatarisht nga 801-835 mij\u00eb persona q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfituar dhe p\u00ebrfitojn\u00eb pensione publike, pensione suplementare si dhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb t\u00eb ardhura t\u00eb tjera t\u00eb parashikuara me ligje si dhe, vendime t\u00eb ve\u00e7anta si dhe vendime kompensuese t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr numri mesatar i kontribuuesve n\u00eb skem\u00ebn e sigurimeve shoq\u00ebrore parashikohet mbi 789-866 mij\u00eb persona me nj\u00eb rritje n\u00eb mas\u00ebn 3% n\u00eb krahasim me vitin paraardh\u00ebs.<\/p>\n<p>Shkalla e mbulimit t\u00eb popullsis\u00eb n\u00eb mosh\u00eb pun\u00eb (kontribuues \/ popullsi n\u00eb mosh\u00eb pune) do t\u00eb jet\u00eb mbi 43%.<\/p>\n<p>Pjesa e kontributeve t\u00eb sigurimeve shoq\u00ebrore ndaj totalit t\u00eb fondeve t\u00eb alokuara p\u00ebr skemat e sigurimeve shoq\u00ebrore do t\u00eb arrij\u00eb t\u00eb mbuloj\u00eb mesatarisht rreth 64 % t\u00eb totalit.<\/p>\n<p>Raporti kontribues\/p\u00ebrfitues n\u00eb periudh\u00ebn afatmesme ndryshon nga 1.039<\/p>\n<p><strong>Sistemi i Sigurimeve Shoq\u00ebrore<\/strong><\/p>\n<p>Sistemi i sigurimeve shoq\u00ebrore \u00ebsht\u00eb fokusuar dhe synon:<\/p>\n<p>\u00fc p\u00ebrmir\u00ebsimin e vazhduesh\u00ebm t\u00eb skemave aktuale, n\u00ebp\u00ebrmjet forcimit t\u00eb shtyll\u00ebs publike t\u00eb pensioneve e forcimit t\u00eb nj\u00eb lidhje m\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb midis kontributeve t\u00eb paguara dhe p\u00ebrfitimeve t\u00eb ardhshme,<\/p>\n<p>\u00fc futjen graduale t\u00eb skemave t\u00eb p\u00ebrfitimeve suplementare t\u00eb menaxhuar nga subjekte jo publike,<\/p>\n<p>\u00fc zhvillimin e forcimin e skemave t\u00eb sigurimeve suplementare profesionale dhe vullnetare,<\/p>\n<p>\u00fc rritjen e eficenc\u00ebs dhe p\u00ebrmbushjes s\u00eb funksioneve t\u00eb iSSH-s\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet shtimit t\u00eb kapaciteteve drejtuese, informatizimit t\u00eb sistemit n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi t\u00eb proceseve t\u00eb pun\u00ebs dhe t\u00eb informacionit arkivor,<\/p>\n<p>\u00fc p\u00ebrmir\u00ebsimin e sh\u00ebrbimit proklient.<\/p>\n<p>Realizimi i objektivave t\u00eb sip\u00ebrcituar b\u00ebhet p\u00ebrmes menaxhimit me efi\u00e7enc\u00eb dhe efektivitet t\u00eb tre skemave:<\/p>\n<p>\u00fc Skema e Sigurimit t\u00eb Detyruesh\u00ebm:<\/p>\n<p>Mbulon me fonde transfertat p\u00ebr individ\u00ebt nga pensionet publike, rastet e paaft\u00ebsis\u00eb s\u00eb p\u00ebrkohshme n\u00eb pun\u00eb, rastet e barr\u00eblindjeve, rastet e aksidenteve n\u00eb pun\u00eb, n\u00eb momentin e lindjes s\u00eb t\u00eb drejt\u00ebs dhe nevoj\u00ebs p\u00ebr to. Gjithashtu, mbulon mbledhjen dhe administrimin e t\u00eb ardhurave nga kontributet e fermer\u00ebve dhe t\u00eb siguruarve vullnetarisht, administrimi i kontributeve dhe i transfertave me destinacion nga Buxheti i Shtetit n\u00eb buxhetin e iSSH, si dhe administrimin e t\u00eb gjith\u00eb informacionit q\u00eb lidhet me t\u00eb drejtat e fituara t\u00eb kontribuesve n\u00eb skem\u00ebn e sigurimit shoq\u00ebror t\u00eb detyruesh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u00fc Skema e Sigurimit Suplementar<\/p>\n<p>Mbulon transfertat fondeve shtet\u00ebrore p\u00ebr individ\u00ebt q\u00eb kan\u00eb kryer funksione kushtetuese, ish ushtarak\u00ebt dhe policis\u00eb s\u00eb rendit, si dhe mb\u00ebshtetje p\u00ebr ata individ\u00eb q\u00eb kan\u00eb statusin e profesorit, naft\u00ebtarit, metalurgut, si dhe punonj\u00ebsve q\u00eb kan\u00eb punuar n\u00eb miniera.<\/p>\n<p>\u00fc Skema Kompensuese t\u00eb shtetit dhe trajtimeve t\u00eb ve\u00e7anta<\/p>\n<p>Mbulon transfertat fondeve shtet\u00ebrore n\u00eb buxhetet individuale t\u00eb pensionist\u00ebve dhe personave t\u00eb tjer\u00eb rezident\u00eb q\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb nga programe kompensuese shtet\u00ebrore ose trajtime t\u00eb ve\u00e7anta financiare si personat n\u00ebn statusin \u201cD\u00ebshmor i Atdheut\u201d, punonj\u00ebsit e nd\u00ebrmarrjeve ushtarake, p\u00ebr pilot\u00ebt fluturues n\u00eb pension, etj.<\/p>\n<p>Buxheti i iSSH-metodologjia e p\u00ebrgatitjes<\/p>\n<p>Llogaritjet p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e buxhetit t\u00eb iSSH-s\u00eb b\u00ebhen duke p\u00ebrdorur modelin aktuarial afatmes\u00ebm, i cili kalon n\u00ebp\u00ebr t\u00eb gjitha hapat e kryerjes s\u00eb nj\u00eb parashikimi. Kjo konsiston n\u00eb:<\/p>\n<p>&#8211; mbledhjen dhe analiz\u00ebn e t\u00eb dh\u00ebnave;<\/p>\n<p>&#8211; hartimin e bashk\u00ebsis\u00eb s\u00eb supozimeve p\u00ebr periudh\u00ebn q\u00eb parashikohet;<\/p>\n<p>&#8211; plot\u00ebsimin e t\u00eb dh\u00ebnave n\u00eb periudh\u00ebn baz\u00eb dhe supozimet n\u00eb periudh\u00ebn e parashikimit;<\/p>\n<p>&#8211; ekzekutimin e modelit dhe kryerjen e parashikimeve;<\/p>\n<p>&#8211; marrjen e rezultateve dhe analiz\u00ebn e tyre<\/p>\n<p>\/Monitor<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebr gjat\u00eb periudh\u00ebs 2023 -2025 skema publike e pensioneve do t\u00eb shtohet edhe me rreth 45 mij\u00eb pensionist\u00eb t\u00eb rinj mesatarisht me rreth 15 mij\u00eb n\u00eb vit. Sipas p\u00ebrllogaritjeve t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Financave, kosto financiare nga pensionist\u00ebt e rinj do t\u00eb jet\u00eb rreth 27 miliard\u00eb vit ose rreth 228 milion\u00eb euro p\u00ebr 2023-2025, ose rreth [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":295186,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365,1584,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-295185","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"category-ekonomi","10":"category-lajme","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/295185","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=295185"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/295185\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/295186"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=295185"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=295185"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=295185"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}